Category: Lajme

  • Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen 10 persona

    Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen 10 persona

    Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në hyrje të qytetit të Fierit.

    Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar 10 persona.

    2 prej të plagosurve nga ky aksident janë gra të cilat janë dërguar drejt spitalit, 2 drejtuesit e mjeteve si dhe 6 pasagjerët nga të dyja makinat.

    Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia. Kjo e fundit po heton shkaqet që çuan drejt këtij aksidenti.

  • Tragjike! Po ktheheshin në Kosovë, humbin jetën nënë e bijë në një aksident në Kroaci

    Tragjike! Po ktheheshin në Kosovë, humbin jetën nënë e bijë në një aksident në Kroaci

    Nënë e bijë nga Kosova kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Kroaci, ndërsa, babë e bir janë lënduar dhe po trajtohen në spitalin e Splitit.

    Në aksident ka vdekur edhe një person nga Zara e Kroacisë, shkruajnë mediat kroate.

    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në dalje të Ravçës në autostradën A1.

    Qytetarët nga Kosova kanë qenë duke vozitur një veturë të tipit BMW kur janë aksidentuar me automjetin e tipit Volkswagen.

    Nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti dhe pritet që të dalë raporti.

  • Harruan çantën me 40 mijë $ në aeroportin e Tiranës, personeli ia kthen të zotit

    Harruan çantën me 40 mijë $ në aeroportin e Tiranës, personeli ia kthen të zotit

    Një gjest i bukur ka ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, ditën e sotme.

    Disa pasagjerë shqiptarë nga Mali i Zi, kanë harruar në aeroport një çantë me 40.000 dollarë brenda. Pasi kanë mbërritur në Tuz, kanë vënë re që çantën nuk e kishte me vete.

    Megjithatë, ata kanë arritur ta marrin pasi personeli i aeroportit ishte kujdesur që askush të mos e merrte, duke ua rikthyer pronarëve.

    “Ky është një gjest njerëzor dhe dëshmi se Shqiptari është i Besës dhe burrërisë, me zemër të bardhë dhe bujar. Çanta u muar nga i Zoti. Falenderojmë nga zemra të gjithë personelin e aeroportit “Nënë Tereza” Tiranë!,”-shkruan shqiptari nga Tuzi.

  • Gjermania zbardhet në gusht, Spanja e Franca në luftë me flakët, Sllovenia përmbytet nga shiu

    Gjermania zbardhet në gusht, Spanja e Franca në luftë me flakët, Sllovenia përmbytet nga shiu

    Moti i keq ka goditur Slloveninë të premten, duke lënë të vdekur 3 persona dhe duke evakuuar qytetarët e tjerë. Për pasojë të reshjeve të shumta dhe erës së fortë, ka dëme materiale në rrugë si dhe janë prishur shumë ura.

    Agjencia e Mjedisit të Sllovenisë, ka ngritur alarmin pas shirave të rrëmbyeshme që kanë goditur më së keqi pjesë veriore, veriperëndimore dhe qendrore të shtetit. Ekspertët thonë se moti ekstrem po nxitet pjesërisht nga ndryshimet klimatike, ndërsa në një pjesë të Evropës janë regjistruar temperatura përvëluese dhe janë përballur me zjarre gjatë kësaj vere.

    Ndërkohë breshëri i madh nxori borëpastruesit nga rrugët në Reutlingen, Gjermani, ndërsa përmbytjet në Slloveni vranë tre persona. Makinat e borës dolën në rrugët e Gjermanisë jugperëndimore në mes të verës, pasi një stuhi e fortë me breshër goditi vendin.

  • Skandal/ Nëna mostër ab*zon se*sualisht me vajzën e saj 10-vjeçare

    Skandal/ Nëna mostër ab*zon se*sualisht me vajzën e saj 10-vjeçare

    Një grua ka abuzuar seksualisht me vajzën e saj 10-vjeçare dhe gjithashtu ka rënë dakord që vajza të kryente marrëdhënie seksuale me një person të arrestuar më parë për krime seksuale.

    Elizabeth Spaeth, 37-vjeçe, është arrestuar nga policia e Live Oak, ditën e enjte, me akuzën për abuzim të vazhdueshëm seksual me një fëmijë, krim i shkallës së parë.

    Policia ka marrë një telefonatë nga një apartament, i gjendur në qytetin e Teksas, vetëm tre ditë më parë.

    Sipas dëshmitarëve, Spaeth i ka treguar policisë se ajo nuk ishte në dijeni që fëmijët e saj gjendeshin vetëm në shtëpi me një person të arrestuar më parë për krime seksuale.

    I akuzuari për abuzime seksuale quhet Jarrad Kirkus, 40-vjeç, nga Teksas.

    Detektivët kanë treguar për “Express-News” se ata kanë zbuluar disa mesazhe të shkëmbyera në rrjetin social “Snapchat” mes Kirkus dhe Spaeth.

    Dyshja kishte komunikuar se si mund ta organizonin një takim që Kirkus dhe vajza e Spaeth të kryenin marrëdhënie seksuale, raporton gazeta.

    Në mesazhet e gjetura, Kirkus i ka kërkuar Spaeth nëse ai mund të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 10-vjeç dhe ajo ka pranuar menjëherë.

    Spaeth është arrestuar dhe fëmijët e saj janë marrë nën kujdestarinë e policisë.

  • Pas Durrësit, një tjetër qytet bregdetar ‘përzë’ pushuesit nga stuhia dhe rreshjet e dendura (Video)

    Pas Durrësit, një tjetër qytet bregdetar ‘përzë’ pushuesit nga stuhia dhe rreshjet e dendura (Video)

    Këtë të shtunë moti i keq ka ‘mbërthyer’ mbarë vendin, duke mos sjell lëkundje dhe trazira në qytetet bregdetare. Edhe Vlora po përballet me trafik të rënduar si pasojë e rreshjeve të dendura.

    Shumë pushues, të cilët kishin zgjedhur bregdetin e Vlorës vendosën të largohen, pas reshjeve të dendura që përfshinë të gjithë vendin. Kjo ka bërë që rrugët e qytetit bregdetar të bllokohen nga automjetet e shumta.

    Nisur nga situata meteorologjike që parashikohet për ditën e sotme, policia apelon që të shmangen aktivitetet në det për shakak të rritjes së dallgëve në det, të cilat mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre.

  • Defekt i qëllimshëm? Shpëton për “fije të perit” kryeministri shqiptar, makinës nuk i funksionuan…

    Defekt i qëllimshëm? Shpëton për “fije të perit” kryeministri shqiptar, makinës nuk i funksionuan…

    Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç është përballur me një situatë të vështirë e cila mund të kishte përfunduar keq, pasi gjatë kohës që ka qenë duke lëvizur me makinë nuk kanë funksionuar frenat.

    Autoritetet në Mal të Zi po hetojnë për të zbuluar shkakun e mosfunksionimit të frenave, në mjetin shtetëror me të cilën lëvizte lideri malazez.

    Ministria e Punëve të Brendshme, sipas medias Vijesti, njoftoi se ngjarja ka ndodhur më 31 korrik. Pas konstatimit të problemit, makina është arritur të ndalohet në anë të rrugës, e më pas Abazoviç ka përdorur një mjet tjetër nga eskorta që e shoqëronte.

    Ata kanë raportuar se nga kontrollet e deritanishme bëhet fjalë për një problem për shkak të vjetërsisë dhe përdorimi i shumtë, por theksuan se po merren parasysh të gjitha skenaret e mundshme.

    Ministria bëri të ditur se mjetet zyrtare, të cilat përdoren për sigurimin e personave të mbrojtur, janë nën mbikëqyrjen njëzet e katër orë nga policia.

    Ende nuk ka një deklaratë përfundimtare, pasi hetimet vijojnë ende. Njëkohësisht as Dritan Abazoviç nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me incidentin e ndodhur.

  • “Më preku në këmbë dhe gjoks”, shoferi i taksisë sulmon turisten

    “Më preku në këmbë dhe gjoks”, shoferi i taksisë sulmon turisten

    Një shofer taksie 65-vjeçar në Syros akuzohet për pakujdesi ndaj një klienteje femër.

    Siç shkruajnë mediet greke, dyshohet se taksisti ka sulmuar një turiste 54-vjeçare të cilën po e transportonte me taksinë e tij mbrëmjen e së enjtes.

    Sipas informacioneve të Cyclades24.gr, turistja 54-vjeçare u ankua se një shofer profesionist e ka prekur në këmbë dhe gjoks, sipas asaj që ka denoncuar në polici, ndërsa ajo ka nisur t’i bërtasë që të ndalojë.

    Shoferi, një i huaj 65 vjeç, u arrestua nga efektivët e policisë së AT Syros-Ermoupolis mesditën e së premtes pas ankesës së bërë nga turistja.

    Më pas ai u lirua me kusht, ndërkohë që pritet të dalë në gjyq.

    Sipas informacioneve të cyclades24.gr, shoqata e pronarëve të taksive Siros “Agios Christoforos” dënon incidentin, ndërsa nënkryetari i shoqatës kërkon ngritjen e një komisioni nga Ministria e Transporteve, për të kontrolluar të gjitha incidentet dhe sjelljen e drejtuesve të mjeteve dhe ndëshkimin e shkelësve.

  • Studimi e konfirmon, “frika” me e madhe që kishim për kafenë është realitet

    Studimi e konfirmon, “frika” me e madhe që kishim për kafenë është realitet

    Kafeja është shoqëruesi i domosdoshëm derisa të arrijmë në zyrë ose kur duam të pushojmë. Jemi të varur nga kafeja dhe nuk hezitojmë ta fshehim. Por a është e vërtetë kjo? A jemi vërtet të varur? Një sondazh i fundit konfirmon pretendimin tonë.

    Muajin e kaluar, një kompani e kërkimit të tregut e quajtur OnePoll anketoi 2050 punonjës zyre dhe u bë e qartë se kafeja është karburanti që shumë prej nesh i drejtohemi për energjinë e mëngjesit dhe të mesditës. 66% e të anketuarve thanë se kafeja e nxehtë është pija e tyre e parë e ditës dhe 47% thanë se zgjedhin një kafe të ftohtë kur të shkojnë në zyrë. 59% janë përgjigjur se kafeja është prioriteti i tyre i parë kur shkojnë për shëtitje dhe 55% kanë nevojë për shoqërinë e kafesë kur kontrollojnë emailin e tyre. 24% zbuluan se kanë nevojë për kafe më shumë të hënën, gjë që nuk na habit, ndërsa shumica dërrmuese (77%) thanë se kanë nevojë për dy ose më shumë filxhanë kafe për t’u ndjerë produktiv.

    “Më shumë se 8 në 10 punonjës thanë se duke pasur pije falas si përfitim në vendin e tyre të punës do t’i bënte ata të ndiheshin të vlerësuar dhe ofrimi i pijeve falas ishte përfitimi më i kërkuar për të inkurajuar punonjësit të punojnë nga një tavolinë”, tha Camille Vareille, Shef i Marketingut në Lavazza Group. “Investimi në një sërë pijesh në vend jo vetëm që mund t’u kursejë punonjësve kohë dhe para, por gjithashtu ndihmon në kthimin e tyre në zyrë”.

    Nuk ka dyshim se është e mrekullueshme të kesh kafe dhe pije falas në zyrë, veçanërisht kur mund të kursesh kohë dhe para nga konsumatorët e kafesë. Të anketuarit në sondazh thanë se shpenzojnë mesatarisht 6,27 dollarë për secilën kafe të tyre, e cila arrin në afro 3000 dollarë në vit. Mesatarisht, kafeja zgjat gjithashtu nga 16 deri në 17 minuta, që shton rreth dy ditë kohë pritjeje te barista.

    Ndoshta nuk jemi të varur nga kafeja në fund të fundit, por duhet hapur një diskutim për privilegjet që duhet të kemi për kafen dhe vendin e punës? Thjesht e lamë të jetë këtu.

  • Pushuesit braktisin plazhet, Durrësi përfshihet nga reshjet e shiut, në Vlorë stuhi

    Pushuesit braktisin plazhet, Durrësi përfshihet nga reshjet e shiut, në Vlorë stuhi

    Rrebeshet e shiut kanë përfshirë edhe gjirin e Durrësit. Pushuesit kanë braktisur plazhet, ndërsa në qytet e përgjatë rrugës së plazhit ka qarkullim të rënduar automjetesh.

    Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka shkaktuar edhe dallgëzim në Adriatik. Aktualisht, forca e detit është 5 ballë duke penguar lundrimin e anijeve të vogla dhe çdo mjeti turistik. Edhe sektori i peshkimit ka pezulluar aktivitetin nën ndikimin e këtyre kushteve atmosferike.

    Edhe qyteti bregdetar i Vlorës është përfshirë në një stuhi shiu me intesitet të lartë rreth orës 10, ku pushuesit nuk kanë mundur të bëjnë plazh. Edhe ata që kanë preferuar të shkojnë herët, janë kthyer në shtëpitë e tyre.

    Si pasojë ka pasur edhe trafik të rënduar, ndërsa ka më shumë se 40 minuta që reshjet e shiut vijojnë pa ndalim.

    Ndërsa policia kufitare ka apeluar që të shmanget lundrimi pasi deti ka dallgë me përmasa të mëdha që mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre, dy tragete kanë mbërritur në port pa probleme.

    Burimi: Top Channel