Category: Lajme

  • Video dramatike, autobusi shpërthen në flakë, pasagjerët vrapojnë të frikësuar

    Video dramatike, autobusi shpërthen në flakë, pasagjerët vrapojnë të frikësuar

    Momente dramatike u regjistruan në një autostradë në Buenos Aires të Argjentinës, kur një autobus shpërtheu në flakë.

    Siç duket në video, pasagjerët të trembur nxituan të largoheshin nga autobusi.

    https://pbs.twimg.com/amplify_video_thumb/1691939824683630593/img/gxsDxSxMdqr4F5kI.jpg

  • Djali nga Kosova: S’më pëlqejnë femrat shqiptare se janë hundë-përpjetë! Iu duket vetja si Kylie Jenner

    Djali nga Kosova: S’më pëlqejnë femrat shqiptare se janë hundë-përpjetë! Iu duket vetja si Kylie Jenner

    Një i ri shqiptar nga Kosova ka deklaruar publikisht se nuk i pëlqejnë femrat shqiptare.

    Sipas tij, femrat shqiptare nuk i dëshiron pasi janë gjatë gjithë kohës nervoze, hundë-përpjetë, dhe iu duket vetja si Kylie Jenner.

    Djali shprehet se nuk ka pasur në lidhje kurrë një femër shqiptare dhe as nuk ka tentuar apo do të tentojë për shkak se ato rrinë nervoze.

    Në fund djali pohon se më shumë ka qejf të krijojë një romancë me një gjermane se sa një shqiptare.

    https://static.joq-albania.com/imagesNew/2023/08/gfhn.mp4?_=1

  • Tmerr në ajër/ Piloti vdes gjatë fluturimit

    Tmerr në ajër/ Piloti vdes gjatë fluturimit

    SHBA- Dramë gjatë fluturimit. Një pilot i Latam Airlines, i cili u nis nga Miami për në Santiago de Kili, pësoi atak kardiak gjatë fluturimit dhe ndërroi jetë menjëherë. Bashkëpiloti bëri ulje emergjente në qytetin e Panamasë, duke arritur mrekullisht në Aeroportin Ndërkombëtar Tocumen, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tij. Avioni, një Boeing 787, u ngrit të hënën në mbrëmje nga Miami me 271 pasagjerë në bord.

    Kapiteni u sëmur rreth një orë pas nisjes së fluturimit LA505. Kolegu deklaroi se gjatë fluturimit u miratuan të gjitha protokollet e sigurisë për t’i shpëtuar jetën dhe tha se ishte shumë i prekur nga vdekja e pilotit, i cili gjithmonë ka spikatur për cilësitë e tij, shkruajnë mediat e huaja.

  • I akuzuar për “Vrasje të dyfishtë në…”, arrestohet në Tiranë polaku i rrezikshëm, ku fshihej

    I akuzuar për “Vrasje të dyfishtë në…”, arrestohet në Tiranë polaku i rrezikshëm, ku fshihej

    Arrestohet në Tiranë një shtetas polak i shpallur në kërkim, i akuzuar për tentativë për vrasje të dyfishtë.

    Dominik Orloëski, i cili u kap nga njësia FAST në një lokal në kryeqytet, është akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

    Ndaj tij, autoritetet në Poloni kishin caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

    Njofitmi:

    FAST Albania

    Finalizohet operacioni policor i koduar “North”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Operacioni “North”, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FAST Albanias, FAST Polonisë, Interpol Tiranës, Interpol Varshavës dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

    I akuzuar për tentativë për vrasje të dyfishtë, si dhe i dënuar me burgim, për një sërë veprash të tjera penale, lokalizohet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 28-vjeçari nga Polonia.

    Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet FAST Albanias, FAST Polonisë, Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës, se në Tiranë fshihej një shtetas i rrezikshëm për komunitetit, me precedent të theksuar kriminal në shtetin polak, shërbimet e FAST Albanias, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “North”.

    Në kuadër të këtij operacioni, u lokalizua në një subjekt shërbimi (bar), në Tiranë, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Poloni, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Dominik Orlowski, 28 vjeç, i lindur në Poloni.

    -Prokurori i Rrethit Gdansk, Poloni, i ka caktuar 28-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për tentativë vrasjeje, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë. Më datë 10.03.2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qëlluar disa herë, me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin 2 shtetas, për t’i vrarë ata. Si pasojë, njëri prej shtetasve është plagosur rëndë.

    -Gjykata e Rrethit Gdansk, Poloni e ka dënuar shtetasin Dominik Orlowski me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë. Nga ky dënim, 28-vjeçarit i duhet të kryejë më shumë se 5 vjet burgim.

    Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Varshavën, për ta ekstraduar 28-vjeçarin, drejt Polonisë.

  • Tragjedi në not, olimpistja britanike gjendet e pajetë nga vajza 4-vjeçare

    Tragjedi në not, olimpistja britanike gjendet e pajetë nga vajza 4-vjeçare

    Zi në sportin e notit ku 43-vjeçarja Helen Smart ndërroi papritur jetë duke shtangur gjithë komunitetin e këtij sporti.

    Prej shumë vitesh Helen ishte tërhequr nga noti ndërsa punonte si mësuese ndërsa ajo u gjet e pajetë nga vajza e saj 4-vjeçare e cila lajmëroi babain duke i thënë se mamaja nuk po zgjohej.

    Smart ka marrë pjesë në Olimpiadën Sydney 2000 me Britaninë e Madhe dhe ajo ishte e specializuar në notin e shpinës. Disa herë medaliste e Commonëealth. Mjekët bëjnë me dije se shkak i vdekjes ishte ataku kardiak. Ajo nuk vuante nga problemet me zemrën.

  • Mot i nxehtë dhe rritje temperaturash! Sa gradë do shënojë termometri sot

    Mot i nxehtë dhe rritje temperaturash! Sa gradë do shënojë termometri sot

    Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore.

    Ndërsa orët vijuese largojnë gradualisht vranësirat nga territori duke lënë vendin nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, ku më prezente kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare të Shqipërisë.

    Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.

  • Aksident i RËNDË në aksin Lushnje-Berat/ Makina del nga rruga, shoferi dhe 4 pasagjerët përfundojnë…

    Aksident i RËNDË në aksin Lushnje-Berat/ Makina del nga rruga, shoferi dhe 4 pasagjerët përfundojnë…

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor në Lushnje-Berat, ku 5 persona kanë mbetur të plagosur.

    Mësohet se një mjet i tipit “Fuoristrad” ka dalë nga rruga duke u përplasur, ndërsa brenda tij kanë qenë dhe 4 pasagjerë. Personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, teksa policia ka mbërritur në vendngjarje.

  • Turistët italianë hanë e pinë dhe ia mbathin pa paguar nga restoranti në Berat (VIDEO)

    Turistët italianë hanë e pinë dhe ia mbathin pa paguar nga restoranti në Berat (VIDEO)

    Numri i shtuar i turistëve në vendin tonë sjell edhe problematikat e veta. Së bashku me turistët që shijojnë bukuritë e vendit tonë dhe janë të përgjegjshëm gjatë udhëtimit në sajte turistike dhe plazhe, ka edhe nga ata që lënë gjurmë për keq.

    Të tillë janë ky grup turistësh italianë në Berat, të cilët janë ekspozuar me zë dhe figurë nga një prej bizneseve të zonës.

    Restorant “Guva”, ndër më të frekuantuarit në zonën e Mangalemit prej të huajve që vizitojnë qytetin e “një mbi një dritareve”, ka zgjedhur të shprehë indinjatën për disa turistë italianë që janë larguar pa paguar faturën e tyre, duke publikuar pamjet e amerave të sigurisë.

  • Digjet “BMW” në Tiranë, dyshimet e para

    Digjet “BMW” në Tiranë, dyshimet e para

    Një mjet tip “BMW” është përfshirë nga flakët në zonën e Unazës së Re, në Tiranë. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, i cili ishte në lëvizje kur u përfshi nga flakët.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Me datë 16.08.2023, në Unazë të Re, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin F. H., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

    Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

  • Vrau 26-vjeçarin në derë të shtëpisë pas sherrit në lokal, Gjykata jep masën e sigurisë për të riun

    Vrau 26-vjeçarin në derë të shtëpisë pas sherrit në lokal, Gjykata jep masën e sigurisë për të riun

    Gjykata ka lënë në burg 30-vjeçarin, Dorjan Mema, i cili vrau me thikë fqinjin e tij, Dritan Manjani pas një konflikti në lokal.

    Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 30-vjeçarin.

    Krimi ndodhi mbrëmjen e së hënës (14 gusht) në fshatin Homesh të Shupenzës.

    Pas një sherri në lokal mes dy të rinjve, viktima ka shkuar në banesën e tij, por autori i dyshuar e ka thirrur që të dalë jashtë banesës.

    Kur Dritan Manjani ka dalë jashtë, ai është goditur me thikë nga 30-vjeçari dhe plagët kanë rezultuar fatale për jetën e tij.

    26-vjeçari u dërgua në spital, por nuk ka mbijetuar dot. Ndërsa autori, i cili u arratis, u kap mëngjesin e së martës (15 gusht).