Category: Lajme

  • Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për fundjavën! Temperaturat maksimale deri në 36 gradë celcius, ç’duhet të dinë adhuruesit e plazhit

    Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për fundjavën! Temperaturat maksimale deri në 36 gradë celcius, ç’duhet të dinë adhuruesit e plazhit

    Në fundjavë parashikohet mbizotërim i kushteve të qëndrueshme atmosferike.

    Sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak, ditën e dielë pritet të ketë reshje të dobta shiu, që do të jenë prezente në male në pjesën juglindore të vendit.

    Ndërkohë valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

    Parashikimi i motit nga SHMU:

    Këtë fundjavë do të kemi mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore relativisht të thata. Moti do të jetë i kthjellët deri në mesdite, më pas zhvillim dhe alternime të vranësirave mesatare deri të dendura ndërsa gjatë natës sërish kthjellime.

    Ditën e Diel reshje të dobta shiu do të jenë prezente në male në pjesën juglindore të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi deri 13m/s.

    Valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

  • Euro drejt daljes nga ‘gremina’? Ja me sa këmbehen monedhat e huaja sot (Tabela)

    Euro drejt daljes nga ‘gremina’? Ja me sa këmbehen monedhat e huaja sot (Tabela)

    Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do blihet me 94.2 lekë dhe do shitet me 95.7 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane do të blihet me 103.4 lekë dhe do të shitet me 104.5 lekë.

    Franga zvicerane sot do blihet me 107 lekë dhe do të shitet me 108.6 lekë, ndërsa paundi britanik do blihet me 119.2 lekë dhe do shitet me 120.8 lekë.

  • Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë! Ekspertët ngrenë alarmin, paralajmërojnë pasoja të rënda për njerëzit dhe planetin

    Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë! Ekspertët ngrenë alarmin, paralajmërojnë pasoja të rënda për njerëzit dhe planetin

    Shërbimi për Ndryshimet Klimatike, një degë e programit hapësinor të Bashkimit Evropian, thotë se muaji korrik i këtij vitit ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë. Temperatura mesatare globale e muajit korrik ishte 16,95 gradë Celsius dhe sipas të dhënave 0.43 gradë celcius më e lartë sesa rekordi paraprak i regjistruar në korrik të vitit 2019. Ekspertët thonë se këto temperatura do të kenë pasoja të të rënda si për njerëzit, ashtu edhe për planetin.

    Muaji korrik i këtij viti ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë. Në këtë përfundim ka arritur organizata evropiane që monitoron klimën, Copernicus.
    Sipas të dhënave të fundit, muaji korrik ishte 1,5 gradë Celsius më i ngrohtë, sesa në epokën paraindustriale.

    Temperatura mesatare globale e muajit korrik ishte 16,95 gradë Celsius dhe sipas të dhënave 0.43 gradë celcius më e lartë sesa rekordi paraprak i regjistruar në korrik të vitit 2019.
    Shërbimi për Ndryshimet Klimatike, një degë e programit hapësinor të Bashkimit Evropian thotë se normalisht rekordet globale të temperaturës thyhen me të qindtat ose një të dhjetën e shkallës, por kjo diferencë e këtij viti është e pazakontë.
    “Java e parë e muajit korrik ka pasur dy ngjarje ekstreme të temperaturës. Dhe në atë kohë, Shërbimi për Ndryshimet Klimatike iu referua kësaj si temperatura më lartë e regjistruar ndonjëherë. Tani mund të themi se jo vetëm java e parë e korrikut ishte më e ngrohta e regjistruar ndonjëherë, por tre javët e muajit korrik ishin më të nxehtat e regjistruara dhe anomalia në lidhje me temperaturën e mëparshme rekord për korrikun është aq e madhe saqë mund të themi me besim se është temperatura më e larta e regjistruar ndonjëherë në muajin korrik”, thotë Carlo Buontempo, nga Shërbimi për Ndryshimet Klimatike, Copernicus.
    Ekspertët thonë se këto temperatura do të kenë pasoja të rënda si për njerëzit ashtu edhe për planetin e ekspozuar ndaj ngjarjeve ekstreme gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive.

    Të dhënat e publikuara nga Shërbimi për Ndryshimet Klimatike tregojnë se muaji i kaluar ishte aq i nxehtë sa ishte 0,7 gradë Celsius më shumë se mesatarja e korrikut nga viti 1991 deri në vitin 2020.
    Oqeanet e botës ishin gjysmë gradë Celsius më të ngrohtë se 30 vitet e mëparshme dhe oqeani Atlantik i Veriut ishte 1,05 gradë Celsius më i nxehtë se mesatarja.
    Antarktida vendosi nivele rekord për akullin e detit, 15% nën mesataren për këtë periudhë të vitit.
    “Është një rekord mahnitës dhe e bën mjaft qartë se korriku është muaji më i ngrohtë në Tokë në dhjetë mijë vjet,” thotë Stefan Rahmstorf, një shkencëtar për klimën në Institutin e Potsdamit në Gjermani.
    Zoti Rahmstorf citon studime që përdorin unazat e pemëve dhe tregues të tjerë dhe sipas tij kohët e tanishme janë më të ngrohtat që nga fillimi i epokës së holocenit, rreth 10000 vjet më parë.
    Të gjithë këto të dhëna duket se detyruan Sekretarin e Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres të deklaronte:
    “Ndryshimi i klimës është këtu. Është e frikshme dhe është vetëm fillimi. Epoka e ngrohjes globale ka përfunduar. Epoka e vlimit global ka ardhur.”/VOA

  • PAMJE TË RËNDA/ “Kujt i ngre zërin?”, del video shokuese, momenti ku djali “boksier” i anëtarës së KLP lë të vdekur me grushat ndërtuesin

    PAMJE TË RËNDA/ “Kujt i ngre zërin?”, del video shokuese, momenti ku djali “boksier” i anëtarës së KLP lë të vdekur me grushat ndërtuesin

    PAMJE TË RËNDA/ “Kujt i ngre zërin?”, del video shokuese, momenti ku djali “boksier” i anëtarës së KLP lë të vdekur me grushat ndërtuesin

    Nisi me “Kujt i ngre zërin?” dhe përfundoi me vdekjen e ndërtuesit Armando Meshau, sherri një ditë më parë në Vlorë, me protagonist Rei Metën djalin e anëtares së KLP-së, Nurihan Seiti Meta.

    Video e mëposhteme sjell momentet shokuese ku i riu derdh një breshëri grushtash mbi ndërtuesin, pasi ky i fundi e kishte qëlluar i pari.


    Siç dallohet në pamjet filmike, 55-vjeçari Armando Meshau ndodhet i ulur në karrige përpara kompjuterit kur nis të debatojë me 33-vjeçarin Rei Meta.

    Në një moment Meshau e gjuan me grusht Metën në fytyrë, ndërsa ky i fundit i kundërpërgjigjet duke e qëlluar katër apo pesë herë në kokë.

    Menjëherë pas kësaj, ndërtuesi Meshau nuk është ndjerë mirë në karrige deri sa ka rënë në tokë dhe ndërron jetë. Një djalë që besohet të jetë punonjësi është afruar për ta ndihmuar.

    Në polici, Meta tha se shkak i sherrit ishte bërë një konflikt i vjetër për një shumë parash.

    “Me Armandon kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësuar tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke. Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa. Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe kam shkuar disa herë ta takojë e t’i kërkoja lekët që më kishte premtuar”, deklaroi ai në polici.

    Historia

    Rei Meta kishte ndërhyrë si sekser për një prej pronave që biznesmeni i ndërtimit kishte interes, duke i premtuar garanci se do t’i zgjidhte punë. Ai kishte premtuar zgjidhje për pronën e Armando Meshaut, duke përdorur emrin e të ëmës, që është anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti Meta dhe për punën që do bënte do të përfitonte një apartament që do t’i falej nga ndërtuesi i njohur në Vlorë.

    Por, 33-vjeçari nuk e kishte mbaruar punën si sekser dhe 55-vjeçari kishte zgjidhur çështjen me lidhje të tjera. Por 33-vjeçari pretendonte se ndërtuesi duhet t’i falte apartamentin dhe për këtë arsye nisi edhe konflikti mes tyre.

    55-vjeçari kishte refuzuar t’ia kalonte në pronësi apartamentin Rei Metës dhe ditën e sotme u përballën në një kancelari në Vlorë aty konflikti verbal degradoi në dhunë fizike, ku si pasojë 55-vjeçari humbi jetën.

  • “Le ta mbajnë”, pas Arbër Hajdarit, edhe Zhaklin Lekatari s’do jetë opinioniste në BBV3?

    “Le ta mbajnë”, pas Arbër Hajdarit, edhe Zhaklin Lekatari s’do jetë opinioniste në BBV3?

    Zhaklin Lekatari ka folur për eksperiencën e saj si opinioniste në BBV2.

    Gjatë një interviste për “Pushime On Top”, ajo është shprehur se pavarësisht se ka qenë një ‘luftë’ në vetvete, të pasurit këtë pozicion në BBV, e ka rritur profesionalisht.

    Do ta pranoje sërish po të të vinte ftesa?

    Zhaklin Lekatari: Po, pse jo!

    Pasi dhe vetë ajo e shprehu si dëshirë, qarkullon edhe emri i Eva Muratit, për të qenë opinioniste në sezonin e ardhshëm…

    Zhaklin Lekatari: Po shumë mirë, nëse duan Eva Muratin le ta mbajnë, mua gjithsesi më bëhet qejfi…

  • U arrestua në Greqi për masakrën e Lushnjës, Gjykata e Janinës merr vendimin për ekstradimin e Laert Haxhisë

    U arrestua në Greqi për masakrën e Lushnjës, Gjykata e Janinës merr vendimin për ekstradimin e Laert Haxhisë

    Gjykata e Janinës ka vendosur të rrezojë kërkesën e prokurorisë Shqiptare për ekstradimin e Laert Haxhisë.

    Haxhia do qëndrojë në burg vetëm për largim nga vendi aksidentit dhe prishje të qetësisë publike.

    Pavarësisht vendimit për refuzim të ekstradimit, prokuroria themelore e Janinës pritet ta Apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar ekstradimin e Laert Haxhiut në Shqipëri.

    Avokati i Laert Haxhiut konfirmoi vendimmarrjen e drejtësisë helene duke u shprehur se beteja ligjore do vijojë në Apel deri në gjykatën e Lartë Greke.

  • VIDEO/ Makina “fluturon” dhe bie në ujëvarë, dëshmitarët shpëtojnë babanë dhe vajzën

    VIDEO/ Makina “fluturon” dhe bie në ujëvarë, dëshmitarët shpëtojnë babanë dhe vajzën

    Një makinë e parkuar ra në një ujëvarë në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh.

    Ngjarja ndodhi të dielën në ujëvarën Lodhiya Kund, një pikë e njohur piktoreske.

    Dëshmitarët filmuan me celular momentin kur mjeti “Fluturoi” drejt ujit, ndërsa dëgjohen duke bërtitur, pasi panë se brenda makinës kishte njerëz.

    Disa prej tyre u futën me shpejtësi në ujë për të nxjerrë vajzën dhe të atin e saj, që mbetën të bllokuar, teksa mjeti u zhyt në ujë.Sipas policisë, incidenti ndodhi nga pakujdesia, pasi makina ishte e parkuar shumë pranë ujit./Albeu.com/

  • Rënkonte dhe ulërinte, banorët e pallatit në Tiranë i lënë shënimin epik tek dera gruas

    Rënkonte dhe ulërinte, banorët e pallatit në Tiranë i lënë shënimin epik tek dera gruas

    TIRANE

    Kërkesat e banorëve të një pallati janë nga më të ndryshme, por kërkesa e mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ, nga disa qytetarë në rrugën “Riza Cerova” është e pazakontë.

    Të bezdisur nga zhurma, ata i kanë kërkuar komshies së katit të katërt që të ndërrojë orarin e qejfit, pasi rënkimet e saj dëgjohen shumë. Kërkesën ata e kanë ngjitur në hyrje të pallatit.

    Ne leter shkruhet:

    Thirrje komshies që i vlon gjaku në katin e katërt.

    E dashur komshie, ta kuptojmë dhimbjen por nëse nuk i mban dot rënkimet dhe ulërimat përbrenda, ndërro orarin e qejfit ose shko diku gjetkë me qera.

    Në të kundërt do të merremi me kollovarin. Këshilli i banorëve të pallatit.

  • “Në repartet ushtarake mbillet drogë”- E kishte paralajmëruar një vit më parë! Bardhi nxjerr videon: Peleshi të japë dorëheqjen! Po të ishte për Ramën, do ta kultivonin edhe në tarracën e Kryeministrisë

    “Në repartet ushtarake mbillet drogë”- E kishte paralajmëruar një vit më parë! Bardhi nxjerr videon: Peleshi të japë dorëheqjen! Po të ishte për Ramën, do ta kultivonin edhe në tarracën e Kryeministrisë

    Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e bimëve narkotike në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr. Bardhi ka publikuar një video në komisionin parlamentar një vit më parë, ku ka deklaruar se “ka prona të ushtrisë që mbillet hashash”.

    Sipas Bardhit, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duhet të japë dorëheqjen, sepse ‘ai e dinte që në repartet ushtarake mbillej drogë’.

    Deputeti demokrat thekson se bima narkotike u kap falë partnerëve të NATO-s se po të ishte për “Ramën dhe Peleshin do të mbillej edhe në tarracën e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryeministrisë”.

    https://www.facebook.com/watch/?v=6638893616162239

    “Një vit më parë, në parlament u diskutuan disa ndryshime në ligjin për Policinë Ushtarake. Ishin ditët, kur autoritetet hollandeze zbuluan përfshirjen e një majori të ushtrisë shqiptare në ndërtimin e një shtëpie hashashi në Hollandë, ndërkohë që ishte aty me mision në kuadër të NATO-s.

    Në fjalën time në Komisionin e Ligjeve, e përmenda këtë rast për të kuptuar si i kishin kryer detyrat Policia Ushtarake dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë, pasi ky nuk ishte një rast i izoluar. Nuk prisja të merrja përgjigje as nga përfaqësuesi i ushtrisë, as nga përfaqësuesja e qeverisë. Ata ekzistojnë vetëm për të mbuluar gjurmët e krimit të organizuar që ka depërtuar tani edhe në ushtrinë e vendit anëtar të NATO-s. E di që kjo është një akuzë e rëndë, por faktet janë kokëforta.

    Një vit më parë, kam deklaruar me zë të lartë se rasti i oficerit të lartë shqiotar në Hollandë nuk është i izoluar, pasi në repartet ushtarake mbillet kanabis për llogari të organizatave kriminale 👇. Deputetët e dëgjuan. Qeveria e dëgjoi. Ushtria e dëgjoi. Shërbimi Informativ i Ushtrisë dhe Shërbimi Informativ Shtetëror e dëgjoi. Cili ishte reagimi? Zero! U fshehën pas frazës së preferuar të kryeministrit “përgjegjësia është personale”. Që në fakt, është një thirrje nxitëse “bravo çuna, jepini derisa t’ju kapin”!

    Dita erdhi që t’i kapin, sërish, partnerët e NATO-s, se po të ishte për Edi Ramën apo Niko Peleshin, kanabisi do të mbillej edhe në taracën e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryeministrisë. Sot është dita që Niko Peleshi të japë dorëheqjen, sepse ai e dinte që në repartet ushtarake mbillej drogë. Ia thamë ne në parlament, siç thamë disa vite më parë se nga repartet ushtarake ngriheshin avionë që transportinin drogë. Edhe atëherë rezultoi e vërtetë! Zoti Ministër i Mbrojtjes, përgjegjësia është personale e juaja! Jep dorëheqjen!”, shkruan Gazment Bardhi

  • Rikthehet COVID-19 në Shqipëri/ Mjekët tregojnë shenjat

    Rikthehet COVID-19 në Shqipëri/ Mjekët tregojnë shenjat

    Virusi i Covid 19 duket se është rikthyer në vendin tonë.

    Mjekët nëpër qendra shëndetësore kanë konfirmuar nëpërmjet rapid test raste të infektuara me Covid. Koronavirusi ka prekur edhe fëmijët vegjël, madje ka dhe raste të shtruara në shërbimin pediatrik.

    Mjekët thonë se ka raste nga më të lehtat, deri tek ato mesatare me simptoma ku dominon temperaturë e lartë për tre ditë. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare se cili është varianti i Covid-19 që po qarkullon në këtë sezon në vendin tonë.

    Mjekët bëjnë thirrje të bëhet kujdes me respektimin e masave, pasi jemi dhe në prag të vjeshtës ku fillojnë të mbivendosen edhe virozat e stinës, edhe pse në këtë periudhë po qarkullojnë shumë.