Category: Lajme

  • Moti merr kthesën DRASTIKE, bëhuni gati për shi dhe..

    Moti merr kthesën DRASTIKE, bëhuni gati për shi dhe..

    Meteorologia Tanja Porja ka traguar si pritet të jenë kushtet e motit gjatë ditës së sotme, por edhe në vijim sipas parashikimeve meterologjike

    Porja tha se megjithëse ka patur një rritje të vlerave termike, kjo në orët e mbrëmjes dhe në vijim do të shoqërohet me kthim të vranësirave dhe reshjeve.

    “Dita e sotme do të jetë dita e fundit me diell, pasi vonë në mbrëmje dhe gjatë ditës së nesërme, por edhe gjatë ditëve në vijim do të kemi shtim të vranësirave dhe mot të paqëndrueshëm. Reshje të të gjitha llojeve në territorin shqiptar.

    Ka patur një rritje të lehtë të vlerave termike në mëngjes. Rritja do të vijojë me rreth 2 gradë gjatë orëve të mesditës. Termometri në orët e mëngjesit luhatet nga 0 dhe 1 gradë në zonat e thella malore deri në 10 gradë në vijën bregdetare, ndërsa gjatë mesditës do të kemi temperatura nga 10-19 gradë celcius.

    Orët e natës por edhe paraditja e nesërme vijon me të njëjtën tablo sinoptike”, tha meteorologia

     

  • Përgjimet zbulojnë prapaskenat/ Si u tentua shpëtimi i kushëririt të Veliajt, emra të rinj dalin në skenë

    Përgjimet zbulojnë prapaskenat/ Si u tentua shpëtimi i kushëririt të Veliajt, emra të rinj dalin në skenë

    Bashkia Tiranë ka kohë që nuk fle dot rehat.

    Në dijeni të përgjimeve e hetimeve nga SPAK, bashkia jonë paska muaj që e gdhin, qofte për hir, a për pahir.

    Ora News sjell në vëmendje detaje të reja nga dosja e incineratorëve.

    Namik Simixhiu, kushëriri i gruas së Erjon Veliajt, ka qenë kryefjala e ish kryetares së KLGJ, Naureda Llagami dhe kryetares së komisionit të ligjeve Klotilda Bushka.

    Në mesazhe mes ish kryetares së KLGJ dhe një gjyqtari të shkallës së parë zbulohen detaje të reja ekskluzive se si duhet ndërhyrë për të shpëtuar me çdo kast kushërinjtë e Ajola Xoxës.

    Namik Simixhiu, kushëriri i Ajolës, duhej liruar, me çdo kosto, në çdo rast.

    Pasi listojnë emrat e gjithë të arrestuarve, vëmendja zhvendoset aty ku dhemb dhëmbi: Lali Eri dhe të afërmit e tij.

    Tej kësaj, Llagami, mbase pak e lodhur nga mungesa e aksesit në GJKKO, vijon me dëshirat e saj për ta bërë të vëllain pjesë të SPAK.

    Përveç futjes si OPGJ, kish dhe një mundësi tjetër: Lurand Llagami, vëllai i ish kryetares së KlGJ, të bëhej kancelar në SPAK.

    Vetëm se këtu çalonte plani.

    Kancelarët kalojnë provim nga Shkolla e Magjistraturës, e aty Lurandi, për mungesë të një përcaktimi më diplomatik, nuk para ia thek.

    “Ta bëjmë Lurin kancelar.” “Po, Por duhet provim nga Shkolla…!” Këto janë vetem pak nga bisedat e shkëmbyera.

    Gjithsesi, qoftë si kancelar, qoftë si OPGJ, ajo që vlente, me çdo kusht, ishte që çdo lajm SPAK-u të kalonte më parë nga Luri!

  • Stuhi të fuqishme godasin Spanjën, shkulin pemë e rrëzojnë çati

    Stuhi të fuqishme godasin Spanjën, shkulin pemë e rrëzojnë çati

    Stuhia Martinho ka shkaktuar dëme të mëdha dhe rreziqe përmbytjesh në Spanjë, me Madridin që po përballet me reshje rekord dhe Galicia dhe Andaluzia po përjetojnë erëra të forta dhe ndërprerje.

    Autoritetet në Madrid kanë lëshuar një paralajmërim për përmbytje të mundshme pasi stuhia Martinho u përcoll me reshje të mëdha shiu në kryeqytetin spanjoll.

    Shërbimet e urgjencës kanë kërkuar “kujdes maksimal” në zonat përreth pjesëve të pakanalizuara të lumit Manzanares.

    Ky mars tashmë është konfirmuar si më i lagështi i regjistruar, dhe Madridi është në rrugën e duhur për të thyer rekordet vjetore të reshjeve.

    Në Galicia, stuhia shkaktoi mbi 400 incidente gjatë natës.

  • “Na ndihmoni, po digjemi”, 4 të rinjtë u bllokuan brenda në makinë, familja: Autori s’hapi derën, iku…

    “Na ndihmoni, po digjemi”, 4 të rinjtë u bllokuan brenda në makinë, familja: Autori s’hapi derën, iku…

    Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 është trajtuar ngjarja tragjedike e ditës së djeshme, ku në një aksident në Fushë-Prezë 4 të rinj rreth moshës 20 -deri 25 vjeç kanë humbur jetën pasi makina e tyre është përplasur me një betoniere duke shpërthyer në flakë ndërsa të rinjtë u dogjën brenda mjetit.

    Në një lidhje telefonike ka reaguar edhe një familjare e tre prej viktimave në familjen Laçi.

    Ajo ka treguar se ditën e aksidentit të dy vëllezërit kishin shkuar bashkë me shokun e tyre në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre i cili ishte kthyer nga Gjermania.

    Sipas saj në momentin që janë kthyer makina është përplasur me betonieren e cila kishte ndaluar në rrugë.

    Gjithashtu theksoi se djemtë kishin kërkuar ndihmë, por shoferi i betonieres nuk i kishte ndihmuar duke mos i hapur derën, përkundrazi ai ishte larguar.

    “Ditën e aksidentit dy vëllezërit kishin shkuar bashkë me shokun në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre i cili do të kthehej nga Gjermania. Në momentin kur janë kthyer, makina e tyre është përplasur me betonieren e cila kishte ndaluar në rrugë. Kur janë përplasur djemtë kanë bërtitur për ndihmë, por shoferi nuk i ka ndihmuar duke mos i hapur derën dhe është larguar.” tha ajo

  • Akrepat shkojnë 60 minuta para! Ja kur rikthehet ora verore

    Akrepat shkojnë 60 minuta para! Ja kur rikthehet ora verore

    Në natën mes të shtunës dhe të dielës, 29 dhe 30 Marsit, akrepat e orës shkojnë 60 minuta para duke shënuar zyrtarisht rivendosjen e orës diellore.

    Orët që kërkojnë ndërhyrje manuale duhet të zhvendosen me një orë përpara, nga ora 2:00 deri në 3:00. Pra kjo do të thotë që do flini pak më pak, por nga ana tjetër regjimi i ri për orë do t’ju lejojë të përfitoni nga rrezet e diellit deri vonë, edhe falë zgjatjes së ditëve që sjell vera.

    Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit ku akrepat do të ndryshojnë sërish 60 minuta. Sipas disa studiuesve, thuhet se koha verore sjell përfitime për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë ​​gjatë orëve të mbrëmjes për të prodhuar melatoninë dhe për të siguruar pushimin e duhur.

    Kompjuterët dhe pajisjet e lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërkohë që është e nevojshme të korrigjoni manualisht kohën e mbajtur nga orët analoge.

  • Çfarë po ndodh në “Instagram”-in e banorëve?! Eglit i ulen në mënyrë drastike ndjekësit, Gjestit…

    Çfarë po ndodh në “Instagram”-in e banorëve?! Eglit i ulen në mënyrë drastike ndjekësit, Gjestit…

    Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

    Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

    Egli Tako, krejt ndryshe nga java e kaluar ku qëndronte në krye, këtë herë ajo rezulton me një humbje të madhe. Që pas rikthimit të saj në “Big Brother VIP”, Egli ka humbur plot 29 mijë ndjekës. Nga 351K, aktualisht ka 322K.

    Joz Marku ka fituar këtë javë 2.6K ndjekës në “Instagram”. Nga 49.8K, tani ai ka 52.4K. Danja nga 101 mijë ndjekës, tani ka shkuar në 106 mijë, duke fituar kështu 5 K. Me një rritje thuajse të ngjashme rezulton dhe Loredana. Nga 52.1K, tani ajo numëron 57.8 K, duke fituar kështu 5.7K.

    Në vend të dytë këtë herë kemi Rozana Radin, e cila ka fituar 7 mijë ndjekës nga java e kaluar. Rozana numëron 438K ndjekës, nga 431K që ka pasur javën që lamë pas. Gjesti rimerr kreun e “Instagram”-it sërish me plot 12 mijë ndjekës më shumë. Nga 487K, tani ka 499K fansa në rrjetin e tij social.

  • “Çfarë më ke ti mua?”/Valbona dhe Laerti flirtojnë me njëri-tjetrin: Sa një aeroport…

    “Çfarë më ke ti mua?”/Valbona dhe Laerti flirtojnë me njëri-tjetrin: Sa një aeroport…

    Valbona teksa ka qëndruar afër Laertit i ka shprehur se:

    Nuk dua të zihem sot, e kam pushim. Çfarë më ke ti mua?

    Laerti:

    Si thua ti?

    Valbona:

    Më kthe përgjigje se mërzitem pastaj.

    Laerti:

    Të kam zemër.

    Valbona:

    Sa?

    Laerti:

    Sa një aeroport.

    Valbona:

    Duhet të jetë sa qielli.

    Laerti:

    Sa qielli është apstrakte.

  • Gjendet e VDEKUR një 66-vjeçare në afërsi të banesës, dyshohet se është VETËVARUR

    Gjendet e VDEKUR një 66-vjeçare në afërsi të banesës, dyshohet se është VETËVARUR

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Lëkundë, ku më datë 20.03.2025, është gjetur e pajetë shtetasja D.P., 66 vjeçe, afër banesës së saj.

    Sipas informacioneve të para nga autoritetet, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje, duke u varur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij incidenti tragjik.

    Materialet përkatëse janë dorëzuar në Prokurori, e cila do të kryejë vlerësimin dhe hetimin e mëtejshëm të rastit. Ky incident ka tronditur komunitetin lokal dhe ka lënë pas një ndjenjë të thellë dhimbjeje.

  • Në Shqipëri janë shitur ëmbëlsira me copa metali, BE lëshon alarmin: Largojini nga tregu!

    Në Shqipëri janë shitur ëmbëlsira me copa metali, BE lëshon alarmin: Largojini nga tregu!

    Sistemi RASFF i Bashkimit Evropian, i cili mundëson shkëmbim të menjëhershëm informacioni, ka njoftuar autoritetet Shqiptare se në vendin tonë janë futur ëmbëlsira me copa metali.

    Në njoftimin e kategorisë “Alert” është bërë me dije se duhet të largohet menjëherë nga tregu produkti “Fruit Toffee” Mix 500g me origjinë nga Maroku dhe datë skadence 26.04.2026 pasi te këto ëmbëlsirat janë konstatuar copa metali të cilat përbëjnë risk serioz për shëndetin e njeriut.

    Prania e copave të metalit është konstatuar nga kompania prodhuese gjatë një vetëkontrolli , kjo e fundit më pas ka kërkuar tërheqjen nga tregu të këtij produkti.

    Televizioni “Ora News” iu drejtua AKU me një kërkesë për informacion në lidhje me këtë rast. Ky institucion na bën me dije se subjekti importues i ëmbëlsirave është “World Wine shpk”.

    Pas kontrolleve të kryera nga inspektoret e AKU në terren, më qëllim bllokimin e produktit, rezultoi se subjektet e kishin shitur dhe nuk kishte më gjendje.

    Ajo që të bën përshtypje në këtë rast është se AKU jep emrin e ëmbëlsirave, të cilat janë paketim 500 g, por nuk publikon asnjë foto te produktit që paraqet rrezik nëse konsumohet.

    Në mungesë të publikimit të fotove , i kemi kërkuar këtij institucioni informacion se përse nuk i njofton qytetarët për këto problematika me anë të rrjeteve sociale që disponon.

    AKU që i përdor rrjetet sociale vetëm për të treguar sukseset imagjinare dhe reale, e tejkalon përgjegjësinë duke u shprehur se njoftimin e ka bërë ne faqen zyrtare AKU.

    Mos publikimi i këtyre njoftimeve kaq të rëndësishme për konsumatorët në rrjetet sociale të AKU, ngre pikëpyetje mbi transparencën e këtij institucioni, i cili paguhet nga taksat tona për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve./ Ora News

  • Pasojat e izolimit?/VIRALE video e Gjestit duke folur me veten…

    Pasojat e izolimit?/VIRALE video e Gjestit duke folur me veten…

    Së fundmi një video e Gjestit është bërë virale në rrjetet sociale. Në video ai shihet duke biseduar me veten e tij në pasqyr. Në pamjet e publikuara, Gjesti mund të shihet teksa bisedon me veten.

    Videoja ka shkaktuar shumë reagime në X (ish-Twitter), ku fansat kanë filluar të komentojnë dhe të spekulojnë për arsyet që qëndrojnë pas këtij veprimi. Disa prej tyre e lidhin këtë moment me efektet që mund të ketë pasur periudha e gjatë e izolimit.

    Ky është një moment i veçantë, pasi është një dëshmi e mundshme e ndikimit që ka pasur për Gjestin periudha e izolimit, që ka ndikuar në mënyrën se si ai po sillet dhe komunikon me veten. Pavarësisht komenteve dhe spekulimeve të fansave, kjo video ka tërhequr shumë vëmendjen dhe ka shkaktuar biseda të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit po kërkojnë të kuptojnë më shumë rreth asaj që ndodhi me këngëtarin gjatë këtyre muajve të izolimit.