Category: Lajme

  • VIDEO/ Makina me shpejtësi “skëterrë” përfundon në sallonin e bukurisë

    VIDEO/ Makina me shpejtësi “skëterrë” përfundon në sallonin e bukurisë

    Videoja e një makine e cila humb kontrollin dhe përfundon në një sallon bukurie është bërë virale.

    Ngjarja ndodhi në Arizona, SHBA gjatë fundjavës ndërsa një kliente që ndodhej në dyqan shpëtoi mrekullisht.

    Makina shihet duke ecur me shpejtësi në Belle Vie Salon Studios në Chandler rreth orës 13:00. e së shtunës. Në një tjetër video shihet Ashley Upton duke i prerë me qetësi flokët një burri dhe më pas tronditet nga përplasja.

    Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ishte një e moshuar e cila humbi kontrollin e mjetit në parking. Gruaja, e cila nuk është identifikuar, ka pësuar një lëndim të lehtë në këmbë dhe askush tjetër nuk është lënduar.

    Policia tha se makina goditi edhe një automjet në parking përpara se të përplasej me dyqanin.

  • Fotot/ Gomat copash dhe disqet në tokë, mjeti luksoz pa targa shkatërrohet pas përplasjes tek diga e Liqenit Artificial! “Zhduket” drejtuesi i makinës

    Fotot/ Gomat copash dhe disqet në tokë, mjeti luksoz pa targa shkatërrohet pas përplasjes tek diga e Liqenit Artificial! “Zhduket” drejtuesi i makinës

    Një aksidenti i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm (22 gusht) në digën e Liqenit Artificial.

    Një automjet luksoz tip BMW X6 është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë.

    Siç shihet nga fotot makina, e cila nuk ka targa, është bërë copash, ndërsa gomat janë shkatërruar.

    Nuk dihet ende sa persona kanë qenë në automjet. Ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

  • Zjarret shkatërrimtare në ishullin e qytetit historik, thellohet bilanci personave të zhdukur nga flakët vdekjeprurëse

    Zjarret shkatërrimtare në ishullin e qytetit historik, thellohet bilanci personave të zhdukur nga flakët vdekjeprurëse

    Rreth 850 persona janë ende të zhdukur pas zjarreve shkatërruese në Maui, tha kryetari i qarkut Richard Bissen. Mbi 1200 persona që ishin në listën e të zhdukurve janë gjetur të sigurt. 114 persona konfirmohet se kanë vdekur.

    Presidenti Joe Biden është planifikuar të vizitojë ishullin për herë të parë që nga zjarret vdekjeprurëse që përfshinë ishullin këtë muaj.

    Zjarret shkatërruan pjesën më të madhe të qytetit historik Maui të Lahaina dhe zjarret tani konsiderohen si fatkeqësia më e keqe natyrore në historinë e shtetit të Haëait.

    “Jetët tona kanë ndryshuar përgjithmonë dhe gjërat nuk do të jenë njësoj,” tha Bissen në një video përditësim të postuar në mediat sociale. “Ajo që do të jetë e njëjtë është mënyra se si ne kujdesemi për njëri-tjetrin ndërsa kalojmë këtë së bashku.”

    “Deri më sot janë identifikuar 27 nga të vdekurit dhe janë njoftuar 11 familje, tha ai.
    Bissen tha se në disa aspekte, shifra e 850 të zhdukurve ishte “lajm pozitiv” sepse shënoi një rënie nga më shumë se 2,000 që ishin pas zjarreve. Ekspertët i kanë thënë BBC-së si gjetja dhe identifikimi i viktimave mund të zgjasin me muaj apo edhe vite duke pasur parasysh përmasat e shkatërrimit. Biden pritet të udhëtojë me Zonjën e Parë Jill Biden.

    Në një deklaratë, presidenti u zotua të bëjë “çdo për të ndihmuar Mauin të shërohet dhe të rindërtohet nga kjo tragjedi”.

    Biden është sulmuar nga republikanët të cilët pretendojnë se ai nuk ka bërë mjaftueshëm për të trajtuar shkatërrimin. Edhe zyrtarët lokalë janë përballur me kritika. Shefi i menaxhimit të emergjencave të Maui dha dorëheqjen javën e kaluar pasi agjencia u përball me reagime për dështimin për të aktivizuar sistemin e saj të alarmit pas zjarrit.

  • Lamtumirë skutera elektrikë/ Nga shtatori ndalohet lëvizja e mjeteve që po bëhen të rrezikshme rrugëve në Paris

    Lamtumirë skutera elektrikë/ Nga shtatori ndalohet lëvizja e mjeteve që po bëhen të rrezikshme rrugëve në Paris

    Banorët e Parisit votuan me shumicë dërrmuese për heqjen e skuterëve elektrikë nga rrugët e kryeqytetit francez, duke i dhënë një goditje të fortë operatorëve të tyre, e duke i ofruar nga ana tjetër një fitore jo të vogël aktivistëve të sigurisë rrugore.

    Mini-referendumi bën që Qyteti i Dritës, dikur një pionier në përqafimin e shërbimeve të e-skuterëve, do të kthehet në kryeqendrën më të madhe të Evropës që do të nxjerrë jashtë ligjit pajisjet e përhapura, të cilat rezervohen në aplikacione të tilla si Lime. Banorëve të qytetit iu kërkua të peshonin pro ose kundër tyre në një konsultim publik të organizuar nga kryetarja e bashkisë, Anne Hidalgo, dhe gati 90 për qind të votave të hedhura, ishin kundër këtyre pajisjeve.

    “Jemi të kënaqur nga ky rezultat. Për këtë kemi luftuar prej katër vjetësh. Të gjithë parizienët thonë se janë nervozë kur ecin në trotuare e kur kalojnë nëpër rrugë. Duhet të hapin sytë mirë, sepse skuterët mbijnë ngado”, tha Arnaud Kielbasa, shoqata “Apacauvi”.

    Si gruaja, ashtu edhe vajza e mitur e Arnaud Kielbasas, bashkëthemelues i shoqatës bamirëse që përfaqëson viktimat e aksidenteve me skuter elektronikë. Kanë disa aksidente të tilla fatale që kanë nxjerrë në pah atje rreziqet e këtyre pajisjeve, të cilat mund të merren me qira edhe nga fëmijë 12 vjeç. Gati 100,000 udhëtime kryhen çdo ditë në Francë me e-skuterë të marrë me qira në rreth 200 qytete dhe fshatra.

  • Zjarr pranë fshatit në Gjirokastër, shkrumbohen dy hektarë kullota

    Zjarr pranë fshatit në Gjirokastër, shkrumbohen dy hektarë kullota

    Një sipërfaqe toke është përfshirë nga flakët pranë fshatit Picar në Gjirokastër mbrëmjen e sotme.

    Mësohet se rreth 2 hektarë kullota janë djegur deri më tani, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

    Flakët ndodhen larg zonës së banuar dhe deri tani nuk shfaqein rrezikshmëri, teksa nuk dihet ende shkaku i tyre.

  • Turistët nxijnë në vlerësime “Maldivet shqiptare”, nga kostot e tek arroganca, çfarë nuk u pëlqen

    Turistët nxijnë në vlerësime “Maldivet shqiptare”, nga kostot e tek arroganca, çfarë nuk u pëlqen

    “Sapo mbërritëm tek hoteli në Ksamil, i prezantuari si menaxher na sqaroi rregullat e hotelit me një ton të ashpër dhe trembës. Mos fusni askënd në dhomë. Mos nxirrni peshqirët jashtë dhome, mos pini cigare në dhomë, qetësi pas mesnate, mos sillni ushqim në dhomë. Në gjithë këto vite udhëtim është hera e parë që has diçka të tillë dhe më dha përshtypjen sikur po hyja në burg.

    Pasi dolëm me mikun tim për një shëtitje u kthyen në dhomë për dush dhe një cigare ne ballkon. Na trokitën në derë gati sa nuk e rrëzuan përtokë. Na kapi frika dhe nuk e hapën por në mëngjes na shpjeguan se pas mesnate nuk lejohet drita ndezur dhe as televizori hapur”.

    Ky është komenti i Larës, një italiane që pushoi në Ksamil në fund të korrikut dhe qëndroi në një nga hotelet e zonës. I marketuar masivisht si një vend përrallor, Ksamili është bërë epiqendra e turizmit këtë vit por duket se biznesi nuk po arrin të mbajnë ritmin e kësaj kërkese duke lënë përshtypjet më negative.

    Ksamili është vendi më i lakuar dhe parapëlqyer i këtij viti ashtu si edhe vendi më i nxirë nga komentet negative të pushuesve të huaj që këtë vit në Shqipëri janë përtej çdo parashikimi optimist.

    Renditja e Ksamilit në vetëm një muaj nga rishikimet negative të turistëve ka kaluar nga 3.5 në fillim të sezonit në maj, 2.5 në fund të korrikut dhe aktualisht ka zbritur në 2 në Tripadvisor, platformë globale për vlerësimin e përvojave turistike, që merret si referencë nga shumë turistë para se të vendosur ku të udhëtojnë, qëndrojnë dhe konsumojnë ushqim (Në këtë platformë 5 është niveli maksimal i vlerësimit dhe 1 është minimali).

    Lufta në forume dhe rrjete sociale për këtë destinaicon është e ashpër dhe komentet që mund të gjesh janë më ekstremët e mundshëm. Prizzle, një komentues në Tripadvisor në një forum të gushtit ka pyetur nëse do të ishte më mirë të rrinte në Ksamil dhe Sarandë apo të ndryshonte destinaconin për në Korfuz.


    “Fillimisht kërkova shumë në interes dhe lexova ku në fund vendosa për disa ditë në Ksamil dhe Sarandë. Jam një udhëtare e vetme dhe tashmë me ato që po lexoj nuk jam më ë sigurt nëse duhet të shkoj në Shqipëri apo të qëndroj më mirë në Korfuz dhe të bëj aty një rezervim pasi fluturimin e kam nga aty” shprehet ajo.

    Përgjigjet e komentuesve të tjerë janë të dyzuara. Candela G. nga Argjentina ka komentuar se aktualisht ndodhej në Ksamil dhe eksperienca e saj ishte ndër më të bukurat. Plazhet sipas saj janë magjepse dhe “më beso kam vizituar edhe Jugun e Francës, Greqinë dhe Puglian” -thotë ajo. Sa i takon çmimeve nuk i sheh si abuzivë.

    Në TripAdvisor, përdoruesi nën emrin “muratdJ1435FF” e ka cilësuar këtë si përvojën më të keqe të tij. “Përveç detit të mahnitshëm, çdo gjë tjetër është shumë keq. Mos shpenzoni kohën tuaj të vini këtu. Ata gati sa nuk ju bëjnë të paguani dhe ajrin. Tregtarët janë inatçorë” – shprehet ai në një koment që e shoqëron me një faturë. Aty ai nënvizon se një pjatë patate të skuqura i ka kushtuar 4.5 euro dhe ketchup-i më vete, 2 euro.

    Përdoruesi tjetër “Dreamer11667707888”, në një koment të 23 korrikut, e përmbledh komentin e tij nën titullin, “E shtrenjtë, e ndotur dhe plot me mashtrues”.

    “Mos u besoni videove në internet. Edhe pse apartamentet janë ‘të lira’, ju do të humbni një shumë të çmendur parash në ‘restorante’ (skara me ushqim të shpejtë me cilësi të ulët në fakt). Pothuajse të gjithë këtu do të përpiqen t’ju mashtrojnë, veçanërisht tregtarët dhe shoferët e taksive (këta të fundit vijnë te njerëzit në stacionin e autobusit, duke u thënë turistëve se autobusi është anuluar në mënyrë që ata të mund të paguajnë 30+ € për udhëtim 15-20 minutash). Plazhet janë të mbipopulluara dhe nëse nuk paguani 25 € për shezlong, do t’ju vizitojnë rojet e sigurisë, megjithëse asnjë plazh nuk është privat. Kontrolloni fotot që kam shtuar dhe krahasojini me ato që janë paraqitur në internet”.

    Turistë të tjerë propozojnë që pjesa sipër Ksamilit dhe Sarandës është më mirë pasi ke mundësinë që të mos paguash për shezlone dhe të shtrosh peshqirin në pjesë të lira të plazhit. Në Ksamil kjo nuk është e mundur sipas tyre për shkak të dendësisë së shezlonave. Ka nga ata që ankohen që kostoja e një shezloni në plazhet rreth Sarandës është 2000 lekë (18 -19 euro), ndërkohë në Ksamil edhe 40 apo 100 euro. Kjo sipas tyre tejkalon planin e buxhetit edhe të një makine me qira.

    Një turist gjerman ka bërë thirrje për sabotim të Shqipërisë. “Mos hajdeni këtu, të shohim sa do rezistojnë pa turistë” shprehet ai lidhur me një forum për Ksamilin.

    Shqipëria po përjeton vitin më të mirë historik të turizmit deri më tani. Pjesa më e madhe e të huajve shprehin se kostot e lira janë ato që po i tërheqin tek Shqipëria por teksa një pjesë janë vërtet të befasuar nga çmimet, ka nga ata që shokohen duke pritur që vendi ynë të ishte më i lirë. Beteja në rrjetet sociale dhe forume është e fortë dhe për Shqipërinë dhe sidomos Ksamilin dhe Sarandën që janë kryefjala e këtij sezoni ato do të jenë busulla e orientimit për ata që do të duan të na vizitojnë vitin tjetër.

    Ndaj në këtë amulli komentesh ajo që mbetet është reflektimi që duhet të ketë Shqipëria dhe operatorët për të përfituar nga ky moment i mirë dhe për ta kthyer këtë lumë kritikash në masa dhe shërbim më të mirë./monitor

  • Arrestimi i efektivit, Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Ka lidhje të forta me PS dhe kushëririn e Ardi Veliut, janë një ‘oktapod’ në Policinë e Sarandës

    Arrestimi i efektivit, Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Ka lidhje të forta me PS dhe kushëririn e Ardi Veliut, janë një ‘oktapod’ në Policinë e Sarandës

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar mesazhin e një qytetari, sipas të cilit efektivi i Policisë i arrestuar gjatë ditës së sotme në Sarandë për shpërndarje droge, ka lidhje të forta me PS-në.

    Përmes një reagimi në Facebook, Berisha shprehet se polici në fjalë, i cili u arrestua së bashku me djalin e dajos së tij, Sejdi Vocka, ka rrjet të gjerë në Policinë e Sarandës.

    Sipas denoncimit të qytetarit, ata janë me lidhje shumë të fortë me Fadil Veliun, kushëri i -ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut.

    Kujtojmë se sipas AMP, dy shtetasit e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytezuar një lokal ‘Beach Bar’ në qytetin e Sarandës për të kamufluar veprimtarinë antiligjore, shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa tek shtetas të ndryshem duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.

    Reagimi i Berishës:

    Polici trafikant i Sarandës, socialist i thekur. Ai ka rrjet të gjerë në policinë e Sarandës!

    📩Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

    Mirmbrema. Polici i arrestuar sot ne Sarande Redian Bello sebashku me djali e dajos se tij Sejdi Vocka per shperdarje droge ka lidhje shum te forta me Partin Socialiste ,ne Sarande. ata jane nje oktapod ne policine e Sarandes.

    Jane niprit e ish kryetarit te PS Delvine, aktualisht nen/ prefektit te Delvines Agron Kohila xhaxhai i Gjergji Kohiles arrestuar me Grupin habilaj. Polici i arrestuar sot per shperdarje droge ka ne policine e Sarandes babin e tij Shkelqim Bello polic i patrulles se pergjithshme ne Sarande, 2 ]- xhaxhain Vilson Bello ins.zone ne kom pol Sarande. 3] – xhaxhin Nazif Bello , polic ne piken doganore kakavie .4 – Xhaxhain tjeter Klement Bello polic i krimit ekonomik ne kom. Pol . Sarande. 5 – Vajzen e xhaxhit Jusilda Bello vajaza e ( Vilson Bellos ) ne policin kufitare pika e kontrollit Qaf Bot .6- Burrin e vjazes se Xhaxhait Eri Koka polic ne doganen e qaf botes. Eri Koka eshte djali i Vangjel Kokes shefi i personelit no K9m. Pol. Kufirit Sarande. Te gjith te permendurit larte me mbiemrin Bello jan djemt emotres se Agon Kohiles n / prefrktit te delvines ( ish kryetarit te Ps Delvine

    Me fal se harrova. Jane dhe lidhje shum e forte e Fadil Veliut. Shefi i kom policise kufirit Sarande( kusheri i Ardi Veliut )

  • Pagesa e faturës nga Meloni në Berat, ish-kryeministri italian: Jo e drejtë! Synon të marrë 3 pëlqime në Tik Tok

    Pagesa e faturës nga Meloni në Berat, ish-kryeministri italian: Jo e drejtë! Synon të marrë 3 pëlqime në Tik Tok

    Ish-kryeministri i Italisë ka shprehur rezerva për vizitën e kryeministres Giorgia Meloni në Shqipëri dhe promovimin e turizmit shqiptar në masë për shtetasit italianë.

    Përmes një reagimi, Renzi thotë se shpreson që vitin e ardhshëm Meloni të promovojë turizmin në Itali njësoj si Shqipërinë gjatë këtij viti.

    Ai ka folur edhe për ngjarjen e ndodhur në restorantin në Berat, ku Meloni pagoi faturën prej 80 eurosh të disa turistëve italianë që u larguan pa paguar, për të cilën tha se është jo e drejtë.

    “Për mua kryeministrja shkon ku të dojë: nuk jam unë, sovranisti. Në fund të fundit Giorgia Meloni na ka mësuar me konvertime spektakolare për çdo gjë, nga Euro në NATO, nga imigrimi te pajisjet e shpëtimit. Ajo mund të ndryshojë mendje edhe për turizmin, apo jo? Shumë mirë. Përkundrazi, shpresojmë që vitin e ardhshëm qeveria Meloni të realizojë një fushatë promovuese për turizmin italian, të paktën po aq efektive sa ajo që qeveria Meloni ka bërë këtë vit për turizmin shqiptar”, shkruan ai.

    Më pas Renzi ka komentuar gjestin e Melonit . “A është e drejtë që një kryeministër ndërhyn për t’i dhënë 80 euro një restoranti shqiptar? Apo është thjesht një gjest komunikimi?”, shprehet ai.

    “Ky koncept sipas të cilit qeveria është një lloj baba/nëna e dhembshur që, nëse dehesh, do të të marrë me një taksi falas në disko, nëse nuk paguan faturën mbërrin ambasadori dhe zgjidh borxhin, është i njëjti sistem kulturor për të cilin shtëpia është rindërtuar për ty”, shkroi ai në rrjetet sociale ndër të tjera.

    “Nuk jam i befasuar nga vetë gjesti që synon të marrë tre pëlqime në TikTok. Më habit fakti që edhe qeveria e djathtë ka të njëjtën strukturë kulturore si qeveria Grillino. Qytetari si subjekt për t’u përkëdhelur, subvencionuar, mbështetur. Për mua kjo qasje është e gabuar”, shtoi ai.

    Renzi e mbyll reagimin e tij me një batutë. “Është e panevojshme të them se jam i kënaqur me faktin që Meloni i dha restorantit shqiptar 80 €. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë një asistencë më të mirë për deklaratën më të lehtë për shtyp të jetës sime politike: “Ne u kemi dhënë 80 € për vite dhjetë milionë italianëve. Meloni i dha 80 euro një herë një familjeje shqiptare. Zbuloni dallimet, koncept i parëndësishëm por e vërtetë e pakundërshtueshme”, përfundoi Renzi.

  • Tabela/ Sa do të arrijnë temperaturat? Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë

    Tabela/ Sa do të arrijnë temperaturat? Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë

    Moti për ditën e martë parashikohet i kthjellët. Megjithatë, në relievet kodrinore – malore në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet kryesisht të ulët por hera-herës dhe në periudha afatshkurtra do të jenë edhe të vrrullshme në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

    Vlen për tu theksuar fakti se pavarsisht origjinës së masave ajrore nga Afrika e Veriut (të thata dhe tepër të nxehta) kalimi i tyre mbi detin mesdhe i bënë ato të mbushen me lagështirë. Kjo bënë që temperaturat e mesditës të ndihen disa gradë më të larta për trupin e njeriut se sa vlerat e matura në kafazin meteorologjik (vapë “mbytëse”).

    Megjithatë sipas hartave të parashikuara duke filluar nga fundjava e ardhshme pritet rënie e ndjeshme e temperaturave si dhe reshje shiu në një pjesë të madhe të territorit.

  • Paraja gjithsej me rritjen më të ulët në katër vjet, forcimi i lekut frenoi ofertën monetare

    Paraja gjithsej me rritjen më të ulët në katër vjet, forcimi i lekut frenoi ofertën monetare

    Rritja e agregatit monetar M3 ose parasë së gjerë në mesin e këtij viti shënoi ritmin më të ulët në katër vjet.

    Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit qershor ky tregues u rrit me 1.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu normën më të ulët të zgjerimit vjetor që prej janarit të vitit 2019.

    Agregati monetar M3 përfshin të gjithë ofertën monetare në lekë (para jashtë bankave dhe depozitat bankare) si edhe depozitat bankare në valutë të huaj.

    Ritmet e rritjes së agregatit M3 në pjesën e parë të këtij viti ka ardhur në ngadalësim të vazhdueshëm. Kjo ka ardhur nga frenimi i rritjes së depozitave bankare në valutë, paralelisht me ritmet e ulëta të rritjes së ofertës monetare në lekë (agregatit monetar M2).

    Në fakt, ngadalësimi i rritjes së parasë së gjerë ilustron në një masë të madhe efektet e kursit të këmbimit.

    Pavarësisht se depozitat në valutë të huaj kanë vazhduar të rriten, të shprehura në valutat përkatëse, forcimi i kursit të lekut ka bërë që rritja e tyre në monedhën vendase të frenohet ndjeshëm.

    Sipas Bankës së Shqipërisë, për qershorin rritja vjetore e depozitave në valutë zbriti në 0.1%. Ky është niveli më i ulët i rritjes që prej fundit të vitit 2018.

    Ngadalësimi i ofertës së parasë së gjerë në këtë rast ilustron efektet e kursit të lirë të këmbimit si faktor amortizues i presioneve të huaja inflacioniste.

    Në kushtet e prurjeve të larta valutore nga jashtë, të lidhura sidomos me turizmin, kursi i lirë i këmbimit ka shërbyer si mekanizëm i zhvlerësimit të valutës dhe i forcimit të Lekut, duke zbutur efektin inflacionist që shkakton rritja e sasisë së valutës së huaj në qarkullim.

    Në këndvështrimin makroekonomik, një rritje e ngadaltë e parasë së gjerë është një faktor që në mënyrë të tërthortë mund të sinjalizojë për frenimin e presioneve inflacioniste në ekonomi.

    Inflacioni po vijon rënien dhe në korrik preku nivelin 4.2%, në i ulëti që prej shkurtit të vitit të kaluar. Edhe treguesi i inflacionit bazë, që përjashton produktet me luhatshmëri të lartë, si ato energjetike dhe ushqimore, në qershor zbriti në 5.18%, niveli më i ulët prej marsit të vitit 2022.

    Kursi i lirë i këmbimit, në këtë rast, ka zëvendësuar rritjen e normave të interesit të lekut si instrument për të luftuar inflacionin e lartë. Banka e Shqipërisë e ka frenuar rritjen e normave të interesit qysh prej marsit të këtij viti, në nivelin 3%, ndërsa shumica e bankave të tjera qendrore ka vijuar rritjet.

    Norma bazë për euron tashmë ka arritur në nivelin 4.5%. Në argumentet e veta, Banka e Shqipërisë e ka argumentuar frenimin e rritjes së normave të interesit kryesisht me forcimin e lekut në kursin e këmbimit.

    Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, në mungesë të forcimit të kursit gjatë dy viteve të fundit, norma e inflacionit do të ishte 2.5 pikë përqindje më e lartë.

    Niveli më i lartë i inflacionit do të diktonte një normalizim më agresiv të qëndrimit të politikës monetare nga ai që ka ndërmarrë Banka e Shqipërisë, duke rritur kostot e financimit për bizneset dhe familjet shqiptare./Monitor/