Category: Lajme

  • Shkrumbohet servisi në Vlorë, dyshohet se zjarri….

    Shkrumbohet servisi në Vlorë, dyshohet se zjarri….

    Shkrumbohet servisi në Vlorë, dyshohet se zjarri….

    Një servis me automjete të vjetra është përfshirë nga flakët në Vlorë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

    Ende nuk dihen shkaqet. Dyshohet se zjarri ka rënë në një automjet dhe më pas është përhapur edhe në të tjerat. Aktualisht situata është vënë nën kontroll.

  • Shkoi të rrëmbente vajzën që dashuronte, por babai i saj nuk ishte dakord me lidhjen. I riu qëllon me armë zjarri drejt banesës! Zbardhet ngjarja ku u arrestua 34-vjeçari

    Shkoi të rrëmbente vajzën që dashuronte, por babai i saj nuk ishte dakord me lidhjen. I riu qëllon me armë zjarri drejt banesës! Zbardhet ngjarja ku u arrestua 34-vjeçari

    Dashuria për një vajzë ka bërë që një 34-vjeçar të konfliktohet me anëtarët e familjes së të resë, të cilët nuk ishin dakord për lidhjen e tyre.

    Bëhet fjalë për shtetasin Luftim Tërpollari, i cili u arrestua sot pasi qëlloi me armë zjarri në banesën e të dashurës, pasi kishte shkuar për ta rrëmbyer atë.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Potam në Skrapar, ku 34- vjeçari kishte hyrë sot në banesën e shtetasit S.H dhe ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në një nga muret e një prej dhomave të banesës, ku ndodheshin 4 pjesëtarët e familjes.

    Fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk ka prekur asnjë nga familjarët, që të tmerruar kanë njoftuar policinë.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të tyre dhe Forcave të Posaçme Operacionale, u bë i mundur neutralizimi i autorit dhe arrestimi i tij.

    Pas arrestimit të 34-vjeçarit Luftim Tërpollari, policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov dhe 21 fishekë luftarakë.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas konflikteve të shpeshta mes autorit Luftim Tërpollari dhe pronarit të banesës, shtetasin S.H, 61-vjeç,i cili nuk ishte dakord me lidhjen që kishte pasur vajza e tij me të.

    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Tërpollari kishte shkuar në banesë me kallashnikov për të rrëmbyer vajzën e shtëpisë, me të cilën ishte i dashuruar.

    Mësohet se 61-vjeçari S.H nuk ka qenë dakord me këtë lidhje dhe vajza e tij kishte rënë dakord me babain, duke i shkëputur të gjitha lidhjet me 34-vjeçarin prej 1 muaji.

  • Zjarri në Laç, një helikopter Cougar dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura mobilizohen për të shuar flakët (VIDEO)

    Zjarri në Laç, një helikopter Cougar dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura mobilizohen për të shuar flakët (VIDEO)

    Pas zjarrit masiv të rënë në Laç, të paktën 50 efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter Cougar dhe dy mjete zjarrëfikëse janë mobilizuar për të shuar flakët.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një reagimi në Facebook, ku thotë se zjarri është përhapur me shpejtëse dhe situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë.

    Ai shprehet gjithashtu se Forcat e Armatosura janë të përkushtuar për sigurinë e qytetarëve.

    Reagimi i Peleshit:

    50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar dhe 2 mjete zjarrëfikëse janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në bashkinë e Kurbinit. Situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur shpejtësisht.

    Të përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë!

    https://www.facebook.com/watch/?v=866423324379006

  • Minatori i plagosur lihet para derës së spitalit, niset me urgjencë drejt Tiranës

    Minatori i plagosur lihet para derës së spitalit, niset me urgjencë drejt Tiranës

    Një minator është plagosur rëndë ditën e sotme në një minierë në Bulqizë.

    Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se shtetasi me iniciale Sh.Ç., 60 vjeç është dërguar me një makinë private në spitalin e Peshkopisë.

    Ai është lënë para derës së spitalit dhe ende nuk dihetse në cilën galeri punonte 60-vjeçari apo kush e ka dërguar në spital.

    Minatori është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi ndodhet në gjendje kome.

    Grupet hetimore ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjes dhe për identitifikimin e personit që e la të plagosurin në derën e spitalit.

  • Policia i gjen këllëfin e jastëkut plot me florinj! Arrestohet hajduti shqiptar në Itali

    Policia i gjen këllëfin e jastëkut plot me florinj! Arrestohet hajduti shqiptar në Itali

    Një 33-vjeçar shqiptar i akuzuar për vjedhje është arrestuar nga policia italiane. Bashkëpunëtori i tij ende nuk është identifikuar, bëjnë me dije mediet fqinje.

    Shqiptari u ndalua ndërmjet delle Sodole, ku disa banorë kishin vënë re dy persona që synonin të hynin brenda shtëpive, ndërsa një 62-vjeçar i cili sapo ishte kthyer në banesën e tij kishte gjetur dritaren e thyer dhe orenditë e plaçkitura.

    33-vjeçari u ndalua teksa e kishte ende të mbuluar fytyrën me një kapuç dhe mbante veshur rroba të zeza e doreza, mjete për vjedhje dhe një këllëf jastëku plot me bizhuteritë e vjedhura.

    33-vjeçari u arrestua, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorit

  • Ky është shoferi që “fluturoi” me “X6”-ën tek bordurat e digës së liqenit

    Ky është shoferi që “fluturoi” me “X6”-ën tek bordurat e digës së liqenit

    Eshtë zbuluar emri i shoferit që fluturoi tek diga e liqenit me makinë. Eldi Alushi është 26 vjeçari që në orët e para të mëngjesit doli nga rruga me makinë dhe u përplas tek bordurat mbrojtëse të liqenit.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

    Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

    Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

  • Çau barrierat dhe “fluturoi” drejt digës së Liqenit, policia identifikon “Schumacher-in” 26-vjeçar (VIDEO)

    Çau barrierat dhe “fluturoi” drejt digës së Liqenit, policia identifikon “Schumacher-in” 26-vjeçar (VIDEO)

    Një aksident i frikshëm, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz, ndodhi mëngjesin e sotëm te “Liqeni Artificial” i Tiranës.Një “BMW X6”, çau barrierat anësore dhe përfundoi duke u përplasur me murin anësor te pista e këmbësorëve.Shoferi së bashku me targat ishte zhdukur.https://youtube.com/shorts/Xu2hXpwb0fA
    Policia bën me dije se ka identifikuar “Schumacher-in” shqiptar që u përfshi në aksident.

    Bëhet fjalë për një djalë të moshës së 26 vjeç nga qyteti bregdetar i Durrësit, i cili ka qenë me shpejtësi të lartë dhe dyshohet se ka qenë duke lëvizur nga “Rruga e Kosovarëve” dhe ka përfunduar në digën e liqenit.

    Nuk dihet ende sa persona kanë qenë në automjet dhe se kujt i përket mjeti, por identifikimi do bëhet përmes numrit të shasisë.
    Gjithashtu dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike.

    Blutë e Tiranës po punojnë për kapjen e tij dhe shoqërimin për kryerjen e veprimeve hetimore./

  • VIDEO/ Makina me shpejtësi “skëterrë” përfundon në sallonin e bukurisë

    VIDEO/ Makina me shpejtësi “skëterrë” përfundon në sallonin e bukurisë

    Videoja e një makine e cila humb kontrollin dhe përfundon në një sallon bukurie është bërë virale.

    Ngjarja ndodhi në Arizona, SHBA gjatë fundjavës ndërsa një kliente që ndodhej në dyqan shpëtoi mrekullisht.

    Makina shihet duke ecur me shpejtësi në Belle Vie Salon Studios në Chandler rreth orës 13:00. e së shtunës. Në një tjetër video shihet Ashley Upton duke i prerë me qetësi flokët një burri dhe më pas tronditet nga përplasja.

    Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ishte një e moshuar e cila humbi kontrollin e mjetit në parking. Gruaja, e cila nuk është identifikuar, ka pësuar një lëndim të lehtë në këmbë dhe askush tjetër nuk është lënduar.

    Policia tha se makina goditi edhe një automjet në parking përpara se të përplasej me dyqanin.

  • Fotot/ Gomat copash dhe disqet në tokë, mjeti luksoz pa targa shkatërrohet pas përplasjes tek diga e Liqenit Artificial! “Zhduket” drejtuesi i makinës

    Fotot/ Gomat copash dhe disqet në tokë, mjeti luksoz pa targa shkatërrohet pas përplasjes tek diga e Liqenit Artificial! “Zhduket” drejtuesi i makinës

    Një aksidenti i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm (22 gusht) në digën e Liqenit Artificial.

    Një automjet luksoz tip BMW X6 është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë.

    Siç shihet nga fotot makina, e cila nuk ka targa, është bërë copash, ndërsa gomat janë shkatërruar.

    Nuk dihet ende sa persona kanë qenë në automjet. Ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

  • Zjarret shkatërrimtare në ishullin e qytetit historik, thellohet bilanci personave të zhdukur nga flakët vdekjeprurëse

    Zjarret shkatërrimtare në ishullin e qytetit historik, thellohet bilanci personave të zhdukur nga flakët vdekjeprurëse

    Rreth 850 persona janë ende të zhdukur pas zjarreve shkatërruese në Maui, tha kryetari i qarkut Richard Bissen. Mbi 1200 persona që ishin në listën e të zhdukurve janë gjetur të sigurt. 114 persona konfirmohet se kanë vdekur.

    Presidenti Joe Biden është planifikuar të vizitojë ishullin për herë të parë që nga zjarret vdekjeprurëse që përfshinë ishullin këtë muaj.

    Zjarret shkatërruan pjesën më të madhe të qytetit historik Maui të Lahaina dhe zjarret tani konsiderohen si fatkeqësia më e keqe natyrore në historinë e shtetit të Haëait.

    “Jetët tona kanë ndryshuar përgjithmonë dhe gjërat nuk do të jenë njësoj,” tha Bissen në një video përditësim të postuar në mediat sociale. “Ajo që do të jetë e njëjtë është mënyra se si ne kujdesemi për njëri-tjetrin ndërsa kalojmë këtë së bashku.”

    “Deri më sot janë identifikuar 27 nga të vdekurit dhe janë njoftuar 11 familje, tha ai.
    Bissen tha se në disa aspekte, shifra e 850 të zhdukurve ishte “lajm pozitiv” sepse shënoi një rënie nga më shumë se 2,000 që ishin pas zjarreve. Ekspertët i kanë thënë BBC-së si gjetja dhe identifikimi i viktimave mund të zgjasin me muaj apo edhe vite duke pasur parasysh përmasat e shkatërrimit. Biden pritet të udhëtojë me Zonjën e Parë Jill Biden.

    Në një deklaratë, presidenti u zotua të bëjë “çdo për të ndihmuar Mauin të shërohet dhe të rindërtohet nga kjo tragjedi”.

    Biden është sulmuar nga republikanët të cilët pretendojnë se ai nuk ka bërë mjaftueshëm për të trajtuar shkatërrimin. Edhe zyrtarët lokalë janë përballur me kritika. Shefi i menaxhimit të emergjencave të Maui dha dorëheqjen javën e kaluar pasi agjencia u përball me reagime për dështimin për të aktivizuar sistemin e saj të alarmit pas zjarrit.