Category: Lajme

  • I riu vrau fqinjin 26-vjeçar me kaçavidë, policia merr në mbrojtje familjen e autorit

    I riu vrau fqinjin 26-vjeçar me kaçavidë, policia merr në mbrojtje familjen e autorit

    Policia e Bulqizës ka marrë në mbrojtje familjen e Dorjan Demës, autorit të vrasjes së 26-vjeçarit Dritan Manjanit mbrëmjen e së hënës.

    Banesa ku jetojnë viktima dhe autori ndodhet në fshatin Homesh të Bulqizës.

    Në pamjet e publikuara shihen punonjës të policisë që qëndrojnë para portës së banesës së autorit për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes dy familjeve.

    Dorjan Dema u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë.

    Si ndodhi vrasja:

    Autori dhe viktima ishin në të njëjtin lokal deri në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.

    Pasi kanë dalë nga lokali, ata janë zënë në hyrje të fshatit Shupenzë, ku edhe më pas krimi degjeneroi në vrasje.

    Nuk dihen ende arsyet e krimit të rëndë, ku Dorjan Dema i mori jetën 26-vjeçarit Dritan Manjani.

    “Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

    Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, raportoi policia.

  • “Ka ardhur koha, o sot, o kurrë”, Artan Hoxha publikon pamjet dhe u bën thirrjen e fortë autoriteteve të Shqipërisë

    “Ka ardhur koha, o sot, o kurrë”, Artan Hoxha publikon pamjet dhe u bën thirrjen e fortë autoriteteve të Shqipërisë

    Gazetari Artan Hoxha ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale në lidhje me protestën e djeshme në Himarë që u mbajt për lirimin e Fredi Belerit.

    Hoxha i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të japin drejtësi për dy “Dëshmorët e Atdheut”, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, të cilët mbetën të vrarë në “Masakrën e Peshkëpisë”.

    Postimi i plotë:

    Ndersa ne shetitoren e Himares, nje grusht shqiptaresh greqisht-foles, bashke me kryebashkiaket e Athines dhe Selanikut, i bejne thirrje autoriteteve greke te nderhyjne per te liruar Fredi Belerin,

    ne hyrje te Himares, u behet apel autoriteteve te Shqiperise te japin drejtesi per dy “Deshmoret e Atdheut”, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, te vrare ne masakren e Peshkepise….

    O sot o kurre, ka ardhur koha per te vendosur njehere e mire DREJTESI ne kete vend….

    Per te sqaruar njehere e mire kush jane MARTIRET e vertete dhe kush jane “heronjte” e rreme…

    https://www.facebook.com/100000830338157/videos/618239700164852/

  • Aksident dramatik në Prishtinë! Makina bie nga mbikalimi, humb jetën 17-vjeçari, plagosen 2 shokët e tij

    Aksident dramatik në Prishtinë! Makina bie nga mbikalimi, humb jetën 17-vjeçari, plagosen 2 shokët e tij

    KOSOVË- Një aksident fatal ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Prishtinë. Një makinë ka dalë nga mbikalimi dhe ka përfunduar në aksin e nënkalimit, ku për pasojë një 17 vjeçar ka ndërruar jetë.

    Sipas raportimit nga mediat e Kosovës, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës, ku në makinë po udhëtonin 3 persona, mes tyre edhe i mituri që humbi jetën. Shef i repartit të Mjekimit Intensiv në Kosovë, Shaqir Uka tha se 17-vjeçari nuk mund të mbijetonte pasi kishte marrë plagë të rënda.

    “Tek ne ka qenë një 17-vjeçar. Fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju bëjë ballë pasojave të lëndimeve. I njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 22:00”, tha Uka.

    Mediat e Kosovës kanë ndarë video pas aksident, ku shihet mjeti që ka përfunduar në rrugë pasi ka rënë ka mbikalimi.

    Ende nuk dihet arsyeja e aksidentit, policia po heton në vendin e ngjarjes.

  • Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera? Këmbimi valutor

    Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera? Këmbimi valutor

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.8 lekë dhe do të shitet me 96.3 lekë.

    Euro do të blihet me 103.6 lekë dhe do të shitet me 104.7 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 107.6 lekë dhe do shitet me 109.2 lekë.

    Ndërkohë paundi britanik sot do blihet me 119.6 lekë dhe do shitet me 121.4 lekë.

  • Kushi publikon datat për regjistrimin e nxënësve në shkollë dhe gjimnaz. Në klasë të parë edhe pa mbushur 6 vjeç

    Kushi publikon datat për regjistrimin e nxënësve në shkollë dhe gjimnaz. Në klasë të parë edhe pa mbushur 6 vjeç

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjete sociale bëri të ditur datat e regjistrimit në klasa të para dhe të dhjeta, për të gjithë ata që nuk kanë arritur ta bëjnë gjatë fazës së parë përmes sistemit e-Albania.

    “Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator”, shkruan Kushi.

    Postimi i plotë i ministres Kushi:

    Me ndryshimet që miratuam në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin 6 vjeç deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të ?regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024.

    Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator. Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë.

  • Zbuloni surprizat e motit gjatë kësaj jave, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Zbuloni surprizat e motit gjatë kësaj jave, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Gjatë kësaj jave na pret mot i këndshëm veror. Kryesisht do të jemi nën ndikimin e masave stabile anticiklonike që do të kushtëzojnë mot me diell dhe me pak reshje atmosferike, megjithatë parashihet të kemi edhe një masë të dobët ajrore të paqëndrueshme që do të kushtëzojë ca reshje atmosferike në zona të caktuara.

    Kjo masë e paqëndrueshme ajrore pritet të jetë aktive në fillim të javës, gjegjësisht ditën e martë kur priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Këto reshje nuk do të përfshijnë tërë territorin, madje as gjysmën e territoreve tona. Më së shumti rrebeshe priten në Mal të Zi, pastaj në juglindje dhe lindje të Shqipërisë, disa vise në Maqedoninë Veriore dhe pjesërisht në Kosovë. Në të gjitha rastet reshjet do të janë të kufizuara vetëm në rajone të caktuara ku në ndonjë rajon parashihen rrebesh intensive po kalimtare.

    Rrebeshe kalimtare priten edhe në disa zona në pjesët qendrore, veriore dhe verilindore të Shqipërisë si dhe në perëndim të Maqedonisë së Veriut.

    Nga mesi i javës rritet ndikimi anticiklonik dhe zbehet masa e paqëndrueshme ajrore. Në përgjithësi priten ditë me diell, por nuk do të mungojnë disa vranësira dhe disa gjasa për ndonjë zhvillim të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

    Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius në Kosovë ose ndonjë gradë mbi këtë shifër. Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore parashihet të jetë pak më nxehtë, ndërsa për fundjavë temperaturat do të shënojnë rritje edhe për ndonjë shkallë më lartë.

  • Pamjet/ Reshje të dendura shiu në Vlorë

    Pamjet/ Reshje të dendura shiu në Vlorë

    Vlora është pushtuar nga reshje të dendura shiu mbrëmjen e kësaj të hëne.

    Pamjet vinë përgjatë rrugës së Lumit të Vlorës, Gjormë, Kotë dhe Drashovicë, ku prej disa minutash ka nisur shiu intensiv.

    Reshjet e shiut në Vlorë kanë nisur që prej pasdites së sotme, ndërsa kjo kohë nuk është aspak favorizuese për pushuesit që ndodhen në qytetin bregdetar për të kaluar pushimet.

  • Vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Bulqizë, arrestohet autori i ngjarjes

    Vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Bulqizë, arrestohet autori i ngjarjes

    Një 26-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një konflikti për motive të dobëta në Bulqizë.

    Dorjan Dema 30-vjeç ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarom Dritan Manjani, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital.

    Dorjan Dema është lokalizuar menjëherë nga policia dhe është vënë në pranga.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Po ktheheshin nga një funeral, 5 persona sulmohen nga bletët, njëri prej tyre vdes

    Po ktheheshin nga një funeral, 5 persona sulmohen nga bletët, njëri prej tyre vdes

    Një burrë humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën pasi u sulmuan nga një tufë bletësh ndërsa po ktheheshin nga një funeral në distriktin Dhar të Madhya Pradesh.

    Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje në fshatin Kherwa, që ndodhet 70 km nga selia e qarkut.

    Përgjegjësi i stacionit policor të Bag, Kailash Chouhan tha se një person humbi jetën, pas së cilës funerali i tij u mbajt në Muktidha am jashtë fshatit.

    Kur fshatarët po ktheheshin pasi kishin kryer ritet e fundit të të ndjerit, një tufë bletësh i sulmoi.

  • Këngëtari i njohur shqiptar në zi, humb njeriun e shtrenjtë të familjes

    Këngëtari i njohur shqiptar në zi, humb njeriun e shtrenjtë të familjes

    Këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi, në rrjetin e tij social njofton se ka humbur njeriun e shtrenjtë të familjes.

    Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, këngëtari ka zbuluar se gjyshja e tij ka ndërruar jetë.

    “Të Zotit jemi dhe te ai do të kthehemi. Ju njoftojmë se sot me datë 14.08.2023 ndërroj jetë gjyshja ime. Varrimi bëhet sot në orën 18:00 në fshatin Llapashtic e Eperme-Padujevë”, ka shkruar Albatriti.