Category: Lajme

  • Zjarr në varrezat e Gjirokastrës

    Zjarr në varrezat e Gjirokastrës

    Zjarr në varrezat e Gjirokastrës.

    Mendohet se shkak janë bërë qirinjtë e ndezur nga qytetarët nëpër qivure.

    Në vendngjarje zjarrfikëset që po punojnë për lokalizimin dhe fikjen e flakëve.

  • Përd+unoi të miturën shqiptare në hotelet e azilkërkuesve në Angli, afgani dënohet me 12 vite burg

    Përd+unoi të miturën shqiptare në hotelet e azilkërkuesve në Angli, afgani dënohet me 12 vite burg

    Një azilkërkues afgan është burgosur për përdhunim dy herë ndaj një 12-vjeçareje shqiptare, të cilët qëndronin në një hotel të azilkërkuesve të financuar nga Home Office në Angli.

    Sakhidad Ahadi, 25 vjeç, i cili vazhdon të gënjejë për moshën e tij dhe u konsiderua ‘i rrezikshëm’ nga gjyqtari, u dënua me dymbëdhjetë vjet burgim pasi përdhunoi vajzën e mitur.

    Ai kishte kërkuar azil në Angli me pretendimin se u qëllua nga talebanët kur refuzoi të rekrutohej, dhe i ati ishte vrarë nga duart e sundimtarëve të vendit.

    Vajza e mitur shqiptare dhe vëllai i saj ishin sjellë në Mbretërinë e Bashkuar nga nëna e tyre dhe familja u vendos në hotelin Queens, Crystal Palace – i njohur në vend si ‘Azili i Hotelit’. Ahadi u deklarua fajtor për akuzën e përdhunimin e vajzës midis peridhuës 22 dhjetorit 2022 dhe 1 janarit 2023.

    Ai pretendoi se e mitura pranoi të kryente vetë marrëdhënie me të dhe ai besonte se ajo ishte 19 vjeç, ndërsa avokatja e tij Lisa Wilson u shpreh: “Perceptimi i moshës mund të mos jetë aq i qartë për dikë që është rritur në Afganistanin malor”.

    Vajza i mbajti të fshehtë përdhunimet nga e ëma derisa i tha një roje sigurie hotelit se kishte frikë nga Ahadi dhe u njoftua policia. Kur oficerët mbërritën, ajo u tha atyre se ishte përdhunuar dhe aty nisën hetimet.

    ‘Qielli më ka rënë në kokë dhe më ka shkatërruar. Ne erdhëm në këtë vend për siguri dhe nuk doja që diçka e tillë t’u ndodhte fëmijëve të mi.’-ka deklaruar nëna e vajzës.

    Ahadi vazhdon të gënjejë se ai është vetëm njëzet vjeç, por gjyqtari Dunne konfirmoi: ‘Të dhënat e autoriteteve përkatëse tregojnë se ai është njëzet e pesë vjeç.

    Ai duhet të shërbejë të paktën tetë vjet në paraburgim përpara se të konsiderohet për lirim me kusht dhe do të mbetet në regjistrin e përdhunuesve.

  • E ndau nga partnerja, Elhaida Dani shijon pushimet e verës me Ledian Agalliajn! Si nisi historia e tyre e dashurisë dhe fundi i lidhjes 7-vjeçare të balerinit me të fejuarën e tij

    E ndau nga partnerja, Elhaida Dani shijon pushimet e verës me Ledian Agalliajn! Si nisi historia e tyre e dashurisë dhe fundi i lidhjes 7-vjeçare të balerinit me të fejuarën e tij

    Elhaida Dani po shijon pushimet e verës me partnerin e saj Ledian Agalliaj.

    Këngëtarja, e cila u njoh me balernin në Dance With The Stars kur ky ishte i fejuar, ka publikuar foto nga pushimet.

    Çifti shihen në lokal të përfaqur me njëri-tjetrin ku duken shumë të lumtur.

    Postimi është shoqëruar me një emoji zemre, për të treguar që janë të dashuruar.

    Si nisi historia e tyre

    Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj nuk arritën të fitonin “Dancing With The Stars”, por sigurisht që fituan njëri-tjetrin.

    Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dyshja duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit tashmë që spektakli ka përfunduar.

    Që pasi bënë publike romancën e tyre, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë përballur me reagime nga më të ndryshmet të publikut. Balerini tha gjatë puntatës së fundit të “Dancing With The Stars” se ndjenja e tyre është shumë reale.

    “S’e kam bërë, nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe aq”, u shpreh ai.

    Më tej erdhi dhe reagimi i Elhaidës, e cila u shpreh se ajo dhe partneri i saj nuk kanë thyer asnjë kod moral. Ajo theksoi se vendosi ta bënte publike lidhjen e saj për shkak të përgjegjësisë që ka si një personazh publik që është.“Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë, por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë”, tha ajo.

    Balerini kishte hyrë në këtë format i fejuar me bukuroshen Ditjona Bora, me të cilën kishte pasur një histori dashurie prej 7 vitesh.

    Në fillim të spektaklit, ish-e fejuara e Ledianit dhe Elhaida kishin një raport të mirë. Në rrjetet sociale, madje ajo komentonte në fotot që këngëtarja publikonte nga skena me balerinin.

  • VIDEO/ I droguar dhe me “shpatë” me vete, sirena e aksion në mes të Tiranës: Kë kapi policia

    VIDEO/ I droguar dhe me “shpatë” me vete, sirena e aksion në mes të Tiranës: Kë kapi policia

    Policia arrestoi mbrëmë një person të rrezikshëm që udhëtonte me shpejtësi në rrugët të kryeqytetit, ndërsa u konstatua se mbante një thikë të madhe në formë shpate me vete. Pas verifikimeve, u vërtetua se personi në fjalë drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike.

  • Ku “avulluan” turistët? U akomoduan vetëm 17.8% e atyre që u thanë se mbërritën

    Ku “avulluan” turistët? U akomoduan vetëm 17.8% e atyre që u thanë se mbërritën

    Në lulëzimin e saj turistik, ku shumë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet, të pakët janë ata të cilat kanë zgjedhur të akomodohen në hotele, bujtina apo dhe apartamente. Sipas Institutit të Statistikave në muajin qershor nga 1 milionë e 7 mijë të huaj që zgjodhën vendin tonë, vetëm 17.8% u akomoduan, raporton A2CNN.

    “Jemi një vend mesdhetar që duhet ta shfrytëzojmë pozicionin tonë. Por jemi edhe në mes të konkurrentëve më të mëdhenj turizmit botëror si Italia, Greqia, Spanja, Portugalia. Një mirëmendim i ofertës turistike është e rëndësishme”, shprehet Blerina Ago, eksperte e turizmit.

    Megjithatë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, INSTAT raporton një rritje të akomodimeve të turistëve. Jugu mbetet destinacioni i preferuar me 2.5 herë më shumë vizitorë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky tregues në zonat bregdetare është rritur 75%. Por të shumtë janë dhe ata turistë të cilët preferojnë të qëndrojnë në rajonin qendror.

    “Shumë destinacione të turizmit tanimë flasim për qëndrueshmëri. Ku turistët janë të prirur të qëndrojnë më gjatë dhe shpenzojnë më tepër. Sigurisht që kemi shumë punë për të bërë për përmirësimin e ofertës turistike”, thotë ekspertja.

    Treguesi i netqëndrimeve është rritur me 52,8 %, në krahasim me qershorin e vitit të shkuar. Dyfishimi ka ndodhur pothuajse në të gjitha rajonet, përveç veriut i cili shënon një ulje të lehtë. Sa i takon shtetësisë së vizitorëve INSTAT raporton se përveç shqiptarëve të Kosovës që historikisht kanë shifrën më të lartë, polakët janë ata që kryesojnë nga vendet e BE-së me 9.2 %, italianët me 8.3 për qind dhe më pas vijnë Gjermania me 7 % dhe Spanja me 4.3 %.

  • “Të kam tradhëtuar me motrën tënde”, burri i shkruan letër gruas, por përgjigjia e saj e bëri të pendohej keq

    “Të kam tradhëtuar me motrën tënde”, burri i shkruan letër gruas, por përgjigjia e saj e bëri të pendohej keq

    Një burrë ka vendosur t’i shkruajë një letër gruas së tij, ku i thotë se e ka tr.adhëtuar me motrën e saj dhe pas gjithë kësaj do të largohet.

    Por përgjigjia që i ka kthyer ajo e ka lënë pa fjalë.

    Letra e burrit:“E dashur grua,

    Po të shkruaj këtë letër për të thënë se po largohem përgjithmonë nga jeta jote. Unë kam qenë bashkëshorti ideal me ty për 7 vjet. Këto 2 javët e fundit kanë qenë fe rr… Shefi yt me telefonoi për të thënë se sot ti u largove nga puna.

    Javën e kaluar, kur ti erdhe në shtëpi as që e vure re se unë kisha ndryshuar modelin e flokëve, as që unë kisha gatuar ushqimin tënd të preferuar dhe as që kisha veshur një palë bo.kse të reja të mëndafshta.

    Ti hëngre për 2 minuta, dhe shkove direkt për të fjetur. Ti nuk më thua më se më do, ti nuk do më të bëjmë s*ks apo ndonjë gjë tjetër që na lidh si burri dhe grua. Ose ti po më tra.dhton me dikë tjetër, ose nuk më do më. Kushdo qoftë arsyeja, unë jam po largohem.

    Ish burri yt.

    P.S. Mos u përpiq të më gjesh. Motra jote dhe unë jemi duke u larguar për në Virxhinia së bashku! Të uroj suksese!”

    Letra e ish-gruas:“I dashur ish-burrë,

    Asgjë nuk e ka bërë ditën time më të bukur veçse marrja e letrës tënde. Eshtë e vërtetë që kemi qenë të martuar për 7 vjet, por tani ky burrë i mirë është shumë larg atij që ka qenë. E vura re dhe modelin tënd të flokëve javën e kaluar, por gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte: ” Dukesh tamam si vajzë!” Nëna ime më ka mësuar se nëse nuk kam diçka të mirë për të thënë më mirë të mos komentoj.

    Dhe kur thua se ke gatuar ushqimin tim të preferuar, e ke ngatërruar atë me të motrës time, sepse unë nuk ha mish derri që 7 vjet më parë. Për ato b.okset e reja mëndafshi u largova nga ty sepse pash çmimin $ 49.99 që ishte ende mbi to, dhe u luta të ishte vetëm një rastësi që motra ime këtë mëngjes më kërkoi $ 50 borxh. Pas gjithë kësaj, unë ende të dua dhe mendoja që ne do të mund të rregullonim marrëdh ënien tonë sërish.

    Kur unë fitova lotarinë prej 10 milionë dollarësh lashë punën dhe bleva 2 bileta për në Xhamajkë por kur unë u ktheva në shtëpi ti kishe ikur. Besoj se çdo gjë ndodh për një arsye. Shpresoj që ju të keni jetën që gjithmonë keni dashur. Avokati im më tha se letra që më ke shkruar siguron që mos të marrësh asnjë lek nga unë. Kështu që kujdesu për veten.

    Nga ish gruaja jote!

    P.S. Nuk e di nëse ta kam thënë ndonjëherë këtë, por motra ime Karla ka lindur Karl. Shpresoj të mos jetë problem. “

  • Radhë dhe pritje të gjata në Kapshticë, dogana greke punon me pak sportele

    Radhë dhe pritje të gjata në Kapshticë, dogana greke punon me pak sportele

    Edhe këtë verë në pikën kufitare të Kapshticës janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

    Emigrantët po qëndrojnë në pritje për të hyrë në territorin shqiptar.

    Prej orësh drejtuesit dhe pasagjerët kanë pritur në radhë për të kaluar doganën greke.

    Shkak është bërë puna me pak sportele nga ana e doganës greke.

    Udhëtarët ankohen për situatën në fjalë pasi edhe temperaturat janë të larta dhe nuk përballohet pritja në radhë.

    Qytetari:

    Radhe ne doganen e kapeshtices. Punojne me pak sportele dogana greke.

    https://static.joq-albania.com/imagesNew/2023/08/f-1.mp4?_=1

  • Aksident me vdekje në Elbasan, dalin detajet e para

    Aksident me vdekje në Elbasan, dalin detajet e para

    Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari dhe lëndimin e tre të tjerëve, mes të cilëve dy të mitur, ka ndodhur në Elbasan.

    Policia ka proceduar në gjendje të lirë një 39-vjeçar, i cili duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

    Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

  • Goditi me mjete prerëse bashkëshortin, pranga 33-vjeçares në Fier

    Goditi me mjete prerëse bashkëshortin, pranga 33-vjeçares në Fier

    FIER- Një 33-vjeçare është arrestuar në qytetin e Fierit. Sipas policisë, ajo ka goditur me mjete prerëse bashkëshortin e saj.

    Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Bashkëshorti i të arrestuarës ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • EMRAT/ Ndezën zjarr për rigjenerim kullotash dhe dogjën disa hektarë, 2 të arrestuar në Himarë

    EMRAT/ Ndezën zjarr për rigjenerim kullotash dhe dogjën disa hektarë, 2 të arrestuar në Himarë

    Dy persona janë arrestuar në Himarë për zjarrvënie. Këta dy persona ndezën zjarr në një sipërfaqe pyjore të marrë me qira për të shtuar rigjenerimin e kullotës për bagëti.

    Por zjarri u doli nga duart dhe u dogjën gjithsej disa hektarë pyje. Dy persona e arrestuar janë Aleks Leka dhe Eduard Memi.

    Njoftimi i Policisë:

    Kudhës, Himarë Ndezën zjarr në një sipërfaqe pyjore të marrë me qira, me qëllim rigjenerimin e kullotës, dhe si pasojë u dogjën dhjetëra hektarë në territorin e fshatit Kudhës, falë reagimit të shpejtë nga Policia, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e zjarrvënies. Procedohet penalisht për shpërdorim detyre, një inspektor i pyjeve në bashkinë e Himarës. Gjithashtu u procedua penalisht edhe një shtetas tjetër (bari i zonës), për moskallzim krimi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, me marrjen e njoftimit se në vendin e quajtur “Bathishtë”, në territorin e fshatit Kudhës, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në sipërfaqe të mëdha pyjore, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Falë veprimeve të shpejta e profesionale, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të zjarrvënies (blegtorë nga fshati Kudhës, të cilët kishin marrë me qira një sipërfaqje pyjore për kullotë.) Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 44 vjeç, banues në Kudhës, Himarë, dhe nipin e tij, shtetasin A. L., 29 vjeç, banues në Himarë. Këta shtetas, me qëllim rigjenerinim e kullotës, i kanë vënë zjarrin sipërfaqjes pyjore që ia kishin marrë me qira Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në bashkinë Himarë. Për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur dhjetëra hektarë sipërfaqe pyjore.