Category: Lajme

  • “Dikur më kryqëzuat”, zhargoni i Luiz Ejllit bëhet pjesë e Gjuhës Shqipe

    “Dikur më kryqëzuat”, zhargoni i Luiz Ejllit bëhet pjesë e Gjuhës Shqipe

    Veç personazhit të tij, që u kthye padyshim në një fenomen gjatë BBV 2, nga ky sezon do të mbahet mend edhe fjala ‘çapaçul’, që Luiz Ejlli e përdorte shpesh ndaj banorëve të tjerë.

    Por kjo fjalë ndau në mes si banorët ashu edhe publikun, pasi disa i jepnin konotacion pozitiv e të tjerët të kundërtën.

    Ndërkohë sot, në një postim në Instastory, Luizi ka publikuar një pjesë nga ‘Abetarja e Gjuhës Shqipe’ ku është përmendur fjala çapaçul, e sipër saj shkruan:

    ‘Eh… dikur më kryqëzuan për fjalën çapaçul e më bën gjyq publik, sot e gjej të Gjuha Shqipe’.

  • VIDEO/ Polici izraelit ndjek dy burra të Hamasit në autostradë dhe i vret me armë

    VIDEO/ Polici izraelit ndjek dy burra të Hamasit në autostradë dhe i vret me armë

    Është bërë publike një video shokuese e ndjekjes së një oficeri policie izraelite me motoçikletë, ndaj një automjeti të drejtuar nga anëtarë të Hamasit.

    Oficeri i policisë regjistron të gjithë operacionin me kamerën në uniformë dhe kap ankthin dhe tensionin gjatë atyre pak minutave ndjekje.
    Polici izraelit ndjek automjetin me anëtarët e Hamasit në një autostradë kryesore pesë milje nga kufiri i Izraelit me Gazën.
    Polici izraelit ndjek automjetin me anëtarët e Hamasit në një autostradë kryesore pesë milje nga kufiri i Izraelit me Gazën.

    Me armën në dorën e djathtë synon mjetin dhe arrin ta ndalojë. Më pas, efektivët e policisë rrethojnë automjetin.

  • Bashkëpunimi me “baronin e drogës”, zbardhet dëshmia e ish-shefit të Policisë në Kurbin: Nuk e shmangia dot…

    Bashkëpunimi me “baronin e drogës”, zbardhet dëshmia e ish-shefit të Policisë në Kurbin: Nuk e shmangia dot…

    Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-shefin e Policisë së Kurbinit, Dritan Metaj.

    Metaj u arrestua ditën e djeshme (9 Tetor). Ai akuzohet se kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminalë, mes tyre edhe ‘baronin e drogës’ Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.

    Burime për Klan News bëjnë me dije se Metaj ka pranuar para Gjykatës njohjen dhe takimet me Gëzim Çelën. Ai ka thënë se e njihte më herët Çelën, e për kërë arsye ka kryer takimet me ‘të.

    “Kam bërë gabim, por e kam bërë pasi e njihja më herët dhe nuk e shmangia dot”, tha Metaj.

    Metaj rezulton të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe.

    Kujtojmë se më 15 Gusht, anëtarë të këtij grupi transportuan kanabis në det, për ta shkëmbyer atë më kokainë me grupet kriminale drejt Italisë.

    12 milje nga bregdeti, anëtarët e nisur nga Lugina e Patokut, u takuan me dy shtetas ukrainas të cilët ishin në drejtimin e një veliere.

    Gjatë kësaj kohe, ndërhyri Policia dhe Guarda di Finanza duke bërë që ata t’i vënë flakën velierës dhe dy anëtarë të largohen me mjet tjetër lundrues.

    Hetuesit dyshohet se në këtë episode, ata do të shkëmbenin sasi kanabisi me kokainë, teksa pranë mjetit lundrues që iu vu flaka në det i gjetën rreth 23 kg kanabis./tvklan.al

  • Ra në pranga si i përfshirë në rrjetin e drogës, GJKKO lë në burg shefin e policisë së Laçit

    Ra në pranga si i përfshirë në rrjetin e drogës, GJKKO lë në burg shefin e policisë së Laçit

    Dritan Meta, shefi i policisë i arrestuar një ditë më parë u la nën arrest me burg nga GJKKO. Meta ra në pranga si pjesëtar i grupit të Gëzim Çelës.
    Në seancën me dyer të mbyllura, Metaj ka deklaruar se ka njohje me Gëzim Çelën prej disa kohësh.
    Ai ka pranuar takimet me Çelën dhe është shprehur se ka bërë gabim që është takuar, por nuk mund ta shmangte dot për shkak të njohjes së vjetër.

    Shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, u arrestua një ditë më parë me kërkesë të SPAK. Ai rezulton të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe.
    Burime konfirmojnë se Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, mes tyre edhe baronin e drogës Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.

    Veprimtaria kriminale është arritur të dokumentohet me prova të pakundërshtueshme nga SPAK, përmes një numri të lartë të celularëve të sekuestruar në operacionin “Flakë në Det” të organizuar në muajin gusht, mes të cilit janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim.

    Megjithatë, me urdhër të SPAK, janë kryer përgjime të tjera në javët e fundit, të cilat kanë dhënë prova mbështetëse për dokumentimin e veprimtarisë kriminale.

  • VIDEO/ Njerëz që bërtasin e vrapojnë, një person fut makinën brenda konsullatës kineze, vritet nga policia

    VIDEO/ Njerëz që bërtasin e vrapojnë, një person fut makinën brenda konsullatës kineze, vritet nga policia

    Një person që futi makinën e tij në konsullatën kineze në zonën ku lëshohen vizat e hyrjes në San Francisko u vra nga zjarri i policisë të hënën, 9 tetor.

    Konsullata kineze në një postim në WeChat theksoi se funksionimi i zyrës së vizave është pezulluar përkohësisht deri në një njoftim tjetër.

    Detajet e ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia nuk e ka identifikuar ende viktimën.

    “Unë nuk e di se sa njerëz ishin brenda zyrës së vizave në momentin e përplasjes,” tha zëdhënësja e policisë së San Franciskos Kathryn Winters në një konferencë për shtyp.

    “Policia me të mbërritur në vendngjarje ka gjetur makinën brenda ambienteve të konsullatës kineze. Oficerët hynë, neutralizuan të dyshuarin dhe pasuan të shtënat nga oficerët,” shtoi Winters.

    Çfarë thotë konsullata kineze?

    Nga ana e saj, konsullata kineze në një deklaratë të veçantë theksoi se “një person i panjohur ka pushtuar ambientet e konsullatës me makinën e tij, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e stafit dhe personave që ndodheshin në vendngjarje.”

    Ai madje shtoi se “dënon fuqishëm këtë sulm të dhunshëm”.

    Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë një automjet brenda ndërtesës dhe oficerët e policisë që drejtojnë armët në drejtim të shoferit, ndërsa njerëzit përreth vrapojnë për siguri./Albeu.com

  • Alarm në Izrael/ Prindërve u kërkohet që të heqin rrjetet sociale nga telefonat e fëmijëve

    Alarm në Izrael/ Prindërve u kërkohet që të heqin rrjetet sociale nga telefonat e fëmijëve

    Situata në Izrael duket se po bëhet serioze, teksa është shpallur prej 4 ditësh gjendja e luftës.

    Bëhet me dije se disa prindërve izraelitë u është kërkuar të heqin rrjetet sociale nga telefonat e fëmijëve të tyre përpara se militantët e Hamasit të fillojnë transmetimin e pritur të videove të pengjeve të marra gjatë fundjavës.

    Shoqata e prindërve të një shkolle në Tel Aviv ka thënë se i është thënë të presin videon e pengjeve “duke u lutur për jetën e tyre”.Në një mesazh për prindërit, u kërkoi atyre që të hiqnin aplikacionin TikTok në veçanti nga telefonat e fëmijëve të tyre.

    “Ne nuk mund t’i lejojmë fëmijët tanë t’i shikojnë këto gjëra. Është gjithashtu e vështirë, për më tepër e pamundur të përmbahet gjithë kjo përmbajtje në mediat sociale. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”.

    Hamasi ka pretenduar se ka mbajtur më shumë se 100 robër, duke përfshirë oficerë të ushtrisë izraelite.

  • Po shkarkonte gurët, përmbyset kamioni në Librazhd, lëndohet shoferi

    Po shkarkonte gurët, përmbyset kamioni në Librazhd, lëndohet shoferi

    Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme.

    Në guroren e fshatit Mirakë, kamioni me drejtues shtetasin B. Gj., 68 vjeç, banues në Librazhd, është përmbysur aksidentalisht gjatë kohës që po shkarkoheshin gurë prej tij.

    Për pasojë është dëmtuar 68-vjeçari, i cili po merr asistencë mjekësore, në spital.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

  • SPAK heq dorë nga e dashura e Dumanit, ia kalon dosjen Fierit për dy akuza ndaj Mirjetë Hajdinit

    SPAK heq dorë nga e dashura e Dumanit, ia kalon dosjen Fierit për dy akuza ndaj Mirjetë Hajdinit

    Prokuroria e Posaçme SPAK ka vendosur të shpallë moskompetencën për të dashurën e Nuredin Dumanit, kosovaren Mirjetë Hajdini.

    Deklarimi i shpalljes së moskompetencës është bërë pak kohë më parë, ku fillimisht SPAK ia ka transferuar dosjen e Mirjetë Hajdinit prokurorisë së Elbasanit dhe më tej kjo e fundit ia ka dërguar dosjen prokurorisë së Fierit, sipas Ora News.Kjo pasi në muajin Mars 2022 Mirjetë Hajdini u arrestua fillimisht në qytetin e Fierit dhe më pas çështja u transferua në Elbasan.

    Aktualisht kjo prokurori ka marrë të pandehur Mirjetë Hajdinin për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

    Mirjetë Hajdini ka shoqëruar Nuredin Dumanin në Kosovë dhe Shqipëri. Ajo ka pretenduar se kishte krijuar një raport intim me Dumanin, të cilin e ka njohur me emrin Arvit Spahiu.

  • Sherri për pronën/Kërcënuan me armë dy vëllezër, arrestohet babai, në kërkim i biri

    Sherri për pronën/Kërcënuan me armë dy vëllezër, arrestohet babai, në kërkim i biri

    Një sherr për motive pronësie mes dy familjeve ka ndodhur në fshatin Bushat në të Vaut të Dejës. Baba e bir Kujtim Gegaj dhe Altin Gegaj janë përplasur me dy vëllezërit me iniciale Gj. M., 37 vjeç, dhe Gj. M., 35 vjeç.
    Raportohet se baba e bir kanë kërcëniar me armë dy vëllezërit. Pas ngjarjes në pranga u vendos 53-vjeçari Kujtim Gegaj dhe u shpall në kërkim djali i tij, 27-vjeçari Altin Gegaj.

    Njoftimi i policisë:Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie, mes 4 shtetasve, pjesëtarë të 2 familjeve.
    Arrestohet një 53-vjeçar dhe shpallet në kërkim djali i tij, të cilët dyshohet se kanosën me armë zjarri, 2 vëllezër.

  • E trishtë! Shuhet parakohe efektivi i policisë

    E trishtë! Shuhet parakohe efektivi i policisë

    Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka vdekur Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Nazmija Basovic.

    Në faqen zyrtare në Facebook, Sindikata u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve e kolegëve të Basovic.

    “Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Nënkolonel Nazmija Bašovic, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushllimet më të sinqerta!” thuhet në njoftim.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=305509405515246&set=a.143381818394673&type=3&ref=embed_post