Category: Lajme

  • Qentë e rrugës sulmojnë burrin me motor, ambulanca shkon në vendngjarje

    Qentë e rrugës sulmojnë burrin me motor, ambulanca shkon në vendngjarje

    Në Lezhë qentë e rrugës janë kthyer në një rrezik të madh për qytetarët.

    Mbrëmjen e sotme, 4 qen rruge kanë sulmuar një burrë që po udhëtonte me motor në zonën e Kallmetit.

    Qentë e kanë rrëzuar nga motori burrin dhe kanë nisur ta sulmojnë.

    Një banor i zonës i ka shkuar në ndihmë burrit i cili është sulmuar nga këmbët nga grupi i qenve, ndërsa ambulanca ka mbërritur në vendngjarje.

  • Po kalonte vijat e bardha, makina përplas turisten në Berat

    Po kalonte vijat e bardha, makina përplas turisten në Berat

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit.

    Një grua është aksidentuar nga një makinë teksa kalonte vijat e bardha.

    Burime bëjnë me dije se e aksidentuara është turiste italiane, por policia nuk ka ende një njoftim zyrtar.

    Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca ndërsa ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

  • Dalin pamjet e vrasjes në Kosovë. Momenti kur autori hyn në lokal dhe qëllon me armë drejt viktimës (VIDEO)

    Dalin pamjet e vrasjes në Kosovë. Momenti kur autori hyn në lokal dhe qëllon me armë drejt viktimës (VIDEO)

    KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Kosovë, ku shtetasi Tush Frroku dyshohet se hyri brenda një lokali plot me klientë dhe qëlloi me armë zjarri një person. Ngjarja ndodhi në një lokal në qytetin e Klinës, ku si pasojë ka humbur jetën Anton Prela.

    Gjithashtu policia është ende në kërkim të autorit, i cili mësohet se gjatё arratisjes nёn kёrcёnimin e armёs i ka grabitur automjetin një qytetari dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit.

    “- TUSH (Nue) FRROKU i lindur me 25.06.1975 në fshati Kosh-Istog. I dyshuari është i kërkuar për veprën penale: – “Vrasje” Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në raportin e policisë.

    https://www.facebook.com/watch/?v=316843970725705

  • Pas rritjes së taksës së pronës, qeveria merr një tjetër vendim! Gati ligji për sigurimin e detyrueshëm të shtëpive, ja çfarë pritet (Dokumenti)

    Pas rritjes së taksës së pronës, qeveria merr një tjetër vendim! Gati ligji për sigurimin e detyrueshëm të shtëpive, ja çfarë pritet (Dokumenti)

    Rreth 3 vite e gjysmë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, qeveria ka gati projekt-ligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.

    Projekt-ligji i nxjerrë për konsultim publik, ka si qëllim mbulimin e humbjeve financiare nga tërmetet ndërsa detyrimin për t’u siguruar e kanë të gjitha banesat, përfshirë ato sociale me qira dhe ato në proces legalizimi.

    Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet zbatohet për llojet e mëposhtme të pronave të paluajtshme: banesa; seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi shitje, zyra apo për qëllime të ngjashme. Nuk zbatohet për ndërtesat të cilat përbëhen nga argjile/qerpiç, strukturë me fibër – kallami ose të ngjashme; ndërtesa me vendosje të lëvizshme ose të përkohshme.

    Detyrimin për sigurimin nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qira, përfshirë banesat në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetqeverisjes vendore, të cilët financojnë primin nga buxheti i tyre.”
    Sigurimi që paguhet nga poseduesit e banesave do të rinovohet çdo 1 vit, ndërsa për shtresën në nevojë do të paguajë shteti. Vlera e tij do të përcaktohet nga këshilli i Ministrave. Projekligji parashikon ngrihen e Fondit Kombëtar për Tërmetet, i cili do të menaxhojë sigurimet e banesave por edhe të gjithë shumën e akumuluar nga ky sigurim i detyrueshëm.

    Fondi Kombëtar për Tërmetet është përgjegjës për:

    a) shitjen e policave të sigurimit;
    b) administrimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet;
    c) krijimin e përfitimeve nga investimi i të ardhurave nga policat e sigurimit;
    d) risigurimin e primit;
    e) trajtimin dhe pagesën e dëmeve që mbulohen nga polica e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet;
    Ky projekt-ligj, siç shpjegohet në relacionin shoqërues të projektligjit, vjen si nevojë e adresimit të ndikimit social dhe fiskal të tërmeteve, e për të siguruar fondet e nevojshme për rindërtimin e banesave, nisur nga tërmeti shkatërrues I 2019, që preku 200.000 njerëz në 11 bashki, përfshirë Tiranën dhe Durrësin dhe duke shkaktuar një ndikim të konsiderueshëm ekonomik të vlerësuar në 7.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

  • Përmbytjet në Kinë ju marrin jetën 14 personave

    Përmbytjet në Kinë ju marrin jetën 14 personave

    Katërmbëdhjetë vetë vdiqën gjatë fundjavës në qytetin kinez Shulan për shkak të përmbytjeve shkaktuar nga tajfuni Doksuri, njoftuan mediat shtetërore të hënën, ndërsa përpjekjet e shpëtimit për banorët e prekur nga përmbytjet vazhduan në të gjithë Kinën veriore.

    Vdekjet në Shulan të provincës verilindore Jilin, i shtohen më shumë se 20 personave që vdiqën javën e kaluar në Pekin dhe Hebei. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër të përgjithshëm të viktimave për të gjithë vendin. Sipërfaqe të mëdha u përmbytën dhe banorëve po u dërgohen artikuj të nevojshëm me helikopterë.

    Mbi 130,000 banorë janë prekur në Shulan dhe 79,000 njerëz janë evakuuar në provincën Jilin, njoftoi media shtetërore. Ministria e Burimeve Ujore e Kinës ngriti nivelin e gatishmërisë të dielën për disa rajone./VOA

  • E dhimbshme, burrë dhe grua vdesin në të njëjtën ditë

    E dhimbshme, burrë dhe grua vdesin në të njëjtën ditë

    Një rast tragjik dhe i rrallë ka ndodhur në Dubovik të Deçanit.

    Burrë dhe grua kanë ndërruar jetë brenda të së njëjtës ditë.

    Burimet bëjnë të ditur se Gjyle Berisha ka ndërruar jetë në bjeshkët e Deçanit.

    Lajmin për vdekjen e bashkëshortes e ka pranuar rëndë burri i saj Smajli duke u ndarë nga jeta disa orë më pas.

    Varrimi i burrit e gruas bëhet sot nga ora 17-00.

  • Të nxira në trup që shfaqen pa shkak? Ja cilat janë sëmundjet që i shkaktojnë

    Të nxira në trup që shfaqen pa shkak? Ja cilat janë sëmundjet që i shkaktojnë

    Të nxirat nëpër trup janë familjare për këdo që nga fëmijëria e gjatë gjithë jetës.

    Ato shfaqen zakonisht gjatë dëmtimeve të pjesëve të trupit, ku gjaku mpikset dhe ngec shumë afër lëkurës.

    Mund të zgjasin për disa ditë ose për disa javë me radhë kur dëmtimi është shumë i madh dhe zakonisht nuk kanë nevojë për ndonjë mjekim të veçantë.

    Ekspertët këshillojnë gjithnjë që pas ndonjë presioni dhe force të madhe të ushtruar mbi trup, ta qetësoni atë zonë me pak akull.

    Gjithsesi kjo nuk është arsyeja e vetme përse të nxirat mund të shfaqen në trupin e një njeriu.

    Ndonjëherë ato shfaqen dhe kur nuk keni përjetuar më parë ndonjë lëndim të jashtëm të trupit.

    Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa shkaqe të fshehura se përse po vuani nga ky problem.

    Çfarë i shkakton të nxirat
    Megjithëse dëmtimet më të mëdha njeriu i pëson gjatë fëmijërisë për shkak të dinamikës së shpejtë të jetës, të nxirat janë më të shpeshta teksa plaket.

    Kjo ndodh sepse me kalimin e viteve venat e gjakut bëhen më të dobëta dhe lëkura më e hollë.

    Një arsye tjetër është edhe gjenetika pasi lëkura e hollë dhe venat e holla të gjakut mund të jenë të trashëguara.

    Në rastet kur të nxirat nuk vijnë si pasojë e dëmtimeve shkak mund të jenë disa nga arsyet e listuara si më poshtë.

    Ilaçet
    Ilaçet e ndryshme të cilat hollojnë gjakun mund të shkaktojnë edhe të nxira nëpër trup.

    Disa prej tyre mund të dobësojnë edhe venat e gjakut ndaj inflamacioni dhe të nxirat do të jenë shumë më të shpeshta.

    Nëse merrni ilaçe për gjakun dhe keni të nxira të vazhdueshme ato mund të jenë një arsye.

    Konsultohuni me një mjek specialit për të marrë këshillat e duhura rreth problemit.

    Sëmundjet e mëlçisë

    Abuzimi me alkoolin është një faktor që shkakton probleme dhe dëmtime të mëlçisë.

    Ndaj nëse e konsumoni në sasi të mëdha dhe shikoni të nxira, shkaku nuk janë dëmtimet apo përplasjet e jashtme.

    Një sëmundje e mëlçisë e quajtur ceroza ka filluar të kufizojë dhe shkatërrojë funksionet e saj.

    Kur mëlçia dëmtohet ajo ndalon së prodhuari proteinat të ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut.

    Si rezultat shfaqen të nxirat në trup pasi gjaku ka tendencë të ngecë shumë afër lëkurës.

    Mungesa e vitaminave
    Mungesa e vitaminave në trup duket si një problem i zakonshëm dhe shumë lehtë i zgjidhshëm, por mund të lërë shenja të bezdisshme pas.

    Nëse keni mungesë vitamine C trupi ka tendencë të dëmtohet më shpejt dhe shërohet më ngadalë.

    Vitamina K është gjithashtu një faktor që ndihmon në shërimin e shpejtë të hematomave.

    Prandaj për çdo person që nuk ka mjaftueshëm vitaminë K në trup të nxirat do të jenë shumë të shpeshta.

  • Vrasja e Luljeta Prezës/ Autorët: Nuk e mbajmë mend se çfarë ndodhi

    Vrasja e Luljeta Prezës/ Autorët: Nuk e mbajmë mend se çfarë ndodhi

    Kanë dalë para trupës gjykuese në Gjykatën e Durrësit, Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari. Personat në fjalë u arrestuan pasi akuzohen se vranë Luljeta Prezën poshtë Urës së Dajlanit.

    Para trupës gjykuese, autorët kanë dalë kokulur, teksa gjatë dëshmisë kanë mohuar vrasjen e Luljeta Prezës.

    Brahimi dhe Grabovari kanë thënë se nuk mbajnë mend se çfarë ka ndodhur, ndërsa në sallën e gjyqit, nëna e Brahimit kërkon dënim për djalin e saj nëse ka kryer krimin.

  • Moti i keq ‘bën kërdinë’ në këtë vend, shkon në gjashtë numri i viktimave nga përmbytjet

    Moti i keq ‘bën kërdinë’ në këtë vend, shkon në gjashtë numri i viktimave nga përmbytjet

    Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga shirat e mëdha dhe vërshimet në Slloveni është rritur në gjashtë, raportuan mediat lokale të hënën.

    Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, i ka përshkruar shirat rrëshek dhe vërshimet e mëdha – të cilat e goditën vendin e Alpeve me dy milionë banorë – si fatkeqësinë më të madhe natyrore që nga shpallja e pavarësisë tri dekada më parë.

    Shirat dhe rrëshqitjet e dheut, që nisën të enjten, kanë përmbytur pjesë të mëdha të Sllovenisë qendrore dhe veriore, duke e bllokuar qasjen në fshatra dhe duke e penguar trafikun.

    Të dielën, ekipet emergjente e nxorën trupin e një burri 35-vjeçar nga një lumë afër fshatit Mirna Perc, në lindje të vendit. Një burrë tjetër, i cili po merrte pjesë në operacionet e pastrimit, u gjet i vdekur pasi kishte rënë në një gropë uji pranë qytetit Kamnik, afër Lubjanës, raportuan mediat lokale.

    Trupat e dy sllovenëve dhe dy qytetarëve holandezë u gjetën më herët. Të hënën, punëtorët e shpëtimit u përpoqën t’i hapnin rrugët në vendet e thella dhe izoluara, derisa edhe i vlerësuan dëmet, për të cilat Qeveria e vendit ka thënë se mund ta tejkalojnë shifrën e 500 milionë eurove.

    Sllovenia, anëtare e Bashkimit Evropian (BE), i ka kërkuar ndihmë bllokut, në veçanti makineri të rënda, si ekskavatorë dhe ura të përkohshme të parafabrikuara, për t’u përballur me pasojat e vërshimeve. Ajo i ka kërkuar edhe NATO-s t’i ofrojë helikopterë dhe ushtarë.

    Kamioni i parë me ndihma humanitare dhe ushqim mbërriti nga Hungaria të dielën në mbrëmje. Kroacia ia ofroi një helikopter ushtarak për ta ndihmuar ta mbyllë dhe sigurojë një argjinaturë në lumin Mura.

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se vendi i tij do të dërgojë punëtorë emergjentë, si dhe u shpreh i “tronditur” me “katastrofën e tmerrshme të vërshimeve në Slloveni dhe Austri”.

  • Pampuri: Tirana vijon të humbasë identitetin

    Pampuri: Tirana vijon të humbasë identitetin

    Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri u shpreh sot se, “Tirana vijon të humbasë identitetin, për shkak të interesave të ngushta të bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, atyre që u pasuruan duke e mbajtur në pushtet”.

    “Kryeqyteti që nuk i ka mbetur më asgjë nga historia e tij, e nuk ka mbetur më asgjë nga fëmijëria jonë, pasi ata që ulërasin nga mëngjesi deri në darkë duke bërë herë viktimën, herë të fortin, herë shpifësin e herë shantazhuesin e kanë përdorur çdo cep të Tiranës si qokë, për të mbijetuar sa më gjatë në pushtet dhe në politikë”, shkroi Pampuri në një postim në rrjetet sociale.

    “Drejtësia, SPAK të hetojnë, e të nxjerrin të vërteta, të paktën me fakte të ndriçohet mendja e ndokujt që mendon që kjo klasë politikanësh të korruptuar mendokërka për Shqipërinë, shqiptarët dhe të ardhmen e këtij vendi. Lojërave u ka dalë boja”, përfundoi Pamupuri.