Category: Lajme

  • Ai pinte kafe me kripë për 40 vjet dhe kur vd*q gruaja e tij e kuptoi arsyen e vërtetë

    Ai pinte kafe me kripë për 40 vjet dhe kur vd*q gruaja e tij e kuptoi arsyen e vërtetë

    Mê kujton fêmijêrinê time, fshɑtin e vogêl ku kɑm lindur dhe ku kɑnê jetuɑr prindêrit e mi, thɑ ɑi nê tɑkimin e tyre tê pɑrê. Atɑ u tɑkuɑn krejt rɑstêsisht njê mbrêmje tê bukur.

    Ajo ishte njê vɑjzê jɑshtêzɑkonisht e butê dhe e brishtê, dhe ɑi ishte njê djɑlê i ri i zɑkonshêm qê dukej se kishte f rikê tê têrhiqte shumê vêmendjen ndɑj vetes.

    E ftoi pêr kɑfe. Ajo prɑnoi me mirêsjellje. Nê ɑtê kohê, ɑsnjêri prej tyre nuk e dinte se do tê jetonin ndonjêherê tê lumtur.Kur tê dy u ulên nê kɑfene, i riu ishte shumê i emocionuɑr. Ai u pêrpoq tê gêzonte vɑjzên, por nuk dinte tɑ bênte ɑtê nê mênyrên mê tê mirê.Pɑs pɑk, ɑi pɑpritmɑs vendosi se mund tê ishte mê mirê tê shkonte nê shtêpi.

    Por, krejt pɑpritur, edhe pêr vete, thirri kɑmɑrierin dhe i thɑ: “Tê lutem, mê sill pɑk kripê. “Duɑ tɑ fus nê kɑfe”.

    Njerêzit qê dêgjuɑn fjɑlêt e tij iu drejtuɑn menjêherê. Megjithɑtê, nuk ndodh çdo ditê qê dikush tê kêrkojê kripê pêr kɑfen e tij. Kɑmɑrieri u kthye shpejt me kripê dhe i riu, me fytyrên pɑksɑ tê skuqur, filloi tê kriposte pijen ngɑdɑlê. Pɑs pɑk, vɑjzɑ mori guximin dhe pyeti: “A êshtê ky njê hobi juɑj i ç uditshêm? “Nuk kɑm pɑrê ɑskênd qê t’i kripos kɑfen”.

    I riu vendosi gotên nê tɑvolinê dhe thɑ: “Kur ishɑ fêmijê, jetonim buzê detit. Mê pêlqente tê luɑjɑ nê ujê, mê pêlqente tê thithjɑ ɑromên e kripur tê detit. Tɑni sɑ herê pi kɑfe, shtoj kripê.

    “Mê kujton fêmijêrinê time, fshɑtin e vogêl ku kɑm lindur dhe ku kɑnê jetuɑr prindêrit e mi”.
    Fjɑlêt e tij tê fundit e bênê vɑjzên tê qɑjê.

    Ajo ishte e mɑgjepsur. Ajo mê pɑs vendosi qê vetêm njê njeri i mirê mund tê ndjejê mɑll pêr fshɑtin e sɑj tê lindjes dhe tê mendojê me njê dɑshuri tê tillê pêr prindêrit e sɑj.

    Pɑs “i ncidentit” me kripên, i riu u qetêsuɑ, filloi tê fliste mê shumê dhe mê nê fund prɑnoi tê shiheshin sêrish. Gjɑtê muɑjve tê ɑrdhshêm, ɑtɑ komunikuɑn gjithnjê e mê shumê.

    Dhe vɑjzɑ kuptoi se njohjɑ e sɑj e re êshtê njê person i veçɑntê qê êshtê i pêrsosur pêr tê: i butê, i dɑshur, inteligjent, i mirê… Dhe gjithçkɑ filloi kur ɑi kriposi kɑfenê.Si çdo histori, edhe kjo pêrfundoi me njê mɑrtesê. Atɑ jetuɑn tê lumtur pêrgjithmonê. Ajo kriposte kɑfen e tij çdo ditê.

    Kɑnê kɑluɑr 40 vjet. Burri v diq. Pɑs vd ekjes sê tij, gruɑjɑ gjeti njê letêr nê dhomên e ndenjjes. Nê letêr ɑi i shkruɑnte ɑsɑj:

    “E dɑshurɑ ime!

    Te lutem me fɑl! Te lutem me fɑl! Tê kɑm g ênjyer njê herê nê jetên time – kur kripɑ kɑfen. E mbɑni mend tɑkimin tonê tê pɑrê? U em ocionovɑ ɑq shumê sɑ kêrkovɑ kr ipê nê vend tê sheqerit.

    Nuk dijɑ si tɑ fshihjɑ gɑbimin tim, ndɑj gê njevɑ. Ndjevɑ se po bêjɑ diçkɑ tê gɑbuɑr, por mê pɑs nuk mund tɑ prɑnojɑ. Shumê herê u pêrpoqɑ t’ju them tê vêrtetên, por kishɑ f rikê. I kɑm premtuɑr vetes qê pɑsi tê mɑrtohemi, nuk do tê tê gê njej mê.

    Tɑni qê kɑm vd ekur, nuk kɑm fr ikê tɑ prɑnoj. Nuk mê pêlqen kɑfejɑ me kripê. Ështê e tme rrshme, nuk mund tɑ i mɑgjinoj njê shije mê tê k eqe. Por e pijɑ çdo ditê. Dhe nuk mê vjen keq!

    E dijɑ qê tɑ bêjɑ jetên tê lumtur. Nêse do tê mund tê ktheheshɑ pɑs nê kohê, do tê bêjɑ pêrsêri tê njêjtên gjê. “Do tê pijɑ çdo ditê kɑfe me kripê qê tê di qê ti je prɑnê meje!” Ndêrsɑ gruɑjɑ e tij lexoi letrên, lo têt filluɑn t’i rrjedhin nê fytyrê. Njê herê e pyetên nipêrit: “Gjyshe, pse pi kɑfe me kripê?” “Sepse kêshtu êshtê mê e êmbêl!” – u pêrgjigj ɑjo.

  • Publikohen pamjet e arrestimit të 60-vjeçarit që plagosi policin, ishte fshehur pranë repartit… (Video)

    Publikohen pamjet e arrestimit të 60-vjeçarit që plagosi policin, ishte fshehur pranë repartit… (Video)

    Janë publikuar pamjet e momentit të arrestimit të 60-vjeçarit i cili plagosin efektivin e policisë.

    Punonjësi i Policisë, i cili ishte jashtë shërbimit ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti pas 8 orësh ndjekje nga Policia, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 60-vjeçari.

    Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Pilur, ku mbeti i plagosur rëndë me mjet prerës një punonjës policie 25 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, shërbimet operacionale të DVP Vlorë dhe grupe të FNSH-së, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

    Pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje, shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga 60-vjeçarin Th. M., i cili ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur.

    Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës të DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, kanë arrestuar në flagrancë 60-vjeçarin Th. M., për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.

    Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Pilur, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

    Ngjarja
    Rreth orës 23:00 të datës 15.08.2023, te kthesa e fshatit Pilur, disa shtetas kanë qenë duke u konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë, shtetasi R. C., 25 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, jashtë orarit të shërbimit, ka qenë duke kaluar në rrugë dhe ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

    Gjatë përpjekjes së punonjësit të Policisë, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, shtetasi Th. M. e ka goditur me mjet prerës thikë punonjësin e Policisë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

    https://fb.watch/msirws3Q4F/

  • Operacion ndërkombëtar droge: Grupi nga Fushë-Kuqe trafikonte kokainë e heroinë nga deti

    Operacion ndërkombëtar droge: Grupi nga Fushë-Kuqe trafikonte kokainë e heroinë nga deti

    Një operacion i madh antidroge është zhvilluar ditën e sotme në Vlorë mes policisë shqiptare, Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane.

    Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se është goditur një grup kriminal që trafikonte kokainë dhe heroinë nëpërmjet detit.

    Ky grup kriminal është me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin shkëmbente kanabis me heroinë dhe kokainë.

    Gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone si dhe janë shoqëruar 10 persona.

    Kur kanë pikasur se iu është afruar policia, trafikantët kanë arritur të djegin një prej gomoneve.

  • Rrezikoi mbytjen në plazhin e Llamanit, djali shpëtohet mrekullisht nga pushuesit

    Rrezikoi mbytjen në plazhin e Llamanit, djali shpëtohet mrekullisht nga pushuesit

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në plazhin e Llamanit ditën e sotme, ku një djalë është nxjerrë nga deti pa ndjenja.

    Në videot që qarkullon online dëshmitarët bëjnë me dije se kanë qenë dy shokë të cilët po bënin xhiro me motor deti, por disa minuta më pas, njëri prej tyre është nxjerrë nga deti pa ndjenja dhe i gjakosur.

    Plazhistët mundohen t’i japin të riut ndihmën e parë. Më pas në vendngjarje. Adoleshenti është transportuar drejt spitalit me ambulancë.

    Është e paqartë se si ka ndodhur aksidenti në det.

  • Ngjarje e rëndë/ Vetëvaret 49-vjeçari në Pogradec, zbardhen dyshimet e para

    Ngjarje e rëndë/ Vetëvaret 49-vjeçari në Pogradec, zbardhen dyshimet e para

    Një 49-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një pemë në Pogradec.

    Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Udënisht, Pogradec.

    Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Vijon…

  • “Dy shokët nga tronditja dhanë dëshmi të rreme”, policia zbardh ngjarjen në Himarë: Po bënin manovra me jet ski dhe…

    “Dy shokët nga tronditja dhanë dëshmi të rreme”, policia zbardh ngjarjen në Himarë: Po bënin manovra me jet ski dhe…

    Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur sot, në Llaman, ku aksidentalisht u dëmtua rëndë shtetasi K. Xh., 16 vjeç, nga Tirana dhe u dëmtua lehtë shoku i tij shtetasi D. K., 17 vjeç, po nga Tirana, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasin U. K., 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

    Procedimi penal ka nisur edhe për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”.

    Gjithashtu, operatorit turistik me administrator shtetasin R. P., nga ana e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë i janë bllokuar menjëherë të gjitha mjetet lundruese Jet Ski.

    Për arsye sigurie i është bërë pezullimi i aktivitetit me mjetet lundruese.

    Nga hetimet ka rezultuar se:
    Në Llaman, shtetasit K. Xh. dhe D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana (të katërt shokë me njëri-tjetrin) janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

    Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K.
    Shtetasi K. Xh., u transportua në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

    Fillimisht, shtetasit U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërteten.

    Të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje janë drejtuar nga prokurori dhe po në drejtimin e tij vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

  • E rëndë në Himarë, polici 28 vjeç ndërhyn të ndajë sherrin, goditet me thikë! FNSH vihet në ndjekje të autorit

    E rëndë në Himarë, polici 28 vjeç ndërhyn të ndajë sherrin, goditet me thikë! FNSH vihet në ndjekje të autorit

    Një punonjës policie është goditur me thikë pasi ka ndërhyrë për të ndaluar një konflikt fizik mes disa personave në fshatin Pilur të Himarës.

    Ngjarja është shënuar rreth orës 23:00 të 15 gushtit 2023, tek kthesa e fshatit.

    Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i policisë Redin Caushaj, 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

    Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Thodhori Mërkuri 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i policisë ka mbetur i plagosur rëndë. Gjendja e tij shëndetësore raportohet se është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por me dëmtime.

    Shtetasi Thodhori Mërkuri pasi ka goditur punonjësin e policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira. Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.

    Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

  • U përplas me Jet Ski në plazhin e Llamanit, ndërron jetë te Trauma 16-vjeçari

    U përplas me Jet Ski në plazhin e Llamanit, ndërron jetë te Trauma 16-vjeçari

    Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 16-vjeçari i cili u përplas me Jet ski në plazhin e Llamanit ditën e djeshme.

    I mituri me inicialet K.XH., u soll me helikopter në Tiranë, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve, dhe ndërroi jetë rreth mesnate.

    Si ndodhi ngjarja

    Fillimisht policia njoftoi se dy të mitur, 16 dhe 17 vjeç ishin plagosur pasi ishin hedhur nga një shkëmb në det.

    Por disa orë më vonë u mësua se dy Jet Ski ishin përplasur me njëri-tjetrin në det të hapur.

    Njëri prej Jet Ski-ve drejtohej nga 16-vjeçari K.Xh, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

    Sipas policisë, 16-vjeçari nga Tirana dhe shoku i tij, 17 vjeç po nga tirana, së bashku me dy shokë të tjerë janë futur në det me dy mjete lundruese Jet Ski.

    Gjatë manovrave, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë u dëmtua rëndë K.Xh që ishte drejtuesi i njërit mjet Jet Ski dhe pasagjeri, shtetasi D. K.

    Policia ka nisur procedimin penal për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”.

    Gjithashtu, operatorit turistik me administrator shtetasin R. P., nga ana e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë i janë bllokuar menjëherë të gjitha mjetet lundruese Jet Ski.

    Për arsye sigurie i është bërë pezullimi i aktivitetit me mjetet lundruese.

  • Përplasja e të miturve me shkëmbin, Klodiana Lala zbardh detaje nga ngjarja tragjike: Morën goditje të rënda, njëri prej të lënduarve dërgohet drejt…

    Përplasja e të miturve me shkëmbin, Klodiana Lala zbardh detaje nga ngjarja tragjike: Morën goditje të rënda, njëri prej të lënduarve dërgohet drejt…

    Detaje të reja nga plagosja e dy adoleshentëve në Himarë, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.

    Gazetarja Klodiana Lala raportoi se dy adoleshentët kanë pësuar plagë të rënda nga përplasja e dy jet skive.

    Policia ka marrë dëshmitë e personave të pranishëm pranë vendit ku ndodhi ngjarja që kanë zbardhur edhe detaje.
    Njëri prej të lënduarëve është transferuar me helikopter drejt Tiranës.

    Ndërkohë kujtojmë se policia në njoftimin zyrtar deklaroi se 2 pushuesit ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga një shkëmb në det.

    “Në Llaman, shtetasit D. K. dhe K. Xh., janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det.
    Shtetasi K. Xh., 16 vjeç, banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit. Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi D. K., 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.
    Shtetasi D. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
    Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

    Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese, shtetasi R. P.

  • Shpërthen bidoni me benzinë brenda skafit në Himarë, plagosen 4 turistë nga Kosova! Mes tyre edhe drejtuesi i mjetit

    Shpërthen bidoni me benzinë brenda skafit në Himarë, plagosen 4 turistë nga Kosova! Mes tyre edhe drejtuesi i mjetit

    Katër pushues nga Kosova janë plagosur si pasojë e një shpërthimi me benzinë që ka ndodhur në mjetin lundrues në Himarë.

    Mësohet se mjeti lundrues ‘Skaf’ si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë, ku për pasojë janë lënduar lehta shtetasit A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi N. L., 32 vjeç.

    Të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta dhe pas mjekimit në spital janë larguar.

    Njoftimi i policisë:

    Dhërmi, Himarë/Informacion paraprak

    Rreth orës 17:30, në zonën e Drimadhës, Himarë, në një mjet lundrues skaf në pronësi të një kompanie turistike, që sapo kishte dalë në det nga korridori ujor i miratuar, dyshohet se si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë, ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë.

    Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta shtetasit A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë.

    Të pestë këta shtetas kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet ishin të lehta.

    Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të përfshirjes nga zjarri, të mjetit turistik.