Category: Lajme

  • Si do të jetë 10-ditëshi i parë i shtatorit? Meterologia tregon nëse do të keni mundësi të bëni plazh

    Si do të jetë 10-ditëshi i parë i shtatorit? Meterologia tregon nëse do të keni mundësi të bëni plazh

    Pas parashikimit të motit për këtë fundjavë, meterologia Lajda Porja ka bërë një përmbledhje të situatës meteorologjike në vend.

    Në një lidhje ‘Live’ me “Shqipëria Sot”, ajo ndër të tjera ka treguar se si do të jetë 10-ditëshi i parë i shtatorit, duke theksuar se të gjithë pushuesit do të kenë mundësi të bëjnë plazh.

    Sipas Porjas, nuk do të jetë as shumë nxehtë, por edhe freskët jo. Megjithatë, ka një shtyrje të stinës së verës dhe si pasojë do t’i marrë disa ditë këtij muaji.

    “10-ditëshi i parë do të jetë shumë i favorshëm, ose shumë i këndshëm për të frekuentuar bregdetin, për shkak se nuk do të jetë as shumë nxehtë me vlera mbi 40, por edhe freskët jo. temperatuar 32 gradë në shtator,

    është një temperaturë relativisht shumë e lartë, do të thoja. Ka një shtyrje të verës drejt stinës së vjeshtës, të cilat besoj se do t’i marri shumë ditë dhe shtatorit”, tha ajo./abcnews.al

  • Ngacmoi seksualisht një 16-vjeçare në banesën e saj, vihet në pranga 65-vjeçari në Sarandë

    Ngacmoi seksualisht një 16-vjeçare në banesën e saj, vihet në pranga 65-vjeçari në Sarandë

    Ngacmoi seksualisht një shtetase 16 vjeçe, në banesën e saj, vihet në pranga 65-vjeçari.

    Pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. S., 65 vjeç.

    Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

  • Si në filma! 22-vjeçari me kanabis në mjet i ikën policisë, përplas një efektiv, arrestohet pas disa minutash ndjekjeje

    Si në filma! 22-vjeçari me kanabis në mjet i ikën policisë, përplas një efektiv, arrestohet pas disa minutash ndjekjeje

    Policia ka arrestar një 22-vjeçar në Sarandë. Fillimisht, i riu nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, dhe tentoi të largohej me automjet me shpejtësi, duke iu rrezikuar seriozisht jetën efektivëve, pas disa minutash ndjekjeje, u kap.

    Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 108 fishekë luftarak.

  • Makina merr flakë në ecje në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë

    Makina merr flakë në ecje në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë

    Në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, një mjet që ishte në lëvizje ka marrë flakë. Dyshohet se mjeti që drejtohej nga shtetasi G.GJ 42 vjeç banues në Tiranë ka pësuar defekt teknik.

    Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Informacion paraprak:

    Rreth orës 15:30, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë.

    Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

  • ”Nuk e di i kujt është fëmija që kam në bark”, e reja nga Elbasani na la pa fjalë! Ia drodha me një tjetër të dashurit se ai

    ”Nuk e di i kujt është fëmija që kam në bark”, e reja nga Elbasani na la pa fjalë! Ia drodha me një tjetër të dashurit se ai

    Një vajzë nga Elbasani ka vendosur të rrëfejë historinë e saj. Ajo ka treguar ka qenë e lidhur me një djalë për disa vite.

    Por më pas ai e kishte tra dhtuar, e të njëjtën gjë ka bërë dhe vajza, e cila tani ka mbetur shtatzënë dhe kërkon ndihmë.

    Letra e saj:

    Jam një vajzë 24 vjeçe nga Elbasani dhe kam një ha ll shumë të madh që dua ta ndaj me ju dhe lexuesit sepse nuk kam me kë të flas. Problemi im nis që në gjimnaz. Kam qenë vajzë shumë tërheqëse dhe merresha me djemtë sepse e dija qe me kishin pik t’dobët.

    Kur isha ne vitin e fundit te gjimnazit u lidha për seriozisht me nji çun. Familjet nuk e dinin dhe nuk doja t’i thoja babit se është fanatik. Me atë djalin shkoja mire, takoheshim te shtunave në hotel sepse te shtunave i kisha prindërit jashtë Elbasani.

    Ai me blinte gjithçka. Veshje, kuleta, parfume, tualete dhe shume gjëra intime që unë të isha me e bukura e atij. Pas një viti e gjysmë filluan të shfaqeshin problemet e para. Fillova te mos ndjej më për të sepse e shihja qe s’po më blinte më asgjë.

    Se ku i çonte lekët nuk e di. Pas ca muajsh e kapa duke folur me shumë femra të tjera. Dhe unë për inatit shkova me një djalë tjetër dhe kapa video in time. Ja dërgova te dashurit videot e hakmarrjes sime ndaj tij. Ai u mllefos sikur ta kisha unë fajin. Ai me tradhtoi i pari maskarai.

    Madje me shumë veta. Kurse unë një herë e bëra dhe ai me bëri namin. Më kër cënon me ato video. Edhe unë e kërcë noj me fotot e tij tashmë sepse nuk kam rrugë tjetër.

    Momentalisht jemi akoma bashke mirëpo unë qëkur e tradhtova nuk mundem më të përmbaj veten. Nuk u rezistoj dot meshkujve dhe i ndërroj shumë shpesh da shnorët e rinj. Jam si e çmendur. Fa tkeqësisht mora vesh qe kam ngelur shtatzënë dhe nuk e di as me kë e kam.

    Jam në mes të një udhëkryqi. Ju lutem mos më gjykoni se kështu erdhën rrethanat e jetës sime. Fajin e ka i dashuri që më tradhtoi i pari. Si t’ja bëj me bebin që kam në bark?!”

  • Si ta kuptoni nëse uji i detit ku bëni plazh është i ndotur apo jo

    Si ta kuptoni nëse uji i detit ku bëni plazh është i ndotur apo jo

    Ne mund të kemi ujëra të mrekullueshëm kristal të pastër në disa prej plazheve tona, por e njëjta gjë nuk është e vërtetë për disa prej tyre. Për të qenë të saktë, ndonëse plazhet tona nuk janë të këqija, secili ka treguesin e vet për sa i përket pastërtisë.

    Por si do ta kuptoni këtë?

    Sipas studiuesve ka një provë të pagabueshme që ujërat në të cilat notojmë janë 100% të pastra. Pra, disa prej jush mund të urrejnë alga deti dhe t’u japin atyre një lloj ndjenje se deti është i ndotur, por në fakt është pikërisht e kundërta.

    Algat janë në thelb mushkëritë e detit dhe kjo florë ndihmon në rigjallërimin e ujit. Sa herë që shihni alga, dijeni se kjo është një shenjë se ujërat janë të pastër ose të paktën shumë më të pastër se zonat pa alga.

    Kështu që herën tjetër që mendoni se po laheni në ujë të ndotur, mendoni se algat janë aty për t’ju bindur se sa e dobishme është prania e tyre.

  • Italianët ikën vjedhurazi pa paguar në Berat, flet pronari i lokalit: Paçi dorën e mbarë!

    Italianët ikën vjedhurazi pa paguar në Berat, flet pronari i lokalit: Paçi dorën e mbarë!

    Një video që tregon 4 turistë italianë që ikin me vrap vjedhurazi pa paguar lekët e ushqimit nga një restorant në Berat, ka ngjallur mjaft reagime në rrjet.

    Viku Kadëna, pronari i restorantit në Berat ku ndodhi edhe incidenti, shprehet se ka disa vite që punon me të huaj por kurrsesi nuk ka ndodhur një fenomen i tillë. Lokalin e punon së bashku me bashkëshorten e cila mbulon arkën dhe shërbimet.

    Këtë vit ka pasur shumë klientë ndërsa çmimet janë shumë normale.

    Ky grup ishte duke u argëtuar na falenderuan për ushqimin ishin shumë të kënaqur. Ndërsa kishim shumë turistë të tjerë po u shërbenim menduam se do paguanin tek arka e cila ndodhet larg në dalje të lokalit. Për momentit nuk ka patur njeri tek arka janë larguar nëpër rrugicat e mangalemit me vrap. Jo se më krijuan humbje të madhe por le të bëhen shembull dhe ti ekspozojmë këta njerëz të cilët ulin poshtë veten e tyre. Siç e shikoni lokali dhe bujtina është gjithmonë plot dhe s’kemi asnjë minutë pushim. Ndaj siç e kemi ne beratasit shprehjen “pastë dorën e mbar hajduti” ose ti përdorini ato lekë për një gjë të mirë është shkrehur pronari i lokalit Viku Kadëna.

    https://noa.al/newsImages/2023/08/turistet-italiane.mp4?_=2

  • Terrorizon klientët! Publikohet momentit kur i riu mësyn në market dhe grabit… (Video)

    Terrorizon klientët! Publikohet momentit kur i riu mësyn në market dhe grabit… (Video)

    20-vjeçari ka marrë paratë e xhiros ditore që ishin në kasë. Ende nuk dihet identiteti i tij, edhe pse ka shkuar për të grabitur marketin i pa maskuar.

    Paraditen e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • Ekstazi me logon e ‘Louis Vuitton’, burg për 5 të arrestuarit, mes tyre dhe aktivisti i Vetëvendosjes

    Ekstazi me logon e ‘Louis Vuitton’, burg për 5 të arrestuarit, mes tyre dhe aktivisti i Vetëvendosjes

    Gjykata penale e Tiranës cakton burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11300 doza ekstazi.

    Arrest në burg u caktua për dy kosovarët Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

    Një prej të cilëve, Besnik Mujeci aktivist i Vetëvendosjes. Gjyqtari Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që 5 të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli. Lajmi u konfirmua për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

  • Video dramatike, autobusi shpërthen në flakë, pasagjerët vrapojnë të frikësuar

    Video dramatike, autobusi shpërthen në flakë, pasagjerët vrapojnë të frikësuar

    Momente dramatike u regjistruan në një autostradë në Buenos Aires të Argjentinës, kur një autobus shpërtheu në flakë.

    Siç duket në video, pasagjerët të trembur nxituan të largoheshin nga autobusi.

    https://pbs.twimg.com/amplify_video_thumb/1691939824683630593/img/gxsDxSxMdqr4F5kI.jpg