Category: Lajme

  • Masakra në festivalin Supernova, i riu shtiret si i vdekur por qëllohet në kokë nga Hamasi

    Masakra në festivalin Supernova, i riu shtiret si i vdekur por qëllohet në kokë nga Hamasi

    Të paktën 260 njerëz u vranë në sulmin e së shtunës në festivalin e Fisit Nova, vetëm dy milje nga kufiri i Gazës. Më shumë besohet se janë rrëmbyer pasi qindra terroristë sulmuan vendin, duke qëlluar disa në këmbë për t’i parandaluar ata që të arratiseshin.

    Videoja e fundit tregon një terrorist të armatosur rëndë që urdhëron një burrë të dalë nga vendi ku ishte fshehur, ndërsa personi i armatosur qëllon me plumba. Disa sekonda më vonë islamisti e kap për qafe të riun e gjakosur dhe e tërheq zvarrë në një tentativë të dukshme rrëmbimi.Teksa zbehen të shtënat, një person i dytë që kishte marrë pjesë në festival, i cili shtiret si i vdekur pas një makine tjetër, ngre kokën shkurt për të vlerësuar rrezikun.

    Brenda pak sekondash, një tjetër terrorist i veshur me një bluzë të kuqe hyn dhe e qëllon në kokë. Më pas terroristët vjedhin sendet e tij personale. Pamjet u kapën pothuajse tre orë pas sulmit teksa ende dëgjohen sirenat e alarmit.

    U deshën rreth gjashtë orë që forcat izraelite të mbërrinin në vendngjarje. Dashamirët e muzikës, kryesisht në të 20-at dhe 30-at, ishin mbledhur për të festuar pa e imagjinuar dot se do do të vriteshin

  • EMRAT/ “Jemi kopshtarë”, arrestohen 5 shqiptarë në Britani pasi u zbulua ferma e kanabisit, si tentuan të arratiseshin

    EMRAT/ “Jemi kopshtarë”, arrestohen 5 shqiptarë në Britani pasi u zbulua ferma e kanabisit, si tentuan të arratiseshin

    Policia britanike ka arrestuar 5 shqiptarë, disa prej të cilëve kishin mbërritur në Britaninë e Madhe me gomone,, pasi u kapën në një fermë kanabisi në një fshat në Norfolk.

    Lokalizimi dhe kapja e tyre u bë me ndihmën e një droni të policisë, pasi 5 të rinjtë ia mbathën kur panë oficerët të hynin në objektin ku po kultivohej lënda narkotike.

    Gjykata e Norwich Crown dëgjoi dëshminë e 5 shqiptarëve; Hysen Kodra, 33 vjeç, Kristjan Pergjeci, 23 vjeç, Aldito Drobaj, 22 vjeç, Emirjan Gatali, 29 vjeç dhe Bledar Troka, 34 vjeç, të cilët thanë se ishin kopshtarë të kanabisit. Ata u lanë në burg./albeu.com

  • “Për 3 orë ranë 3 mijë raketa”, shqiptari i evakuar nga Izraeli rrëfen sulmin e Hamasit

    “Për 3 orë ranë 3 mijë raketa”, shqiptari i evakuar nga Izraeli rrëfen sulmin e Hamasit

    Arbër Kallxhia, njëri prej shqiptarëve të evakuuar nga Izraeli, mbrëmë në orët e vona ka mbërritur në Tiranë. Ai ndodhej në Izrael kur ndodhi sulmi. I veshur siç ka qenë në momentin kur ka ndodhur sulmi në Izrael, Kallxhia ka ardhur në studion e “Opinion” në Tv Klan, pasi nuk ka pasur kohë të marrë as plaçkat.

    Kallxhiu ka treguar arsyet pse ka shkuar në Izrael e po ashtu edhe përjetimet e tij në momentin e sulmit.Blendi Fevziu: Për çfarë shkove në Izrael?

    Arbër Kallxhia: Kam qëndruar rreth 1 vit në Izrael. Ika për punë. Kisha ca miq që punonin atje dhe me ftesë së tyre shkova atje. Kisha vizë 3-mujore dhe më pas aplikova për leje qëndrimi. Më parë punova barist, më pas jam marrë me impiantet e gazit. Jetoja 10 km larg Tel Aviv. Unë isha në gjumë kur ndodhën bombardimet, isha në shtëpi. Një ditë më përpara kishte festa, ishte edhe Vit i Ri dhe njerëzit ishin shumë të qeshur. Nuk kishte fare tensione. Orët e para të mëngjesit filluan alarmet, kishin rënë 10-15 herë të tjera dhe isha mësuar me to. Duhet të futesh në streha kur bie alarmi. Kishim filluar duke i nënvlerësuar këto alarme. Por atë ditë, sistemi i mbrojtjes së Izraelit u bllokua. Bombat filluan duke rënë në qytet. Ishte ora 7 e mëngjesit dhe filluan bombardimet. Në fillim isha përgjumshëm, u mundova të gjeja një palë pantollona në bodrum dhe qëndrova në bodrum dhe pastaj filluan raketet, u bënë alarmet më serioze, zhurmat e shpërthimi. Për 3 orë, 3 mijë raketa kanë rënë. Njerëzit u alarmuan, kalamajtë në gjendje shoku në bodrum. Qëndrova në bodrum.Blendi Fevziu: Si vendose të ktheheshe?

    Arbër Kallxhia: Doja të kthehesha që atë ditë por ishte e pamundur ngaqë kishte shumë terroristë. Nuk kishte shërbim transporti. Nga ora 9 filloi bombardimi i dytë dhe pastaj filloi kaosi, ankthi dhe duhej të pritja ditën e nesërme që të ikja. Familja komunikoi me ambasadën shqiptare. Në një moment, më merr ambasadorja, pastaj online porosita një taksi që më erdhi dhe ika në aeroport, aty kishte shumë shqiptarë. Aty kemi marrë 9 amerikanë me vete. Ne ishim 40-50 veta atje. Këto rroba kisha që i kisha lënë tek shtëpia. Tani kam ankth akoma.

  • “Ik ore q*hu”/ Evi Kokalari nxehet keq me moderatorin, i ngre gishtin e mesit dhe largohet

    “Ik ore q*hu”/ Evi Kokalari nxehet keq me moderatorin, i ngre gishtin e mesit dhe largohet

    Evi Kokalari është acaruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke u larguar nga intervista, madje duke sharë me fjalor banal Ylli Rakipin dhe Neritan Sejaminin.

    Përplasja ndodhi për shkak se Rakipi dhe Sejamini i kujtuan Kokalarit se e ka quajtur Lulzim Bashën “gjobaxhi”, por tani po ulet të bashkëpunojë me të.

    Kaq ka mjaftuar dhe në studio kanë shpërthyer debatet.

    Kokalari u acarua tej mase, veçanërisht kur moderatori e ironizoi duke i thënë se “lëvizja e saj do të rrëzojë Edi Ramën” dhe se në fund do të jetë qesharake.

    Pas përplasjeve të forta, Kokalari u çua dhe u largua nga studio, duke ngritur edhe gishtin e mesit dhe duke drejtuar disa fyerje ndaj moderatorit.

  • Situata në Tel Aviv, shqiptaro-izraelitja tregon se çfarë ndodh kur bien sirenat

    Situata në Tel Aviv, shqiptaro-izraelitja tregon se çfarë ndodh kur bien sirenat

    Situata në Tel Aviv, shqiptaro-izraelitja tregon se çfarë ndodh kur bien sirenat

    Shqiptaro-izraelitja Felicita Jakoel, e cila banon në Tel Aviv, tregoi në “Dita Jonë” situatën e këtyre ditëve në këtë qytet.

    “Jemi në zi. Vendi është i zhytur në një atmosferë zie, pasi gjithë kohën në televizor shikojmë emrat e atyre që janë vrarë barbarisht. Familje të tëra të zhdukura, ngjarje që besoja se nuk do t’i shikonim më në shekullin XXI. Dhimbja është jashtëzakonisht e madhe”, nis rrëfimin e saj Jakoel.

    “Sulmet në Tel Aviv mesa duket u bënë për të kamufluar atë që po bëhej në Rripin e Gazës. Gjendja është e qetë momentalisht, por shkollat dhe gjithçka tjetër janë të mbyllura. Lëvizjet në qytet janë normale, nuk është se jeta është paralizuar, por jemi të kujdesshëm të ndjekim direktivat e sigurisë. Në çdo shtëpi ka një dhomë sigurie, që është si gjithë të tjerat në pamje të parë, por është e tëra prej betoni dhe ka një derë të hekurt. Kur bie alarmi, duhet të futemi aty. Gjendja është e nderë dhe mendoj se do të vazhdojë për shumë gjatë, pasi kjo që ndodhi ishte sulmi më i rëndë ndaj Izraelit”, shtoi Felicita Jakoel. /A2/

  • Tërmeti 5 ballë ‘shkund’ këtë vend, ja epiqendra

    Tërmeti 5 ballë ‘shkund’ këtë vend, ja epiqendra

    Sllovakia është goditur sot nga një tërmet me magnitudë pesë ballë i shkallës Rihter.

    Epiqendra e tërmetit ishte 18 kilometra larg qytetit Humena në lindje të vendit,

    jo shumë larg kufirit me Poloninë dhe Ukrainën, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

    Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash, tha EMSC.

    Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme materiale.

  • Të mbijetuarit rrëfejnë sulmin e Hamasit: Hodhën një granatë tek dera, burrit iu këputën krahët

    Të mbijetuarit rrëfejnë sulmin e Hamasit: Hodhën një granatë tek dera, burrit iu këputën krahët

    Anëtarët e një familjeje izraelite që i mbijetuan një sulmi të Hamasit në shtëpinë e tyre kanë përshkruar terrorin e lëshuar nga militantët islamikë gjatë sulmit të tyre të paprecedentë në Izraelin jugor të shtunën.

    Shtëpia e familjes Shindler në kibbutz-in e Kerem Shalom ndodhet vetëm disa hapa larg vendit ku militantët goditën me buldozer përtej kufirit të Gazës ndërsa nisën një zbavitje të vrasjeve kundër civilëve.

    “Ata na zgjuan në orën 6:30, me ‘alarm të kuq’”, tha për CNN nëna e gjashtë fëmijëve të vegjël, Revital Shindler.

    “Shkuam në tualet, filluam të dëgjojmë të shtëna nga kudo dhe shtëpia dhe sallon ishin mbushur me plumba. Burri im dëgjoi zhurma në arabisht në shtëpi. Ai menjëherë hyri në dhomën e sigurt dhe mbajti dorezën e derës në mënyrë që askush të mos hynte brenda. Ata na bërtisnin “ne jemi ushtarë të IDF-së, duam të hyjmë”.

    “Dëgjuam se kishin theks arab, thamë: “Nuk po e hapim derën”.

    Ajo tha se militantët hodhën një granatë në derë, duke e dërguar burrin e saj, Amichai, të fluturonte në ajër.

    Amichai Shindler, 33 vjeç, i mbijetoi shpërthimit dhe po shërohet në spital në Tel Aviv pasi një nga krahët e tij iu pre, tha gruaja e tij.​

  • Njihuni me universitetin ku lëshohet diplomë për magji

    Njihuni me universitetin ku lëshohet diplomë për magji

    Jeni kuriozë për të mësuar më shumë rreth magjisë dhe praktikimit të saj?

    Tashmë jo vetëm që do zbuloni sekretet e kësaj fushe jo shumë të njohur, por do të mund edhe të studioni dhe të diplomoheni për magji.

    Kjo është e mundur për herë të parë në Angli, nga universiteti “Exeter”.

    BBC bën me dije se cikli njëvjeçar i studimit do të fillojë në shtator 2024 dhe do të ofrojë mundësinë për të studiuar mbi magjinë, historikun e saj dhe ndikimi në shoqëri e shkencë.

    Ekspertët në histori, letërsi, filozofi, arkeologji, sociologji, psikologji, dramë dhe fe do të tregojnë rolin e magjisë në Perëndim dhe Lindje.

    Fansja i preku ‘organin gjenital’, momenti i reagimit të menjëhershëm të Malumës nuk duhet humbur
    Universiteti tha se ishte një nga të vetmet kurse pasuniversitare të këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar që kombinonte studimin e historisë së magjisë me një gamë lëndësh të tjera.”Ky program do t’i lejojë njerëzit të rishqyrtojnë supozimin se Perëndimi është vendi i racionalizmit dhe shkencës, ndërsa pjesa tjetër e botës është një vend i magjisë dhe besëtytnive”, u shpreh Emily Selove, drejtuese e kursit.

    Universiteti “Exeter” ndër të tjera sqaroi se programi 1-vjeçar mund t’i përgatisë studentët për karrierë në mësimdhënie, këshillim, mentorim, punë në trashëgimi dhe muze, punë në biblioteka, turizëm, organizata arti ose industrinë botuese, midis fushave të tjera.

    Një përzgjedhje e moduleve përfshin dragonjtë në letërsinë dhe artin perëndimor, legjendën e mbretit Artur, paleografinë, mendimin islam, teorinë dhe praktikën arkeologjike dhe përshkrimin e grave në Mesjetë.

  • Bilanci i “Flakëve në det”: Në pranga shefi i Policisë, “bosi i kokainës” Gëzim Çela dhe tre të tjerë jashtë Shqipërisë (E PLOTË)

    Bilanci i “Flakëve në det”: Në pranga shefi i Policisë, “bosi i kokainës” Gëzim Çela dhe tre të tjerë jashtë Shqipërisë (E PLOTË)

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë bilancin e hetimeve dhe operacionit që është zhvilluar sot në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme. Në pranga ka rënë shefi i Policisë së Laçit dhe janë shpallur në kërkim tre shtetas të tjerë.

    Bëhet fjalë për shtetasit: Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë; Roland Guza, banues në Durrës dhe Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Laç.Ky operacion është vazhdim i atij të quajtur “Flakë në det”, i zhvilluar më 15 gusht në mes të detit. Ai u organizua në bazë të inteligjencës policore dhe u realizua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, GDF-në, zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe FRONTEX-in.

    Në atë kohë, strukturat monitoruese në terren u njoftuan për lëvizjen e një mjeti lundrues të shpejtë nga laguna e Patokut në drejtimin jug-perëndim. Ky mjet lundrues ka kontaktuar në det në një distancë 12 milje një tjetër mjet lundrues tip velierë, dhe dyshohet se shtetasit në këto 2 mjete lundruese kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

    Shtetasit që ndodheshin në velierë, sapo kanë konstatuar se ishin të rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe me një barkë të vogël shpëtimi kanë tentuar të largohen, por janë kapur në flagrancë.

    Në të njëjtën kohë kur u ndërhy nga deti, Forcat Speciale “RENEA” ndërhynë nga toka, në ambientet e një lokali në lagunën e Patokut, ku qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.

    Në Polici u shoqëruan dhe u arrestuan 4 shtetas shqiptar dhe 2 shtetasit ukrainas, të cilët u kapën në mjetin e vogël lundrues, në afërsi të velierës, të cilës i kishin vënë zjarrin. U sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një shumë e madhe parash, në valuta të ndryshme, 25 celularë dhe sende të tjera.
    Gjithashtu, u sekuestruan një sasi prej 23 kg lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, e gjetur në det, në afërsi të vendit ku u fundos veliera e djegur dhe një mjet lundrues gomone, bashkë me GPS.

    Hetimet e thelluara zbulojnë trafikantët dhe bashkëpunëtorët – 9 Tetor 2023

    Në vijim të hetimeve intensive dhe të pandërprera në kuadër të operacionit “Flakë në det”, të kryera nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit:

    -Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe;
    -Arben Dalipaj, banues në Vlorë;
    -Roland Guza, banues në Durrës;
    -Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Laç.

    Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

    Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdon operacioni në terren për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, duke përfshirë shoqërinë tregtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera.

    * Pamjet e operacionit “Flakë në det”, 2 muaj më parë në Shqipëri

  • “Baroni” i drogës, Gëzim Çela, në kërkim/ Artan Hoxha: Nuk kapet lehtë, ka lidhje të fuqishme me shtetin

    “Baroni” i drogës, Gëzim Çela, në kërkim/ Artan Hoxha: Nuk kapet lehtë, ka lidhje të fuqishme me shtetin

    Gazetari Artan Hoxha ka folur për Gëzim Çelën, ish oficerin, i cili së fundi është shpallur në kërkim nga policia për trafik droge, detaje të cilat kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku it ha pasditen e sotme në një konferencë për mediat në kuadër të operacionit “Flakët në det”.

    Hoxha tha se Çela nuk kapet lehtë pasi ka lidhje të fortë me shtetin dhe ka marrë pjesë në fushata elektorale.

    I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi, gazetari tha se, Çela u ka dhënë para dhe i ka mbështetur me vota politikanët si dhe u ka vënë në dispozicion makina të blinduara.

    “Gëzim Çela është akuzuar fillimisht nga policia italiane për prostitucion, trafik lëndësh narkotike dhe aty bëhej fjalë dhe për vrasjen e dy karabinierëve. Në atë kohë gjykata italiane e kishte shpallur në kërkim është bërë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri, por e bindi gjykatën se vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe e liruan dhe pasi doli nga burgu u arratis dhe u arrestua në Turqi në 2006 po për trafik droge, bëri 6 vite burg atje dhe më pas ata e dërguan në Rinas, por prapë arriti të lirohej.

    Gëzim Çela nuk është nga ata tipa që mund ta kapësh lehtë, vetëm nga Afrika nuk është dënuar se me pjesën tjetër ka mbaruar punë. Ai ka lidhje të fuqishme me shtetin. Ka marrë pjesë në fushata elektorale, u ka dhënë para, i ka mbështetur në vota i ka vënë makina të blinduara në dispozicion. Nga 2003 deri sot ai duhet të kishte ndërruar jetë disa herë, me sëmundjen që përdori për tu liruar nga burgu, por ai jo vetëm që jeton por ka vazhduar aktivitetin e tij”, tha Hoxha.

    Gëzim Çela nuk është nga ata tipa që mund ta kapësh lehtë, vetëm nga Afrika nuk është dënuar se me pjesën tjetër ka mbaruar punë. Ai ka lidhje të fuqishme me shtetin. Ka marrë pjesë në fushata elektorale, u ka dhënë para, i ka mbështetur në vota i ka vënë makina të blinduara në dispozicion. Nga 2003 deri sot ai duhet të kishte ndërruar jetë disa herë, me sëmundjen që përdori për tu liruar nga burgu, por ai jo vetëm që jeton por ka vazhduar aktivitetin e tij”, tha Hoxha.