Category: Lajme

  • Pamjet/ Reshje të dendura shiu në Vlorë

    Pamjet/ Reshje të dendura shiu në Vlorë

    Vlora është pushtuar nga reshje të dendura shiu mbrëmjen e kësaj të hëne.

    Pamjet vinë përgjatë rrugës së Lumit të Vlorës, Gjormë, Kotë dhe Drashovicë, ku prej disa minutash ka nisur shiu intensiv.

    Reshjet e shiut në Vlorë kanë nisur që prej pasdites së sotme, ndërsa kjo kohë nuk është aspak favorizuese për pushuesit që ndodhen në qytetin bregdetar për të kaluar pushimet.

  • Vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Bulqizë, arrestohet autori i ngjarjes

    Vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Bulqizë, arrestohet autori i ngjarjes

    Një 26-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një konflikti për motive të dobëta në Bulqizë.

    Dorjan Dema 30-vjeç ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarom Dritan Manjani, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital.

    Dorjan Dema është lokalizuar menjëherë nga policia dhe është vënë në pranga.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Po ktheheshin nga një funeral, 5 persona sulmohen nga bletët, njëri prej tyre vdes

    Po ktheheshin nga një funeral, 5 persona sulmohen nga bletët, njëri prej tyre vdes

    Një burrë humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën pasi u sulmuan nga një tufë bletësh ndërsa po ktheheshin nga një funeral në distriktin Dhar të Madhya Pradesh.

    Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje në fshatin Kherwa, që ndodhet 70 km nga selia e qarkut.

    Përgjegjësi i stacionit policor të Bag, Kailash Chouhan tha se një person humbi jetën, pas së cilës funerali i tij u mbajt në Muktidha am jashtë fshatit.

    Kur fshatarët po ktheheshin pasi kishin kryer ritet e fundit të të ndjerit, një tufë bletësh i sulmoi.

  • Këngëtari i njohur shqiptar në zi, humb njeriun e shtrenjtë të familjes

    Këngëtari i njohur shqiptar në zi, humb njeriun e shtrenjtë të familjes

    Këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi, në rrjetin e tij social njofton se ka humbur njeriun e shtrenjtë të familjes.

    Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, këngëtari ka zbuluar se gjyshja e tij ka ndërruar jetë.

    “Të Zotit jemi dhe te ai do të kthehemi. Ju njoftojmë se sot me datë 14.08.2023 ndërroj jetë gjyshja ime. Varrimi bëhet sot në orën 18:00 në fshatin Llapashtic e Eperme-Padujevë”, ka shkruar Albatriti.

  • Ironizon keq Artan Hoxha/ Nxjerr pamjet nga protesta për Belerin: Kaq mbështetës i mbledh një miku im nga Tepelena, kur i bie goma e makinës

    Ironizon keq Artan Hoxha/ Nxjerr pamjet nga protesta për Belerin: Kaq mbështetës i mbledh një miku im nga Tepelena, kur i bie goma e makinës

    Gazetari Artan Hoxha ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet gjatë protestës në Himarë për Fredi Belerin. Ai thotë se nëse do të ishte në Himarë, do të besonte se protesta ishte masive, por në të vërtetë pamjet tregojnë një tjetër realitet.

    Hoxha shprehet se pushuesit vijojnë plazhin duke mos u shqetësuar, ndërsa shton më ironi se kaq njerëz sa janë mbledhur i bën bashkë një mik i tij nga Tepelena kur i bie goma e makinës.

    Postimi i plotë

    Mbani frymen njerez…

    Live nga shetitorja e Himares…

    Nese nuk do te isha në Himare, por do ta ndiqja protesten në mbeshtetje te Dhionisios Alfred Petro Beleris, nga mediat greke apo mediat shqiptare, do te besoja se ketu po behet nami…

    Në te vertete, Himara eshte në nje pasdite te qete mesgushti, kur pushuesit vazhdojne plazhin per hesap te tyre.

    Kaq mbeshtetes sa kane mbledhur kryebashkiaket e Athines dhe te Selanikut në shetitoren e Himares, nje miku im nga Luftinja e Tepelenes, i mbledh kur i bie goma e makines…

    https://www.facebook.com/watch/?v=1473455213451086

    E ka thene nje shekull me pare i madhi Ali Asllani nga Vajza e Lumit te Vlores:

    “Koha eshte e maskarenjeve,

    por Atdheu eshte i shqiptareve….”

    Zito i ALVANIA

    Sot është dita e fundit për betimin e kryebashkiakut Fredi Beleri, dhe në Himarë po zhvillohet një protestë në mbrojtje të tij. Nga qelia, Beleri dha një mesazh, teksa tregon se nuk e ka humbur shpresën që do të marrë drejtimin e Bashkisë.

    “Jam mirë, jam i fortë. Jam duke pritur. Kanë kaluar 3 muaj, jam i vendosur të betohem kryetar Bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar himariotët. Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë. Ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më ngadalë, por në fund fiton gjithmonë”, tha ai nga burgu, për mediat greke.

  • Ju dridhet syri në mënyrë të pavullnetshme? Ja nga se shkaktohet dhe si mund të parandalohet ajo

    Ju dridhet syri në mënyrë të pavullnetshme? Ja nga se shkaktohet dhe si mund të parandalohet ajo

    Ju ka ndodhur që iu dridhet syri? Me siguri po, të paktën 1 herë! Madje, në popull kjo lloj dridhje arsyetohet në atë mënyrë që “nuk duhet të tregoni” kur syri e bënë këtë veprim.

    Ka disa arsye se përse ndodh kjo dridhje e syrit, si dhe mënyra se si mund ta ndaloni.

    Stresi dhe mungesa e gjumit janë faktorët kryesorë të dridhjeve të syrit.

    E treta është përdorimi i tepërt i kafeinës, alkoolit dhe nikotinës.

    Syri, gjithashtu, mund të “kërcejë” edhe për shkak të “sindromës së syrit të thatë”, si dhe për shkak të një sërë faktorësh të ndryshëm, të tilla si sëmundjet auto-imune, plakja ose nga disa medikamente.

    Edhe anti-depresantët lidhen me këtë çrregullim.

    Dridhja e syrit mund të jetë, gjithashtu, një simptomë e disa patologjive specifike përfshirë glaukomën, blefaritin (inflamimi i qepallës), uveitin (një lloj tjetër i inflamacionit të syve) ose konsumimin e kornesë.

    Si mund ta ndalojmë lëvizjen?

    Fillimisht është e nevojshme që të identifikoni shkaqet përpara se të mundoheni ta parandaloni atë.

    Nëse dyshoni për sforcim dhe lodhje, mundohuni që të bëni gjumin e plotë dhe të provoni teknikat e relaksimit (si meditimi dhe yoga).

    Kufizoni konsumin e kafeinës dhe alkoolit (ose i ndaloni krejtësisht).

    Nëse lëvizja ndodh nga syri i thatë, përdorni lotët artificialë.

    Gjithashtu, kufizimi i sasisë së kohës që shpenzoni para ekraneve elektronike mund të ndihmojë: është e nevojshme t’i hiqni sytë nga ekranet elektronike çdo 10 minuta.

  • Aksident i rëndë, zbardhen detajet e para

    Aksident i rëndë, zbardhen detajet e para

    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qendër të Kavajës, ku si pasojë është rënduar trafiku.

    Mësohet se me ndërhyrjen e shpejtë të policisë u bë e mundur zhbllokimi i trafikut. Sakaq grupi policor është në vendngjarje për te zbardhur shkaqet e aksidentit.

    Në lidhje me aksidentin, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa mësohet se drejtuesit e automjeteve janë rezultuar të pastër nga testi i alkoolit. Policia është duke punuar për zhbllokimin e trafikut dhe pastrimit të zonës.

  • Nuk është Italia, ky vend prodhon më së shumti akullore në Evropë

    Nuk është Italia, ky vend prodhon më së shumti akullore në Evropë

    Gjermania është prodhuesi më i madh i akullores në Evropë, sipas të dhënave të fundit zyrtare.

    Agjencia e Statistikave të BE-së njoftoi se vitin e kaluar në Gjermani u prodhuan 620 milionë litra akullore, duke e bërë atë kampione, pak mbi Francën (591 milionë) dhe Italinë (571 milionë).

    Këto tre vende përbëjnë gjysmën e prodhimit total në BE prej 3.2 miliardë litrash, që është një rritje prej 5% krahasuar me vitin 2021.

    Edhe pse Gjermania është prodhuesi më i madh i akullores në BE, Franca është eksportuesi më i madh, me 53 milionë litra të eksportuara jashtë territorit të Bashkimit, 21% e të gjitha eksporteve të akullores nga BE shkojnë në atë vend, e ndjekur nga Holanda, Italia, Gjermania dhe Belgjika.

    Në Gjermani, akullorja është gjithashtu më e lira dhe kushton mesatarisht 1.5 euro për litër, që është pak më shumë se Franca (1.9 euro) ose Italia 2.3 euro, ndërsa më e shtrenjta është në Austri (7 euro për litër), Danimarkë. (4.4 euro) dhe Finlanda (2.8 euro për litër akullore)./abcnews.al

  • Do rriten temperaturat/ Ja kur do rikthehet vala e të nxehtit

    Do rriten temperaturat/ Ja kur do rikthehet vala e të nxehtit

    Java ka nisur e kthjellët, por mesdita deri të mërkurën pritet të sjellë vranësira. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve nuk do mugnojnë as momentet me pika shiu.

    Prej të mërkurës, temperaturat do të pësojnë rritje të ndjeshme me disa gradë. Edhe Shqipëria do të preket nga një valë e të nxehtit që ka prekur Europën, por do jetë periferike, pasi temperaturat pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celsius.

    Sipas parashikimeve të sinoptikanëve pjesa tjetër e mbetur e muajit Gusht do të jetë me temperatura të përshtatshme për pushuesit që duan të shijojnë plazhin.

  • U kap duke vjedhur një makinë, ndërhyn policia. I riu kanosi edhe një tregtar për t’i marrë automjetin. Çfarë ndodhi sot në Tiranë

    U kap duke vjedhur një makinë, ndërhyn policia. I riu kanosi edhe një tregtar për t’i marrë automjetin. Çfarë ndodhi sot në Tiranë

    Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në dy raste ka tentuar të vjedhë makina. Sipas policisë, në Bulevardin e Kasharit, i riu është ndaluar nga unifirmat blu në momentin që tentoi të kryente vjedhjen.

    Gjatë ndërhyrjes së policisë 28-vjeçar ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

    Në rrjetet sociale u publikua edhe nje video nga momenti i konfliktit kur i riu tentoi te vidhte makinen.

    Ndërkohë po ky i ri ka rezultuar se ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit, një tregtar makinash në Vorë, për ti marrë atij një automjet.

    Njoftimi i policise

    Tentoi të vidhte me dhunë një automjet, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë tentativës për ta parandaluar, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë patrullimit në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë, ditën e sotme, rreth orës 11:10, në bulevardin e Kasharit, kanë konstatuar një shtetas i cili po tentonte të vidhte një automjet.

    Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar vjedhjen e automjetit, dhe kanë arrestuar shtetasin D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

    Në vijim të veprimeve, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari, ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit, një tregtar makinash në Vorë, për ti marrë atij një automjet.

    Ky rast është publikuar me video, në disa rrjete sociale.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.