Category: Lajme

  • Tentoi ta përdh*nonte, 21-vjeçarja godet me thikë të moshuarin në Vaun e Dejës, detaje nga ngjarja (EMRI)

    Tentoi ta përdh*nonte, 21-vjeçarja godet me thikë të moshuarin në Vaun e Dejës, detaje nga ngjarja (EMRI)

    Një person, i identifikuar si Zef Paloka, ka mbërritur i plagosur me thikë në spitalin rajonal të Shkodrës mbrëmjen e kësaj të enjteje. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Vaun e Dejës.

    Burime bëjnë me dije se autorja e plagosjes është një 21 vjeçare e cila dyshohet ta ketë qëlluar me thikë 68-vjeçarin për vetmbrojtje, pasi ky i fundit ka tentuar të abuzojë seksualisht me të.

    Policia ka shoqëruar në komisariat autoren e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanve të plagosjes.

    “Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).

    Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Prezantohej si punonjës i depove farmaceutike, arrestohet 34-vjeçari që grabiti disa farmaci në Tiranë (VIDEO)

    Prezantohej si punonjës i depove farmaceutike, arrestohet 34-vjeçari që grabiti disa farmaci në Tiranë (VIDEO)

    Një 34-vjeçar, i cili grabiste farmacitë në kryeqytet, është vendosur në prangat e policisë. I riu mësohet se prezantohej si punonjës i depove farmaceutike. Sipas uniformave blu, 34-vjeçari me iniciale K. Xh., banues në Tiranë, ka kryer disa vjedhje, gjatë ditëve të fundit, në disa farmaci në kryeqytet.

    “2 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:- Më datë 21.08.2023 dhe më datë 22.08.2023, ka vjedhur produkte të ndryshme, në dy farmaci, në Tiranë”, raportojnë uniformat blu.

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Farma”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

    Zbardhen 2 raste të vjedhjes në farmaci, të kryera në Tiranë, gjatë ditëve të fundit.

    Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i cili prezantohej si punonjës i depove farmaceutike.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Farma”.

    Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi K. Xh., 34 vjeç, banues në Tiranë.

    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, gjatë ditëve të fundit, në disa farmaci në Tiranë, duke u prezantuar si punonjës i depove farmaceutike.

    2 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:

    – Më datë 21.08.2023 dhe më datë 22.08.2023, ka vjedhur produkte të ndryshme, në dy farmaci, në Tiranë.

    Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    https://www.facebook.com/watch/?v=1026512128503108

  • E trishtë! Sëmundja e rëndë i merr jetën dy vëllezërve brenda dite në të njëjtin shtrat spitali

    E trishtë! Sëmundja e rëndë i merr jetën dy vëllezërve brenda dite në të njëjtin shtrat spitali

    Dy vëllezër vdiqën brenda disa orësh nga njëri-tjetri në të njëjtin shtrat spitalor në Rio de Zhaneiro, Brazil.

    Më 19 gusht, dy vëllezërit dhanë frymën e fundit pas një beteje me kancerin. Ata mbështetën njëri-tjetrin në luftën kundër sëmundjes por papritur gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua.

    Francisco Antunes Sobrinho, 52 vjeç, u diagnostikua me kancer në zorrë në maj 2021. Një muaj më vonë, vëllai i tij 38-vjeçar Eduardo u diagnostikua me kancer në mëlçi.

    Gjendja e Eduardos u përkeqësua papritur dhe ai u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë në Santa Cruz, Rio de Janeiro. Ai qëndroi në spital për 4 ditë dhe më pas ndërroi jetë.

    Vëllai i tyre më i vogël, Juao Antunes Neto, ishte në telefon me familjen e tij duke rregulluar detajet e funeralit kur Francisco u dërgua me urgjencë në të njëjtin spital. Vetëm pak orë më vonë, ai vdiq në të njëjtin shtrat.

    “Ishin aq afër saqë vdiqën në të njëjtin shtrat spitalor. Ky është një nga momentet më të mëdha të dhimbjes në jetën time dhe në jetën e gjithë familjes sime”, tha Huao.

    Vëllezërit u varrosën në varrezat shtetërore të Santa Cruz, vetëm 24 orë larg njëri-tjetrit. Kryebashkiaku shpalli tre ditë zie zyrtare në qytet.

  • U shoqërua me duar në pranga, Albi Mecini ‘kyç’ gojën para hetuesve! U kap me 21 kg eksploziv, i riu dyshohet se do kryente edhe një atentat

    U shoqërua me duar në pranga, Albi Mecini ‘kyç’ gojën para hetuesve! U kap me 21 kg eksploziv, i riu dyshohet se do kryente edhe një atentat

    Albi Mecini refuzoi dje që të flasë para hetuesve në seancën e marrjes në pyetje pas arrestimit me 21 kg lëndë plasëse artizanale të lidhura me celularë dhe të vendosura në dy çanta.

    Albi Mecinit i është caktuar masa ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Fierit. Nën masa të rrepta sigurie, 29- vjeçari me banim në Kamzë u shoqërua paraditen e djeshme në Gjykatën e Fierit.

    Mecini u dërgua në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë i veshur me bluzë të bardhë e pantallona të shkurtra, ndërsa duart i kishte të lidhura prapa. Mecini u arrestua para dy ditëve në aksin “Mbrostar-Fier” me 2 çanta, brenda të cilave ishin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të Mecinit.

    Përmes inteligjencës informative, blutë kishin të dhëna se do të kryhej një atentat me tritol ndaj një personi me rekorde kriminale që ushtron aktivitetin e tij në Fier, identitetin e të cilit policia nuk e tregon për shkak të hetimeve. Por para hetuesve Mecini, i cili njihet dhe si miku i të dënuarit me burg përjetë Admir Tafili, nuk ka dhënë asnjë detaj se kush do të ishte personi që do të ekzekutonin dhe as detaje për porositësin. Në lidhje me këtë çështje do të pyetet sërish nga trupa gjykuese në lidhje me gjetjen e sasisë së madhe të lëndës plasëse artizanale.

    Gjatë kontrollit të së mërkurës policia gjeti dhe një tjetër automjet, brenda të cilit ishin 3 bidonë me benzinë dhe dy karta ID, të Arafat Manërkollit, 27 vjeç, nga Dibra, dhe Ervis Cukalin, 25 vjeç, nga Tirana. Këta u shpallën në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen të cilën ishin nisur ta kryenin por mbeti në tentativë. Mendohet se makina ku u gjetën bidonët me benzinë do të përdorej për të asgjësuar gjurmët pas atentatit që u parandalua. Pas rivlerësimit të masës në Fier, do ketë një tjetër seancë rivlerësimi për rastin e rrëmbimit të dy miqve, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori, të dy me precedentë penalë, të zhdukur në Sarandë prej muajit prill të këtij viti. Pak javë pas zhdukjeve në qytetin bregdetar, policia zbuloi tre automjete në një vilë që autorët e dyshuar kishin marrë me qira në Nivicë, Në njërën prej tyre janë përftuar profile ADN-je të Albi Mecinit. Ndërkohë, policia zbulon se ka emrin e një tjetër të dyshuari që mund të fshihet pas rrëmbimeve, Sebastjan Lataj, 25 vjeç, gjithashtu nga Kamza, i cili u shpall në kërkim.

    Për të, policia nuk jep shumë detaje, por edhe ndaj tij gjykata dha arrest me burg në mungesë për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”. Gjithashtu, 29-vjeçari rezulton me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit. Së bashku me të janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali, të dyshuar si bashkëpunëtorë të 29-vjeçarit.

  • Po udhëtonin me jet-ski, qëllohen për vdekje nga roja bregdetare dy turistë

    Po udhëtonin me jet-ski, qëllohen për vdekje nga roja bregdetare dy turistë

    Rojet bregdetare algjeriane thuhet se kanë qëlluar për vdekje dy turistë që po pushonin në Marok, të cilët kishin hyrë ujërat algjeriane me ski-jet e tyre.

    Ata ishin mes katër shtetasve francezo-marokenë që ishin nisur me jet ski nga resorti maroken i Saidia. Njëri prej tyre u arrestua nga roja bregdetare që patrullonte kufirin e mbyllur të dy shteteve.

    Të shtënat shkaktuan zemërim në Marok pasi një peshkatar postoi video të një trupi të pajetë që notonte në det.

    Kufiri midis Algjerisë dhe Marokut u mbyll në vitin 1994. Algjeria akuzoi Marokun për akte armiqësore – një akuzë e refuzuar nga Rabat.

  • Çadrat me vete! Shiu nuk ndalet, temperaturat bien, ja çfarë ndodh me motin në orët në vazhdim

    Çadrat me vete! Shiu nuk ndalet, temperaturat bien, ja çfarë ndodh me motin në orët në vazhdim

    Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa.

    Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh.

    Reshjet e shiut do të jenë prezente në orët e para të mëngjesit në mënyrë të herë pas hershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar fillimisht në pjesën veriore dhe në qendër, pastaj reshjet do të shpërndahen dhe në pjesën tjetër me intensitet të ulët. Pas orëve të mesditës ndërprerje të reshjeve.

    Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1–7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 7-12m/sek. Valëzim në dete do të jetë i forcës 2-5 ballë.

    Temperaturat parashikohen: në zonat malore 14 deri 28 °C, në zonat e ulëta 14 deri 30 °C dhe në zonat bregdetare 18 deri 29 °C.

  • Ishte duke punuar tokën, përmbyset traktori, humb jetën tragjikisht 45-vjeçari

    Ishte duke punuar tokën, përmbyset traktori, humb jetën tragjikisht 45-vjeçari

    E zë traktori poshtë ndërsa ishte duke punuar tokën, vdes tragjikisht 45-vjeçari

    Ngjarja ndodhi rreth orës 18:40.

    R.D., 45 vjeç, në fshatin Sheq, Dimal, duke punuar tokën me mjet buqësor (traktor), dyshohet se aksidentalisht mjeti buqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • Blendi Fevziu provon mishin e krokodilit: Ka shije si…

    Blendi Fevziu provon mishin e krokodilit: Ka shije si…

    Gazetari Blendi Fevziu po udhëton në vendet e Afrikës duke eksploruar kulturat e ndryshme. në ndalesën e tij të radhës në Namibi, gazetari ka vendosur të provojë edhe një specialitet të rrallë vendas, mishin e krokodilit.

    I shoqëruar nga një vendas ku nga videoja mësohet se quhet Kuda, Fevziu zhvillon me të një bisedë të shkurtër për të treguar se si konsumohet mishi i krokodilit.

    Blendi Fevziu: Mishi i krokodilit është shumë popullor në disa vende të Afrikës, edhe pse i rrallë. Shumë vitemë parë kam provuar në Kenia, do doja ta provoja edhe në Namibi. Kuda, ky është krokodil?

    Kuda: Po, ky është krokodil.

    Blendi Fevziu: Ne mund ta hamë krokodilin?

    Kuda: Ne mund ta hamë krokodilin, bishti është ai që hamë zakonisht dhe gjithashtu brinjët.

    Blendi Fevziu: Dhe brinjët? Është mish i bardhë?

    Kuda: Po, ka shije thuajse si pula.

    Blendi Fevziu: Pulë e vjetër. Por meqenëse kam provuar krokodil më parë, kam provuar mishin e kalit në Mongoli dhe në Kirgistan, kam provuar balenën në Islandë, tani nuk kisha si mos ta provoja krokodilin edhe në Namibi. Është i famshëm këtu?

    Kuda: Është një specialitet.

    Gazetari ka ndarë edhe disa video në InstaStory të zvarranikëve gjigandë.

  • Histori shqiptare, gruaja e kap në krevat me dashnoren, burri e rreh nga inati

    Histori shqiptare, gruaja e kap në krevat me dashnoren, burri e rreh nga inati

    Tradhtia, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkak të dhunës që përjetojnë gratë në shumë familje në Kosovë.

    Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta.

    Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Përlepnicë të Gjilanit dhe është denoncuar të martën në Polici, nga një grua e cila është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

    Burimet brenda Prokurorisë për “Sinjalin” kanë bërë me dije se viktima ka raportuar dhunën fizike që ka ushtruar burri i saj, pasi ajo e ka kapur në flagrancë duke e tradhtuar, me një grua tjetër.

    Drama që ndodhi në shtëpinë e tyre, ku viktima e zuri bashkëshortin me të dashurën e tij, degjeneroi nga konflikti verbal në dhunë fizike, duke e pësuar kështu gruaja e cila i kërkonte llogari burrit të saj.

    Gruaja ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal për të marrë trajtim mjekësor.

    Pas denoncimit të rastit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprat me të cilat ngarkohet.

    Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, inicimin e rastit për veprat “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

  • “Reklamimi i jetës luksoze në Britani po josh burrat kuksianë!”/ The Economist: Gratë jetojnë të vetme

    “Reklamimi i jetës luksoze në Britani po josh burrat kuksianë!”/ The Economist: Gratë jetojnë të vetme

    Në një qytet të vogël në verilindje të Shqipërisë, 32-vjeçari Besmir Billa po lufton me një armik të padukshëm.

    Billa ka jetuar në Kukës, një nga vendet më të varfra në Evropë, nis shkrimin “The Economist”, në një artikull për emigrimin e shqiptarëve.

    32-vjeçari i rezistoi dëshirës për të gjetur punë diku tjetër, sepse donte të qëndronte pranë familjes së tij dhe shpresonte që nipërit të bënin të njëjtën zgjedhje. Ai përpiqet t’i edukojë me kulturën e tyre, duke vënë në pah madhështinë e maleve përreth dhe duke i mësuar të luajnë çiftelinë. Por, Billa ndjen se i humbet ata, vazhdon shkrimi, që tregon se si në TikTok, nipërit e tij shohin video që i nxisin të rinjtë shqiptarë “të shkojnë në Britani dhe të pasurohen”.

    Gazetari tregon më tej se lokalet janë bosh dhe vajzat e një shkolle në qytet, rrëfyen se nuk kishin shoqëruar për festën e maturës, pasi shokët kanë shkuar në Britani. Vetë gazetari bëri një kërkim në rrjetin social TikTok dhe gjeti reklama për “udhëtime me varkë drejt Anglisë për tre mijë paund”.

    Ndër arsyet se përse shqiptarët kërkojnë një punë më të mirë jashtë vendit. “The Economist” rendit koston e lartë për kujdesin shëndetësor.

    Shqiptarët mbanin vendin e parë nga të gjithë emigrantët që mbërritën në Angli vitin e kaluar përmes varkave. Disa të tjerë tentojnë metodat e vjetra, si fshehja në kamionë. Dëshira e tyre për të qenë në Britani mbetet e lartë dhe duket se të paktën pjesërisht është nxitur nga postimet e TikTok.

    Ata që ofrojnë kalimet e paligjshme në Kanal, tregojnë për jetën e tyre luksoze në rrjetet sociale. Banda qëndron mes makinave të shtrenjta dhe në sfond dëgjohet “My Shqipez”, në një nga videot në TikTok.

    Shqipëria ishte më e izoluara ekonomikisht nga ekonomitë e vjetra të bllokut lindor. Markat perëndimore të veshjeve nuk ishin të disponueshme dhe qytetarët e zakonshëm nuk lejoheshin as të zotëronin makina, shkruhet më tej, duke shpjeguar se tashmë jeta e luksit i tundon shqiptarët.

    Nipërit e Billa-s, tashmë janë shtatë dhe njëmbëdhjetë vjeç. “Ata më tregojnë se duan një makinë të shtrenjtë ose më thonë se duan të jenë ndikues në mediat sociale. Është vërtet e vështirë për mua të di dhe nuk di çfarë t’u them”, tregon Billa, që drejton një Ford Focus të goditur që është më shumë se 20 vjeç.

    Në Britani, përpara pandemisë, bandat vietnameze kontrollonin pjesën më të madhe të biznesit të drogës, por në vitin 2020 mafia shqiptare u fuqizua më tej. Kërkesa po rritej dhe shqiptarët kishin nevojë për më shumë punëtorë për të ujitur dhe trajtuar bimët. TikTok u bë një mjet rekrutimi. Videot i nxitnin njerëzit të bënin kalimin para se të ishte tepër vonë. Madje kishte edhe oferta “Black Friday” në udhëtimet me varkë.

    Punëtorëve të fermës së kanabisit u ofrohen 600-800 £ në muaj. Kushtet në ferma janë të zymta. Punëtorët ndonjëherë qëndrojnë në ndërtesa të braktisura me dritare të mbyllura për muaj të tërë. Kur një zjarr shpërtheu në një fabrikë të prodhimit të kanabisit pranë Birminghamit në vitin 2020, një shqiptar 43-vjeçar vdiq pasi nuk mundi të hapte derën. Bandat u thonë punëtorëve se do të dëmtojnë familjen e tyre në Shqipëri nëse përpiqen të arratisen.

    Por, ky version i jetës në Britani mbahet larg mediave sociale. Aktivistët kundër trafikimit të qenieve njerëzore dyshojnë se krerët e bandave urdhërojnë punëtorët e fermave të kanabisit të postojnë histori pozitive për jetën në Britani. Disa, megjithatë, e bëjnë atë vullnetarisht, sepse duan t’u tregojnë njerëzve në shtëpi se ia kanë dalë.

    Në Kukës takova një vajzë 19-vjeçare, shoku i së cilës punon në një fermë britanike kanabisi, tregon gazetari. Në mesazhe private ai i tregon asaj sa e vështirë është jeta e tij, por në TikTok ai poston përmbajtjen standarde aspiruese: grumbuj kartëmonedhash britanike, monumente të Londrës dhe makina të shpejta.

    Qeveria britanike thotë se akti i saj i ri i imigracionit do të ndihmojë për t’i dhënë fund kontrabandës ndër-kanale. Ligji, i cili është dënuar nga OKB-ja, i jep qeverisë fuqinë për të dëbuar këdo që vjen ilegalisht, edhe nëse janë viktima të trafikimit ose skllavërisë moderne.

    TikTok i është përgjigjur rritjes së reklamave të trafikantëve shqiptarë në faqen e tij, duke prezantuar një mjet të automatizuar që skanon postimet e reja dhe i referon ato. Por bandat duket se e popullojnë faqen me reklama më shpejt sesa mund t’i heqë TikTok. Disa shkruhen me gabime shtypi të qëllimshme, për të shmangur kontrollet e TikTok.

    Blloqet e banesave prej betoni të ulëta të Kukësit janë grumbulluar në buzë të një liqeni të kaltër depërtues. Arkitektura e stilit sovjetik të zonës është ndërthurur me shtëpi të reja, por shumica prej tyre janë bosh. Shenjat e lidhjeve të rajonit me Britaninë janë kudo. Qyteti krenohet me një kopje telefonike të kuqe jashtë barit të tij me temë britanike. Duket sikur ekziston një botë paralele krahas jetës së përditshme në Shqipërinë verilindore. “Zemra ime, mendja ime është në Angli”, tha Albiona Thaçi, një 33-vjeçare, burri i së cilës u largua në Britani disa muaj më parë me një varkë të vogël.

    Të gjithë burrat në bllokun e saj të apartamenteve kanë ikur. Gratë e kanë kthyer ndërtesën në një lloj hapësire komunale, duke u futur dhe dalë nga shtëpitë e njëra-tjetrës pa trokitur. Thaçi shpreson se ajo dhe vajzat e saj do të mund të vendosen legalisht në Britani. Është shumë e vështirë për shqiptarët të fitojnë të drejtën për t’u vendosur dhe për të punuar në Britani, por ata mund të marrin viza që i lejojnë të qëndrojnë atje deri në 180 ditë.

    “Pas pesë vjetësh, askush nuk do të jetë më këtu. Të gjithë do të jenë në Londër”, tha për gazetarin një “agjent” që ndihmonte njerëzit të largoheshin drejt Britanisë.

    Në mars, Shqipëria festoi Ditën e Verës, ku njerëzit marrin një ditë pushimi për të festuar në rrugë. Billa postoi një video në llogarinë e tij në TikTok ku shfaqeshin të rinjtë në Kukës duke u dorëzuar lule të moshuarve. Në fillim, nipërve të tij “nuk u bënë përshtypje”. Por më pas djali i madh pa shifrat e shikueshmërisë në videon e festivalit. Mbi 40 mijë! Tani për tani, Billa ka vëmendjen e nipërve të tij.