Category: Lajme

  • Rënkonte dhe ulërinte, banorët e pallatit në Tiranë i lënë shënimin epik tek dera gruas

    Rënkonte dhe ulërinte, banorët e pallatit në Tiranë i lënë shënimin epik tek dera gruas

    TIRANE

    Kërkesat e banorëve të një pallati janë nga më të ndryshme, por kërkesa e mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ, nga disa qytetarë në rrugën “Riza Cerova” është e pazakontë.

    Të bezdisur nga zhurma, ata i kanë kërkuar komshies së katit të katërt që të ndërrojë orarin e qejfit, pasi rënkimet e saj dëgjohen shumë. Kërkesën ata e kanë ngjitur në hyrje të pallatit.

    Ne leter shkruhet:

    Thirrje komshies që i vlon gjaku në katin e katërt.

    E dashur komshie, ta kuptojmë dhimbjen por nëse nuk i mban dot rënkimet dhe ulërimat përbrenda, ndërro orarin e qejfit ose shko diku gjetkë me qera.

    Në të kundërt do të merremi me kollovarin. Këshilli i banorëve të pallatit.

  • “Në repartet ushtarake mbillet drogë”- E kishte paralajmëruar një vit më parë! Bardhi nxjerr videon: Peleshi të japë dorëheqjen! Po të ishte për Ramën, do ta kultivonin edhe në tarracën e Kryeministrisë

    “Në repartet ushtarake mbillet drogë”- E kishte paralajmëruar një vit më parë! Bardhi nxjerr videon: Peleshi të japë dorëheqjen! Po të ishte për Ramën, do ta kultivonin edhe në tarracën e Kryeministrisë

    Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e bimëve narkotike në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr. Bardhi ka publikuar një video në komisionin parlamentar një vit më parë, ku ka deklaruar se “ka prona të ushtrisë që mbillet hashash”.

    Sipas Bardhit, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duhet të japë dorëheqjen, sepse ‘ai e dinte që në repartet ushtarake mbillej drogë’.

    Deputeti demokrat thekson se bima narkotike u kap falë partnerëve të NATO-s se po të ishte për “Ramën dhe Peleshin do të mbillej edhe në tarracën e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryeministrisë”.

    https://www.facebook.com/watch/?v=6638893616162239

    “Një vit më parë, në parlament u diskutuan disa ndryshime në ligjin për Policinë Ushtarake. Ishin ditët, kur autoritetet hollandeze zbuluan përfshirjen e një majori të ushtrisë shqiptare në ndërtimin e një shtëpie hashashi në Hollandë, ndërkohë që ishte aty me mision në kuadër të NATO-s.

    Në fjalën time në Komisionin e Ligjeve, e përmenda këtë rast për të kuptuar si i kishin kryer detyrat Policia Ushtarake dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë, pasi ky nuk ishte një rast i izoluar. Nuk prisja të merrja përgjigje as nga përfaqësuesi i ushtrisë, as nga përfaqësuesja e qeverisë. Ata ekzistojnë vetëm për të mbuluar gjurmët e krimit të organizuar që ka depërtuar tani edhe në ushtrinë e vendit anëtar të NATO-s. E di që kjo është një akuzë e rëndë, por faktet janë kokëforta.

    Një vit më parë, kam deklaruar me zë të lartë se rasti i oficerit të lartë shqiotar në Hollandë nuk është i izoluar, pasi në repartet ushtarake mbillet kanabis për llogari të organizatave kriminale 👇. Deputetët e dëgjuan. Qeveria e dëgjoi. Ushtria e dëgjoi. Shërbimi Informativ i Ushtrisë dhe Shërbimi Informativ Shtetëror e dëgjoi. Cili ishte reagimi? Zero! U fshehën pas frazës së preferuar të kryeministrit “përgjegjësia është personale”. Që në fakt, është një thirrje nxitëse “bravo çuna, jepini derisa t’ju kapin”!

    Dita erdhi që t’i kapin, sërish, partnerët e NATO-s, se po të ishte për Edi Ramën apo Niko Peleshin, kanabisi do të mbillej edhe në taracën e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryeministrisë. Sot është dita që Niko Peleshi të japë dorëheqjen, sepse ai e dinte që në repartet ushtarake mbillej drogë. Ia thamë ne në parlament, siç thamë disa vite më parë se nga repartet ushtarake ngriheshin avionë që transportinin drogë. Edhe atëherë rezultoi e vërtetë! Zoti Ministër i Mbrojtjes, përgjegjësia është personale e juaja! Jep dorëheqjen!”, shkruan Gazment Bardhi

  • Rikthehet COVID-19 në Shqipëri/ Mjekët tregojnë shenjat

    Rikthehet COVID-19 në Shqipëri/ Mjekët tregojnë shenjat

    Virusi i Covid 19 duket se është rikthyer në vendin tonë.

    Mjekët nëpër qendra shëndetësore kanë konfirmuar nëpërmjet rapid test raste të infektuara me Covid. Koronavirusi ka prekur edhe fëmijët vegjël, madje ka dhe raste të shtruara në shërbimin pediatrik.

    Mjekët thonë se ka raste nga më të lehtat, deri tek ato mesatare me simptoma ku dominon temperaturë e lartë për tre ditë. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare se cili është varianti i Covid-19 që po qarkullon në këtë sezon në vendin tonë.

    Mjekët bëjnë thirrje të bëhet kujdes me respektimin e masave, pasi jemi dhe në prag të vjeshtës ku fillojnë të mbivendosen edhe virozat e stinës, edhe pse në këtë periudhë po qarkullojnë shumë.

  • Djali i saj grushtoi për vdekje 55-vjeçarin për pronën, PD kërkon largimin e anëtares së KLP-së Nurihan Meta: Përbën pengesë për hetimin e plotë të ngjarjes

    Djali i saj grushtoi për vdekje 55-vjeçarin për pronën, PD kërkon largimin e anëtares së KLP-së Nurihan Meta: Përbën pengesë për hetimin e plotë të ngjarjes

    Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina në një deklaratë për mediat ka kërkuar largimin e anëtares së KLP-së, pas ngjarjes në Vlorë ku djali i saj qëlloi për vdekje 55-vjeçarion Armando Meshau.

    Zëdhënësja tha se djali i anëtares së KLP-së vepronte si sekser duke përdorur emrin dhe prestigjin e postit të së ëmës ndaj dhe autoritet duhet të kërkojnë një hetim të thelluar.

    Sakaq shtoi se “Çdo ditë që zj.Nurihan Meta mban detyrën e anëtares së KLP-së, përbën një cënim të rëndë të integritetit të KLP-së, si edhe bëhet pengesë për hetimin dhe zbardhjen e shpejtë dhe të plotë nga ana e prokurorisë, të kësaj ngjarje kriminale”.

    Deklarata e plotë:

    Për shkak të dhunës të ushtruar nga shtetasi Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta, humbi jetën shtetasi Armando Meshau; si dhe faktet e bëra publike nga hetimet paraprake, të cilat dëshmojnë se djali i anëtares së KLP-së vepronte si sekser duke përdorur emrin dhe prestigjin e postit të së ëmës, kërkojnë një hetim të thelluar jo vetëm të krimit të kryer nga Rei Meta, por edhe të këtyre akuzave publike që sot rëndojnë mbi znj. Nurihan Meta. Prandaj, në respekt të ligjit dhe për shkak të detyrës të lartë që mbulon, Partia Demokratike i bën thirrje znj. Nurihan Meta të japë dorheqjen për t’i hapur rrugën drejtësisë.

    Çdo ditë që zj.Nurihan Meta mban detyrën e anëtares së KLP-së, përbën një cënim të rëndë të integritetit të KLP-së, si edhe bëhet pengesë për hetimin dhe zbardhjen e shpejtë dhe të plotë nga ana e prokurorisë, të kësaj ngjarje kriminale. Prokuroria nuk mund të jetë nën presion për shkak të konfliktit të interesit që rëndon mbi të nga ana e anëtarëvë të KLP-së.

    Partia Demokratike mbështet prokurorinë për një hetim të gjithëanshëm të kësaj ngjarje të rëndë në të cilën humbi jetën z. Armando Meshau, dhe në këto orë të trishta, ne shprehim ngushëllimet tona për familjen e të ndjerit.

  • E pazakontë! Shqiptari i telefonon policisë italiane: Eja më vrisni!

    E pazakontë! Shqiptari i telefonon policisë italiane: Eja më vrisni!

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku protagonist është bërë një shqiptar.

    Sipas mediave italiane, shqiptari i cili ishte në arrest shtëpie ka telefonuar karabinierët, të cilëve u ka kërkuar që ta vrasin me plumb në kokë.

    shqiptari u tha se nuk kishte më dëshirë të qëndronte në “arrest shtëpiak”, nga frika se nuk do të mund të kontrollonte instinktet e tij. Kjo sepse deri më tani, ai kishte dhunuar nënën dhe djalin e tij, me të cilët jetonte.

    Burri u arrestua majin e kaluar për keqtrajtim, lëndim dhe dhunë seksuale ndaj partneres së tij 46-vjeçare, e cila ndërkohë është larguar nga shtëpia me djalin e saj të mitur.

    I vendosur në arrest shtëpiak me nënën e tij të moshuar dhe djalin tjetër, 50-vjeçari ka shkelur masën duke u përfshirë në sjellje të pahijshme, duke ushtruar hdunë ndaj tyre.

  • Fansat po ‘plasin’ ta dinë! Adrola Dushi dhe Capital T vijojnë të mos ndahen nga njëri-tjetri (Video)

    Fansat po ‘plasin’ ta dinë! Adrola Dushi dhe Capital T vijojnë të mos ndahen nga njëri-tjetri (Video)

    Prej kohësh tashmë në rrjetet sociale po qarkullojnë thashethemet se mes bukuroshes Adrola Dushi dhe Capital T ka një lidhje dashurie.

    Ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim nga ana e dyshes, në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të dy personazheve të njohur, nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

    Një video e publikuar në profilin e Instagramit të Ardit Cunit, Adrola Dushi shihet teksa shijon koncertin e Capital T, duke kënduar dhe kërcyer këngët e artistit.

    Adrola, gjithashtu shihet ta përkrah shumë artistin përmes postimeve të saj në Instagram, i cili pritet të japë koncertin e tij, më 11 gusht, në qytetin e Prishtinës.

    Kujtojmë që Adrola Dushi, ka qënë figurante në klipin e këngës së njohur të Capital T, “C’est La Vie”, e publikuar rreth tre vite më parë. Madje thashethemet për një lidhje mes tyre, lindën pikërisht pas publikimit të këtij klipi.

    Adrola, e cila është nëna e një djali nga martesa e mëparëshme me Adis Patushi, është një personazh mjaft i preferuar për publikun shqiptar, duke përcuar mjaft pozitivitet. Nga ana tjetër edhe Kapoja ka qënë gjithmonë larg skandaleve të shoubizit, kështu që padyshim përbëjnë ciftin perfekt dhe fansat po presin me padurim një foto mes tyre.

    https://www.cdnimpuls.com/video/64d219002ede8.mp4?_=2

  • Tronditëse! Qiradhënësi gjen 39-vjeçarin të dekompozuar në banesë, prej muajsh…

    Tronditëse! Qiradhënësi gjen 39-vjeçarin të dekompozuar në banesë, prej muajsh…

    Trupi i pajetë i një koreani, që prej disa kohësh jetonte në Shkodër, është gjetur i pajetë në banesën që kishte marrë me qira.

    Ngjarja në fjalë është zbuluar mbrëmë. Ka qenë pronari i banesës, shtetasi me inicialet A. V., 38 vjeç, ai që sinjalizoi policinë se në shtëpinë e tij në lagjen “Naim Gjylbegu” kishte gjetur trupin e shtetasit me inicialet D. K., të dekompozuar.

    NJOFTIMI I POLICISE:

    Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga shtetasi A. V., 38 vjeç, se në banesën që kishte lënë me qira, në lagjen “Naim Gjylbegu”, kishte gjetur të dekompozuar trupin e shtetasit D. K., 39 vjeç (qiramarrësi), lindur në Korenë e Jugut dhe banues në Shkodër (që nga muaji shkurt i vitit 2022).

    Sipas deklarimeve të 38-vjeçarit, ai kishte shkuar në këtë banesë, pasi prej muajsh nuk kishte përgjigje nga qiramarrësi i saj, shtetasi D. K., dhe kur ka konstatuar trupin e dekompozuar të këtij shtetasi, ka njoftuar menjëherë Policinë.

    Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike. Paraprakisht dyshohet se shtetasi D. K. e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

  • VIDEO/ Rreziku më i ri në rrugët e vendit – Kapen dy shoferët e droguar në Tiranë

    VIDEO/ Rreziku më i ri në rrugët e vendit – Kapen dy shoferët e droguar në Tiranë

    Policia Rrugore njofton se gjatë kontrolleve të fundit ka vënë në pranga dy shtetas që drejtonin automjetet në efektin e lëndëve narkotike.

    Që nga nisja e testimeve me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti janë arrestuar 26 drejtues mjetesh që kanë rezultuar nën efektin e narkotikëve në timon.

    Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. B., dhe S. L.

    Këta shtetas u ndaluan për kontroll pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet e tyre, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se këta shtetas drejtonin automjetet, në efektin e lëndëve narkotike.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    https://www.facebook.com/watch/?v=1699973023784146

  • ‘Më shau i pari. Nuk doja ta vrisja’! Zbardhet dëshmia e Rei Metës për krimin në Vlorë

    ‘Më shau i pari. Nuk doja ta vrisja’! Zbardhet dëshmia e Rei Metës për krimin në Vlorë

    Rei Meta, autori i vrasjes së Armando Meshaut ditën e djeshme në Vlorë ka folur para policisë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

    Meta ka thënë se 55-vjeçari e ka ofenduar teksa ishin duke debatuar dhe pretendon se e ka goditur për vetëmbrojtje.

    “Debatuam, ai më shau i pari. Nuk kisha për qëllim ta vrisja, e bëra për vetëmbrojtje”, ka deklaruar Rei Meta.

    Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme (7 gusht) në një qendër interneti, pranë Gjykatës së Vlorës. Meta e ka goditur viktimën me 2 grushte, në fytyre dhe pas koke dhe Armando Meshau ka rënë në tokë, ku ka goditur kokën në pllaka dhe kjo ka rezultuar fatale për të.

    Autori i ngjarjes është larguar nga skena e krimit dhe u kap rreth 4 orës pas vrasjes, në zonën e Lungomares.

  • “Mbi 200 dhoma gjumi”, dalin pamjet e burgut ‘lundrues’ në Angli që do strehojë azilkërkusit shqiptarë dhe të huaj (Foto)

    “Mbi 200 dhoma gjumi”, dalin pamjet e burgut ‘lundrues’ në Angli që do strehojë azilkërkusit shqiptarë dhe të huaj (Foto)

    Britania e Madhe që nga dita e djesme ka filluar të zhvendosë disa emigrantë, përfshirë edhe shqiptarë, duke i vendosur ata në platforma lundruese në brigjet e saj jugore.

    Mediat britanike kane publikuar pamjet e atyre qe tashme quhen “burgje lundruese”. Vendimi është pjesë e planeve për të kursyer fonde, duke u hequr mundësinë e dërgimit nëpër hotele të migrantëve që arrijnë në Britani me varka të vogla.

    Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë goditjen kundër emigracionit të paligjshëm një përparësi kryesore të qeverisë së tij, përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen vitin e ardhshëm.

    Në përpjekje për të penguar shtetas të huaj të hyjnë në Britani pa dokumente, qeveria po i zhvendos emigrantët në vende ushtarake të papërdorura, si edhe në ndërtesa lundruese trekatëshe gri, në Portland, ku mund të strehojë rreth 500 njerëz në më shumë se 200 dhoma gjumi.