Category: Lajme

  • Ironizon keq Artan Hoxha/ Nxjerr pamjet nga protesta për Belerin: Kaq mbështetës i mbledh një miku im nga Tepelena, kur i bie goma e makinës

    Ironizon keq Artan Hoxha/ Nxjerr pamjet nga protesta për Belerin: Kaq mbështetës i mbledh një miku im nga Tepelena, kur i bie goma e makinës

    Gazetari Artan Hoxha ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet gjatë protestës në Himarë për Fredi Belerin. Ai thotë se nëse do të ishte në Himarë, do të besonte se protesta ishte masive, por në të vërtetë pamjet tregojnë një tjetër realitet.

    Hoxha shprehet se pushuesit vijojnë plazhin duke mos u shqetësuar, ndërsa shton më ironi se kaq njerëz sa janë mbledhur i bën bashkë një mik i tij nga Tepelena kur i bie goma e makinës.

    Postimi i plotë

    Mbani frymen njerez…

    Live nga shetitorja e Himares…

    Nese nuk do te isha në Himare, por do ta ndiqja protesten në mbeshtetje te Dhionisios Alfred Petro Beleris, nga mediat greke apo mediat shqiptare, do te besoja se ketu po behet nami…

    Në te vertete, Himara eshte në nje pasdite te qete mesgushti, kur pushuesit vazhdojne plazhin per hesap te tyre.

    Kaq mbeshtetes sa kane mbledhur kryebashkiaket e Athines dhe te Selanikut në shetitoren e Himares, nje miku im nga Luftinja e Tepelenes, i mbledh kur i bie goma e makines…

    https://www.facebook.com/watch/?v=1473455213451086

    E ka thene nje shekull me pare i madhi Ali Asllani nga Vajza e Lumit te Vlores:

    “Koha eshte e maskarenjeve,

    por Atdheu eshte i shqiptareve….”

    Zito i ALVANIA

    Sot është dita e fundit për betimin e kryebashkiakut Fredi Beleri, dhe në Himarë po zhvillohet një protestë në mbrojtje të tij. Nga qelia, Beleri dha një mesazh, teksa tregon se nuk e ka humbur shpresën që do të marrë drejtimin e Bashkisë.

    “Jam mirë, jam i fortë. Jam duke pritur. Kanë kaluar 3 muaj, jam i vendosur të betohem kryetar Bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar himariotët. Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë. Ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më ngadalë, por në fund fiton gjithmonë”, tha ai nga burgu, për mediat greke.

  • Ju dridhet syri në mënyrë të pavullnetshme? Ja nga se shkaktohet dhe si mund të parandalohet ajo

    Ju dridhet syri në mënyrë të pavullnetshme? Ja nga se shkaktohet dhe si mund të parandalohet ajo

    Ju ka ndodhur që iu dridhet syri? Me siguri po, të paktën 1 herë! Madje, në popull kjo lloj dridhje arsyetohet në atë mënyrë që “nuk duhet të tregoni” kur syri e bënë këtë veprim.

    Ka disa arsye se përse ndodh kjo dridhje e syrit, si dhe mënyra se si mund ta ndaloni.

    Stresi dhe mungesa e gjumit janë faktorët kryesorë të dridhjeve të syrit.

    E treta është përdorimi i tepërt i kafeinës, alkoolit dhe nikotinës.

    Syri, gjithashtu, mund të “kërcejë” edhe për shkak të “sindromës së syrit të thatë”, si dhe për shkak të një sërë faktorësh të ndryshëm, të tilla si sëmundjet auto-imune, plakja ose nga disa medikamente.

    Edhe anti-depresantët lidhen me këtë çrregullim.

    Dridhja e syrit mund të jetë, gjithashtu, një simptomë e disa patologjive specifike përfshirë glaukomën, blefaritin (inflamimi i qepallës), uveitin (një lloj tjetër i inflamacionit të syve) ose konsumimin e kornesë.

    Si mund ta ndalojmë lëvizjen?

    Fillimisht është e nevojshme që të identifikoni shkaqet përpara se të mundoheni ta parandaloni atë.

    Nëse dyshoni për sforcim dhe lodhje, mundohuni që të bëni gjumin e plotë dhe të provoni teknikat e relaksimit (si meditimi dhe yoga).

    Kufizoni konsumin e kafeinës dhe alkoolit (ose i ndaloni krejtësisht).

    Nëse lëvizja ndodh nga syri i thatë, përdorni lotët artificialë.

    Gjithashtu, kufizimi i sasisë së kohës që shpenzoni para ekraneve elektronike mund të ndihmojë: është e nevojshme t’i hiqni sytë nga ekranet elektronike çdo 10 minuta.

  • Aksident i rëndë, zbardhen detajet e para

    Aksident i rëndë, zbardhen detajet e para

    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qendër të Kavajës, ku si pasojë është rënduar trafiku.

    Mësohet se me ndërhyrjen e shpejtë të policisë u bë e mundur zhbllokimi i trafikut. Sakaq grupi policor është në vendngjarje për te zbardhur shkaqet e aksidentit.

    Në lidhje me aksidentin, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa mësohet se drejtuesit e automjeteve janë rezultuar të pastër nga testi i alkoolit. Policia është duke punuar për zhbllokimin e trafikut dhe pastrimit të zonës.

  • Nuk është Italia, ky vend prodhon më së shumti akullore në Evropë

    Nuk është Italia, ky vend prodhon më së shumti akullore në Evropë

    Gjermania është prodhuesi më i madh i akullores në Evropë, sipas të dhënave të fundit zyrtare.

    Agjencia e Statistikave të BE-së njoftoi se vitin e kaluar në Gjermani u prodhuan 620 milionë litra akullore, duke e bërë atë kampione, pak mbi Francën (591 milionë) dhe Italinë (571 milionë).

    Këto tre vende përbëjnë gjysmën e prodhimit total në BE prej 3.2 miliardë litrash, që është një rritje prej 5% krahasuar me vitin 2021.

    Edhe pse Gjermania është prodhuesi më i madh i akullores në BE, Franca është eksportuesi më i madh, me 53 milionë litra të eksportuara jashtë territorit të Bashkimit, 21% e të gjitha eksporteve të akullores nga BE shkojnë në atë vend, e ndjekur nga Holanda, Italia, Gjermania dhe Belgjika.

    Në Gjermani, akullorja është gjithashtu më e lira dhe kushton mesatarisht 1.5 euro për litër, që është pak më shumë se Franca (1.9 euro) ose Italia 2.3 euro, ndërsa më e shtrenjta është në Austri (7 euro për litër), Danimarkë. (4.4 euro) dhe Finlanda (2.8 euro për litër akullore)./abcnews.al

  • Do rriten temperaturat/ Ja kur do rikthehet vala e të nxehtit

    Do rriten temperaturat/ Ja kur do rikthehet vala e të nxehtit

    Java ka nisur e kthjellët, por mesdita deri të mërkurën pritet të sjellë vranësira. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve nuk do mugnojnë as momentet me pika shiu.

    Prej të mërkurës, temperaturat do të pësojnë rritje të ndjeshme me disa gradë. Edhe Shqipëria do të preket nga një valë e të nxehtit që ka prekur Europën, por do jetë periferike, pasi temperaturat pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celsius.

    Sipas parashikimeve të sinoptikanëve pjesa tjetër e mbetur e muajit Gusht do të jetë me temperatura të përshtatshme për pushuesit që duan të shijojnë plazhin.

  • U kap duke vjedhur një makinë, ndërhyn policia. I riu kanosi edhe një tregtar për t’i marrë automjetin. Çfarë ndodhi sot në Tiranë

    U kap duke vjedhur një makinë, ndërhyn policia. I riu kanosi edhe një tregtar për t’i marrë automjetin. Çfarë ndodhi sot në Tiranë

    Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në dy raste ka tentuar të vjedhë makina. Sipas policisë, në Bulevardin e Kasharit, i riu është ndaluar nga unifirmat blu në momentin që tentoi të kryente vjedhjen.

    Gjatë ndërhyrjes së policisë 28-vjeçar ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

    Në rrjetet sociale u publikua edhe nje video nga momenti i konfliktit kur i riu tentoi te vidhte makinen.

    Ndërkohë po ky i ri ka rezultuar se ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit, një tregtar makinash në Vorë, për ti marrë atij një automjet.

    Njoftimi i policise

    Tentoi të vidhte me dhunë një automjet, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë tentativës për ta parandaluar, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë patrullimit në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë, ditën e sotme, rreth orës 11:10, në bulevardin e Kasharit, kanë konstatuar një shtetas i cili po tentonte të vidhte një automjet.

    Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar vjedhjen e automjetit, dhe kanë arrestuar shtetasin D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

    Në vijim të veprimeve, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari, ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit, një tregtar makinash në Vorë, për ti marrë atij një automjet.

    Ky rast është publikuar me video, në disa rrjete sociale.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Tufa e bletëve sulmon kortezhin e furneralit, raportohet për viktima dhe të plagosur

    Tufa e bletëve sulmon kortezhin e furneralit, raportohet për viktima dhe të plagosur

    Një ceremoni mortore në Indi është mbyllur në mënyrë tragjike, pasi një tufë bletësh kanë vrarë një burrë dhe kanë lënë katër të tjerë të plagosur pasi sulmuan kortezhin e funeralit.

    Viktima Bondar Singh ishte pjesë e një grupi vajtuesish që ndiqnin një kortezhin në fshatin Kherwa të shtetit Madhya Pradesh, kur u sulmua për vdekje, i bombarduar nga bletët.

    Kolonia e tërbuar e bletëve ndoqi turmën, duke shkaktuar kaos me dhjetëra njerëz që përpiqeshin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

    Përgjegjësi i stacionit të policisë së rrethit konfirmoi vdekjen e zotit Singh pas incidentit.

  • Familja e kërkonte prej 3 ditësh, e moshuara gjendet pa shenja jete në kanal (Foto)

    Familja e kërkonte prej 3 ditësh, e moshuara gjendet pa shenja jete në kanal (Foto)

    Një 82-vjeçare është gjetur e vdekur në një kanal në fshatin Gjorm të Kurbinit. E moshuara Gonxhe .L., ishte larguar nga banesa e saj tre ditë më parë.

    Ende mik dihen shkaqet e vdekjes së të moshuarës, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin. Ajo është gjetur nga familjarët në një kanal në afërsi të banesës së saj.

    Ndërkohë, policia po heton shkaqet e ngjarjes.

  • “Vafshi në të s*mës se mua…”, aktori i njohur shpërthen pas mbylljes së “Klanifornias”: S’mund të më lajmëroni 3 muaj përpara

    “Vafshi në të s*mës se mua…”, aktori i njohur shpërthen pas mbylljes së “Klanifornias”: S’mund të më lajmëroni 3 muaj përpara

    Në muajin qershor spektakli i humorit në Tv Klan, “Klanifornia” mbylli rrugëtimin e tij. Ishte producenti Turjan Hyska i cili konfirmoi mbylljen e programit shumë të dashur për publikun.

    Ditën e djeshme aktori Albano Bogdo në një lidhje live në Tik Tok ka treguar se është lajmëruar vetëm 3 muaj më përpara për mbylljen e spektaklit të humorit.

    “Na erdhi një ditë pronari, nuk na erdhi neve i tha drejtorit tonë të ‘Klanifornias” Turit në muajin prill, në qershor mbyllet komplet. Nuk mund të thotë njeriu 3 mua para ikni ju, e di unë që 3 muaj është ligjërisht njoftimi por unë nuk jam roje objekti, duhet të më thuash 1 vit para, që unë të mendohem 1 vit, ta ndaj jetën në mes punës që po bëj, të cilën dua ta bëj shkëlqyer dhe midis projektit të ri të ardhshëm që duhet të bëj ku të përplasem. Nuk mund të më thuash 3 muaj përpara, ti tjetri ti tjetri etj vafshi të sëmës së mua kaq m’u deshët. Nuk kam pyetur asnjërin se ku do të shkojë”- dëgjohet të thotë aktori i humorit në video live e bërë më ndjekësit në Tik Tok.

    “Klanifornia”, i cili u moderua nga Marina Vjollca, nisi si program në tetor të vitit 2019 dhe vazhdoi për gjashtë sezone rresht.

    @sttt.99 #fyp ♬ original sound – Pogradeci47

  • Nata e TERRORIT në Maliq/ Nga plagosja e familjarëve, tek plumbat ndaj policisë,”bëmat” e Ramiz Muçollarit

    Nata e TERRORIT në Maliq/ Nga plagosja e familjarëve, tek plumbat ndaj policisë,”bëmat” e Ramiz Muçollarit

    62-vjeçari Ramiz Muçollari u ekzekutua mëngjesin e sotëm pas një nate terrori për familjen e tij, por edhe për banorët e fshatit Qesarakë në Maliq.

    Gjatë mbremjes së djeshme ai plagosi me thikë gruan dhe më pas qëlloi me tytën e armës të birin. Por nuk u mjaftua me kaq, pasi gjatë natës nisi të qëllonte me armë në ajër.

    Pasi gruaja dhe i biri u dërguan në spital, policia shkoi për ta arrestuar, por ai nuk pranoi të dorëzohej dhe u izolua në shtëpi. Forcat RENEA ndërhynë duke tentuar të negociojnë me të, por sërish ai nuk iu bind dhe qëlloi me armë drejt tyre.

    Më pas, RENEAT ndërhynë duke hyrë me forcë në shtëpinë e tij, aty ku u përballën sërish me plumba. Efektivët iu përgjigjën zjarrit dhe kjo rezultoi fatale për të, duke i marrë jetën.

    Nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, teksa familajrët dhe fqinjët shprehen se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

    “Para 5-6 vitesh ka pasur probleme, por vitet e fundit ka qenë i qetë. Gruan dhe djalin i ka plagosur mbrëmë, ndërsa gjatë natës ka nisur të gjuajë me armë. Si njeri sillej shumë mirë. Nuk trazonte”, u shpreh një prej fqinjëve.