Category: Lajme

  • Shkoi ora 13:00! Futuni brenda dhe mos dilni pa arsye deri në 15:00

    Shkoi ora 13:00! Futuni brenda dhe mos dilni pa arsye deri në 15:00

    Ashtu siç pritej, temperaturat sot janë rritur ndjeshëm duke arritur deri në 39 gradë Celsius në zona të caktuara tëvendit.

    Sipas instituteve meteorologjike rajonale, qytete si Lushnja, Berati, Kuçova,

    Fieri dhe Belshi janë duke përjetuar temperatura deri 38-39 gradë celsius gjatë ditës së sotme, ku kulmi është pikërisht tani në mesditë, mes orës 13:00 deri në 15:00.

    Temperaturat e larta shkaktohen nga masat ajrore të nxehta që vijnë nga veriu i Afrikës.

    Ndërkohë, Tirana raportohet se maksimumin do ta ketë 35 gradë, Elbasani 34, Shkodra 36, etj.

  • Shqipëria i ofroi ndihmë për shuarjen e zjarreve, Greqia bën veprimin e pahijshëm ndaj zjarrfikësve shqiptarë

    Shqipëria i ofroi ndihmë për shuarjen e zjarreve, Greqia bën veprimin e pahijshëm ndaj zjarrfikësve shqiptarë

    Edhe pse situata me zjarret në Greqi është alarmante, vendi fqinj e ka refuzuar ndihmën e Shqipërisë, e cila ofroi dy zjarrfikëse.

    Mësohet se dy zjarrfikëset janë nisur prej mëngjesit nga Maliqi me destinacion Greqinë, por janë lënë në pritje dhe janë kthyer mbrapsht në Bilisht.

    Sipas gazetares Dhorjela Çule, ende është e paqartë situata se pse ndihmat shqiptare nuk u pranuan nga autoritetet greke, ku zjarret kanë krijuar një situatë emergjente. Ministria e Mbrojtjes është duke pritur një konfirmim, për pranimin e ndihmave.

    Sipas deklaratave për momentin ka pasur një plotësim nevojash nga vendet e tjera.

  • Vendi nën ndikimin e të nxehtit afrikan, ja parashikimi i motit për këtë të mërkurë

    Vendi nën ndikimin e të nxehtit afrikan, ja parashikimi i motit për këtë të mërkurë

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, për ditën e Mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

    Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë alternime vranësira mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

    Vranësirat e dendura të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

    Në periudha tepër afatshkurtra këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi 8-12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

  • “Vuante mungesën e nënës së saj”- Flet i afërmi i 12-vjeçares që u vetëvar: Në 5 vite vetëm njëherë e takoi! Pavarësisht lutjeve të babait, e ëma e të miturës refuzoi të…

    “Vuante mungesën e nënës së saj”- Flet i afërmi i 12-vjeçares që u vetëvar: Në 5 vite vetëm njëherë e takoi! Pavarësisht lutjeve të babait, e ëma e të miturës refuzoi të…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Pogradec, ku një 12-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës ndërsa është gjetur e vetëvarur në një kasolle afër banesës.

    Lidhur me ngjarjen, ka reaguar një i afërm i vajzës i cili ka treguar se vajza kishte vite larg nënës së saj pasi prindërit i kishte të divorcuar. Këtë verë pas 5 vitesh ishte takimi i tyre i parë gjë që mendohet të ketë rënduar psikologjisht vajzën e cila vuante mungesën e nënës së saj.

    Ramazan Cela: Në orën 2 më merr vëllai në telefon dhe më thotë kështu, kështu, ajo mbesa është varur. Çfarë thua i thashë, se nuk kishte ndonjë gjë të ankoheshe se ishin familje e mirë. Duheshin, i mbante mirë.

    E kishte gjetur gjyshja bashkë me njerkën, ato e kishin kërkuar se kishin prerë njëcik dushk për kecat, kur ajo ishte varur atje ku i shtihet dushk kecave.

    Jetonte me babain me të njerkën. Shkonte në klasë të 7 më duket, mësonte ishte shumë e mirë, pa probleme. Unë nuk e di çfarë mund ta ketë shtyrë, nuk jam në brendësi unë kur e mora vesh më erdhi shumë keq ,thashë po si…se nk dëgjonim gjë të grindeshin.

    Them ngaqë kishte nënën të larguar, e takoi vetëm 1 herë këtë behar, ka 4-5 vjet e larguar, këtë behar para dy muajsh e takoi, e kërkoi.

    Nuk e di ka ikur, ju lut babai i vajzës për ta marrë po ajo nuk donte, jo nuk jetoj këtu, çupën vetëm këtë behar, vetëm 1 herë e ka takuar dhe kaq.

    Ndihem shumë keq. Nuk ka pasur asnjë shqetësim, shkonte për bukuri, nuk i ndihej zëri fare. Me vëllezërit dhe motrat e tjera shkonte mirë. Nuk mendoj të jetë ndikuar nga ndonjë gjë tjetër, i shkonte mendja tek e ëma, edhe këta e donin e kanë rritur.

    Gjyshi dhe gjyshja e donin shumë, ata bënë çmos që e mbajtën ta rrisnin me shumë dashuri mirëpo ja që sdel, s’vete atje ku duhet.”

    Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur këtë mesditë (22 Gusht) në fshatin Buzaishtë të njësisë administrative Velçan në Mokër. 12-vjeçarj u gjet e varur në kasollen pranë banesës së saj nga gjyshja, cila lajmëroi më pas policinë.

    Vajza jetonte me babain, njerkën, gjyshen dhe fëmijët e tjerë që babai i ka nga martesa e dytë.

  • Ngrihet alarmi në Stamboll/ Paralajmërimi i frikshëm për një tërmet tjetër të mundshëm, mund të shemben rreth 600,000 ndërtesa

    Ngrihet alarmi në Stamboll/ Paralajmërimi i frikshëm për një tërmet tjetër të mundshëm, mund të shemben rreth 600,000 ndërtesa

    Rreth 600,000 ndërtesa në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë mund të shemben nga një tërmet tjetër i mundshëm, tha Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike i Turqisë, Mehmet Ozhaseki.

    Ozhaseki në një intervistë tha televizionin privat NTV tha se nga 6 milionë shtëpitë në qytet, “600,000 janë shumë të rrezikshme dhe mund të shkatërrohen në radhë të parë”.

    Ozhaseki tha se qeveria po punonte për të krijuar “hapësira rezervë” brenda planit të transformimit urban, i cili përfshin ndërtimin e shtëpive të forta rezistente ndaj tërmetit.

    “Ne po punojmë për të ndërtuar më shumë se 300,000 shtëpi por gjetja e zonave të tilla me tokë të fortë rreth qendrës së qytetit është e vështirë,” vuri në dukje ai.

    Turqia është e prirur ndaj tërmeteve. Në shkurt, më shumë se 50,000 njerëz vdiqën kur lëkundjet e forta goditën pjesën jugore të vendit.

    Pas kësaj fatkeqësie, Stambolli ka nisur një program për të ofruar skanime të shpejta të ndërtesave pasi shumë banorë shqetësohen për sigurinë e banesave të tyre.

    Në një tjetër tërmet të fuqishëm që goditi Turqinë veriperëndimore në vitin 1999, 17,000 njerëz u vranë dhe rreth 1,000 ishin në Stamboll.

  • Vetëvarja e 12-vjeçares, i afërmi: Vuante mungesën e nënës, prindërit i kishte të divorcuar

    Vetëvarja e 12-vjeçares, i afërmi: Vuante mungesën e nënës, prindërit i kishte të divorcuar

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Buzaishtë të Pogradecit ku një 12-vjeçare u gjet e vetëvarur në banesën e saj.

    Të afërmit e saj duke folur për mediat kanë dhënë më shumë detaje rreth kësaj ngjarje që i ka tronditur.

    Njëri prej tyre tha se vajza kishte vite larg nënës së saj pasi prindërit i kishte të divorcuar. Këtë verë, ajo ishte takuar për herë të parë pas 5 vitesh me të dhe mendohet që ky takim të ketë rënduar psikologjisht atë.

    Në orën 2 më merr vëllai në telefon dhe më thotë kështu ajo mbesa është varur. Çfarë thua i thashë bre, se nuk kishte ndonjë gjë të ankohej se ishim familje e mirë. Duheshin, i mbante mirë. Sot ndjemë lajmin e hidhur. E kishte gjetur e gjyshja bashkë me të ëmën(njerkën)që ka aty, ato e kishin kërkuar se kishin prerë një cik dushk për kecat, kur ajo, ajo ishte varur atje ku i shtihet dushku kecave.

    Ai thotë se problemi i vetëm që mund të kishte patur vajza ishte mungesa e mamasë pasi në familje nuk kishin probleme. Ajo shkonte në shkollë rregullisht, mësonte dhe familja e mbante mirë.

    Jetonte me babanë me të ëmën (njerkën). Shkonte në klasë të 7 më duket, mësonte ishte shumë e mirë, pa probleme. Unë nuk e di çfarë mund ta ketë shtyrë, nuk jam në brendësi unë kur e mora vesh më erdhi shumë keq, thashë po si… se nuk dëgjonim gjë të grindeshin. Them ngaqë kishte nënën të larguar, e takoi vetëm 1 herë këtë behar, ka 4-5 vjet e larguar, këtë behar para dy muajsh e takoi, e kërkoi. Nuk e di ka ikur, ju lut ky(babai i vajzës)për ta marrë po ajo(nëna e vajzës) nuk donte, jo nuk jetoj këtu. Çupen vetëm këtë behar vetëm 1 herë e ka takuar dhe kaq . Ndihem shumë keq, se nuk është njeri i madh edhe nuk ka pasur asnjë shqetësim, shkonte për bukuri, nuk i ndihej zëri fare. Me vëllezërit dhe motrat e tjera shkonte mirë shumë ajo rriti dhe 2 të tjerë. Gjyshi dhe gjyshja e donin shumë, ata bënë çmos që e mbajtën ta rrisnin me shumë dashuri mirëpo ja që sdel, s’vete atje ku duhet.

  • Trondit eksperti i sigurisë: Një politikan i lartë dhe ish-prokuror del i përfshirë në komunikimet e ‘SKY ECC’

    Trondit eksperti i sigurisë: Një politikan i lartë dhe ish-prokuror del i përfshirë në komunikimet e ‘SKY ECC’

    Një ish-prokuror dhe politikan i lartë del i përfshirë në komunikimet me aplikacionin “SKY ECC”. Kështu deklaroi dje eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço gjatë një reagimi në rrjetet sociale. Madje zoti Karamuço, mes të tjerash thekson se “lista po shtohet nga dita në ditë”, me emra të rinj dhe shumë interesant, por duhen pritur përfundimet e SPAK-ut. “Një tjetër ish prokuror dhe politikan i lartë po del i përfshirë në komunikimet e “SKY ecc”. Megjithëse lista po shtohet nga dita në ditë me emra të rinj dhe shumë interesant, na duhet të presim akoma për përfundimet e SPAK”, shkroi dje Karamuço. Kujtojmë se aplikacioni “SKY” flitet se është përdorur në masë të madhe nga kriminelë dhe persona të lidhur me krimin në Shqipëri. Ky aplikacion ishte në modë në botën e errët të krimit të organizuar në të gjithë Europën, pasi pretendohej se me të mund të komunikohej pa u përgjuar. Por zbërthimi nga autoritetet evropiane zbuloi mijëra anëtarë të bandave kriminale dhe jo vetëm, në të gjithë Europën, përfshi edhe ata të arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza” në Shqipëri. Përgjimet që autoritetet franceze nxorën nga aplikacioni “SKY” zbulojnë jo vetëm si funksiononte porosia e vrasjeve me pagesë, por edhe se shumë nga drejtuesit e policisë në Shkodër i shërbenin rregullisht bandave kriminale. Në bisedat mes Behar Bajrit dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili ka porositur disa vrasje për të ekzekutuar Ibrahim Licin, Genc Tafilin, Dorian Dulin dhe Kleant Musabelliun del se ishin angazhuar edhe shefa të policisë që përdornin edhe mjetet e shtetit për të përgjuar personat e vënë në shënjestër. Në një bisedë të transkriptuar mes Behar Bajrovicit dhe Pëllumb Gjokës, që ndodhet në dosjen e SPAK, ata të dy flasin për ndarjen e komisariatit, në shefa që punojnë për ta dhe në shefa që punojnë për palën tjetër. Një ndarje e tillë e policëve mes bandave është përfolur përherë, por këto përgjime janë provat e para që tregojnë nivelin e kriminalizimit në radhët e policisë shqiptare.

  • Shkrumbohet servisi në Vlorë, dyshohet se zjarri….

    Shkrumbohet servisi në Vlorë, dyshohet se zjarri….

    Shkrumbohet servisi në Vlorë, dyshohet se zjarri….

    Një servis me automjete të vjetra është përfshirë nga flakët në Vlorë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

    Ende nuk dihen shkaqet. Dyshohet se zjarri ka rënë në një automjet dhe më pas është përhapur edhe në të tjerat. Aktualisht situata është vënë nën kontroll.

  • Shkoi të rrëmbente vajzën që dashuronte, por babai i saj nuk ishte dakord me lidhjen. I riu qëllon me armë zjarri drejt banesës! Zbardhet ngjarja ku u arrestua 34-vjeçari

    Shkoi të rrëmbente vajzën që dashuronte, por babai i saj nuk ishte dakord me lidhjen. I riu qëllon me armë zjarri drejt banesës! Zbardhet ngjarja ku u arrestua 34-vjeçari

    Dashuria për një vajzë ka bërë që një 34-vjeçar të konfliktohet me anëtarët e familjes së të resë, të cilët nuk ishin dakord për lidhjen e tyre.

    Bëhet fjalë për shtetasin Luftim Tërpollari, i cili u arrestua sot pasi qëlloi me armë zjarri në banesën e të dashurës, pasi kishte shkuar për ta rrëmbyer atë.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Potam në Skrapar, ku 34- vjeçari kishte hyrë sot në banesën e shtetasit S.H dhe ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në një nga muret e një prej dhomave të banesës, ku ndodheshin 4 pjesëtarët e familjes.

    Fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk ka prekur asnjë nga familjarët, që të tmerruar kanë njoftuar policinë.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të tyre dhe Forcave të Posaçme Operacionale, u bë i mundur neutralizimi i autorit dhe arrestimi i tij.

    Pas arrestimit të 34-vjeçarit Luftim Tërpollari, policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov dhe 21 fishekë luftarakë.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas konflikteve të shpeshta mes autorit Luftim Tërpollari dhe pronarit të banesës, shtetasin S.H, 61-vjeç,i cili nuk ishte dakord me lidhjen që kishte pasur vajza e tij me të.

    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Tërpollari kishte shkuar në banesë me kallashnikov për të rrëmbyer vajzën e shtëpisë, me të cilën ishte i dashuruar.

    Mësohet se 61-vjeçari S.H nuk ka qenë dakord me këtë lidhje dhe vajza e tij kishte rënë dakord me babain, duke i shkëputur të gjitha lidhjet me 34-vjeçarin prej 1 muaji.

  • Zjarri në Laç, një helikopter Cougar dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura mobilizohen për të shuar flakët (VIDEO)

    Zjarri në Laç, një helikopter Cougar dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura mobilizohen për të shuar flakët (VIDEO)

    Pas zjarrit masiv të rënë në Laç, të paktën 50 efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter Cougar dhe dy mjete zjarrëfikëse janë mobilizuar për të shuar flakët.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një reagimi në Facebook, ku thotë se zjarri është përhapur me shpejtëse dhe situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë.

    Ai shprehet gjithashtu se Forcat e Armatosura janë të përkushtuar për sigurinë e qytetarëve.

    Reagimi i Peleshit:

    50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar dhe 2 mjete zjarrëfikëse janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në bashkinë e Kurbinit. Situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur shpejtësisht.

    Të përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë!

    https://www.facebook.com/watch/?v=866423324379006