Category: Lajme

  • Masakruan 32-vjeçaren dhe e lanë të vdekur poshtë urës/ Dalin sot para gjykatës vrasësit e Luljeta Prezës

    Masakruan 32-vjeçaren dhe e lanë të vdekur poshtë urës/ Dalin sot para gjykatës vrasësit e Luljeta Prezës

    Mesditën e sotme rreth orës 12:30 pritet që Gjykata e Durrësit të japë masën e sigurisë për dy personat e arrestuar, të akuzuar për vrasjen e 32-vjeçares, Luljeta Preza në Urën e Dajlanit.

    Ngjarja e rëndë ndodhi më datën dy gusht, ndërsa të arrestuarit janë Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari.

    Dy autorët ishin pjesë e një grupi të cilët vepronin edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Personat e akuzuar mësohet se i kanë kërkuar viktimës paratë që ajo kishte mbledhur duke “shitur” trupin e saj, por kjo e fundit ka refuzuar t’ia japë të gjitha me argumentin se ka nevojë të mjekohet për shkak të një aksidenti që i kishte ndodhur një javë më parë.

    Policia shoqëroi fillimisht 17 persona, mes tyre edhe dy autorët, të cilët fillimisht u lanë të lirë, por përgjuesi “i mori në qafë”.

    “Shpëtuam edhe këtë herë” mësohen të kenë thënë dy autorët pasi u lanë të lirë, e ka qenë pikërisht kjo bisedë që i riktheu përfundimisht në qeli duke pranuar më pas krimin.

    Për ngjarjen janë proceduar penalisht edhe 3 vajza të tjera, njëra prej e tyre e mitur, të cilat kanë qenë në vendin e ngjarjes në momentin kur është kryer krimi, por nuk e kanë kallëzuar atë në polici.

    Ka qenë e mitura, që pak ditë më vonë ka kallëzuar në polici se një 24-vjeçar e ka shfrytëzuar për prostitucion. Në lidhje me këtë në pranga ka rënë Eridon Patlli, duke e çuar në 3 numrin e të arrestuarve.

  • Shpëtohet nga mbytja e mitura në plazhin e Velipojës, zbardhen detajet e para

    Shpëtohet nga mbytja e mitura në plazhin e Velipojës, zbardhen detajet e para

    Raportohet se një 17-vjeçare është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Velipojës.

    Lajmi është bërë publik nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Mësohet se e mitura ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

    “Velipojë- Shpëtohet i riu 17-vjeçar falë asistencës mjekësore të super ekipit të qendrës shëndetësore verore të #Velipojës, ku ofrohet shërbim mjekësor 24/7 për banorët dhe pushuesit”- shkruan ministrja Manastirliu në Facebook.

  • Prapë gurorja! Dhunohet kryeplaku në Klos, denoncimi: Më qëlluan me grushte në fytyrë e trup

    Prapë gurorja! Dhunohet kryeplaku në Klos, denoncimi: Më qëlluan me grushte në fytyrë e trup

    KLOS- Kryeplaku i fshatit Kerr të Klosit, Sali Muça është dhunuar nga një bashkëfshatar. Ai ka denoncuar se është dhunuar nga Besnik Muça, djali i Vebi Muçës me të cilin ka pasur edhe konflikte. Denoncimin e ka bërë nga spitali, ku i duken edhe shenjat e dhunës, nga ky ka bërë edhe thirrje që të merren masa për dhunuesit e tij. Ndërsa zbulon se shkak për konfliktin është bërë një gurore.

    “Kam qenë në kanalin vaditës, kur vjen Besnik Muça i cili ka ardhur menjëherë, më ka goditur me grushte disa herë, në fytyrë e në trup. Më pas është larguar. Unë kam ardhur në spital. Nuk kemi pasur konflikte e asgjë, me djalin. Por djali i tij merret me gurore, me pyje, për dëmtime me shumë gjëra në fshat, që ne nuk jemi dakord. Ai është një tip mashtruesi. Nga dhuna isha mbuluar me gjak, kam bërë kallëzim penal ne polici. Mbrëmë gjithë natën kam qëndruar në spital për mjekim, po ashtu edhe sot jam për mjekim. Nuk di nëse është marrë masë, por unë kam bërë denoncim direkt. Kërkoj të merren masa nga drejtësia, asgjë më shumë, por vetëm të zbatohen ligjet e shtetit,”- ka thënë ai.

    Gjithashtu kryeplaku ka ngritur shqetësimin pasi banorët kundërshtojnë hapjen e gurores, por lidhur me ngjarjen ende nuk ka asnjë reagim nga ana e Policisë së Shtetit.

  • Del foto/ Ky është i riu nga Kosova që akuzohet se hodhi nga kati i 6 të dashurën e tij. Emrat, foto

    Del foto/ Ky është i riu nga Kosova që akuzohet se hodhi nga kati i 6 të dashurën e tij. Emrat, foto

    Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray nga i dashuri i saj në Kosovë.

    E reja ndërroi jetë më datë në gusht, kur Endrit Nika e hodhi nga kati i 6 i hotelit ku ata po qëndronin së bashku në Fushë-Kosovë.

    Mediat spanjolle kanë hedhur dritë mbi këtë ngjarje, e cila fillimisht u dyshua se ishte rënie aksidentale, por më pas u zbulua krimi i rëndë që kishte ndodhur pas një konflikti mes çiftit. Sipas raportimeve, ata janë zënë ashpër me njëri-tjetrin pas një feste ku kishin shkuar, dhe teksa Nika ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit e ka shtyrë 27-vjeçaren nga ballkoni dhe për pasojë ajo ka humbur jetën në vend.


    E reja kishte jetuar prej disa muajsh në Evropë dhe ata ishin njohur gjatë një udhëtimi. Pasi qëndruan të lidhur vendosën të zhvendoseshin në Zvicër, ku shqiptari jetonte prej vitesh.

    Nuk dihet nëse ata ishin fejuar, por në profilet përkatëse në Instagram, të dy kishin vendosur inicialet e njëri-tjetrit së bashku me një unazë fejese. Po ashtu, prindërit e të dyve ishin në dijeni për lidhjen dhe bashkëjetesën e tyre.

    I riu ishte tifoz futbolli, e mbi të jgitha i klubit të Barcelonës raportohet nga mediat spanjolle, e po ashtu nuk nguronte që në rrjetet sociale të tregonte pjesë nga udhëtimet e tija.

    Prindërit e vajzës e morën vesh për vdekjen vetëm pasi shoqja e të resë kishite parë një postim në rrjetet sociale dhe ua tregoi atë atyre.

  • Nuk ndalen fatkeqësitë/ Motori përplaset me makinën e më pas me pemën, humb jetën 34-vjeçari shqiptar në Itali

    Nuk ndalen fatkeqësitë/ Motori përplaset me makinën e më pas me pemën, humb jetën 34-vjeçari shqiptar në Itali

    Një aksident tragjik i mori jetën në Rosignano (Livorno) të Italisë një 34-vjeçari me origjinë shqiptare, orët e vona të së shtunës.

    Sipas mediave italiane, Françesk Zhuta udhëtonte me motor, kur u përplas me një makinë Audi Q3, në rrethana momentalisht të paqarta. Për pasojë, i riu humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë në anë të rrugës.

    Kalimtarë të rastit, por edhe shërbimet e emergjencës i shkuan në ndihmë 34-vjeçarit, por fatkeqësisht plagët e marra ishin të rënda dhe ai gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

    Autoritetet policore ndaluan shoferin e makinës, një 57-vjeçar dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë.

  • ‘Vajza ishte brenda’! Shpërthim tritoli në shtëpinë e deputetit: Nuk e dimë kush e bëri!

    ‘Vajza ishte brenda’! Shpërthim tritoli në shtëpinë e deputetit: Nuk e dimë kush e bëri!

    Deputeti i Listës Serbe, Zoran Maksimoviç ka denoncuar se i kanë vendosur lëndë plasesë në oborrin e shtëpisë së tij në Ranillug.

    Maksimoviç ka dhënë një prononcim rreth kësaj ngjarje Kosova Onlie, ku ka thënë se mjeti lënda plasëse është hedhur në kopshtin e lokalit (ngjitur me banesën e tij), i cili në atë kohë ishte i mbyllur.

    Ai ka thënë se i ka lajmëruar Policinë e Kosovës, duke shtuar se për hetime kanë ardhur policë nga Prishtina dhe Gjilani.

    “Ishim me pushime, vetëm vajza ishte në shtëpi. Të gjithë e dëgjuan shpërthimin, por nuk e dinin se çfarë ishte dhe askush nuk e pa se kush e bëri atë. Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Rasti është raportuar në polici, kanë bërë hetime, ka pasur policë nga Gjilani dhe Prishtina. Hetimi janë në vazhdim dhe nuk mund të them asgjë më shumë.” – është shprehur deputeti

  • ​Rreth 30 të zhdukur pasi dy anije u mbytën në Lampedusa të Italisë

    ​Rreth 30 të zhdukur pasi dy anije u mbytën në Lampedusa të Italisë

    Rreth 30 persona u raportuan të zhdukur herët të dielën pasi dy anije u mbytën gjatë natës në ishullin italian të Lampedusa.

    Roja italiane Bregdetare shpëtoi 57 emigrantë, 47 burra dhe 10 gra, nga uji dhe gjeti dy trupa, ato të një gruaje dhe një fëmije rreth 18 muajsh, të dy nga Ivoria, raportoi Agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

    Trupat e tyre janë dërguar në morgun në varrezat e ishullit Cala Pisana. Ndërmjetësimet kulturore të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) folën me të mbijetuarit të cilët raportuan se dy anije ishin fundosur.

    E para thuhet se kishte 48 persona në bord, 45 prej të cilëve u shpëtuan me tre të pagjetur, ndërsa e dyta transportonte 42 persona nga Afrika subsahariane. Të dy anijet thuhet se janë nisur nga Sfax në Tunizi. Ujërat në Ngushticën e Sicilisë kanë qenë jashtëzakonisht të trazuara, me erëra të forta që ngrinin valë të mëdha.

    Një grup prej rreth 20 emigrantësh mbetën të bllokuar në shkëmbinjtë Ponente të Lampedusa herët të dielën pasi anija në të cilën ndodheshin u përmbyt natën midis së premtes dhe të shtunës.

    Kushtet e detit e bënë të pamundur që varkat e Rojës Bregdetare të arrijnë tek ata dhe shpëtimtarët do të përpiqen të arrijnë atje përmes tokës, thanë burimet.

  • Sherri i dhunshëm në Lezhë/ Arrestohen të 3 personat, 37-vjeçari tentoi t’i shtypë me makinë, më pas…

    Sherri i dhunshëm në Lezhë/ Arrestohen të 3 personat, 37-vjeçari tentoi t’i shtypë me makinë, më pas…

    Kanë rënë ditën e sotme në pranga 3 personat që u përfshinë në një konflikt mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

    Policia ka arrestuar dy punonjësit e karburantit dhe shtetasin nga Kosova, të cilët pas një konflikti të çastit u përleshën me njëri tjetrin. Sipas uniformave blu, ka qenë pikërisht 37-vjeçari nga Kosova ai që i ka goditur fillimisht dhe më pas ka tentuar t’i përplasë me automjetin e tij.

    Më pas dy punonjësit e karburantit e kanë dhunuar atë, duke bërë që ai të përfundonte në spital.

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit M. M. 37 vjeç, banues në Kosovë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrim prone”. N. S. 61 vjeç dhe K. R. 52 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim”.

    Arrestimi i tyre u bë pasi në vijim të veprimeve të thelluara hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ka rezultuar se: Rreth orës 18:30 të ditës së djeshme, në ambientet e një karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot, shtetasi kosovar M. M. pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka patur me dy shtetasit shqiptarë N. S. dhe K. R. (punonjës pranë këtij karburanti), i ka goditur fillimisht fizikisht dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që ti përplasë duke u rrezikuar jetën. Si pasojë e tentativa me automjet, shtetasi M. M. është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit, duke i dëmtuar. Në vijim të konfliktit, dy punonjësit e karburantit e kanë goditur shtetasin M. M. me mjete të forta në trup (shkopinj) duke i shkaktuar dëmtime fizike, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në spital për ndihmë mjekësore, ndodhet edhe shtetasi N. S. i cili ka marrë gjithashtu dëmtime fizike, por jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Kishte shkuar për pushime në Itali, 19-vjeçari shqiptar humb jetën

    Kishte shkuar për pushime në Itali, 19-vjeçari shqiptar humb jetën

    Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është mbytur në plazhin e zonës së Galipolit në Itali. Viktima kishte shkuar të me pushime në Salento.

    Ishin disa pushues të tjerë që ishin duke notuar po aty që dhanë alarmin për 19-vjeçarin që ishte në vështirësi. Pavarësisht përpjekjeve, kapiteni i portit dhe punonjësve të shëndetësisë, çdo gjë ishte e kotë. Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë.

  • 48-vjeçari në Elbasan kërcënon gruan me jetë: Do të vras me sëpatë

    48-vjeçari në Elbasan kërcënon gruan me jetë: Do të vras me sëpatë

    Një ngjarje e rëndë për pak do të regjistrohej në Elbasan.

    Mësohet se një 48-vjeçar me inicialet A. L., ka kërcënuar me jetë gruan e tij.

    Ai mësohet se ka marrë sëpatën dhe pasi është konfliktuar verbalisht me gruan e ka kërcënuar se do e vriste.

    Autori i ngjarjes ka rënë në prangat e policisë, teksa gruaja është e rënduar psikologjikisht.

    Ndërkohë policia gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeccarit, ka gjetur 40 fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar