Category: Lajme

  • “S’do lejojmë sjellja e një pakice individësh të pacipë….”- Hedhja e mbeturinave në rrugë, Rama paralajmëron paketë ligjore ndëshkimesh: Ja kur do hyjë në fuqi

    “S’do lejojmë sjellja e një pakice individësh të pacipë….”- Hedhja e mbeturinave në rrugë, Rama paralajmëron paketë ligjore ndëshkimesh: Ja kur do hyjë në fuqi

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë ligjore ndëshkimesh për personat që hedhin mbeturinat në rrugë.

    Kreu i qeverisë tha se rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vend-hedhje plehrash.

    Ndërsa theksoi se “s’do sjellja e egër e një pakice individësh të pacipë, të dëmtojë shqipërinë e rilindur turistike”, duke shtuar se “paketa e re e ndëshkimeve drastike ligjore do të hyjë në fuqi maksimumi në fillim të vitit të ardhshëm”.

    “Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vend-hedhje plehrash.
    Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë.

    Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, NE S’DO TË LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR E NJË PAKICE INDIVIDËSH TË PACIPË, TË DËMTOJË SHQIPËRINË E RILINDUR TURISTIKE! NJË PAKETË E RE NDËSHKIMESH DRASTIKE LIGJORE PËR HEDHËSIT E PLEHRAVE RRUGËVE, DO TË HYJË NË FUQI MAKSIMUMI FILLIMVITIN E ARDHSHËM”, shkroi Rama.

  • Gazeta italiane: Në Shqipëri çmime shumë të larta, gazebo 200€, parkim zero dhe kafe 4.50€

    Gazeta italiane: Në Shqipëri çmime shumë të larta, gazebo 200€, parkim zero dhe kafe 4.50€

    Vëmendja e mediave botërore këto ditë është te Shqipëria për shkak të fluksit të lartë të turistëve.

    Por përveç bukurive natyrore, mediat po zbulojnë edhe “anën e errët” të Shqipërisë, atë anë ku abuzohet me çmimet, pagesat, trafiku i rënduar shkakton kaos dhe jo vetëm.

    Së fundmi gazeta e madhe italiane “Il Messaggero” ka shkruar një artikull për këtë anë të Shqipërisë, parë nga pushues që e kanë vizituar por që s’do kthehen më.

    Me titullin “Shqipëria mes mashtrimeve, shantazheve për çadra dhe gazebo në plazh për 200 euro: ana tjetër (përveç kostos së ulët). Italianët: “Nuk do të kthehemi më këtu””, artikulli prek problematikat kryesore me të cilat përballen turistët.

    “Kjo nuk është Ibiza”, thotë me ironi një turist italian teksa largohet nga një nga klubet më të famshme të plazhit në Ksamil të Shqipërisë. Në telefon ai po u tregon disa miqve për shërbimin (dhe mbi të gjitha çmimet) në ato plazhe që përkundrazi, duke i parë nga larg Italisë, dukeshin si parajsa e re: det i kristaltë, qetësi, pa kaos, fatura pa surpriza. Megjithatë, entuziazmi që zgjati disa javë, në realitet duket tashmë i shfryrë.

    Dëshmitë e shumta online por jo vetëm të italianëve që kanë kaluar disa ditë në Shqipëri tregojnë se eksperiencat e tyre janë krejt ndryshe nga ajo që prisnin.

    Çadra të grumbulluara, çmime shumë të larta, pagesa pothuajse vetëm në cash (dhe në monedhën vendase leku shqiptar), parkim zero.

    “Shantazhi” i çadrave

    Arrijmë në Plazhin e Pulëbardhës pas një shëtitjeje të gjatë, më shumë se një kilometër rrugë. Dhe peizazhi që kemi para syve tanë, duke e parë atë nga lart, në fakt na lë pa fjalë, sepse deti ishte i bukur – thotë Flavia, një turiste që ishte në Shqipëri më 15 gusht. Megjithatë, kur mbërritëm në plazh, mbetëm pa fjalë. Ne kërkuam një çadër dhe dy shezlong dhe na thanë që nëse do të hanim drekë në restorantin e plazhit çmimi do të ishte 2500 lekë (rreth 25 euro) ndërsa pa drekë do të ishte 3000 (30 EURO). Por që kur ndryshojnë çmimet në bazë të kësaj zgjedhjeje?

    Ata që shpresonin të largoheshin nga kaosi i plazheve italiane janë të zhgënjyer.

    Çadrat e grumbulluara njëra mbi tjetrën, mund të shihni se po përpiqen të shfrytëzojnë sa më shumë këto struktura në mes të natyrës. Në fund vendosëm të hanim drekë në restorant, duke paguar 5 euro më pak për çadrën dhe shezlongët. Por kaosi mbretëroi edhe në restorant. Porosia vonoi aq shumë saqë ne u detyruam ta anulonim fare.

    Kafeja 4.50 euro dhe gazebo 200 euro

    Çmimet e restoranteve në Shqipëri priren të jenë më të ulëta se në Itali, por vetëm nëse vendosni të vizitoni ato plazhe më pak në modë. Sepse në Sarandë dhe Ksamil, dy destinacionet e zgjedhura nga të gjithë për pushime në Shqipëri, tarifat janë të stilit Ibiza.

    Një kafe kushton 4.50 euro, një gazebo për tre persona kushton 50 euro, por të tjerat janë me çmime edhe më të larta dhe shkojnë deri në 200. Shumë nga ato që thuhet për Shqipërinë në Itali janë të vërteta, të paktën këtu në Ksamil.

    Ndërkohë që ka edhe të tjerë që thonë se postimet në rrjetet sociale janë të sponsorizuara nga “influencers” pasi realiteti është krejtësisht ndryshe.

    “Plazhe të vogla plot me çadra dhe shezllone kudo, zhavorr në vend të rërës që sjellin kamionë të posaçëm, ujë i turbullt, jet ski që qarkullojnë majtas-djathtas gjithë ditën me erën e gazit që s’largohet. Dhe përsëri kaos, ngasin keq dhe gjithmonë ka trafik. Çmime të larta sikur të ishim në Miami, papastërti kudo dhe rrugë të këqija. Një makth.”

    Krahasimi me Italinë

    Por kjo nuk është e gjitha: Trafiku i rēnduar, shoferë të paedukuar, pisllëku dhe qentë endacakë në nivele të tmerrshme. Çmimet shumë më të larta se sa pritej, në Ksamil kemi paguar një çadër dhe 2 shezlongë nga 25 €-50 € në ditë. Nuk do të kthehemi më kurrë.

    Një tjetër turist thotë:

    Flitet shumë për Italinë, ku çmimet shpesh janë të ekzagjeruara, por shërbimi është aty. Këtu janë në një fazë transformimi dhe për momentin vetëm i kanë rritur çmimet pa i përshtatur strukturat.

  • Kursi, me sa këmbehet euro dhe dollari sot

    Kursi, me sa këmbehet euro dhe dollari sot

    Në tregun shqiptar të këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 96.2 lekë dhe do të shitet me 97.7 lekë.

    Euro do të blihet me 104.8 lekë dhe do të shitet me 106.1 lekë.

    Ndërsa franga zvicerane do të blihet me 108.8 lekë dhe do të shitet me 110.4 lekë.

    Ndërkohë paundi britanik sot do blihet me 122 lekë dhe dot ë shitet me 123.8 lekë.

  • Gazetarja Klodiana Lala zbardh prapaskenat e bujshme ndaj koncesionit të sterilizimit: Rrapaj udhëtoi me Beqajn dhe ish-zv.ministrin në Itali

    Gazetarja Klodiana Lala zbardh prapaskenat e bujshme ndaj koncesionit të sterilizimit: Rrapaj udhëtoi me Beqajn dhe ish-zv.ministrin në Itali

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur prapaskenat e koncesionit të sterilizimit, i cili u fitua nga kompania “SaniService”, në të cilën aksioneri më i madh ishte biznesmeni Ilir Rrapaj me subjektin “Investital LLC”. Lala denoncon në rrjetet sociale se Rrapaj ka udhëtuar në të njejtin avion me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dy muaj para se të ngrihej komisioni për dhënien e koncesionit të sterilizimit. Konkretisht, shprehet gazetarja, Rrapaj, Beqaj dhe Rjepaj udhëtuan me linjën ajrore “Alitalia Rome” në datën 15 qershor 2014.

    Një muaj pas këtij udhëtimi, biznesmeni regjistroi kompaninë “Investital LLC”, aksioneren më të madhe të kompanisë koncesionare dhe në 18 gusht 2014 u ngrit komisioni për koncersionin.

    “Fap një udhëtim në Itali dhe fiton koncesionin e sterilizimit…

    Rrapaj-Beqaj-Rjepaj

    Ilir Rrapaj përfaqësuesi i subjektit “Investital LLC” dhe Umbro Staccini përfaqësues i subjektit Tecnosanimed SRL dhe U.Jet SRL, që krijuan kompaninë koncesionare Saniservice kanë njohje personale me të dyshuarin Klodian Rjepaj, zv.ministër i Shëndetësisë dhe z.Ilir Beqaj ministër i Shëndetësisë në kohën e përgatitjes dhe përfundimit të procedurës së koncesionit.

    Njohja fillon prej muajit nëntor 2013, përpara procedurës së koncesionit. Kështu Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj, Klodian Rjepaj kanë hyrë në Shqipëri në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas me linjën Ajrore Alitalia Rome në datën 15 qershor 2014.

    Në dokumentacionin për kapacitetin ligjor të Investital LLC rezulton se ky subjekt është regjistruar në datën 17 korrik 2014 në Prishtinë me kapital 1 mijë euro nga Ilir Rrapaj, vetëm një muaj pas udhëtimit së bashku me avion me shtetasit Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj.

    Ilir Rrapaj krijon kompaninë Investital LLC pjesë e kompanive që hyri në garë për koncesionin me 40 për qind.

    Kjo kompani është krijuar vetëm një muaj përpara se të dilte urdhri i ministrit të Shëndetësisë me datë 18 gusht 2014 për ngritjen e komisionit të dhënies se koncesionit. Kompania kishte vetëm një të punësuar, krijuesin e saj Ilir Rrapaj”, thekson Klodiana Lala.

    https://www.facebook.com/klodiana.lala.7/posts/6559924184121720?ref=embed_post

  • Tronditëse! Mamaja më dërgoi tek xhaxhai në Tiranë, ai më nxirrte për të kënaqur burrat, me martoi me një 40 vjecar”, aty filloi…

    Tronditëse! Mamaja më dërgoi tek xhaxhai në Tiranë, ai më nxirrte për të kënaqur burrat, me martoi me një 40 vjecar”, aty filloi…

    Sot në emisionin “Hist oria ime” në Tv Klan është tr aj tuar një temë mjaft shq.et ësuese që pr e k f ëmi jët dhe pri ndërit.

    Shfr.ytë zimit ndaj fë m ijëve fa tk.eqë si sht duket se është më i përh apur se të dhënat dhe informacionet pub like të insti tucioneve.

    Me ndihmën e UNICEF-it në studio janë rrë f yer 3 hi stori të 3 vaj zave duke rua jtur an onim atin e tyre.

    Mirela Milori: Për ta sje llë më afër se çfarë nd odh ne do të ndj ekim disa ins e rte të shku rta të tre rr ëf imeve. Kemi kër kuar në fakt të kishim rrë fime të f ëm ijëve, binte ndesh me l ig jin, nuk na le johej qo f të me fyt yrë të mb uluar me ano nim at shk.eles hin të dr.ejtat e tyre,

    falenderoj UNICEF-in që ka bashkë punuar me ne dhe na ka dh ënë tre ins e rte të shk urtra për atë që vë rtet ndodh, i ndj ekim:

    “Isha 7 vj eç kur një i afë rm pëfitoi nga unë. Megjithëse kam kaluar një fë mij ëri të qetë, tani që duhet të kr ijoj një fam ilje, kam fr.i kë dhe nuk gjej g ux im të njihem me dje mtë. Kam fr.i kë nga paragjy kimi i tyre dhe i shoqërisë”.

    “Isha 8 vj eç kur ma maja më dërgoi në kry eqyt et tek xhaxhai për një të ardhme më të mirë. Ajo nuk do ta marrë vesh kurrë që e ardhmja që më p riste ishte të vish e sha si grua për të kën aqur b ur rat. Xhaxhain e k a pën, por fëm ij ëria ime u rr.ë nua përgjithmonë”.

    “Isha 13 vj eç kur mamaja më de.ty roi të marto hesha me një dja lë pak më të madh se unë. Më pas një ban dë më r.r.ë mbeu dhe më s.hf r.yt.ë.zoi.

    Edhe pse po.li.cia u njo.ftua, nuk u mor asnjë ma.së ku.nd.ër tyre. Kur mb.eta shta.t.zënë, m.maja vendosi të më martonte me një bu.rrë 40 vj.eç i cili më çoi në Gjermani, ku vazhdova të s.hf.r ytë.zo.hesha”.

  • Vrau 7-të të porsalindur dhe tentoi t’i merrte jetën 6-të foshnjave të tjera, shpallet fajtore infermierja! Detaje nga ngjarja e rëndë, si i helmoi me insulinë

    Vrau 7-të të porsalindur dhe tentoi t’i merrte jetën 6-të foshnjave të tjera, shpallet fajtore infermierja! Detaje nga ngjarja e rëndë, si i helmoi me insulinë

    Një infermiere britanike është shpallur fajtore për vrasjen e shtatë fëmijëve të porsalindur dhe për tentim-vrasjen e gjashtë të tjerëve në një spital të neonatologjisë ku ajo punonte. Lucy Letby, 33-vjeçare, u përball me gjykim që nga tetori i vitit të kaluar.

    Ajo u akuzua se kishte injektuar viktimat foshnje të cilat ose ishin të sëmura ose kishin lindur para kohe me ajër, i ka mbiushqyer me qumësht dhe i ka helmuar me insulinë. Një juri në Gjykatën Mbretërore të Mançesterit e gjeti atë fajtore pasi për 22 ditë shqyrtoi lëndën e saj. Letby ishte arrestuar pas vdekjeve të disa foshnjave në njësinë neonatale të spitalit Çester në veriperëndim të Anglisë. Vdekjet kishin ndodhur nga qershori i vitit 2015 deri në qershor të vitit 2016. Prokuroria tha se Letby kishte “kalkuluar” gjithçka dhe kishte përdorur metoda të vrasjes “që nuk lanë shumë gjurmë pas”.

    Letby vazhdimisht ka mohuar se u ka bërë keq foshnjave. Gjatë gjykimit janë dëgjuar edhe dëshmitë e kolegëve të infermieres, të cilët thanë se kishin vërejtur se Letby kishte qenë në punë në çdo rast kur foshnjat e porsalindura kishin vdekur. Letby ishte arrestuar dhe ishte liruar dy herë. Ajo u arrestua për herë të tretë më 2020 dhe që atëherë gjendet në burg. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e saj, policia kishte gjetur dokumente të spitalit dhe shënime të cilat i kishte shkruar vetë Letby. Në një prej shkrimeve thuhej: “Jam e lig, unë e kam bërë këtë”.

    Letby më vonë pretendoi se ky shënim ishte bërë pasi ishte transferuar të kryente punë administrative pas vdekjes së dy trinjakëve. Infermierja ka mohuar akuzat dhe ka sugjeruar se një “bandë” prej katër mjekësh po tentonin që t’ia hidhnin fajin asaj për shkak të dështimeve të spitalit sa i përket përkujdesjes së foshnjave. Britania është përballur në të kaluarën me raste kur mjekët kanë vrarë pacientët e tyre. Rasti më i njohur është i mjekut Harold Shipman, i cili në vitin 2000 u dënua për vrasjen e 15 pacientëve. Më vonë u gjet se Shipman kishte vrarë 250 pacientë duke i injektuar me morfinë. Ai vrau veten në burg më 2004./REL

  • Vendimi: Burg për 60-vjeçarin që e goditi rëndë me thikë inspektorin e policisë

    Vendimi: Burg për 60-vjeçarin që e goditi rëndë me thikë inspektorin e policisë

    Gjykata e Vlorës i ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg”, 60-vjeçarit Theodhori Merkuri që goditi me thikë në qafë një inspektor policie, 28 vjeç, që ndërhyri për të shuar një grindje në Pilur. Gjyqtarja Mirela Mishgjoni e dha vendimin për burg sipas kërkesës së prokurorit.

    Theodhori Merkuri akuzohet për plagosjen e rëndë me rrezik për jetën të efektivit Redin Çaushaj mbrëmjen e 15 gushtit 2023.

    Efektivi, me detyrë inspektor i Policisë së zonës së Lukovës, jashtë orarit të shërbimit, në mbrëmje vonë ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin dhe ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, por është goditur me thikë në qafë nga Thodhori Mërkuri.

    Autori u gjet nga forcat e FNSH pas tetë orë ndjekjeje i fshehur në ish-repartin ushtarak të Pilurit. Bashkë me të u arrestua edhe një bashkëfshatar që nuk e kallëzoi krimin.

    Efektivi Çaushaj pas sulmit u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale, e kaloi rrezikun për jetën.

    “Rreth orës 23:00 të 15 gushtit 2023, te kthesa e fshatit Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin.

    Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R. Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

    Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

    Shtetasi Th. M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira. Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.”

  • Tentoi të korruptojë policin, arrestohet 58-vjeçari në Tiranë

    Tentoi të korruptojë policin, arrestohet 58-vjeçari në Tiranë

    Një 58 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka tentuar të korruptojë policin e rrugores. F.M 58 vjeç kaloi kur semafori ishte i kuq, dhe pasi u ndalua nga policia tentoi ti japë një shumë parash me qëllim shmangien e gjobës.

    Njoftimi i policise:

    Policia Rrugore Tiranë
    Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.
    Shkon në 70 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

    Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar në bulevardin “Zhan D’Ark”, automjetin me drejtues shtetasin F. M., 58 vjeç, pasi ka vazhduar lëvizjen gjatë kohës që semafori e ndalonte. Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.

    Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=676698504486985&set=a.625055509651285&type=3&ref=embed_post

  • Fallxhorja nga Pogradeci jep “recetën” për të ngelur shtatzënë: Burri të këndojë kur(Video)

    Fallxhorja nga Pogradeci jep “recetën” për të ngelur shtatzënë: Burri të këndojë kur(Video)

    Shumë vajza e gra kur janë të dësh përuara kërkojnë të dinë fatin, kjo është edhe arsyeja që shpesh i drejtohen fallxhoreve.

    Emisioni BOOM infiltroi dy vajza me kamera të fshehtë, të cilat u drejtuan te një fallxhore në Pogradec.

    Vajza e parë thotë se i dashuri i saj ka dy muaj që nuk kryen marr ëdhënie s.k suale me të, ndërsa vajza tjetër ka pesë vite që ishte martuar dhe nuk mbetet shtatzënë.

    Për të parë bisedën, shihni videon prej minutës 16:00.

    https://www.facebook.com/watch/?v=1851284544909141

  • “I preva gishtat një klienti”, dënohet shqiptari në Angli: Kush është “Djalli” që reklamonte luksin e shfrenuar në rrjetet sociale

    “I preva gishtat një klienti”, dënohet shqiptari në Angli: Kush është “Djalli” që reklamonte luksin e shfrenuar në rrjetet sociale

    Një shqiptar është dënuar me 4 vjet burg në Britani për trafik droge.

    Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për Selamet Mehmetaj, i cilli njihet me pseudonimin “Djalli” dhe që ekspozonte jetën e shfrenuar të luksit në rrjetet sociale.

    I riu shqiptar akuzohet se furnizonte me drogë të gjithë Britaninë, ndërsa u arrestua pas një hetimi për të dhe vëllain e tij, Dior nisur nga një ofertë për t’ju shitur kanabis gazetarëve të ‘Mail’.

    Shqiptari këto të ardhura të paligjshme nga aktiviteti i drogës i ekspozonte në jetën e luksit në faqen e tij në Instagram të titulluar ‘Gjaku shqiptar’. Po ashtu Mehmetaj tregonte fabrikat e tij të kanabisit dhe postonte video për të nxjerrë në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj ta kontaktojnë.

    Bosi shqiptar i drogës, ishte “rrëfyer” më parë në një intervistë për Daily Mail, ku kishte bërë të qartë se çfarë i ndodh atyre që guxojnë ta tradhtojnë në punën e tij, duke treguar me krenari se njëherë i ka prerë gishtat një klienti i cili nuk e paguante dhe se si arriti t’i merrte paratë përpara se t’i priste një këmbë.