Category: Lajme

  • Çfarë po ndodh me tregun valuator? Bie Euro me Dollarin, ngrihet Paundi

    Çfarë po ndodh me tregun valuator? Bie Euro me Dollarin, ngrihet Paundi

    E marta ka pasur luhatje të tregut të këmbimit valutor në vend.

    Dollari ka regjistruar një rënie të lehtë të kuotës duke u blerë me 100.2 lekë dhe duke u shitur me 102 lekë.

    Monedha europiane gjithashtu ka pasur një rënie të vlerës teksa është blerë me 108.7 lekë dhe është shitur me 110.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

    Franga zvicerane është blerë sot me 113.2 lekë dhe është shitur me 115 lekë.

    Paundi britanik sakaq vijon të rikuperojë pikë në vlera të konsiderueshme teksa blihet sot me 126 lekë dhe shitet me 127.9 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

  • TRAGJEDI/ Mes tyre një foshnjë, 4 anëtarët e familjes gjenden të vdekur brenda shtëpisë

    TRAGJEDI/ Mes tyre një foshnjë, 4 anëtarët e familjes gjenden të vdekur brenda shtëpisë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku 4 pjesëtarët e një familjeje janë gjetur pa jetë në apartamentin e tyre.

    Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Nju Jorkut, ku trupat e 4 anëtarëve të familjes, mes të cilëve dhe një foshnjë, u gjetën brenda një apartamenti në “Upper West Side”.

    Një zyrtar i lartë i policisë tha se dera e banesës ishte e mbyllur nga brenda, teksa policia ka gjetur pranë trupit të viktimave 3 thika të gjakosura.

    Gjithçka u zbulua kur një i afërm, i cili ishte i shqetësuar pasi nuk po komunikonte dot me ta dhe shkoi në apartamentin e tyre për të kontrolluar familjen.

    Policia ka nisur hetimet, teksa paraprakisht dyshohet për një krim brenda familjes.

  • Thirrja e babait të 23-vjeçarit që u vra në Itali për sjelljen e trupit në Shqipëri, ndërhyn ministri Balla, përgatiten procedurat për…

    Thirrja e babait të 23-vjeçarit që u vra në Itali për sjelljen e trupit në Shqipëri, ndërhyn ministri Balla, përgatiten procedurat për…

    Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka ndërhyrë pas thirrjes të babait të 23-vjeçarit, Klajdi Bitrit, për të sjellë trupin e pajetë të të birit në Shqipëri.

    Sipas News 24, bëhet me dije se ministri Taulant Balla ka kontaktuar të atin e Klajdi Bitrit, dhe më pas është mundësuar nxjerrja e menjëhershme e pasaportës së tij për të udhëtuar drejt shteti fqinj.

    Gjithashtu mësohet se është bërë e mundur edhe gjetja e një agjensie funerale e cila do të sjellë trupin e të riut nga Italia. Sakaq, shpenzimet do të mbulohen nga Bashkia e Lushnjes.

    Bitri mbeti viktimë dy ditë më parë pas një sherri në Itali, pas një sulmi nga një algjerian, teksa po përpiqej të shpëtonte mikun e tij italian.

  • Mesnata sjell furtunë dhe përmbytje, Bashkia bën paralajmërimin e fortë

    Mesnata sjell furtunë dhe përmbytje, Bashkia bën paralajmërimin e fortë

    Bashkia Lezhë ka bërë apelin e dytë radhazi pas atij të djeshmit në lidhje me kushtet e pafavorshme atmosferike që pritet të përfshijnë të paktën një pjesë të territorit tonë.

    Me anë të një njoftimi në Facebook, Bashkia njofton qytetarët për motin e keq. Në postim shkruhet se duke nisur nga mbrëmja e sotme, do të ketë furtunë, shira të dendur dhe përmbytje.

    Nisur nga kjo situatë që pritet të krijohet, Bashkia thotë se Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik.

    “Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas mesnatës priten reshje të dendura shiu!

    Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje, si pasojë e sasisë së lartë të shiut. Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!

    Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: +355 68 331 2049,” thuhet në njoftimin e bashkisë.

  • Shkodrani tenton të vrasë qenin endacak, plagos me armë një person

    Shkodrani tenton të vrasë qenin endacak, plagos me armë një person

    Ditën e sotme, një 45-vjeçar shkodran gjatë tentativës për të vrarë një qen endacak, ka plagosur me armë zjarri një person tjetër.

    Ky i fundit fatmirësisht është dëmtuar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau Dejes referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, sepse gjatë tentativës për të vrarë me armë gjahu, një kafshë endacake (qen), ka dëmtuar aksidentalisht, shtetasin P. M., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë”, informoi sot policia e Shkodrës.

  • Ish lideri i PS në gjendje të rëndë shëndetësore, Fatos Nano shtrohet në reanimacion

    Ish lideri i PS në gjendje të rëndë shëndetësore, Fatos Nano shtrohet në reanimacion

    Ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Mësohet se ish-kryeministri Nano, 70-vjeç, është shtruar në një spital privat në kryeqytet ku po merr trajtim mjekësor, raporton News24.

    Sipas burimeve, Nano ndodhet nën kujdesin e mjekëve në reanimacion, por ende nuk dihen shkaqet shëndetësore dhe arsyeja e komplikacioneve.

  • Turistët harrojnë 15 mijë euro në furrën e bukës, shitësja ia kthen

    Turistët harrojnë 15 mijë euro në furrën e bukës, shitësja ia kthen

    Një çift turistësh holandezë të cilët ishin me pushime në Liguria, Itali kanë harruar çantën e shpinës në një furrë buke ‘Leone Di Taggia’, ku brenda saj kishte një celular, një portofol dhe një zarf me 15 mijë euro.

    Shitësja pasi pa çantën, ka gjetur numrin e telefonit të njërit prej turistëve dhe u ka telefonur atyre duke u kthyer gjithçka që ata kishin në çantë, raportojnë mediat e huaja.

    Gjesti qytetar ka bërë xhiron në rrjete dhe media sociale.

    “Ditën e djeshme bëmë një turne në Taggia dhe shkuam në një furrë buke në sheshin kryesor ku një shitëse e sjellshme na tregoi produktet e saj, duke na sugjeruar vendet se çfare duhet të vizitonim duke na treguar për origjinën e festave të San Benedetto dhe Maddalena. Pastaj u larguam. Pas gjysmë ore erdhi një telefonatë që na njoftoi se e kishim lënë çantën e shpinës në dyqan. Duam të falenderojmë publikisht këtë zonjë të ndershme dhe të sjellshme, ne do të kthehemi patjetër në atë furrë buke”, tha çifti holandez./Albeu.com./

  • Shqiptarët “të fiksuar” pas makinave luksoze! Miliona të shpenzuara vetëm në 7 muajt e parë të vitit 2023

    Shqiptarët “të fiksuar” pas makinave luksoze! Miliona të shpenzuara vetëm në 7 muajt e parë të vitit 2023

    Shqiptarët po blejnë gjithmonë e më shumë makina më të mira, më të reja dhe më të shtrenjta.

    Raporti i fundit i Drejtorisë së Përgjithëshme të Transportit Rrugor ka nxjerrë në pah, se shpenzimet për të blerë makina janë rritur. Rreth 44,5 miliardë lekë të reja është totali i investuar nga shqiptarët për mjetet rrugore që importuan dhe regjistruan për herë të parë, në 7 muajt e parë të vitit 2023.

    Kjo shifër është 31% më shumë krahasuar me vitin 2022 dhe 55% shumë nësë do të karahasojmë me të njëntën periudhë të vitit 2018.

    Të dhënat tregojnë se janë blerë 42,238 mjete dhe vlera mesatare për mjet të regjistruar për herë të parë është 1,033,512 lekë të reja.

    Nëse do ta krahasojmë me një vit më parë, shohim se vlera e një makinë është 11.4% më e lartë dhe 36% më shumë se në vitin 2018.

    Për ekspertët këto të dhëna tregojnë se shqiptarët jo vetëm po “motorizohen fuqishëm” por edhe po blejnë mjete më të mira më miqësore me ambientin dhe më të sigurta. Njëkohësisht kjo tregon dhe rritjen e forcës blerëse dhe ekonomike.

  • Publikohet harta ‘Live’/ Po vjen stuhia, ‘mbyllet’ plazhi, ja zonat ku duhet bërë kujdes

    Publikohet harta ‘Live’/ Po vjen stuhia, ‘mbyllet’ plazhi, ja zonat ku duhet bërë kujdes

    Vapa ka ikur tashmë, bashkë me gushtin dhe temperaturat kanë rënë dhe pritet të bien edhe më tej gjatë orëve në vijim. Vendi parashikohet të “pushtohet” nga moti i keq duke nisur nga orët e vona të mbrëmjes së sotme deri nesër paradite, ku në zona të caktuara do të ketë edhe shira të rrëmbyeshëm në formë stuhie.

    Siç mëson AlbEu.com nga stacionet meteorologjike rajonale, reshjet e dendura do të nisin pak pas mesnatës së sotme në zonën e Velipojes dhe Lezhës dhe më pas do të zbresin gradualisht drejt jugu duke përfshirë të gjithë Ultësirën Perëndimore dhe Tiranën.

    Reshjet në këto zona do të jenë të dendura dhe me erë në formë stuhie. Gjithçka do të zgjasë deri në mëngjesin e së martës.

    Zonat që do të preken më shumë janë Velipoja, Lezha, Fushë Kruja dhe Tirana, ndërkohë që një vatër tjetër shirash dhe stuhie do të krijohet në mes orës 03:00-06:00, e cila do të godasë të gjithë bregun e Vlorës deri në Sarandë me shira të rrëmbyeshëm dhe erë.

  • Nesër “qameti” IGJEUM jep alarmin, zonat që rrezikojnë përmbytjet

    Nesër “qameti” IGJEUM jep alarmin, zonat që rrezikojnë përmbytjet

    Ditët e nxehta u lënë vendin reshjeve të shiut këtë të martëm, teksa pritet të ketë rrezik për përmbytje në disa qytete të Shqipërisë.

    Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar për përmbytje në disa qytete si Lezha, Shkodra, Durrësi, Tirana, Vlora dhe Fieri.

    Ndërkohë, Tirana dhe Fieri pritet të kenë intensitetin më të lartë të reshjeve.

    PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

    Gjatë ditës së nesërme (e martë, dt.29) pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

    PARASHIKIMI METEO

    RESHJET

    Sot pasdite (e hënë, dt.28) priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës. Nesër (e martë, dt.29) priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa mesatare në shumicën e qarqeve të tjera të vendit. Reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata në pothuajse të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

    TEMPERATURAT

    Nesër (e martë, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

    në bregdet: 20 / 26 °C

    në vendet e ulëta: 20 / 28 °C

    në vendet malore: 16 / 25 °C

    ERA

    Sot pasdite (e hënë, dt.28) dhe nesër (e martë, dt.29) era pritet të jetë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet.

    ZJARRET NË PYJE

    Sot pasdite (e hënë, dt.28) pritet niveli rrezik ” I LARTË” në qarqet Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera pritet niveli rrezik i “I MODERUAR’’. Nesër (e martë, dt.29) pritet niveli rrezik “I MODERUAR’’ në qarqet Berat, Fier, Gjirokastër, Korcë dhe Kukës. Në qarqet e tjera “S’KA RREZIK” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).