Category: Lajme

  • “Ushtria, bastioni i fundit i drogës në Shqipëri”, shpërthen deputeti i njohur: Pas Rrajave në Fushë-Krujë dhe shoqëruesit të Nikollës në Hamallaj, tani…

    “Ushtria, bastioni i fundit i drogës në Shqipëri”, shpërthen deputeti i njohur: Pas Rrajave në Fushë-Krujë dhe shoqëruesit të Nikollës në Hamallaj, tani…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka reaguar lidhur me zbulimin e kanabisit në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr, si dhe arrestimin e zyrtarëve në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”. Sipas Xhaferrajt, ‘droga po pushton edhe bastionin e fundit në Shqipëri, ushtrinë’.

    Trafiqet dhe korrupsioni kanë minuar gradualisht të gjitha institucionet shqiptare duke zhbërë turpshëm asistencën ndërkombëtare për ndërtimin e shtetit ligjor në Shqipëri, ndërsa dosja e SPAK “Metamorfoza”, ku kupola e Policisë ishte vënë në shërbim të krimit, e konfirmon më së miri këtë.

    Por, sëfundmi u konstatua se edhe infrastruktura e ushtrisë, bastioni i fundit ku mendohej se ndërkombëtarët kishin implementuar një standard perëndimor të funksionimit, po përdoret për kultivimin e kanabisit.

    Të gjithë mund të pyesin se, si është e mundur që ushtria shqiptare, aq shumë e përfshirë në trajnime, asistence dhe bashkëpunim me ushtritë e vendeve të tjera anëtare të NATO-s, të përfshihet në kultivimin e kanabisit?

    Përgjigjja gjendet tek një shprehje e njohur në romanin “Dhe Lind Dielli” të Ernest Hemingway, kur një nga personazhet, i quajtur Mike Cambell, u pyet se si falimentoi, ai dha përgjigjen: “Në dy mënyra, gradualisht pastaj menjëherë”.

    Duket se sipas së njëjtës skemë po falimentojnë edhe investimet ndërkombëtare për stabilitetin e gënjeshtërt në Shqipëri.

    Është fakt i ditur se regjimet despotike mund të prodhojnë vetëm ‘paqen e varrezave’ ku dhuna për të imponuar heshtjen janë parimi dhe qëllimi i regjimit. Dhuna brutale e Rrahjeve në Fushë-Krujë apo e shoqëruesit të Kryetares së Kuvendit në Sukth, të Durrësit, janë edhe evidenca më e fundit. Të gjithë duhet të bëjmë kujdes sepse Shqipëria po marshon drejt skemës: Gradualisht, pastaj menjëherë!

  • Tentuan të grabisin një automjet, e pësojnë keq dy ‘skiftera’ në Kavajë

    Tentuan të grabisin një automjet, e pësojnë keq dy ‘skiftera’ në Kavajë

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Golem, disa shtetas po tentonin të vidhnin një automjet, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

    Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershëm, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën dhe arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. M., 19 vjeç, të dy banues në Kavajë.

    Gjithashtu, mbi dyshime për bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar, për këtë tentativë vjedhjeje, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. V., minoren, banues në Kavajë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • “Sistemi TIMS ka rënë”, Berisha denoncon skandalin e policisë së Rinasit: Fotografojnë pasaportat me celular (Video)

    “Sistemi TIMS ka rënë”, Berisha denoncon skandalin e policisë së Rinasit: Fotografojnë pasaportat me celular (Video)

    Sali Berisha në rrjetin e tij social Facebook, ka publikuar një denoncim të një qytetari, i cili deklaron se Policia në Rinas po fotografon pasaportat e pasagjerëve, për shkak të prishjes së sistemit TIMS.

    “Mirë se vini në protektoratin e Krimit. Shkatërrimi i TIMS nga Rama-Balla detyron policët të fotografojnë me celular pasaportat e udhëtarëve. Lexoni mesazhin e udhëtarit dixhital:

    Doktor, eshte ora 2 e mengjezit, sistemi doën. Cunat dhe gocat e kufirit nxorren cel dhe u benin foto pasaportave!!!”, shkruan Berisha.

    https://www.facebook.com/watch/?v=1037102430795377

  • Po vinin për pushime në atdhe, këto janë shqiptaret nënë e bijë, që humbën jetën në aksident në Kroaci

    Po vinin për pushime në atdhe, këto janë shqiptaret nënë e bijë, që humbën jetën në aksident në Kroaci

    Njomza Olluri Gashi dhe vajza e saj Olta janë dy viktimat nga Kosova, të cilat humbën jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi një ditë më parë në Kroaci.

    Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, ka mbetur i plagosur edhe bashkëshorti i saj, Safet Gashi dhe djali i tyre.

    Kjo familje nga Pjetërshtica e Shtimes, me vendbanim në Abensberg, ishin nisur për në Kosovë nga Gjermania. Ndërsa nga po ky aksident pati edhe një tjetër të vdekur, i cili është një kroat nga Zara.

  • Tetëmbëdhjetë persona të plagosur brenda pak orësh! Nga jugu në veri, ja aksidentet që ndodhën sot në mëngjes

    Tetëmbëdhjetë persona të plagosur brenda pak orësh! Nga jugu në veri, ja aksidentet që ndodhën sot në mëngjes

    Tetëmbëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur brenda pak orësh si pasojë e aksidenteve të ndodhura në rrugët e vendit.

    Në Rrugën e Kombit, 5 anëtarët e një familje u plagosën, pasi makina me targa serbe me të cilën ata po udhëtonin u përplas me trafikndarësen.

    Familja ishte nisur për në plazh, por si pasojë e aksidentit përfundoi në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

    Ndërkohë pak minuta më vonë një tjetër aksident ndodhi në Fier. Rreth orës 07:30 të mëngjesit në vendin e quajtur “Safari park” në Fier u përplasën dy automjete, ndërsa 10 persona u lënduan.

    Sipas policisë, dy pasagjerë 25 dhe 56 vjeç ndodhen në spital në gjendje të rendë, ndërsa 2 drejtuesit e mjeteve dhe 6 pasagjerë të tjerë u transportuan në spital për të marrë mjekim dhe për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

    Në orët e para të mëngjesit në Shkopet ndodhi një aksident i dyfishtë, me dy persona të plagosur.

    Ndërsa në qytetin e Korçës një 74-vjeçar me makinë përplasi një tjetër person me motor, i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • Makina përfundon në liqenin e Shkopetit, dy persona të plagosur

    Makina përfundon në liqenin e Shkopetit, dy persona të plagosur

    Edhe në Shkopet është regjistruar një aksident. Bëhet e ditur se një makinë ka humbur kontrollin e rrugës dhe ka përfunduar në liqen. Për pasojë janë plagosur dy persona që ndodheshin në makinë. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

    Njoftimi i Policisë:

    Në Shkopet, shtetasi L.V., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, ku ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve të ndodhura.

  • E futi ilegalisht në Kosovë, çifti dyshohet se sulmuan njëri-tjetrin, zviceranët zbarkojnë në Kosovë për hetime

    E futi ilegalisht në Kosovë, çifti dyshohet se sulmuan njëri-tjetrin, zviceranët zbarkojnë në Kosovë për hetime

    32-vjeçari nga Drenasi me nënshtetësi të Zvicrës që nga e mërkura ndodhet në paraburgim në Prishtinë me dyshimin se e shtyu për vdekjen të dashurën e tij argjentinase, 27 vjeçe, nga kati i gjashtë i hotelit ku po qëndronin në Kosovë.

    Për këtë ngjarje kanë dalë detaje të reja.

    Gazeta zvicerane “Blick” shkruan se të dy ata thuhet se kanë qenë të dehur në festën para dasmës së vëllait të të dyshuarit, sipas burimeve familjare. Kur janë grindur, dyshohet se kanë sulmuar njëri-tjetrin. Burri ka pësuar lëndime edhe në gjoks, raporton Gazeta Express.

    Gazeta zvicerane shkruan se 32 vjeçari nga Drenasi e kishte futur ilegalisht të dashurën e tij në Kosovë, duke e fshehur në bagazh.

    Dasma e planifikuar e vëllait të tij më 1 gusht u anulua pas ngjarjes tragjike.

    Për të dyshuarin për vrasje kanë folur fqinjët e prindërve të tij, duke thënë se s’iu besohet ajo me të cilin ngarkohet ai meqë kishin përshtypje të mira për të.

    “Ai ishte një djalë i hapur, i dashur, i shkëlqyeshëm që gjithmonë përshëndetej”, thotë një fqinj i prindërve të të dyshuarit.

    Ai dhe vëllezërit e motrat e tij thuhet se kanë jetuar në banesë në të kaluarën, sipas Blick. Ai është fëmija më i madh. Para se të niseshin, familja e përshëndeti të dyshuarin në shkallë dhe u tregoi për dasmën e djalit të mesëm.

    “Nuk mund ta imagjinoj që ai qëllimisht donte ta lëndonte, ai është shumë i sjellshëm. As ai nuk duket si djalë i keq”, tha fqinji.

    Tashmë policia dhe prokuroria po hetojnë rastin. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen edhe hetues nga Zvicra.

    Tashmë familja argjentinase e viktimës po flet për humbjen e vajzës së tyre.

    Babai i të resë është i sigurt se vdekja e vajzës së tij nuk ishte një aksident. Ai ngre akuza të rënda ndaj të dashurit të saj.

    “Është femicid. E hodhi nga ballkoni”, ka thënë ai për mediat argjentinase.

    Sipas autoriteteve kosovare, ajo ka ndërruar jetë në spital pasi ka rënë nga dritarja e dhomës së hotelit.

    Mësohet se ata ishin çift për katër muaj.

    Edhe nëna e viktimës është tronditur nga vdekja e vajzës së saj. Vetëm pak ditë para ngjarjes ajo telefonoi atë.

    “Ajo na dërgoi video, dukej mirë dhe e lumtur, këtë nuk e kuptoj”.

    Viktima ishte me origjinë nga La Plata, Argjentinë. Ajo ishte transferuar në Spanjë në nëntor 2022.

  • “Wanted by the FBI”, Kush është “Duka” i përfshirë në plagosjen në Prishtinë

    “Wanted by the FBI”, Kush është “Duka” i përfshirë në plagosjen në Prishtinë

    Mbrëmjen e djeshme u regjistrua një përleshje mes grupeve rivale në Prishtinë e cila shkoi deri në përdorimin e armëve duke sjellë disa të plagosur.
    Ngjarja ndodhi në një lokal në Prishtinë ku një prej të dyshuarve në lidhje me ngjarjen është i shpallur në kërkim nga FBI për trafikim narkotikësh.I njohur me pseudenimin “Duka”, Dukagjin Nikollaj kërkohet edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.Dukagjin Nikollaj ose siç njihet ndryshe si “Duka” sipas Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen e tyre në zonën e New Yorkut.
    Mësohet se ai dyshohet të jetë pjesëtarë i organizatës kriminale “Krasniqi Organization”, të dyshuar për trafikim droge dhe vrasje.

    Urdhër arresti për “Dukën” është lëshuar në maj të vitit 2010 nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai ka kontrolluar rrethin e drogës nga viti 2003 deri në vitin 2007.

  • Reshjet dhe shtrëngatat pushtojnë vendin në fundjavë, moti për sot

    Reshjet dhe shtrëngatat pushtojnë vendin në fundjavë, moti për sot

    Sot pritet të jetë përsëri një ditë me reshje intensive në qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare.

    Po ashtu reshjet e shiut do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

    Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet nga 19 deri në 24 °C, në vendet e ulëta nga 17 deri në 26 °C dhe në vendet malore nga 13 deri në 23 °C.

    Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

  • Ëndërr e bërë realitet! Robin Krasniqi shpallet kampion në mes të Prishtinës

    Ëndërr e bërë realitet! Robin Krasniqi shpallet kampion në mes të Prishtinës

    Boksieri, Robin Krasniqi e ka fituar titullin WBC Silver në kategorinë e peshës gjysmë të rëndë.

    Pas nëntë raundeve në stadiumin “Fadil Vokrri”, Krasniqi mposhti boksierin francez Nadjib Mohammedi.

    Krasniqi e fitoi ndeshjen pasi gjyqtarët e skualifikuan Mohammedin për shkak të gabimeve të njëpasnjëshme, edhe pse ai ishte duke avancuar me pikë.

    Krasniqi pas përballjes, ka falënderuar tifozët për mbështetje dhe shtoi se realizoi ëndrrën e tij.

    “Falënderoj të gjithëve që plot 18 vite më keni mbështetur, ëndrrën e realizova, premtimin e mbajta. Jam i juaji gjithmonë, besoj që edhe dy vjet do më shihni e do të qëndrojë i fort,” tha Krasniqi.

    Po ashtu edhe Nadjib Mohammedi ka falënderuar Krasniqin dhe tha se do të shihen në ndeshjen e kthimit.

    “Faleminderit shumë Kosovë, faleminderit shumë Zot, faleminderit shume Robin Krasniqi. Shihemi në ndeshjen e kthimit, sigurisht qe do te kete ndeshje te kthimit,” tha boksieri.