Category: Lajme

  • E trishtë në Tiranë! Biznesmeni zë të dashur, gruaja ia fal dhe e lejon, por e dashura nuk ndalet, e ndan dhe i merr

    E trishtë në Tiranë! Biznesmeni zë të dashur, gruaja ia fal dhe e lejon, por e dashura nuk ndalet, e ndan dhe i merr

    Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan është trajtuar një temë për të cilën ndoshta gjithmonë do të flitet, janë si ato temat universale ku edhe pse kohet kalojnë përsëri janë disa çështje të cilat gjithmonë mbeten. Tradhtia diskutohet shumë jo vetëm pse ndodh, por edhe kur ajo falet apo nuk falet.

    Mentaliteti, dashuria apo situata ekonomike shpesh herë bëjnë që njerëzit ta pranojnë tradhtinë e të jetojnë me të. Të shumta kanë qenë rrëfimet e grave në studion e “Historia ime” të cilat e kanë pranuar tradhtinë dhe e kane falur, sigurisht duke u nisur nga rrethanat social ekonomike apo edhe nga mentaliteti për të mbajtur familjen së bashku.

    Por ka pasur sigurisht edhe rrëfime që kanë treguar se shumë persona nuk e kanë falur tradhtinë.

    Tradhetia, falet apo jo? Pse falet? Kush ndikon mentaliteti, kushtet social ekonomike apo dashuria dhe varësia?A çon tradhtia drejt divorcit? Në studio kanë qënë të ftuar avokatë, disa vajza të reja dhe psikologe për të folur më gjatë rreth kësaj teme. Një ndër të ftuarit ka qenë edhe avokati Gentian Romano i cili tregoi një rast konkret të tradhtisë, ku i njihte dy të dy personat dhe i kishte miq.

    “Një çift, miq të mi, e kam patur dhe shumë të vështirë përfaqësimin, bashkëshorti goxha biznesmen i rëndësishëm, të martuar prej 18 vitesh, njihet me një vajzë tjetër, krijon që lidhje të fshehtë për të cilën bashkëshortja vjen në dijeni. 6 muaj kanë pasur goxha shamatë, u bëra shok, psikolog, avokat, nuk doja që çështja të kalonte në proces gjyqësor.

    Arrita t’i bindja, por me hile bashkëshorti nuk hoqi dorë nga e dashura dhe dalë nga dalë edhe vetë bashkëshortja po binte dakort me lidhjen që ai kishte krijuar dhe ajo vetë nuk po e ngacmonte përderisa familja ishte e bashkuar, në darkë shkonte në shtëpi, fëmijët nuk kishin ato problematikat sepse ishin të vegjël për ta kuptuar drejt situatën. Por dashuria që bashkëshorti kishte karshi partneres së re, bëri që ai të kërkonte divorcin.

    Erdhi dhe më tha që nuk vazhdohet kjo situatë kështu. Bashkëshorten e nxori nga shtëpia, thoshte është bërë e mërzitshme, e zhurmshme, më shqetëson, më fyen dhe e largoi. Ishte biznesmen, kishin shumë shtëpi dhe ajo shkoi në një shtëpi tjetër. U bë divorci, u martua me partneren e re dhe e takoj pas dy vitesh dhe i them si të shkojnë punët. Lëre më tha se u ndava dhe nga tjetra. E pyeta pse e më tha e kisha shumë mirë gruan time, çfarë bëra!”, ka rrëfyer avokati.

  • Historia e trishtë e turistes në Izrael, 22-vjeçarja u fsheh por nuk shpëtoi dot

    Historia e trishtë e turistes në Izrael, 22-vjeçarja u fsheh por nuk shpëtoi dot

    Konflikti Izrael-Palestinë që nisi me sulmet e grupit Hamas në Rripin e Gazës, ka lënë pas historitë tragjike të njerëzve të pafajshëm që u vranë e u masakruan pa mëshirë. E tillë është edhe historia e turistes 22-vjeçare Caroline Ball nga Gjermania e cila ishte studente në Berlindhe kishte vizituar shoqen e saj në Izrael për disa ditë.

    Fati e deshte që ajo të fluturonte nga Gjermania në Izrael mesditën e së shtunës, kur Hamasi sulmoi ndërtesën ku ajo qëndronte me të dashurin e saj, duke i vrarë të dy, shkruajnë mediat e huaja.

    Por pak minuta para se të vritej nga luftëtarët e Hamasit, ajo po komunikonte me nënën e saj duke i thënë asaj se ata ishin fshehur në një strehë, por kur ndjeu rrezikun se do të vritej i dha lamtumirën e fundit nënës së saj, duke i thënë se e donte.

    “Jemi nën sulm, nuk e di kush janë. Jemi fshehur në një strehë. Mendoj se na zbuluan. Mami të dua”, thuhet në mesazhin e saj të fundit.

  • “Baroni i drogës” në kërkim, gazetarja: Gëzim Çela informohej nga policët

    “Baroni i drogës” në kërkim, gazetarja: Gëzim Çela informohej nga policët

    Autorja e emisionit “Gjërat Tona”, Etleva Delia në emisionin “Real Story” në ABCNews foli për ngjarjet kriminale në vend.

    Delia theksoi se Gëzim Çela, tashmë i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Flakë në Det”, ka pasur mbështetje dhe njohje me punonjës policie.

    “Fushë Kuqa është një zonë problematike dhe është kthyer në vëmenmdje edhe nga Ervis Martinaj. Por prej vitesh njihet qoftë dhe nga laboratorë dhe aktivitetet e tjera kriminale. Gëzim Çela ka pasur mbështetje edhe falë njohjeve që kishte me punonjës policie. Ai kishte që prej 2014 që ishte në person në kërkim. Është mbështetur dhe është informuar, ka qenë gjithmonë një hap përpara. Gjithmonë kontrollet që janë thënë se janë bërë në banesën e Gëzim Çelës, janë bërë thjesht formale sa për ti thënë shefit që janë bërë. Më vonë dolën në skenë disa urdhra gjykate që kishin shmangur ekstradimin e Gëzim Çelës në drejtim të Italisë”, tha ajo.

    Nga ana e tij gazetari Ermal Vija theksoi se Gëzim Çela i ka shpëtuar disa herë drejtësisë.

    “Janë disa hallka që janë të përfshirë dhe që duket që ua lehtësojnë jetën këtyre personave”, tha ai.

    Ndërkohë Çelaj është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

    Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

  • Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale, Urdhri i Stomatologëve bën kërkesën e papritur

    Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale, Urdhri i Stomatologëve bën kërkesën e papritur

    Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka reaguar pas rastit të vdekjes së 3-vjeçarit, pas ndërhyrjes që bëri nga Roland Xhaxho. Urdhri i Stomatologëve me anë të një postimi kanë kërkuar të gjitha të dhënat e mjekimit të aplikuara ndaj tij. Po ashtu USSH thekson se nuk ka ende dijeni për emrin e stomatologut që ka kryer ndërhyrjen dentare të vogëlushit dhe është e pashpjegueshme kjo mungesë e emrit të stomatologut kurues.

    Njoftimi i Plotë:

    Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë kërkon publikisht e zyrtarisht nga stomatologu që ka kryer mjekimin dentar, të gjitha të dhënat e mjekimit, perfshirë protokollin e mjekimit që është aplikuar për vogëlushin e ndjerë Brian Spahiu, grafitë para e pas mjekimit etj, sipas kërkesave të Komisionit Disiplinor që është ngritur posaçërisht për këtë çështje. Stomatologu kurues të sigurojë urgjentisht kontaktet me sekretarinë e Rajonit të USSH Tiranë.

    Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë nuk ka ende dijeni për emrin e stomatologut që ka kryer ndërhyrjen dentare të vogëlushit dhe është e pashpjegushme dhe penalizuese kjo mungesë e emrit të stomatologut kurues, mosprezenca në media edhe mosparqitja në zyrat e Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë.Deri tani Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka ndjekur me tepër vëmendje reanimatorin Prof.Xhaxho, për të cilin nuk kemi asnjë koment, por për Prof.Xhaxho do të ishte tepër e domosdoshme, ligjore, etike dhe korrekte që në daljen e tij mediatike të ishte sëbashku me stomatologun që bëri mjekimin si në çdo rast tjetër të ngjashëm e simetrik. Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka tagrin ligjor e statutor të informohet imtësisht nga stomatologu që ka kryer ndërhyrjen dentare, ndërkohë që akoma s’ka një emër konkret.

    Si ndodhi ngjarja?

    I mituri është dërguar nga familjarët në një klinikë dentare për disa shërbime. Pasi mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë është vendosur që të kryhet operimi me narkozë. Pas një operacioni që zgjati shumë orë, djali nuk është zgjuar më dhe është dërguar në shtëpi, sepse mjeku iu ka thënë familjarëve se do të zgjohet më vonë. Në shtëpi ai ka shfaqur probleme dhe rritje temperature dhe është dërguar në pediatri ku ka qëndruar në gjendje kome për 2 ditë dhe ka ndërruar jetë. Trupi i të miturit është dërguar në morg për tu kryer autopsia. Për ngjarjen e rëndë familjarët bëjnë fajtor mjekun dhe vajzën e tij, Ina Xaxho. Daja i 3-vjeçarit tha se mjeket bënë ta pamundurën për ta shpëtuar por ishte vonë pasi i ishte helmuar mëlçia. Ai ka thënë se vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho, dhe se do të bëjnë të pamundurën që ata të mos e kalojnë kaq lehtë. Gjithashtu ata kanë akuzuar dentistin për manipulim të ngjarjes. Mjeku 70-vjeçar është proceduar penalisht për ngjarjen. Xhaxho ka deklaruar se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare dhe se fëmija nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit

  • Çnjerëzore! Gjenden trupat e 40 foshnjeve me k*ka të prera

    Çnjerëzore! Gjenden trupat e 40 foshnjeve me k*ka të prera

    Trupat e 40 foshnjeve me koka të prera janë zbuluar në komunitetin Kibbutz të Izraelit, një prej zonave të para që u përballën me sulmin e terroristëve të Hamas.

    Gazetarët e huaj thonë se janë shoqëruar nga forcat ushtarake izraelite për të parë skenën tronditëse në këtë qytezë, ku janë shënuar më shumë se 100 viktima.

    “Korrespondentja e i24News, Nicole Zedek ka raportuar nga Kibbutz Kfar Aza, një çerek milje nga kufiri i Gazës, duke rrëfyer mizoritë që janë kryer në komunitetin e vogël, që mbetet një zonë aktive teksa ushtarët izraelitë zhvendosin trupat e pajetë dhe çmontojnë “bombat kurth” të vendosura”, raporton televizioni i njohur.

    “Rreth 40 foshnja u vranë në fshatin Kfar Aza, në jug të Izraelit. Ne do të shkojmë pas Hamasit. Ne do t’i gjuajmë. Ne do t’i zhdukim ata”, thotë Danny Danon, ish-ambasadori izraelit në OKB.

  • Punonte si kamerier/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali, e shkuara që e “mori në qafë”

    Punonte si kamerier/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali, e shkuara që e “mori në qafë”

    Sipas të dhënave për shqiptarin kishte një urdhër-arrest ndërkombëtar

    Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane ditën e sotme, nën akuzë për shitje droge.Mësohet se 30-vjeçari punonte si kamarier në një hotel në Riva del Garda, teksa për të kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar. Ai ishte i dënuar në Tiranë me 3 vite e 4 muaj për shitje të drogës.

    I shoqëruar në burg, shqiptarit iu dha më pas detyrimi për të firmosur në pritje të ekstradimit në Shqipëri ku do të vuante dënimin.

  • Sherr për tokën, babë e bir shkojnë të vrasin dy vëllezërit

    Sherr për tokën, babë e bir shkojnë të vrasin dy vëllezërit

    Konflikti mes dy familjeve mund të përfundonte me një bilanc tragjik, por fatmirësisht u ndal në kohë.

    Policia njofton se 4 persona nga Vau i Dejës ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin në fshatin Barbullush dhe policia arrestoi një prej tyre dhe shpalli në kërkim një tjetër, të cilët me armë zjarri kërcënuan dy vëllezër.

    I arrestuari është Kujtim Gegaj dhe në kërkim është djali i tij, pasi të dy kanosën vëllezërit Gj. M., 37 vjeç, dhe Gj. M., 35 vjeç.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

  • Tentoi të transportonte 19 emigrantë të paligjshëm, arrestohet shqiptari në Greqi

    Tentoi të transportonte 19 emigrantë të paligjshëm, arrestohet shqiptari në Greqi

    Një shtetas shqiptar është arrestuar ne pikën e kalimit kufitar në Evros nga policia e greke, teksa po tentonte te transportonte 19 emigrante të paligjshëm.

    Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, shqiptari ishte duke drejtuar një makinë publike utilitare tentoi te hynte ne vend, por gjatë kontrollit rutinë të policisë është bërë e mundur zbulimi i emigranteve te cilët drejtuesi i kishte fshehur në rimorkio për ti transportuar brenda vendit. Policia ka konfiskuar makinën dhe telefonin celular.

    Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Gjykatës së shkallës së parë, ndërsa janë duke u kryer hetimet për bashkëpunëtor.

  • Njihuni me qytetin shqiptar ku temperatura e ujit shkon 32 gradë: Mund të laheni edhe gjatë dimrit

    Njihuni me qytetin shqiptar ku temperatura e ujit shkon 32 gradë: Mund të laheni edhe gjatë dimrit

    Banjat e Hapura të Bënjës ne qytetin e Përmetit konsiderohen nga ekspertët si më të mirat në Europë.

    Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo sic quhen ndryshe Banjat e Bënjës, ndodhen 14 kilometra larg qytetit te bukur të Përmetit.

    E veçanta e ketyre burimeve është se ata jane të hapura në natyrë. Temperatura e këtyre ujërave është, 26 deri 32°C.

  • Temperatura vere në mes të vjeshtës, parashikimi i motit për ditën e mërkurë

    Temperatura vere në mes të vjeshtës, parashikimi i motit për ditën e mërkurë

    Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
    Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash në shtim në orët e mesditës. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet
    të ulët në jug të vendit.. Era do të fryjë me drejtim juglindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet elugina era fiton shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

    Temperaturat parashikohen:
    në zonat malore 7 deri 25 °C
    në zonat e ulëta deri 10 deri 28°C
    në zonat bregdetare 15 deri 29°C