Category: Lajme

  • Moti i keq përfshin Vlorën, Policia Kufitare apel drejtuesve të mjeteve lundruese: Shmangni daljen në det

    Moti i keq përfshin Vlorën, Policia Kufitare apel drejtuesve të mjeteve lundruese: Shmangni daljen në det

    Moti i keq përfshin Vlorën. Duke marrë shkas nga situata, Policia Kufitare i ka bërë apel drejtuesve të mjeteve lundruese që të mos dalin në det.

    Nisur nga situata meteorologjike që parashikohet për ditën e sotme, sipas së cilës pritet përkeqësim i motit dhe rritje e dallgëve në det, në përmasa të mëdha, të cilat mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve që lundrojnë me mjete lundruese turistike apo argëtuese, Policia Kufitare apelon:

    Për pushuesit që duan të lundrojnë përgjatë ditës së sotme, me mjete lundruese turistike apo argëtuese, t’i shmangin këto aktivitete pasi deti ka dallgë me përmasa të mëdha që mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre.

    Gjithashtu, Policia Kufitare apelon për të gjithë operatorët turistikë që përdorin mjete lundruese, të shmangin daljen në det përgjatë ditës së sotme, pasi situata meteorologjike është e pafavorshme dhe mund të rrezikojë jetën e drejtuesve të mjeteve lundruese dhe të shtetasve në bordet e mjeteve, si dhe fundosjen e këtyre mjeteve.

    Policia Kufitare e Vlorës dhe Njësia Policore Detare, përgjatë ditës së sotme, kanë kaluar në gatishmëri të plotë dhe do të jenë prezente me shërbime nga toka dhe deti, në funksion të rritjes së sigurisë së pushuesve.

  • Reshje shiu dhe rrebeshe, si parashikohet moti për fundjavën! Çfarë duhet të dinë adhuruesit e plazhit: Ja sa do jetë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon

    Reshje shiu dhe rrebeshe, si parashikohet moti për fundjavën! Çfarë duhet të dinë adhuruesit e plazhit: Ja sa do jetë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon

    Gjatë fundjavës reshjet e shiut do të jenë të vazhdueshme, me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formëm e rrebesheve të shpejta, shtrëngatave e stuhive me shkarkesa elektrike.

    Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, vendi ynë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

    Ndërkohë valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

    Parashikimi i motit

    Ndikimi i anticiklonit e depërtimi i një qendre të ulët presioni do të bëjë që vendi ynë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike këtë fundjavë.

    Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu që në orët e mëngjesit përgjatë Ultësirës Perëndimore, e më pas në të gjithë territorin.

    Reshjet do të jenë të vazhdueshme, me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formëm e rrebesheve të shpejta, shtrëngatave e stuhive me shkarkesa elektrike. Në intervale të shkurtra kohore breshër.

    Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi 12-15m/s.

    Valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3ballë.

  • Ra nga lartësia e një shkëmbi, shpëtohet 19-vjeçari në Dhërmi

    Ra nga lartësia e një shkëmbi, shpëtohet 19-vjeçari në Dhërmi

    Një 19-vjeçar është shpëtuar në vendin e quajtur “Shpella e Piratëve” në Dhërmi, ku kishte rënë nga një shkëmb.

    Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, me njësi nga toka dhe nga deti, të pajisura me 2 mjete lundruese dhe të asistuara nga shërbime mjekësore, kanë mbërritur në zonën e sinjalizuar, me qëllim ofrimin e ndihmës për 19-vjeçarin.

    Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të specializuara, 19-vjeçari u nxorr nga një terren shumë i vështirë mbi shkëmbinj dhe mbi gurë. Këtij shtetasi iu ofrua asistencë mjekësore në vendngjarje, ndërsa më pas, u transportua në spital, për të marrë asistencë më të specializuar, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

    Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.

  • EMRI+FOTO/ Ja kush është 39-vjeçari që humbi jetën nga përplasja me armë në mes të Prishtinës

    EMRI+FOTO/ Ja kush është 39-vjeçari që humbi jetën nga përplasja me armë në mes të Prishtinës

    Personi që shihni në foto është 39-vjeçari që humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë në një lokal në një lokal në Prishtinë. Ngjarja ndodhi lokalin “Bon Vivant”, ndërkohë që 39-vjeçari Kastriot Ramadani ndërroi jetë në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    “Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, tha doktori Shaqir Uka për mediat.

    Ndërkohë, 21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit dhe të tjerët nga copa xhami apo sende të tjera. Po ashtu raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje. Mes personave të plagosur, 14 janë gra.

  • Aksident fatal! Përmbyset makina, 3 të vdekur dhe 2 në gjendje të rëndë

    Aksident fatal! Përmbyset makina, 3 të vdekur dhe 2 në gjendje të rëndë

    Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e shkuar, rreth orës 23:00 në Kroaci ku y makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

    Ngjarja ka ndodhur në autostradën A1, në afërsi të daljes së Ravçes në drejtim të Dubrovnikut ku si pasojë e përplasjes së makinave kanë ndërruar jetë tre persona.

    Gjithashtu raportohet se dy persona janë transportuar në spital dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Në vendngjarje ndodheshin disa zjarrfikëse dhe disa ambulanca, sipas index.hr. Autoritetet kroate kanë nisur hetimet në lidhje me shkaqet që sollën këtë aksident.

    Ndërkohë që seksioni i autostradës midis Zagvozdit dhe Ravçes, në drejtim të Dubrovnikut është mbyllur për orë të tëra.

  • E rëndë, prindërit e lanë vetëm në breg, mbytet vajza 13 muajshe

    E rëndë, prindërit e lanë vetëm në breg, mbytet vajza 13 muajshe

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje nga Zelanda e Re të cilët kishin shkuar me pushime në Fixhin perëndimor. Media te huaja shkruajnë se një çift, duhet që të gatuante drekën dhe për këtë vajzën 13 muajshe e kanë lënë të lidhur me shpresën që do të ishte e sigurtë, por e vogla ka arritur që të lirohej dhe të nisej në drejtim të detit ku dhe humbi jetën.

    Kur janë kthyer prindërit kanë parë trupin e vogëlushes në ujë.

    Thuhet se vogëlushja në momentin që ato e lanë ishte e ulur te lodrat e saj dhe po shikonte kukulla, por në një moment ajo është ngritur dhe ka arritur që të çlirohet nga pengesa e prindërve dhe të përfundojë në det.

    Familja, e cila mbërriti në Musket Cove pak ditë më parë, ishte nisur nga Zelanda e Re

  • “Bëjnë turizëm edhe në burg”- Berisha nxjerr foton e Saimir Tahirit dhe “Eskobarit të Ballkanit” duke drekuar: Ngrenë dolli për shëndetin e kapos

    “Bëjnë turizëm edhe në burg”- Berisha nxjerr foton e Saimir Tahirit dhe “Eskobarit të Ballkanit” duke drekuar: Ngrenë dolli për shëndetin e kapos

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto, të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kur ka qenë në burg.

    Në foto shihet Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri dhe një person tjetër, të cilët janë duke ngrënë.

    Berisha shprehet se këta persona kanë privilegjin të bëjnë turizëm edhe në burg, ndërsa thekson se në qeli vdesin ata që janë arrestuar për lekët e dritave.

    Berisha shkruan se këta persona, ngrenë dolli për kapon e tyre, që siç shkruan ai i bëri sheikët e vendit më të varfër në Evropë.

    “Jo të gjithë shqiptarët vdesin nëpër burgjet e Edi Ramës, vdesin ata që janë aty për lekët e dritave por jo ata që janë aty si hajdutë e trafikantë.

    Këta të fundit kanë privilegjin të bëjnë turizëm në burg, në kavalishencën e tyre qeveritare, madje edhe të ngrenë dolli shëndeti për kapon e tyre, që i bëri sheikët e vendit më të varfër në Europë.

    Në foto, Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri gëzojnë privilegjet e partisë”, shkruan Berisha.

    https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/936339887847114?ref=embed_post

  • Pas vrasjes së Luljetës del në dritë një rast tjetër prostitucioni, në pranga 24-vjeçari

    Pas vrasjes së Luljetës del në dritë një rast tjetër prostitucioni, në pranga 24-vjeçari

    Një tjetër person është arrestuar pas vrasjes së 32-vjeçares Luljeta Preza te ura e “Dajlanit’ në Durrës.

    24-vjeçari Eridon Patlli ka rënë në prangat e policisë pasi 15-vjeçarja e proceduar për moskallëzim krimi, ka treguar se i riu e ka shfrytëzuar për prostitucion gjatë kohës që kanë bashkëjetuar.

    Edhe e ndjera Luljeta Preza që u vra nga dy shtetasit Aldo Ibrahimi 22 vjeç dhe Ylli Grabovari 45 vjeç, dyshohet se shfrytëzohej për prostitucion dhe vrasja e saj ka nxjerrë zbuluar edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

    Njoftimi i policisë:

    Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të proceduar penalisht për vrasjen e shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, më datë 02.08.2023, rreth orës 10:35, ju bëjmë me dije se:

    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Eridon Patlli, 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin E. P., ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • ‘Çmendet’ moti, autoritet ngrenë alarmin/ Italia përgatiten për ciklonin e fuqishëm, mbyllen parqet dhe tregjet

    ‘Çmendet’ moti, autoritet ngrenë alarmin/ Italia përgatiten për ciklonin e fuqishëm, mbyllen parqet dhe tregjet

    Italia pritet të përfshihet këtë fundjavë nga moti i keq, ndërsa Mbrojtja Civile në shtetin fqinj ka lëshuar alarmin portokalli të motit për dy rajone Marche dhe Lombardia.

    Stuhitë e forta të erës që mund të kthehen në ciklone dhe breshëri pritet që të prek 12 rajone në Itali.

    Në Milano Bashkia ka urdhëruar mbylljen e parqeve, zonave të gjelbra dhe varrezave ndërsa është kërkuar edhe mbyllja e disa tregjeve. Zonat më të rrezikuara nga moti I keq janë fushat dhe ultësirat në rajonin e Lombardisë.

    Në Venecia pritet që moti I keq të sjellë përmbytje dhe reshje të furishme breshëri.

    Moti i keq pritet të prekë edhe jugun e Italisë këtë të shtunë. Vetëm përpara disa ditësh veriu i Italisë u përfshi nga stuhi të shumta shiu të cilat u shoqëruan me erë të forte dhe breshër. Si pasojë e motit të keq në vendin fqinj u shkaktuan dhjetëra milionë euro dëme ndërsa humbën jetën të paktën 5 persona.

    Stuhia që pritet të prek këtë fundjavë Italinë nuk pritet të zgjasë shumë pasi në javën që vjen i nxehti afrikan pritet që të prek sërish vendin fqinj me termometrin që pritet të shënojë përafërsisht 40 gradë celcius.

  • Aksidenti FATAL i merr jetën shqiptarit në Greqi, pas përplasjes me shtyllën, makina shkatërrohet…

    Aksidenti FATAL i merr jetën shqiptarit në Greqi, pas përplasjes me shtyllën, makina shkatërrohet…

    Një shtetas shqiptar ka mbetur i vdekur gjatë një aksidenti të ndodhur në vendin e quajtur Neapoli në ishullin e Mitilinit në Egjeun lindor.

    Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por automjeti me targa shqiptare AA 151 AG u përplas në një shtylle dhe në vazhdim u shkatërrua totalisht.

    I vdekuri u nxor nga llamarinat e shkatërruara të automjetit pasagjeri që ishte ulur në sediljen e parë, ndërsa drejtuesi i automjetit 34 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e ishullit.

    Policia thotë se në automjet ndodheshin edhe 2 gra të cilat morën plagë të lehta.

    Policia po heton lidhur me ngjarjen. Mësohet se viktima punonte në një lokal në zonën turistike të ishullit. Emri i tij ende nuk bëhet publik.