Category: Lajme

  • Ksamili “po e shkel” me çmimet! Ankesa për çadrat 40 euro, qyteti është 10 fishuar në popullsi

    Ksamili “po e shkel” me çmimet! Ankesa për çadrat 40 euro, qyteti është 10 fishuar në popullsi

    Në Ksamil sezoni turistik është në pikun e tij.

    Disa të huaj dhe një grup emigrantësh shqiptarë në Itali po përpiqen të sigurojnë çadra dhe shezlongë në plazh, që për shkak të mbingarkesës duhen rezervuar një ditë para.

    Sergio që ka mbërritur sot duhet të presë për të nesërmen që të sigurojë një vend buzë detit për familjen.

    “Çmimet shkojnë nga 30-40 Euro për set, çka nuk e bën këtë shërbim më të lirë se në Itali.” –shprehet pushuesi italian.

    “Çmimet janë içik më të kripura se viti që kaloi, rreth 20% më lart këtu se në Itali” -shprehet një pushues.

    Pushuesit flasin për një rritje të çmimit të ofertës në tërësi me të paktën 20-30% në raport me vitin e kaluar, rritje që nuk motivohet mjaftueshëm me cilësinë e shërbimit, problemet e infrastrukturës, lehtësitë dhe logjistikën.

    Një ri 20-vjeçar shqiptar që ka lindur në Itali tregon se në mbrëmje i duhet të shpenzojë të njëjtën sasi parash sa në Itali për tu zbavitur në një bar nate me miqtë në Ksamil.

    “Unë i prisja më të ulëta çmimet nga reklamat që bëjnë në TikTok e cilësojnë Shqipërinë si një vend më ekonomik, por nuk është kështu“-shprehet ai.

    Fillimisht bizneset u përballën me rënien drastike të kursit të këmbimit me euron çka bëri që oferta të vinte që prej qershorit jo më në euro por në lek. Bizneset janë të ndërgjegjshëm se kostot janë duke u paguar nga klientët por situata nuk do të jetë pa efekte mbi këtë sezon por edhe mbi sezonin e vitit të ardhshëm.

    “Euroja rëndon për të gjithë, jo vetëm për ne. Kemi pasur disa kontrata me operatorët turistike dhe i kthyem në lekë se kishte luhatje”.

    Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike gjithashtu është problematik. Rrjeti elektrik i riparuar për Ksamilin nuk ishte planifikuar për norma të 10-fishuara popullimi ku çdo pajisje është në funksion me kohë të plotë. Në kulmin e sezonit shumë hotele për të siguruar ujë janë duke u furnizuar me autobotë uji shërbim që kushton miliona lekë çdo mbrëmje e megjithatë sasia nuk mjafton për të furnizuar dushet në plazhe private.

    Përfitues prej turizmit në Ksamil janë gati 80% e familjeve lokale ndërsa të punësuar sezonalë janë rreth 1000 vetë nga e gjithë Shqipëria. Ada punon 6 muaj çdo vit në Ksamil dhe 6 të tjerë në Tiranë. Ajo shpreson në një turizëm më cilësor në të ardhmen që sjell të ardhura më të qëndrueshme.

    Ksamili me ishujt dhe bregdetin shkëmbor , natyrën e rrallë dhe zonat e mbrojtura që e rrethojnë arriti këtë verë kulmin e promocionit ndërkombëtar dhe të vizitorëve. Ekspertët e turizmit vlerësojnë se shitja e shërbimeve është pak e balancuar nëse flitet për lehtësi të munguara, kapacitete të pamjaftueshme dhe konkurrentë me potencial shumë të lartë e traditë disa dekadëshe siç është bregdeti grek apo brigje të tjera mesdhetare me interes të shtuar.

  • Vaksinim me detyrim/ Në shkolla, kopshte dhe çerdhe të mos pranohen fëmijë të pavaksinuar

    Vaksinim me detyrim/ Në shkolla, kopshte dhe çerdhe të mos pranohen fëmijë të pavaksinuar

    Kur kanë mbetur edhe tri javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, Instituti i Shëndetit Publik u kërkon të drejtorëve të çerdheve kopshteve dhe shkollave sidomos ato jopublike të mos regjistrojnë dhe pranojnë asnjë fëmijë që nuk ka bërë vaksinat sipas kalendarit të detyrueshëm.

    Ardhja e shtetasve të huaj nga vende të ndryshme ku ka sëmdunje infektive rrsikojnë përhapjen e tyre edhe në Shqipëri. Ekspertët e shëndetit janë të alarmuar për rënien e vaksinimit te fëmijëvë të vegjël ndaj fruth rubeolës. Por cilat janë risqet kur prekemi nga fruthi

    “Një nënë e prekur ng fruthi kur është shtatzënë, lind fëmijë prematurë, fëmijë nën peshë deri dhe vdekje fetale“, tha Silva Bino.

    Rubeolën Bino e konsideron edhe më të rrezikshme, ndonëse ka shenja të ngjashme me fruthin si tempraturë, puçrra të kuqe.

    “Shkakton verbim të foshnjës, shurdhim dhe probleme kardiake tek foshnja“, thekson Bino.

    Ndonëse këto sëmundje nuk janë hasur pë prej viteve 2000 Bino shprehets e mund të rikthehen.

    “Mund të rikthehen, këto nëna të reja që nuk janë vaksinuar nëse bien në kontakt na çon në këtë situatë“, shprehet ajo.

    Në Shqipëri po vijnë turistë nga vende të ndryshme por edhe punëtorë nga vende si India, Kina e të tjera të largëta, të cilët mund të sjellin me vete sëmundje të ndryshme infektive.

    Top Channel/ Vaksinim me detyrim/ Në shkolla, kopshte dhe çerdhe mos pranohet fëmijë të pavaksinuar

  • Historia shokuese e policit të RENEA-s që qëlloi me shpullë Martinajn, ajo që i ndodhi më pas me kolegët, e tronditi!

    Historia shokuese e policit të RENEA-s që qëlloi me shpullë Martinajn, ajo që i ndodhi më pas me kolegët, e tronditi!

    A.T, (emri dhe inicialet e oficerit janë ndryshuar për efekt të ruajtjes së identitetit të tij), ishte nga ata oficerë të rinj, që mund të kishte patur të ardhme në Policinë e Shtetit.

    Pas një kohe të shkurtër si polic i Shqiponjave në Tiranë, oficeri, i frymëzuar për rendin dhe sigurinë e jetës së qytetarëve, konkurroi dhe u bë pjesë e repartit elitar RENEA, por karriera e tij nuk zgjati shumë.

    Dy operacione të njëpasnjëshme, ku ai pa një realitet të ndryshëm nga pasioni për ligjin, si dhe dyshimet se efektivët tradhtohen nga brenda radhëve, e çuan drejt dorëheqjes së parevokueshme nga Policia e Shtetit.

    Ishte viti 2020, kur RENEA u urdhërua të kontrollonte befasisht bizneset e Ervis Martinajt, në atë kohë një emër i pandëshkueshëm dhe i fuqishëm.

    A. T., e kishin mësuar se, kur RENEA hyn për kontrolle dhe për kapjen e personave të rrezikshëm, parimi i sigurisë, që zbatohet, është shtrirja barkas dhe prangosja e kujtdo. Ky ishte standardi, që po ndiqte atë ditë polici i ri, kur i armatosur dhe me maskë rasti e solli që ai të urdhëronte të ulej në tokë vetë Ervis Martinajn.

    Kur efektivi i specialëve u ndesh me kundërshti, reagoi, duke e shtrirë me forcë dhe në një moment shokët e tij panë, kur në aksion e sipër e qëlloi me shuplakë të njohurin si mbreti i lojërave të fatit, por ajo që pa A. T., pak minuta më vonë e shembi profesionalisht.

    Ai vërejti disa eprorë të tij, duke ngushëlluar Ervis Martinajn, duke e qetësuar me fjalët: “Mos u mërzit”.

    Nën anonimitet, miqtë e A. T., oficerë në RENEA, flasin për INA MEDIA-n mbi pikën e thyerjes së ish-policit, që tani shërben si profesor në një fakultet.

    “Pas këtij momenti, ne vazhduam kontrollet, por e vërejtëm kolegun të shtangur nga skena me eprorët. Na mblodhi më pas dhe deklaroi: “Do ta lë policinë. Kjo polici nuk është ajo që unë doja”.

    Mes policëve të repartit special kishte kohë që gumëzhinin thashethemet, nëse tradhtoheshin apo jo nga vetë radhët e tyre apo nga kush. Me dyshimet se u dekonspiruan, aksionet e dështuara ndër vite e kthyen RENEA-n pa të kërkuarit Gëzim Çela, ish-oficer policie, i dyshuar si trafikant, Talo Çela, Klement Balili dhe Ervis Martinaj.

    Një nga efektivët veteranë në RENEA shton: “Hera e parë, kur mbërritëm për kontroll blic në Fushë Kuqe, ishte pas një informacioni se aty ishte rrahur një kryetar bashkie nga veriu i vendit. Ai kishte luajtur bixhoz dhe kishte humbur shumë. U bë briefing dhe u nisëm. I neutralizuam dhe i mbajtëm shtrirë edhe klientët. Aty gjetëm makina luksoze dhe çelësat në kuadër. Më vonë mësuam se aty kishin qenë Bajrat dhe ishin larguar, pa mbërritur ne. E kuptuam që dikush kishte njoftuar dhe të gjithë kishin ikur. Ervis Martinajn e çuam në policinë lokale bashkë me mjetin e blinduar dhe më pas ai doli”, – kujton ngjarjen e para tre viteve oficeri.

  • Meloni pagoi për 4 turistët, pronarët e restorantit të prekur nga gjesti: E duam shumë edhe si gjysmë italianë që jemi

    Meloni pagoi për 4 turistët, pronarët e restorantit të prekur nga gjesti: E duam shumë edhe si gjysmë italianë që jemi

    Iu desh të ndërhynte Kryeministres italiane për të “mbytur” zhurmën e rastit të turistëve të cilët u arratisën pasi konsumuan në restorantin në Berat.

    Meloni pagoi faturën, që bëri të katërt turistët t’ia ‘mbathnin’, gjë e cila ka sjellë një reagim nga pronarët e restorantit.

    Ata shkruajnë se janë falenderues ndaj Kryeministres, sikurse shprehen se ato para do t’i mbajnë si një kujtim në restorant.

    Postimi: Gazetarët dhe kanalet televizive shqiptare dhe italiane na kanë zhytur në ujë, por ne nuk kemi lejuar asnjë intervistë. Ata qytetarë italianë që kanë shkuar pa paguar kanë bërë një publicitet të madh për qytetin tonë. Le t’i falënderojmë ata!

    Tashmë thamë që nuk kishte asnjë problem që italianët janë në shtëpi këtu, shumë prej tyre vijnë si familja jonë në Itali kur ne emigruam. Ne gjithashtu thamë se i pëlqeu ushqimi. Shpresojmë që ata i shpenzuan ato para për diçka të mirë!

    Falenderojmë sinqerisht Xhorxha Melonin, një zonjë e vërtetë! Ne nuk jemi të pasur, ne punojmë shumë si familje, nuk bëjmë aq shumë për të mos i bërë përshtypje ato para! Por kjo nuk është çështje parash për ne dhe jemi shumë të prekur nga gjesti i tij! Një shembull i mrekullueshëm i dinjitetit nga një nënë e mirë e rreptë që jep një shembull për shtëpinë e saj! E madhe Xhorxha ! E duam shumë edhe si gjysmë italiane që jemi, ajo na nderoi shumë duke ardhur me pushime në Vlorë!

    Në foto janë paratë e saj që na dërgoi në ambasadë. Ata do të qëndrojnë këtu në restorant si një kujtim i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu kundër syrit të keq

    Faleminderit Meloni Viva Itali Viva Albania!

  • “U ngrys në fytyrë”- Rama për Rai Uno zbulon reagimin e Melonit pas videos së turistëve italianë që “ia mbathën” pa paguar: I kërkoi ambasadorit…

    “U ngrys në fytyrë”- Rama për Rai Uno zbulon reagimin e Melonit pas videos së turistëve italianë që “ia mbathën” pa paguar: I kërkoi ambasadorit…

    Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka shumë për të bërë mes Shqipërisë dhe Italisë, për të çuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

    Komentet Rama i bëri përmes një interviste për median italiane Rai Uno, teksa ka komentuar mbi zhvillimin e turizmit në vend, si edhe vizitën e fundit të homologes së tij, Giorgia Meloni në Shqipëri.

    Rama shprehu vlerësimet e tij për kryeministren Meloni, duke theksuar se ajo mbështet hyrjen e vendit tonë në BE dhe është një mikeshë e shqiptarëve.

    Rama shprehet se Meloni është një mikeshë e shqiptarëve dhe se ajo mbështet hyrjen në Europë, ndërsa zbuloi dhe prapaskenën e pagesës së faturës së turistëve italianë që ikën pa paguar nga një restorant në Berat.

    “Vizita shkoi shumë mirë, ishte shumë e lumtur së bashku me familjen e saj. Erdhi me traget dhe pushoi në paqe për tre ditë. Më pas ne shkëmbyem disa ide sepse ka shumë për të bërë mes Italisë dhe Shqipërisë”, u shpreh Rama ndër të tjera gjatë intervistës së shkurtër.

    Gazetari: Ju të dy keni rrugëtime politike mjaft të kundërta, ju jeni socialist, ndërsa Meloni vjen nga e djathta, Po çfarë keni të përbashkët?

    Rama: Mënyrën se si themi atë që mendojmë, përpos kësaj kemi fatin që këto ndarjet e majtë e djathtë janë thjeshte pjesë e historisë tashmë. Në momentin që duhet të merren vendime, duhet të jemi konkret.

    Gazetari: Në Shqipëri ka një boom turistësh, po na bëni konkurrencë?

    Rama: Të thuash kështu është vërtet e tepërt, sepse konkurrencë Italisë nuk i bën dot askush.

    Gazetari: Po cili mund të jetë roli i vendit tonë në afrimin e Shqipërisë në Europë?

    Rama: Pavarësisht se kë ka patur Kryeministër, Italia ka qenë gjithnjë avokati ynë dhe Giorgia në fakt flet madje për një riunfikim të Bashkimit Europian, jo thjesht për integrim europian.

    Gazetari: Së fundi në një episod të veçantë në rrjetet sociale u bë virale një video ku një grup italianësh janë larguar nga restoranti pa paguar. Është e vërtetë që kur kryeministrja e ka mësuar këtë i ka kërkuar ambasadorit të paguajë faturën?

    Rama: Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak dhe të gjithë rreth saj u shkulen se qeshuri, por ajo u ngrys ne fytyre. U kthye nga Ambasadori:

    “Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse këta janë të turpshëm, dhe unë, ata që janë turpi i Italisë nuk i pranoj”, i tha me atë dialektin e vet fantastik roman.

  • “Do nisem për në Maldivet e Evropës, por s’kam drita”, Vis Pupa thirrje Kumbaros: S’bëj dot dush, si t’i gënjej turistët që solla

    “Do nisem për në Maldivet e Evropës, por s’kam drita”, Vis Pupa thirrje Kumbaros: S’bëj dot dush, si t’i gënjej turistët që solla

    Numri i turistëve që kanë vizituar vendin ka qenë i lartë këtë verë dhe nuk kanë munguar as lavdet nga kabineti qeveritar.

    Por jo të gjithë mendojnë njësoj. Aktori Elvis Pupa ngre një shqetësim, i cili ndodh shpesh edhe gjatë sezonit turistik, ikja e energjisë elektrike.

    Përmes një videoje në Intsagram, ai shprehet se ka sjellë disa turistë nga Australia dhe ia ka sugjeruar vendin tonë për pushime, por teksa përgatiten për të shkuar në jug, në kryeqytett mungon energjia elektrike dhe kjo nuk i lejon as të bëjnë dush.

    Ai i ben thirrje ministers së Kulturës, Mirela Kumbaro që të zgjidhin problemin, sepse “nuk mund t’i gënjëjë” për shumë gjatë turistët australianë lidhur me mungesën e energjisë./Albeu.com

  • Zjarr në varrezat e Gjirokastrës

    Zjarr në varrezat e Gjirokastrës

    Zjarr në varrezat e Gjirokastrës.

    Mendohet se shkak janë bërë qirinjtë e ndezur nga qytetarët nëpër qivure.

    Në vendngjarje zjarrfikëset që po punojnë për lokalizimin dhe fikjen e flakëve.

  • Përd+unoi të miturën shqiptare në hotelet e azilkërkuesve në Angli, afgani dënohet me 12 vite burg

    Përd+unoi të miturën shqiptare në hotelet e azilkërkuesve në Angli, afgani dënohet me 12 vite burg

    Një azilkërkues afgan është burgosur për përdhunim dy herë ndaj një 12-vjeçareje shqiptare, të cilët qëndronin në një hotel të azilkërkuesve të financuar nga Home Office në Angli.

    Sakhidad Ahadi, 25 vjeç, i cili vazhdon të gënjejë për moshën e tij dhe u konsiderua ‘i rrezikshëm’ nga gjyqtari, u dënua me dymbëdhjetë vjet burgim pasi përdhunoi vajzën e mitur.

    Ai kishte kërkuar azil në Angli me pretendimin se u qëllua nga talebanët kur refuzoi të rekrutohej, dhe i ati ishte vrarë nga duart e sundimtarëve të vendit.

    Vajza e mitur shqiptare dhe vëllai i saj ishin sjellë në Mbretërinë e Bashkuar nga nëna e tyre dhe familja u vendos në hotelin Queens, Crystal Palace – i njohur në vend si ‘Azili i Hotelit’. Ahadi u deklarua fajtor për akuzën e përdhunimin e vajzës midis peridhuës 22 dhjetorit 2022 dhe 1 janarit 2023.

    Ai pretendoi se e mitura pranoi të kryente vetë marrëdhënie me të dhe ai besonte se ajo ishte 19 vjeç, ndërsa avokatja e tij Lisa Wilson u shpreh: “Perceptimi i moshës mund të mos jetë aq i qartë për dikë që është rritur në Afganistanin malor”.

    Vajza i mbajti të fshehtë përdhunimet nga e ëma derisa i tha një roje sigurie hotelit se kishte frikë nga Ahadi dhe u njoftua policia. Kur oficerët mbërritën, ajo u tha atyre se ishte përdhunuar dhe aty nisën hetimet.

    ‘Qielli më ka rënë në kokë dhe më ka shkatërruar. Ne erdhëm në këtë vend për siguri dhe nuk doja që diçka e tillë t’u ndodhte fëmijëve të mi.’-ka deklaruar nëna e vajzës.

    Ahadi vazhdon të gënjejë se ai është vetëm njëzet vjeç, por gjyqtari Dunne konfirmoi: ‘Të dhënat e autoriteteve përkatëse tregojnë se ai është njëzet e pesë vjeç.

    Ai duhet të shërbejë të paktën tetë vjet në paraburgim përpara se të konsiderohet për lirim me kusht dhe do të mbetet në regjistrin e përdhunuesve.

  • E ndau nga partnerja, Elhaida Dani shijon pushimet e verës me Ledian Agalliajn! Si nisi historia e tyre e dashurisë dhe fundi i lidhjes 7-vjeçare të balerinit me të fejuarën e tij

    E ndau nga partnerja, Elhaida Dani shijon pushimet e verës me Ledian Agalliajn! Si nisi historia e tyre e dashurisë dhe fundi i lidhjes 7-vjeçare të balerinit me të fejuarën e tij

    Elhaida Dani po shijon pushimet e verës me partnerin e saj Ledian Agalliaj.

    Këngëtarja, e cila u njoh me balernin në Dance With The Stars kur ky ishte i fejuar, ka publikuar foto nga pushimet.

    Çifti shihen në lokal të përfaqur me njëri-tjetrin ku duken shumë të lumtur.

    Postimi është shoqëruar me një emoji zemre, për të treguar që janë të dashuruar.

    Si nisi historia e tyre

    Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj nuk arritën të fitonin “Dancing With The Stars”, por sigurisht që fituan njëri-tjetrin.

    Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dyshja duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit tashmë që spektakli ka përfunduar.

    Që pasi bënë publike romancën e tyre, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë përballur me reagime nga më të ndryshmet të publikut. Balerini tha gjatë puntatës së fundit të “Dancing With The Stars” se ndjenja e tyre është shumë reale.

    “S’e kam bërë, nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe aq”, u shpreh ai.

    Më tej erdhi dhe reagimi i Elhaidës, e cila u shpreh se ajo dhe partneri i saj nuk kanë thyer asnjë kod moral. Ajo theksoi se vendosi ta bënte publike lidhjen e saj për shkak të përgjegjësisë që ka si një personazh publik që është.“Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë, por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë”, tha ajo.

    Balerini kishte hyrë në këtë format i fejuar me bukuroshen Ditjona Bora, me të cilën kishte pasur një histori dashurie prej 7 vitesh.

    Në fillim të spektaklit, ish-e fejuara e Ledianit dhe Elhaida kishin një raport të mirë. Në rrjetet sociale, madje ajo komentonte në fotot që këngëtarja publikonte nga skena me balerinin.

  • VIDEO/ I droguar dhe me “shpatë” me vete, sirena e aksion në mes të Tiranës: Kë kapi policia

    VIDEO/ I droguar dhe me “shpatë” me vete, sirena e aksion në mes të Tiranës: Kë kapi policia

    Policia arrestoi mbrëmë një person të rrezikshëm që udhëtonte me shpejtësi në rrugët të kryeqytetit, ndërsa u konstatua se mbante një thikë të madhe në formë shpate me vete. Pas verifikimeve, u vërtetua se personi në fjalë drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike.