Category: Lajme

  • Arrestohet në Britani 39-vjeçari shqiptar, gjykata e Fierit e ka dënuar me 5 vite burg! Ja për çfarë akuzohet

    Arrestohet në Britani 39-vjeçari shqiptar, gjykata e Fierit e ka dënuar me 5 vite burg! Ja për çfarë akuzohet

    Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia britanike. Në kuadër të operacionit të koduar “Akuzat” u vu në pranga shtetasi Ervis Vrenozi, i cili është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim.

    39-vjeçari akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.

    Njoftimi:

    Finalizohet në bashkëpunim me partnerët britanikë, operacioni policor i koduar “Akuzat”.

    Kapet në Mbretëri të Bashkuar, një shtetas i dënuar nga Gjykata e Fierit, për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim/shitje narkotikësh.

    Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit, me homologët në Mbretëri të Bashkuar, u finalizua operacioni policor “Akuzat”, për kapjen e shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë:
    -Ervis Vrenozi, 39 vjeç.

    Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.

  • “Leku letër”- Këto janë dy shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Maj! Ja ku duhet të fokusoheni!

    “Leku letër”- Këto janë dy shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Maj! Ja ku duhet të fokusoheni!

    Dashi

    Dashi ka hyrë në muajin Maj me energji të mira dhe me një këndvështrim nga e ardhmja. Bollëku është fjala kyçe e këtij muaji.

    Me Merkurin në Dem nga data 10 e muajit, bëheni më të qartë në financat tuaja, ndërsa mundësi të reja për të ardhura – apo edhe investime – shfaqen aty ku ju nuk i prisni.

    Hëna e Plotë në Akrep më 12 Maj ju ndihmon të lini pas frikërat e vjetra dhe të rilidheni me fuqinë tuaj më të thellë. Epoka e artë po vjen për ju. Dielli në Binjakë nga 20 Maji dhe hyrja e Saturnit në shenjën tuaj më 24 maj ju ofrojnë stabilitet dhe mundësi të mira financiare.

    Hëna e Re më 26 Maj përbën një rinisje ‘kozmike’, ideale për fillime të reja, marrëveshje dhe qëllime që favorizojnë pasurinë – materiale dhe shpirtërore.

    Binjakët

    Jeni në qendër të vëmendjes. Shkëlqimi juaj është i pa rezistueshëm dhe kjo ju sjell mundësi të reja, njerëzit dhe sugjerimet e duhura.

    Mërkuri, sundimtari juaj, hyn në shenjën tuaj më 25 Maj dhe rrit inteligjencën dhe aftësitë sipërmarrëse. Mendoni për ide, marrëveshje apo edhe studime të reja që mund të zhvillohen në zgjedhje fitimprurëse në jetë.

    Hëna e Re më 26 Maj është magji e pastër. Ju, Universi dhe Jupiteri rreshtoheni për të hapur një cikël të ri suksesi. Përqendrohuni te qëllimet.

    Çfarëdo që të filloni tani do të ketë potencialin të zhvillohet në një projekt madhor me fitime të konsiderueshme.

  • Dy aksidente brenda pak minutash, raportohet për 1 viktimë dhe 2 të plagosur! Detajet

    Dy aksidente brenda pak minutash, raportohet për 1 viktimë dhe 2 të plagosur! Detajet

    Dy aksidente rrugore janë regjistruar brenda pak minutash në dy segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare në Qarkun e Elbasanit, duke sjellë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Sipas burimeve jo zyrtare, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së automjeteve.

    Ngjarja më e rëndë ka ndodhur në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, konkretisht në segmentin rrugor Xibrakë–Labinot Fushë, ku dy automjete janë përplasur mes tyre me një shpejtësi të konsiderueshme. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë janë dëmtuar rëndë dy persona, të cilët u transportuan me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në ambientet spitalore.

    Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar në Kthesat e Murrashit, ku një automjet ka dalë nga rruga, por fatmirësisht pa pasoja serioze për drejtuesin e mjetit. Megjithatë, incidenti ka shtuar shqetësimet për sigurinë rrugore në këtë zonë.

    Rrethanat e plota dhe shkaqet e saktë të këtyre ngjarjeve nuk janë ende të qarta, ndërsa grupet hetimore ndodhen në vendngjarje për të kryer verifikimet përkatëse. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë dhe kushtet e vështira atmosferike, me reshje të dendura shiu në zona të ndryshme të qarkut, kanë ndikuar në përkeqësimin e kushteve të qarkullimit dhe për pasojë në shtimin e rrezikut të aksidenteve.

    Qarkullimi në akset rrugore të Elbasanit vijon të jetë i vështirë dhe kërkohet kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve, sidomos në segmentet me kthesa dhe pamje të kufizuar. Autoritetet rrugore kanë bërë thirrje për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe uljen e shpejtësisë, veçanërisht në kushtet e motit të keq.

  • Tërmeti i fortë godet Islandën, ja sa ishte magnituda

    Tërmeti i fortë godet Islandën, ja sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua sonte në juglindje të Islandës.

    Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ndodhi sonte në orën 21:48 sipas kohës lokale rreth 218 kilometra në lindje-verilindje të Reykjavikut me një epiqendër në një thellësi prej një kilometri.

    Për momentin, nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme materiale dhe sipas të dhënave të EMSC, tërmeti ndodhi në një zonë me popullsi të pakët.

  • “Fushatë me tallava, popull budalla”/ Rama-komentuesit: Ky popull më jep edhe mua ujë në bisht të lugës

    “Fushatë me tallava, popull budalla”/ Rama-komentuesit: Ky popull më jep edhe mua ujë në bisht të lugës

    Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ po i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve të adresuara në rrjetet e tij sociale.

    Kritikës se po bën fushatë me tallava, Rama i dha këtë përgjigje.

    “Ky popull të jep ujë në bisht të lugës jo ty por edhe mua, Kush e nënvlerëson këtë popull përfundon si bufi i kënetës.

    Ky popull i ka mbijetuar situatave në një mënyrë të hatashme. Ky vend ka qenë target i politikave të fuqive të mëdha për tu asimiluar komplet në kohëra të tjera që ka rrezikuar të humbasë gjuhën.

    Ka rrezikuar të mbetet me një alfabet tjetër për të tjetër, se ky popull mbart brenda shpirt europian.

    T’i thuaj këtij populli që janë budallenj, është të bësh atë që bënë çyrkykët e kënetës”

    “Frikacaku për te SPAK-u” ishte një koment tjetër, dhe Rama i kërkoi komentueses të mos votonte në zgjedhjet e 11 majit nëse preferon ‘kënetën’.

    “Bejte me rimë kjo. Po patjetër, edhe ty të bëj thirrje të mos votosh.

    Meqë nuk ke asnjë lloj tundimi që mbase voton për mua, mos voto fare.

    Mos u hidh në kënetë se është diçka që nuk është higjienike nga pikëpamja politike as qytetare as kombëtare. Mos u hidh në kënetë”-tha Rama.

  • Hyrje e re në Ferma VIP, ja kush është fermerja nga Peja (Foto)

    Hyrje e re në Ferma VIP, ja kush është fermerja nga Peja (Foto)

    Një hyrje e re i është bashkuar Ferma VIP 2, spektaklit të rekordeve dhe i gjithë familjeve shqiptare.

    Nenna, me origjinë nga Peja është zyrtarisht fermere. Ishte Ylli, ai i cili shkoi të merrte Nenn-ën tek dhoma e “Njëshit”, aty ku ajo e priste. Të dy fermerët njiheshin më herët me njëri-tjetrin, por nuk ndan shumë detaje.

    Nenna tërhoqi jo pak vëmendjen e fermerëve me pamjen e saj. Ngelet për t’u parë a do t’i trazojë ujërat në Ferma VIP hyrja më e re.

  • Vdes aktorja 11-vjeçare e Netflix, pësoi 12 arreste kardiake në dy ditë

    Vdes aktorja 11-vjeçare e Netflix, pësoi 12 arreste kardiake në dy ditë

    Millena Brandao, e njohur në Brazil për pjesëmarrjen e saj në serialin e njohur të Netflix-it “Sintonia”, ka ndërruar jetë të premten në një spital të Sao Paulos pas disa episodesh arresti kardiak, konfirmoi nëna e saj.

    11-vjeçarja përjetoi dhimbje të forta koke të mërkurën dhe u dërgua me urgjencë në spital. Brenda një periudhe dyditore, Millena pësoi gjithsej 12 arreste kardiake, sipas mjekut që e trajtonte.

    “Mjekët ende nuk më kanë thënë saktësisht se çfarë i ndodhi vajzës sime dhe çfarë e vrau atë”, tha nëna e saj, Thais Brandao, për rrjetin brazilian të lajmeve G1.

    Mediat e huaja shkruajnë se simptomat e para filluan më 24 prill, me aktoren e re që ankohej për dhimbje koke, dhimbje këmbësh, përgjumje, humbje të oreksit dhe episode të të fikëtit. Gjatë kësaj kohe, ajo vizitoi një qendër urgjence dhe dy spitale shtetërore në Sao Paulo. Fillimisht, mjekët dyshuan se ishte një infeksion nga ethet e dengues, por testet e mëvonshme zbuluan praninë e një tumori në tru.

    11-vjeçarja humbi jetën nëntë ditë pasi u shfaqën simptomat e para të rënda. Lajmi ka tronditur skenën artistike braziliane, ku aktorja e re gëzonte dashurinë e të gjithëve.

    Thais Brandao shkroi në rrjetet sociale për vdekjen e vajzës së saj:

    “Në orën 02:05 humbëm vajzën tonë të vogël, por jam e sigurt se ajo është në krahët e Atit tonë të Plotfuqishëm dhe në një vend të mrekullueshëm për të luajtur. Kujtimet që ndamë së bashku do të mbeten përgjithmonë në kujtesën time dhe nuk do ta harroj kurrë gëzimin tënd, i cili solli dritë për të gjithë përreth teje. Vajza ime e vogël, mungesa jote tashmë po më rëndon dhe e di që do të më mungosh edhe më shumë në ditët që do të vijnë. Ti ishe një dritë në jetën tonë dhe e di që nga atje lart do të vazhdosh të na mbikëqyrësh dhe të ndriçosh jetën tonë. Do të të dua përjetësisht dhe ti do të jetosh përgjithmonë në zemrën time”.

  • 620-vjetori i lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut

    620-vjetori i lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut

    620 vjet më parë, më 6 maj të vitit 1405 lindi Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Gjergji lindi në familjen fisnike dibrane të Gjon Kastriotit dhe Vojsavës.

    Kur lindi Skënderbeu, Gjoni ishte sundimtar i një treve që përfshinte Krujën, Mirditën e më gjerë.

    Emri i Gjergj Kastriotit personifikon një epokë të tërë të historisë tonë kombëtare, e cila mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV – fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë.

    Për 25 vjet me radhë, Skënderbeu mbrojti popullin shqiptar por edhe pengoi shtrirjen e osmanëve drejt Evropës.

    Ndërsa me Kuvendin e Lezhës, 2 mars 1444, nën udhëheqjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeut për herë të parë u arrit një bashkim politik i princërve shqiptarë, duke vënë themelet e një shteti arbëror të organizuar.

    Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare.

    Vdekja e Skënderbeut solli rënien nën pushtimin 5-shekullor nga Perandoria Osmane deri në krijimin e shtetit të pavarur më 1912.

    Kruja, që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, i rezistoi vetëm një rrethimi tjetër pa prijësin e saj, i cili u konsiderua nga shumë vende si heroi që pengoi Perandorinë Osmane të pushtonte Evropën Perëndimore.

    Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj dhe burim frymëzimi për brezat.

  • Ylli Rakipi i drejtohet Ramës: Premtove shëndetësi falas në 2013 dhe akoma nuk e ke bërë, skandali te Onkologjiku ku bëhej biznes me vdekjen, çfarë do t`i thuash kësaj?

    Ylli Rakipi i drejtohet Ramës: Premtove shëndetësi falas në 2013 dhe akoma nuk e ke bërë, skandali te Onkologjiku ku bëhej biznes me vdekjen, çfarë do t`i thuash kësaj?

    Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama, ka debatuar me Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, për premtimin “shëndetësi falas” që ka bërë në 2013, por nuk e ka realizuar ende.

    Debati:

    Ylli Rakipi: Erdhët në vitin 2013 me premtim për shëndetësi falas. Sipas BB, 60% të shpenzimeve shëndetësore shqiptarët i paguan nga xhepi. Shteti mbuloi vetëm 40%. Pse nuk është realizuar shëndetësia falas? A do ta realizoni në mandatin që pretendoni të shkoni?

    Edi Rama: Procesi i transformimit të sistemit shëndetësor ka faza. Do ta marr shifrën, nuk po e kontestoj. Edhe ai hiena nuk kishte falsifikuar gjë, por interpretonte në mënyrë hienore. I fut te gjysma tjetër dhëmbin me helm. Sot, në Shqipëri ka 600 mijë persona, të cilët për arsyet e tyre, nuk kanë mbulim sepse nuk kanë paguar. Për ata bëjmë rimbursim të ilaçeve. Po bëjmë autonominë. Duhet bërë edhe lëvizje në taksim sepse shëndetësinë dikush do ta paguajë.

    Ylli Rakipi: Për mandatin e katërt do të jetë shëndetësia falas? Unë përshembull iki jashtë për tu kuruar. Një doktor i njohur këtu thotë shqytyr që e kemi aeroportin afër… Ti ndoshta operohesh këtu dhe mblidhen gjithë mjekët të shohin. Kryeministrin e presin ndryshe.

    Edi Rama: Ke bërë ti investigim të spitalit?

    Ylli Rakipi: Zbulimi i skandalit te Onkologjiku, ku dërgoheshin në klinika private dhe bëhej biznes me vdekjen, çfarë do ti thuash kësaj?

    Edi Rama: Nuk mundet dot që një ngjarje skandaloze… Për këtë arsye ne Onkologjikun po e ribëjmë në partneritet me spitalin e tetë në botë SHIBA e Izraelit. Kemi marrë dhe kemi menaxherë nga Turqia. Kulturën e menaxhimit nuk e kemi shumë të zhvilluar. Ne hodhëm firmën me grupin San Donato për të bërë partneritet strategjik me San Raffaele. Do të kemi qendër spitalore ekselence që do të mbulojë të gjithë shërbimet. Nuk do të ikë njeri jashtë, por do të kurohen në Shqpëri nga i gjithë rajoni.

    Ylli Rakipi: Tallesh ti?

    Edi Rama: Kemi firmosur ne me grupin San Donato. Ka një eksperiencë në Poloni, kanë marrë spitalet dhe bëjnë menaxhim. Unë po flas për shërbim publik. Ne do të bëjmë partneritet, e kanë bërë në Poloni dhe janë spitale të jashtëzakonshëm. Sjellin mjekë, teknologji, menaxhim. Bëjnë marrëdhënie me shtetin, ku shteti paguan.

  • Krim i rëndë në familje në Kosovë, babai vret 15-vjeçaren, plagos bashkëshorten dhe vajzën tjetër

    Krim i rëndë në familje në Kosovë, babai vret 15-vjeçaren, plagos bashkëshorten dhe vajzën tjetër

    Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Prizren të Kosovës, ku babai ka vrarë me thikë vajzën e tij vetëm 15 vjeçe.

    Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ndërsa lajmi është konfirmuar nga autoritet policore.

    “Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.

    Bytyçi tha se dyshohet se burri ka sulmuar me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.

    Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.