Category: Lajme

  • Humbje e madhe për vendin/ Ndahet nga jeta shkrimtari dhe përkthyesi i njohur shqiptar

    Humbje e madhe për vendin/ Ndahet nga jeta shkrimtari dhe përkthyesi i njohur shqiptar

    Ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare shkrimtari dhe përkthyesi i njohur Ahmet Bushati. Ai ka vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej kohësh. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga djali i tij, Kreshnik Bushati.

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit, për të cilin thotë se ishte një hero i qëndresës antikomuniste.

    “Dje u nda nga kjo jetë Ahmet Bushati, një hero i qëndresës antikomuniste, shkrimtar, përkthyes e veprimtar politik. Si një ndër të rinjtë e brezit të tij që sfidoi me kurajo që në ditët e para, regjimin e sapo instaluar komunist, Ahmet Bushati u përball me dhunën e egër e gjakatare të diktaturës, me hetuesit dhe burgjet e saj, duke mos çeduar aspak ndaj frikës dhe torturave.

    Si njeriu i idealeve zgjodhi qëndresën dhe sakrificën përballë të keqes. Libri i tij i çmueshëm “Në gjurmët e një ditari” është një afresk i rrëqethës i kalvarit të vuajtjeve të Shkodrës nën thundrën e diktaturës.

    Ahmet Bushati u angazhua që në fillim me Partinë Demokratike, si i pari kryetar i Këshillit Bashkiak të qytetit dalë nga zgjedhjet e korrikut të vitit 1992. Me largimin e tij nga kjo jetë, Shkodra dhe mbarë vendi humbën një fisnik dhe intelektual të rrallë, një simbol të vërtetë të vlerave demokratike. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

    Ahmet Bushati lindi në Shkodër, më 25 mars të vitit 1929. Ishte anëtar i organizatës antikomuniste të studentëve shkodranë “Përpjekja Shqiptare”. U arrestua më 20 janar të vitit 1948, një ditë pasi e kishin përjashtuar nga “Organizata e Rinisë”.

    Më 24 qershor 1949, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 7 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe heqjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë për “krime kundër shtetit”. U lirua më 23 shtator 1954 për plotësim afati. Pas burgut punoi si punëtor krahu dhe më vonë si teknik në Krujë. Kreu me korrespondencë fakultetin në degën Gjuhë- Letërsi. Në vitin 1991 u kthye në Shkodër.

    Nga viti 1992 deri më 1996 ishte kryetar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Në vitin 2018 mori titullin “Qytetar Nderi” i Shkodrës.

  • Tërbohet moti, Spanja dhe Italia përmbyten, cikloni drejt Shqipërisë

    Tërbohet moti, Spanja dhe Italia përmbyten, cikloni drejt Shqipërisë

    Erëra të fuqishme dhe shira të dendur goditën ishujt Baleare, përfshirë Majorkën, dhe gjithashtu Katalonian në verilindje të Spanjës.

    Nga stuhia u rrëzuan pemët, u shkaktuan përmbytje masive dhe dëme të shumta në Majorka. Shtrëngata i la drejtuesit e automjeteve të udhëtonin në kushte të rrezikshme.

    Ishujt Baleare, Katalonja dhe Valencia u vunë nën alarmin portokalli, ndërsa një nivel rekord reshjesh u shënua në qytetin e Barcelonës.

    Erëra të fuqishme dhe reshje të dendura u raportuan edhe në Italinë veriore, fillimisht në Lombardi ku stuhia e dhunshme shkuli pemët dhe çatitë, e më pas në Liguria. I ashtuquajturi cikloni Popea, që vjen nga Europa veriore, po avancon në Itali, duke fashitur gradualisht valën e të nxehtit që kishte përfshirë vendin.

    Ndërkohë pritet që orët në vijim cikloni të vijë edhe në Shqipëri, ku do të ketë stuhi shiu dhe rënie temperaturash.

  • Pas pushimeve të gjata në Jug, Dua Lipa jehonë Shqipërisë! Këngëtarja e rendit atë si vendin më të bukur për t’u vizituar në botë për revistën prestigjioze

    Pas pushimeve të gjata në Jug, Dua Lipa jehonë Shqipërisë! Këngëtarja e rendit atë si vendin më të bukur për t’u vizituar në botë për revistën prestigjioze

    Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa në një intervistë të fundit për revistën franceze “Vogue’, ka komentuar edhe pushimet në Jug të Shqipërisë.

    Dua Lipa e ka renditur Shqipërinë në krye të listës si vendet më të bukura për t’u vizituar në botë, ku citonte “Shqipëria, një destinacion në pritje të eksplorimit, është rrezatuese me plazhet e saj fantastike, terrenet shkëmbore dhe fshatrat tradicionale, shumica e të cilave mbeten ende të paprekura nga turizmi masiv”.

    Për superstarin, Shqipëria lë pas edhe vende si Tokio, plazhet Xhamajkane apo ishujt e Peloponezit pasi ofron një kombinim të mrekullueshëm, ku natyra ka mbetur ende a paprekur nga dora e njeriut apo ato që ofrojnë kulturë të larmishme.

    Kujtojmë se artistja 28-vjeçare këtë verë qëndroi për një kohë të gjatë në Jug të Shqipërisë ku nuk munguan fotot piktoreske, video me këngë tradicionale, ku të gjitha këto i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

  • Lamtumirë verë, por ‘El Nino’ nuk largohen nga Shqipëria!

    Lamtumirë verë, por ‘El Nino’ nuk largohen nga Shqipëria!

    Sinoptikania Lajda Porja ka folur për situatën meteorologjike në vend, për sa i përket ditëve në Vazhdim.

    Porja tha se nesër do të ketë ulje e temperaturave deri në 6 gradë Celsius dhe reshje shiu, teksa gjatë fundjavës pritet sërish një rritje e temperaturave, ku priten të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.

    Në lidhje me muajin shtator, pritet që 10-ditëshi i parë i muajit të regjistrojë temperatura deri në 34-35 gradë Celsius, teksa temperaturat gjatë muajit shtator dhe tetor, priten të jenë 2-3 gradë në lartë se mesatarja.

    “Priten të fillojnë reshjet e shiut gatë mbrëmjes së sotme në pjesën veriore të vendit. Do të ketë herë pas herë mini-stuhi breshëri dhe stuhi shiu, temperaturat do të ulen në 30 gradë C. Po ashtu pritet që moti i paqëndrueshëm të na shoqërojë dhe ditën e mërkure. Dua të theksoj se në qarkun e Vlorës dhe Shkodrës do të ketë më shumë rrebeshe shi, për sa i përket fundjavës, do të kemi një mot të ngrohtë. Pritet që temperaturat të shkojnë deri në 35 gradë Celsius. Më pak reshje do të kenë zona malore dhe qarku i Korçës.

    Pra do të kemi një ulje të temperaturave, e mërkura, e enjte dhe premte, jo më shumë se 31 gradë. Ndërsa fundjava do të shoqërohet me mot të kthjellët dhe temperatura deri në 35 gradë celsius. Java e parë e shtatorit do të ketë deri në 34-35 gradë Celsius, kjo për 10-ditëshin e parë të muajit. Shatori dhe tetori do regjistrojë 2-3 gradë më të lartë se mesatarja.

    Kemi thënë që do kemi zgjatje të verës, pasi ka startuar fenomeni ‘El Nino’”, u shpreh Porja.

  • KUJDES! Ky qytet i Shqipërisë do përfshihet nga një stuhi e fuqishme, bashkia paralajmëron qytetarët

    KUJDES! Ky qytet i Shqipërisë do përfshihet nga një stuhi e fuqishme, bashkia paralajmëron qytetarët

    Bashkia e Lezhës ka njoftuar banorët e zonës për motin e keq që peritet të përfshijë qytetin në ditët në vazhdim.

    Sipas njoftimit, reshjet e dendura të shiut dhe një furtunë priten të nisin në orët e para të mëngjesit të datës 29 gusht, duek nisur nga ora 01:00.

    “Qarku i Lezhës do të përballet me situatë të vështirë nga moti i keq, i cili pritet të nisë më datë 29 gusht rreth orës 01:00 të mëngjesit. Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast, njofton bashkia ndërsa u bën apel banorëve të zonës të marrin çdo masë të mundshme dhe të lajmërojnë në numrin e telefonit: ?+355 68 331 2049.”- thuhet në njoftim.

  • IGJEO jep ALARMIN: Në 24 orët në vijim vendi do ketë reshje të dendura! Ja qytetet që mund të përmbyten

    IGJEO jep ALARMIN: Në 24 orët në vijim vendi do ketë reshje të dendura! Ja qytetet që mund të përmbyten

    Instituti i Gjeoshkencës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve në vijim pritet të ketë reshje të dendura shiu në të gjithë territorin e vendit.

    Sipas njoftimit bëhet me dije se në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Fierit dhe Vlorës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve malorë dhe rrëshqitje të dherave.

    Në zonat urbane pritet të shfaqen probleme me përmbytjet e lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve, Instituti i Gjeoshkencës kërkon rritjen e gatishmërisë të të gjitha strukturave për përballimin e emergjencave të shkaktuara si pasojë e reshjeve të shiut si dhe të ndiqen me prioritet çështjet si mëposhtëm:

    -Raportimi në kohë dhe në vazhdimësi pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.
    Vlerësimi paraprak i situatës si dhe planifikimi për mbështetje duke u bazuar gjithmonë sipas prioriteteve: mbrojtja e jetës se njeriut, pasuritë kombëtare, trashëgimia kulturore, infrastruktura kritike etj.

    -Rritja e vigjilencës dhe reagimi ne kohe i strukturave operacionale.

    -Ndjekja ne terren nga sektorët e emergjencave ne nivel vendor.

    -Njoftimi i popullatës qe mund te preket nga emergjenca dhe aktivizimi i planeve te evakuimit ne emergjenca dhe aktivizimi i planeve te evakuimit ne rast se është e nevojshme. Lutemi shpërndarjen e informacionit me bashkitë qe janë pjese e qarkut tuaj. Bashkëlidhur do te gjeni informacionin e dërguar nga IGJEO për 24 orët e ardhshme. Mos hezitoni te na kontaktoni për çdo paqartësi apo nevoje qe mund te keni. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

  • Helmimi i 41 turistëve polakë në Vlorë, ISHP zbulon rezultatin e analizave

    Helmimi i 41 turistëve polakë në Vlorë, ISHP zbulon rezultatin e analizave

    Instituti i Shëndetit Publik, ka zbuluar rezultatet e analizave të mostrave të ushqimeve nga anija me të cilën shkuan në Sazan të rinjtë polakë, që përfunduan në spitalin e Vlorës me shenja helmimi, mbrëmjen e 25 gushtit.

    Sipas burimeve ne ISHP, në bazë të analizave virologjie është konstatuar se turistët polakë në Vlorë, tri ditë më parë janë helmuar nga norovirus i cili përhapet nga mungesa e higjienës, kontaminimi i ushqimeve dhe ujit.

    Norovirusi, ndryshe quhet gripi i verës ose stomakut dhe ka shenja gastro intestinale.

    Ndërsa, pritet të verifikohet nëse ushqimi që është konsumuar në anije, ishte gatuar në ndonjë kuzhinë brenda anijes apo është marrë nga ndonjë restorant.

    AKU ka gjobitur anijen turistike “Black Pearl” me 600 mijë lekë.

  • “Ne nëse pyesim grekët, ata na sulmojnë me shumë kënaqësi”- Rama batuta dhe “kritika” për BE nga Sllovenia: Për t’iu bashkuar trenit me Ukrainën…

    “Ne nëse pyesim grekët, ata na sulmojnë me shumë kënaqësi”- Rama batuta dhe “kritika” për BE nga Sllovenia: Për t’iu bashkuar trenit me Ukrainën…

    Kryeministri Edi Rama ka hedhur kritika ndaj Bashkimit Europian, lidhur me antarësimin e mundshëm të Ukrainës në BE, përpara vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.

    Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, ku tha me ironi se nëse merret për bazë për anëtarësimin në BE se cili vend është në luftë, atëherë sipas tij, të gjithë të pranishmit e Ballkanit Perëndimor në panel, do të sulmonin njëri-tjetrin, vetëm për t’u bërë pjesë e unionit.

    Sipas Ramës, për t’u anëtarësuar në BE, Bullgaria do të Sulmonte Maqedoninë e Veriut, Serbia-Kosovën dhe anasjelltas, Bosnja veten dhe Greqia-Shqipërinë.

    Ai shtoi gjithashtu se procesi i negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE nuk bëhet për të bindur BE-në se Shqipëria është e mirë për ta, por për të transformuar vendin.

    “Më duhet të them që nuk jam aspak i paduruar, isha e paduruar përpara se të filloja negociatat, sepse kur na thoshin duam të martoheshim me ju, por nuk duam të flasim me ju. Tani që po flasim jemi mirë. Ne do të bëjmë punën tonë sepse në fund të fundit i gjithë procesi i negociatave të pranimit nuk është të bindim BE-në që ne jemi të mirë për ta, por të transformojmë vendet tona.

    Negociatat për mua janë transferimi i dijes për shtetformimin që ka krijuar njerëzimi. Duke iu kthyer dëshirën unë nuk dua të tingëlloj si i errët këtu, por po dëgjoja Dritanin nga vendi i qejfit dhe diellit që përmendi dicka, ka një qëndrim natyral, sepse BE është një princip i rëndësishëm dhe kjo është ajo që e ka krijuar atë si një projekt i paqes në bazë të vlerave që Ukraina duhet parë si një vend i mundshëm anëtar, por do të dëshiroja që kjo të mos jetë kërcënim për Ballkanin Perëndimor.

    Përndryshe kur Dritani po fliste, po thoja kush duhet të sulmojë kë në këtë panel, për të marrë më parë anëtarësimin se Ukraina. Bullgaria mund të sulmojë RMV, Kroacia Serbinë, Serbia Kosovën, Bosnja veten. Ne nëse pyesim grekët që të na bëjnë nderin, edhe ata do na sulmojnë ne me shumë kënaqësi, Mali i Zi mund të shullehet në diell dhe ne jemi gati për t’iu bashkuar trenit me Ukrainën.

    Prandaj këtë do ta përmblidhja në këtë formë. Duket paksa e errët, por pas kësaj historisë me avionin rus dhe duke e mbyllur me një notë pak më lartë, nuk e di nëse Rusia ka negociatën për të unifikuar orën, pasi ka 9 orë diferencë nga njëra zonë te tjetra. Putini tha: Mora Prigozhinin në familje për t’i thënë që avionic nuk po nisej ende”, është shprehur Rama.

  • EMRAT/ Fshesa e madhe, Rama bëhet gati për “Rilindje 2.0”, “kokat që priten” në qeveri

    EMRAT/ Fshesa e madhe, Rama bëhet gati për “Rilindje 2.0”, “kokat që priten” në qeveri

    Kjo verë ka qenë e nxehtë nga temperaturat, por shumë më e nxehtë sa i përket zhvillimeve në aksin drejtësi-politikë, ku duket se shumë ministra, drejtorë dhe drejtues të tjerë të lartë në qeveri e administratë, po shohin se si u lëkundet karrigia.

    Aktualisht, ka disa skandale që vijojnë dhe që për mbulimin e tyre janë duke u krijuar skandale të tjera, por duket se kjo nuk do të mbajë shumë se ujërat e zeza do të dalin një moment rrugëve, më keq se sa ndodh në Tiranë kur shpërthejnë pusetat pas shirave të rrëmbyeshëm.

    Gjithçka pritet të mësohet në Asamblenë e PS-së më datë 4 shtator, e cila nuk do të jetë si të mëparshmet, pasi zullumi ka kapur majat me këtë qeveri dhe administratë, e Rama e percepton mirë këtë.

    Jo më kot, shpesh i ka paralajmëruar të vetët se i ka marrë aty për të shërbyer dhe jo për të vjedhur dhe kush kapet, do të përballet vetë me drejtësinë. Sigurisht, asgjë nuk ndodh pa “iznin” e të madhit, ose frymën që ai përcjell, megjithatë Kryeministri ka rastin që t’u thotë shqiptarëve se “çfarë ka ndodhur deri më tani, nuk e keni prej meje”.

    I gjithë “operacioni fshesa” pritet të konsiderohet si një Rilindje 2.0 nga Rama, gjë e cila nuk do të jenë thjesht ndryshime në qeveri, por rithemelim i konceptit të qeverisjes nga kryeminsitri, me ide të reja dhe emra të rinj të papërlyer.

    Kështu, Rama do të tentojë të veshë një kostum të ri para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve në shtator duke u ofruar atyre një alternativë me njerëz të tjerë, por sërish me atë në krye.

    Komunikimet në SKY

    Edhe pse tentohet të minimizohet, skandali i komunikimeve SKY duket të jetë ai që do të shkundë qeverinë dhe administratën pasi raportohet se janë 12 mijë përdorues vetëm brenda Shqipërisë, ku një pjesë e mirë e tyre janë politikanë, prokurorë, gjykatës, policë dhe funksionarë të lartë të administratës.

    Bisedat janë zbardhur tashmë dhe nuk janë në dorë të policisë, por të SPAK dhe institucioneve të hetimit ndërkombëtare dhe nuk ka se si të pengohet nxjerrja e tyre.

    SKY pritet të djegë shumë politikanë, policë me grada, prokurorë, gjykatës por edhe biznesmenë. Sa i përket “lagjes” së tij, Rama duket se nuk do t’i lerë gjërat të rrjedhin vetë, por do të marrë masat duke e pastruar administratën prej këtyre personazheve, përfshi edhe ministra.

    Hetimet e SPAK

    Një tjetër ngjarje e rendësishme janë edhe hetimet e SPAK, në disa ministri dhe koncensione të rendësishme. Hetimi i tenderëve të armatimit të ushtrisë si edhe pronat e ushtrisë të dhëna te oligarkët, do të jenë një dhimbje e madhe koke te Ministria e Mbrojtjes.

    Ministrja Olta Xhaçka ka shkuar më shpesh në SPAK se shumë kriminelë të tjerë me damkë, ç’ka konfirmon se uji po nxehet dhe Rama zakonisht nuk i mban mbi shpinë kosto të tilla, sidomos kur zbulohet se “kanë ngrënë dardha” pas shpinës së tij. Një fakt tjetër është se Olta Xhaçka është e vetmja ministre Investitore Strategjike në qeveri.

    Non gratat

    Ashtu siç ka paralajmëruar i deleguari i SHBA-ve në rajon Gabriel Escobar, Amerika do të publikojë emra të tjera “non grata” gjatë javëve në vijim, të cilet pritet të jenë politikanë dhe biznesmenë. Rama nuk do të ndërmarrë asnjë risk në këtë drejtim dhe do të pastrohet vetë para se ta pastrojnë amerikanët.

    KUSH IKËN

    Sigurisht, pritshmëria më e madhe është për emrat e ministrave që ikin dhe vijnë. Me gjasë, ata që do të vijnë nuk e dinë as vetë, përveç Ramës, por sa i përket atyre që do të ikin, lista nuk është dhe aq e shkurtër:

    Ulsi Manja

    Ulsi Manja, një ndër emrat e preferuar të Ramës, pritet të jetë një ndër emrat e parë që do të ndryshohet në qeveri. Manja ka qenë i besuari i Ramës në krye të Ministrisë së Drejtësisë, por në korridoret e ministrisë thuhet se ministri ka qenë i pakujdesshëm në disa SMS që ka shkëmbyer duke menduar se bisedat nuk do të dilnin kurrë.

    Delina Ibrahimaj

    Koka tjetër që “pritet” do të jetë Delina Ibrahimaj, e cila u shkarkuar njëherë në fakt nga Rama, por për arsye ende të paqarta vijoi punën në qeveri, të paktën edhe për disa javë. Ibrahimaj u shkarkua pas një sherri gjatë mbledhjes së kabinetit, por më pas edhe ajo edhe Rama dolën në publik dhe mohuan një lajm të tillë.

    Duket se kryeministri nuk është nxituar në shkarkimin e saj duke pritur vjeshtën për t’ja përfshirë emrin në listën e ministrave të tjerë që ikin në kuadër të një riformatimi të qeverisë. Ibrahimaj në fakt nuk qenë ndonjëherë ministre më shumë se sa një investim i grupeve të fuqishme të biznesit në vend.

    Olta Xhaçka

    Xhaçka është një ndër bashkëudhëtaret e vjetra të Ramës, madje kryeministri e shpalli dhe Investitore Strategjike, por rrugëtimit të saj i erdhi fundi.

    Xhaçka është e vetmja ministre investitorë strategjike, të paktën me letra, në kabinetin Rama, ndërsa afera që po e merr më qafë është koncensioni i Portit të Limionit ndaj një kompanie private, e cila tashmë është sekuestruar nga SPAK dhe po hetohet prej prokurorëve që këto ditë po trembin shumë “të fuqishëm” në Tiranë, shkruan AlbEu.com.

    Deri më tani Xhaçka është paraqitur disa herë në SPAK për të dhënë llogari për një vendim që e la vendin pa një bazë detare kur ajo ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

    Frida Krifca

    Pavarësisht se tashmë ajo ka nisur një fushatë agresive në rrjetet sociale me investime të fermerëve të bëra sipas saj me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë duke arritur statistika të larta në Facebook, një kriter thelbësor ky për të ruajtur postin e ministrit, Krifcën nuk e kap tetori në krye të punëve.

    Nëse largimet nga qeveria do të ishin çështje bastesh, është e sigurt se largimi i Krifcës do të kishte koeficientin më të ulët, ndoshta 1.20.

    Anulimi i fondeve IPARD nga KE dhe zbulimi se nga fondet kanë përfituar trafikantë droge apo personazhe pranë maxhorancës si edhe konfirmimi se fondet janë dhënë përmes procedurave korruptive janë një shkak i mjaftueshëm për ta hequr Krifcën nga Ministria e Bujqësisë. Kujtojmë se KE ka kërkuar paratë e IPARD mbrapsht nga Maqedonia kur u hasën shpërdorime, kurse në Bullgari dje u arrestua një kryebashkiak.

    Rama ka treguar deri më tani se ministrat mund të abuzojnë me pushtetin, por mbajnë përgjegjësi pastaj nëse kapen.

    Bora Muzhaqi

    Nuk është kuptuar ndonjëherë se çfarë bën Bora Muzhaqi në krye të ministrisë dhe çfarë bën në fakt ministria që ajo drejton, por politikania e re do të mbahet mend në publik për gafat e shumta që ka lënë. E kush nuk i mban mend deklaratat se nuk kishte kohë të fliste kur mediat e pyesnin mbi një krim makabër ndaj një fëmijë në Fier apo se do t’u mësonte fëmijëve në klasë të parë kodimin para abetares?

    Ramës nuk i duhen më fytyrat e reja dhe investimet e të tjerëve në qeveri, tashmë që rripi po shtrëngohet dhe përgjegjësinë do ta mbajë ai vetë.

    Edona Bilali

    Bilali ka qenë në qendër të një skandali me shpërndarjen e fondeve për START UP-et duke ia shpërndarë njerëzve pranë saj. Tashmë që situata politike ka ndryshuar në Shkodër, kurse investitori i saj politik pritet të ketë probleme me drejtësinë, Edona Bilali është një emër që nuk i duhet më Ramës në kabinet. /albeu.com

  • Eksperti Ervin Karamuço bën paralajmërimin e bujshëm: Priten arrestime funksionarësh dhe drejtues policie pas aksionit…

    Eksperti Ervin Karamuço bën paralajmërimin e bujshëm: Priten arrestime funksionarësh dhe drejtues policie pas aksionit…

    Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur në lidhje me operacionet e njëpasnjëshme ndaj kultivimit të drogës në vend.

    Ai tha se korrupsioni ka sjellë që në pranga të mos bien personat e “lartë”, ata financues dhe organizatorë, por rojtarët e parcelave.

    Karamuço paralajmëroi se shumë shpejt si pasojë e një aksioni të DEA-s amerikane në vend, do të kemi disa arrestime funksionarësh në rang vendor dhe drejtues shteti.

    “Dyshoj se është edhe korrupsioni i radhëve të policisë, që bën të mundur fshehjen e organizatorëve dhe të financuesve të këtyre parcelave me kanabis.

    … rasti në Berat, ku strukturat qoftë edhe të njësisë drejtuese nuk kishin asnjë informatë për atë rast, ku punonin me qindra persona, që mbaheshin edhe në kushte jashtëzakonisht të vështira. NE kemi një zyrë të DEA-s aktualisht në Shqipëri, do shihni se shumë shpejt do ketë arrestime edhe funksionarësh nga ana vendore dhe nga drejtues policie, për shkak të një aksioni”, tha Karamuço.