Category: Lajme

  • “Çmendet” moti/ Diell, breshër dhe temperatura të larta, ja parashikimi për sot

    “Çmendet” moti/ Diell, breshër dhe temperatura të larta, ja parashikimi për sot

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, për ditën e Enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

    Moti parashikohet fillimisht i kthjellet, me pas prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë vranësira mesatare deri të dendura. Pas orëve të vona të mbrëmjes e në vazhdim mot i kthjellët.

    Reshje shiu me intensitet te ulet deri ne mesatar kryesisht në zonat malore kryesisht në pjesën verilindore –juglindore e pjesërisht ne atë qëndrore të vendit, reshjet do të jenë me rrebeshe të vrullshme të shoqëruara me shkarkesa elektrike, si dhe breshër.

    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-8m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

  • LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Sarandë, vdesin 2 turistë italianë, dy të plagosur në spital

    LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Sarandë, vdesin 2 turistë italianë, dy të plagosur në spital

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para pas mesnatës në aksin Sarandë-Ksamil, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet.

    Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur dy turistë italianë që udhëtonin me motoçikletë, ndërsa në spital kanë mbërritur edhe dy persona të plagosur.

    Raportohet se të plagosurit janë të dy banues në Sarandë, 16-vjeçari M. R. dhe 17-vjeçari E. Rr.

    Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

  • Një nga autorët i kishte borxh 25 mijë euro, si nisi sherri në Kavajë, 49-vjeçari u dhunua me shkop bejsbolli

    Një nga autorët i kishte borxh 25 mijë euro, si nisi sherri në Kavajë, 49-vjeçari u dhunua me shkop bejsbolli

    Detaje të reja janë bërë me dije nga sherri në Kavajë, ku u dhunua me shkop bejsbolli 49-vjeçari Zenel Lushkja.

    Mësohet se një prej autorëve, Danjel Habibi i ka pasur borxh 25 mijë euro 49-vjeçarit Zenel Lushkja. Në debat e sipër bëhet me dije se 49-vjeçari i revoltuar e ka goditur me grusht. Në momenti kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në lokal dhe persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin.

    Megjithatë sherri nuk ka përfunduar në lokal, pasi disa orë më vonë janë konfliktuar sërish dhe 49-vjeçari i kanë goditur edhe makinën. Ndërkohë policia po heton lidhur me ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorëve.

    Kavajë/Informacion paraprak

    Rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 Kavajë, dyshohet se shtetasit D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., rreth 35 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin Z. L., 49 vjeç.

    Si pasojë e konfliktit shtetasi Z. L., është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën.

    Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

  • Parashikimi i motit për sot, 24 gusht 2023

    Parashikimi i motit për sot, 24 gusht 2023

    Edhe për ditën e Enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.

    Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura dhe kryesisht në relievet kodrinore – malore. Vranësirat përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

    Në relievet kodrinore – malore reshjet e shiut do të jenë me intenistet deri mesatar dhe lokalisht të rrëmbyeshme në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

    Era do te fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi deri 7m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 18 deri 35°C

    në zonat e ulëta 16 deri 39°C

    në zonat bregdetare 22 deri 38°C

  • Pastrimi i parave, BE i kërkon Shqipërisë të vendosë një tavan për pagesat cash

    Pastrimi i parave, BE i kërkon Shqipërisë të vendosë një tavan për pagesat cash

    Komisioni Europian i rekomandon Shqipërisë vendosjen e një shume tavan për pagesat me para fizike.

    Në raportin e fundit të analizës së përputhshmërisë së Shqipërisë me kuadrin ligjor dhe rregullator komunitar, Komisioni Europian vlerëson se vendi ynë është vetëm pjesërisht në përputhje me kuadrin e Bashkimit Europian për sa i përket hetimit të pastrimit të parave.

    Pavarësisht progresit të fundit, legjislacioni i Shqipërisë është pjesërisht i përafruar me acquis të BE-së në këtë fushë.

    Shqipëria ndodhet në listën e monitorimit të shtuar të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) që nga shkurti i vitit 2020. Në vlerësimet e shkurtit 2023, FATF vlerësoi punën e Shqipërisë për të adresuar mangësitë strategjike dhe evidentoi se vendi ynë kishte përfunduar në mënyrë thelbësore planin e tij të veprimit për të adresuar rekomandimet e FATF. Megjithatë, për shkak të shqetësimeve për draftin e amnistisë fiskale dhe penale që ka paralajmëruar qeveria, Shqipëria mbetet në “listën gri” të FATF.

    Pagesat me para cash ngelen dominuese në ekonominë shqiptare, megjithëse në vitet e fundit po vërehet një rritje e pagesave me instrumente alternative, kryesisht me karta bankare. Përdorimi i lartë i parasë fizike në transaksionet e ekonomike favorizon informalitetin dhe krimin financiar, përfshirë këtu pastrimin e parave nga aktivitetet kriminale.

    Një kërkesë e ngjashme për vendosjen e një tavani për pagesat cash është shprehur prej vitesh edhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Sipas Shoqatës së Bankave, ulja e parasë fizike në qarkullim dhe në transaksionet tregtare është një sfidë dhe kërkesë për një ekonomi më të organizuar, më të matshme, më të disiplinuar dhe më të qëndrueshme.

    Aktualisht, Shqipëria nuk ka kufizime në vlerën e pagesave që mund të kryhen me para fizike për blerjen e mallrave apo shërbimeve.

    Sipas Shoqatës së Bankave, vendosja e një tavani për pagesat cash të individëve do të ndihmonte në uljen e evazionit fiskal dhe do të ndihmonte në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit financiar në përgjithësi. Gjithashtu, Shoqata e Bankave i ka kërkuar qeverisë që bizneset në Shqipëri të detyrohen të pranojnë të paktën një metodë alternative pagese, përveç parasë fizike.

    Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e këtij viti numri i kartave bankare aktive arriti në 1.4 milionë, në rritje me 2% që nga fillimi i vitit.

    Numri i kartave të debitit arriti në 1.21 milionë, në rritje 2.5% që prej janarit. Ky produkt ngelet dominues dhe përbën afërsisht 87% të numrit të përgjithshëm të kartave bankare. Karta e debitit është një instrument bazik pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve.

    Ndërkohë, zhvillime pozitive këtë vit po regjistrohen në segmentin e kartave të kreditit. Në mesin e këtij viti, numri i kartave aktive të kreditit të sektorit bankar arriti në 116 mijë, me një rritje prej 3.4% që nga fillimi i vitit.

    Vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 26.3 miliardë lekë, me një mesatare mujore prej 4.7 miliardë lekësh, nga 4.2 miliardë lekë që kishte qenë mesatarja mujore e vitit 2022.

    Duke pasur parasysh se periudhat e pikut turistik korrik-gusht shoqërohet me rritje të pagesave me kartë, është e pritshme që mesatarja e pagesave për pjesën e dytë të vitit të rritet më shumë. Besohet se rritja e fortë e turizmit është një nga faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e shpejtë të pagesave me kartë bankare në ekonominë shqiptare. /Monitor

  • “Shet p**dhë me makinë dhe s’me kthen borxhin!” 25 mijë eurot që nisen sherrin në Kavajë

    “Shet p**dhë me makinë dhe s’me kthen borxhin!” 25 mijë eurot që nisen sherrin në Kavajë

    Detaje të reja janë zbardhur nga sherri në Kavajë, ku një grup personash kanë ndaluar me makinë 23-vjeçarin Daniel Gabibi dhe e kanë goditur duke u shkatërruar edhe makinën.

    AlbEu mëson se Habibi ka qenë duke lëvizur në qendër të Kavajës me makinën e tij teksa përballë ka hasur Zenel Lushkjen bashkë me disa persona të tjerë, të cilët fillimisht e kanë ndalur duke i kërkuar një borxh që ata pretendonin se ia kishte Habibi.

    “Mua s’më kthen borxhin dhe shet p*rdhë me makinë!”, mësohet t’i ketë thënë Lushkja-Habibit sipas burimeve të AlbEu, gjë që ka nxitur edhe të tjerët përreth që të reagojnë duke shkuar fillimisht në grushte dhe më pas me shkopja bejsbolli.

    Ndërkohë, janë publikuar edhe pamjet e sherrit të dhunshëm.

    Siç shihet disa të rinj, sulmojnë fillimisht një person brenda një makine dhe më vonë, kur ata largohen një person tjetër u kthehet për t’i goditur.

    Kavajë/Informacion paraprak

    Rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 Kavajë, dyshohet se shtetasit D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., rreth 35 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin Z. L., 49 vjeç.

    Si pasojë e konfliktit shtetasi Z. L., është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën.

    Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. /albeu.com

  • Alienët nuk e kthyen përshëndetjen e dërguar 40 vjet më parë

    Alienët nuk e kthyen përshëndetjen e dërguar 40 vjet më parë

    Astronomët ende nuk kanë marrë një përgjigje për mesazhin e tyre të dërguar drejt hapësirës 40 vjet më parë për të zbuluar ekzistencën e jetës jashtëtokësore.

    Drejtuesi i ekipit kërkimor në Universitetin Hyogo në Japoni, Shinya Narusawa u shpreh se gjatë mbrëmjes së 22 Gushtit nuk ka patur “incidente” të menjëhershme gjatë skanimit të qiejve. Ndërkohë ka ende sasi të dhënash të grumbulluara në terabajt që duhet të analizohen përpara se të dalë një përfundim. Një terabajt është një trilion bajt.

    Përgjatë mbrëmjes së 22 Gushtit, Narusawa dhe ekipi kërkuan nëpër qiell duke përdorur një antenë dhe shpresonin për një përgjigje sepse kjo konsiderohet koha më e afërt kur mund të vinte një e tillë.

    Mesazhi thoshte “Përshëndetje, a ka njeri atje?” dhe konsistonte në 13 vizatime që portretizonin historinë e jetës në Tokë, sistemin tonë diellor dhe strukturën e ADN-së.Megjithatë, sinjali nuk ndaloi dhe kjo do të thotë se pavarësisht se mbrëmjen e shkuar nuk morën një mesazh, nuk përjashtohet mundësia që të mbërrijë në të ardhmen.

    Nëse kjo do të ndodhë, profesori dhe ekipi duhet të zbatojnë një protokoll të përcaktuar nga Akademia Ndërkombëtare e Astronautikës.

    Në rast të verifikimit të një sinjali, origjina e të cilit është jashtëtokësore, duhet të informohen një rang i gjerë personalitetesh ndërkombëtare. Më pas, informacionet mund të ndahen me publikun.

    Personi që e zbulon është ai që duhet të njoftojë të tjerët. Megjithatë, atij nuk i lejohet të ridërgojë një tjetër mesazh pa u zbatuar të gjitha konsultimet në nivel ndërkombëtar./tvklan.al

  • Trupat shqiptare në ndihmë të Greqisë për zjarret, reagon Mitsotakis: Faleminderit!

    Trupat shqiptare në ndihmë të Greqisë për zjarret, reagon Mitsotakis: Faleminderit!

    Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka falenderuar Shqipërinë për dërgimin e trupave zjarrfikëse dhe mjeteve që do të ndihmojnë për shuarjen e zjarrit.

    “Falenderimet tona për Shqipërinë që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 mjete që të na bashkohen ndërsa luftojmë zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit, Shqipëri”, shkruan Mitsotakis në postimin e tij në rrjetet sociale ku ka etiketuar edhe Kryeministrin Rama.

    Zjarret masive në Greqi vijojnë të jenë jashtë kontrollit në zonat përreth Aleksandropolit, atje ku të martën u gjetën të shkrumbuar në pyjet e djegur edhe trupat e 18 emigrantëve të jashtëligjshëm.

    Fillimisht Greqia deklaroi se vendet e BE kishin plotësuar nevojën për trupat tokësore dhe nuk ishte e nevojshme të dërgohej ndihmë nga Shqipëria. Disa orë më vonë u bë me dije se forcat shqiptare do të shkonin drejt Greqisë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve./tvklan.al

  • Ngjarje tragjike/ Po kulloste bagëtitë në bjeshkë, goditet nga rrufeja dhe humb jetën 70-vjeçari

    Ngjarje tragjike/ Po kulloste bagëtitë në bjeshkë, goditet nga rrufeja dhe humb jetën 70-vjeçari

    Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja teksa ishte duke kullotur bagëtitë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në bjeshkët e Gramës në Dibër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Dibër/informacion paraprak

    Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër, shtetasi R.K., rreth 70 vjeç, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Rama në malin e Shpiragut: Është gjetur sasi e madhe gazi e nafte me cilësi të lartë

    Rama në malin e Shpiragut: Është gjetur sasi e madhe gazi e nafte me cilësi të lartë

    Kryeministri Rama ka njoftuar mëngjesin e kësaj të mërkure se në malin e Shpiragut në Berat është gjetur një sasi e madhe gazi e nafte e cilësisë së lartë.

    Ai shkruan se pas një pune thuajse dhjetëvjeçare dhe arritjes në 6002 metra thellësi, tashmë po përgatitet edhe testi përfundimtar i i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e naftës dhe gazit në sipërfaqe, gjë që në rast se do të rezultojë e suksesshme sipas kryeministrit do të sjellë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit.

    “Mirëmëngjes ! Dhe nga vizita në kantierin e një shprese të madhe për #Shqipërinë2030🇦🇱, ku pas një pune titanike thuajse dhjetëvjeçare dhe arritjes në 6002 metra në thellësi të tokës, është prekur një rezervë e madhe gazi e nafte e cilësisë më të lartë, në ndërkohë që po përgatitet testi vendimtar i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e saj lart, çka në rast suksesi do të thotë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan kryeministri Rama.