Category: Lajme

  • Lajm fantastik! Nga nëntori nuk ka më vula në pasaportë, ja si do hyjnë shqiptarët në BE

    Lajm fantastik! Nga nëntori nuk ka më vula në pasaportë, ja si do hyjnë shqiptarët në BE

    Nga nëntori, të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, nuk do të pajisen më më vula në pasaportën për shkak të një ligji të ri do të hyjë në fuqi këtë vit.

    Qytetarët e vendit tonë që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE duhet të aplikojnë për një leje udhëtimi në sitemin ETIAS i njohur ndryshe si Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit). Ky sistem do jetë i vlefshëm për 60 vende që nuk janë në BE.

    ETIAS është një sistem tërësisht elektronik që lejon dhe mban gjurmët e vizitorëve.

    Çdo shqiptar do i nënshtrohet një kontrolli të detajuar të ETIAS. ETIAS do të sigurohet që këta njerëz të mos përbëjnë një kërcënim sigurie. Ky sistem i autorizimit të udhëtimit do të mbledhë, monitorojë dhe përditësojë informacionin e nevojshëm në lidhje me vizitorët për të përcaktuar nëse është e sigurt për ta të hyjnë në vendet e Shengenit.

    Përvec përdorimit për qëllime biznesi dhe turistike, ky sistem do t’i lejojë njerëzit të vizitojnë vendet e Shengenit për arsye mjekësore dhe tranziti. Personi që merr “ok” nga ETIAS e ka të vlefshme për 3 vite.

    ETIAS të kushtojë 7 € për çdo aplikim. Kjo vlen vetëm për të rriturit mbi 18 vjeç, pasi ata nën 18 nuk do të duhet të paguajnë asnjë tarifë.

  • “Dy horra i hynë në shtëpi”/ PAMJE TË RËNDA, Erion Braçe publikon foton e të moshuarës që u dhunua në Divjakë

    “Dy horra i hynë në shtëpi”/ PAMJE TË RËNDA, Erion Braçe publikon foton e të moshuarës që u dhunua në Divjakë

    “E vetme, i ka rezistuar dy grabitësve, të cilët e kanë dhunuar barbarisht dhe e kanë katandisur kështu”

    Deputeti Erion Braçe ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Divjakë, ku një 81-vjeçare u dhunua nga dy persona që i hynë në shtëpi për të grabitur.Braçe ka publikuar foton e 81-vjeçares, ku shihen dhe shenjat e dhunës që e moshuara përjetoi mbrëmjen e djeshme. Deputeti i PS-së shkruan se e moshuara, e cila banonte në fshatin Shën e Premte në Divajkë, e vetme i ka rezistuar dy grabitësve, të cilët sipas tij e dhunuan brutalisht.

    “Dy horra po nga ky fshat, kane hyre dhunshëm në shtëpinë e saj, për të vjedhur, kanë vjedhur gjithçka gjetën”, shkruan Braçe, duke theksuar se dy autorët tashmë janë arrestuar nga policia.

  • U torturua nga dy të rinj/ Rrëfehet e moshuara: Njëri më goditi nga pas, e kafshova dhe më lëshoi

    U torturua nga dy të rinj/ Rrëfehet e moshuara: Njëri më goditi nga pas, e kafshova dhe më lëshoi

    Kaleme Dardha pa tmerr me sy tri ditë më parë kur dy persona u futën në shtëpinë e saj dhe e dhunuan e i morën bizhuteri floriri.

    Në një intervistë televizive e moshuara ka treguar se hajdutët ishin me kapuç.Ajo e ka kuptuar që dikush po i vinte nga pas, por ai në një moment e ka goditur dhe i mori asaj sendet me vlerë.

    “Unë isha vetëm fare në shtëpi, ishte ora rreth 12:30, shkova në tualet dhe kur u ktheva për të hyrë në dhomën e gjumit vura re që dera ishte hapur. Mendova se mos është hapur nga era, mbylla derën dhe kur u ktheva për te dhoma e gjumit ai më erdhi nga mbrapa. Më kapën nga mbrapa dhe më shtrinë përmbys në dysheme.

    Pastaj torturë. Ishte me kapuç, vetëm një ishte dhe nuk më thanë asgjë. Nuk më pyetën për asnjë. Më vuri këmbët te mesi dhe më tërhiqte nga koka e qafa. Isha fillikat e vetme në shtëpi. Pastaj ai më futi gishtat në gojë dhe unë e shtrëngova edhe pse nuk i kisha dhëmbët, në atë moment ai më lëshoi. Por gjaku im rridhte rrëke, nuk ndjeja asnjë dhimbje. Kur më lëshoi, doli jashtë.

    Në atë moment thash o Zot i madh çfarë i kam bërë se nuk tha as se çfarë donte dhe nuk mori asgjë. Pasi iku ai, unë fillova të laj gjakun, mora telefonin dhe mora komshiun. Ata erdhën dhe më gjetën të larë në gjak, kam vuajtur shumë. Më pas ikëm në spital. Unë kërkoj nga shteti drejtësi, të dhunohet një plakë 82 vjeç, nuk bëhet kjo. Këtë nuk e bën as armiku. Unë them të dënohem rëndë” tregoi Rahime Dardha.

  • DOSJA/ Kërcënimi i Valter Mollajt para se të vriste Martin Çeçon: “Po vij të ta bëj mishin copa-copa me…”

    DOSJA/ Kërcënimi i Valter Mollajt para se të vriste Martin Çeçon: “Po vij të ta bëj mishin copa-copa me…”

    Vrasja Martin Çeços në muajin Qershor të vitit të kaluar, është një nga ngjarjet më makabre të ndodhura në zonën e Kolanecit në Maliq të Korçës.

    Pak ditë më parë “Ora News” raportoi se për vrasjen e Martin Çeços, prokuroria e Korçës, kishte marë të pandehur Valter Mollaj, kushëririn e tij Edlir Mollaj, Bleti Angjon dhe Martina alias Tina Pajollarin.

    Ndaj kësaj të fundit viktima Martin Çeco, kishte shfaqur ndjenja sentimentale, por Tina i ka treguar se kishte lidhje intime me disa burra të matuar në fshat, njëri prej të cilëve quhej, Valter Mollaj.

    Mollaj e mbante me bukë Tina Pajollarin, ndërsa kjo e fundit i shërbente tek stalla e bagëtive.

    Për shkak zbulimit të pëlqimit nga ana e Martin Çeços, dhe xhelozisë së krijuar nga Valter Mollaj, ky i fundit ka kërcënuar Martin Çeçon, duke i thënë: “…Po vij të ta bëj mishin copa-copa me thikë…”.

    Martin Çeço, e ka ndjerë veten të frikësuar dhe ka filluar të qajë, telefonin e tij e ka marrë babai i Martinit, Nevzati, i cili teksa bisedon me Valter Mollajn, është kërcënuar nga ky i fundit duke i thënë se: “…xhaxhkë, ti vetëm një plumb do…”.

    Bleti Angjo s’qaroi rrethanat e njohjes me Martina Pajollari, e cila ndihmonte vellain e Valter Mollaj me bagëtitë, Emiljan Mollaj.

    Sipas tij, Valter Mollaj, e kishte punësuar si çoban për bagëtitë e tij dhe Edlir Mollai, i cili është djali xhaxhait Valterit.

    Bleti Angjo, ka treguar se ai dhe vëllai i mitur i Martinës, ishin në dijeni që Martina Pajollarin, e merrte në telefon një djalë me emrin Martin Çeço, i cili kërkonte Martinës të pinin kafe bashkë, por ajo e refuzonte dhe shprehet se ka vënë re që Valter Mollaj bëhej xheloz për komunikimin e Çeços me Martina Pajollarin.

  • “Llumi, k*rvat, spiunët, hajdutët” në krye të shtetit. Reagimi i indijuar i vajzës së poetit të madh

    “Llumi, k*rvat, spiunët, hajdutët” në krye të shtetit. Reagimi i indijuar i vajzës së poetit të madh

    Vajza e poetit të madh, Lasgush Poradeci, Marie Poradeci ka bere nje reagim te forte ndaj atyre qe sot cilesohen opinion berisit publike por pa bere specifikim me emra konkrete.

    E indinjuar nga integriteti i atyre që dalin nëpër ekrane dhe flasin në emër të të gjithëve por edhe të parave, vajza e lirikut nuk ngurron të thotë se çfarë nxorri sipas saj politika në 27 vite.

    “O qelbësirë grua, o qelbësirë burrë: kur të japësh një opinion për diçka duhet të shtosh përpara fjalët “për mendimin tim” dhe pastaj ta thuash opinionin për të cilin je paguar kodoshërisht.

    Politika ka 27 vjet që gërmovi e nxorri tërë llumin, kurvat, spiunët, hajdutët, dallaveraxhinjtë, sahanlëpirësit dhe i vuri të drejtojnë shtetin dhe dipllomacinë.

    Dhe kështu e bëri Shqipërine një llumnajë të ndyre. Mercenaret të qelbur që ju vrafte zoti. Është një vojtje e pafund për ata pak njerëz të ndershëm që jetojnë në këtë vend”, përmbyll me nota revolte deri në fund Marie Poradeci.

  • Doli për peshkim me shokët, gjendet i pajetë një burrë në Velipojë

    Doli për peshkim me shokët, gjendet i pajetë një burrë në Velipojë

    Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të Hëne në bregdetin e Rrjollit në Velipojë. Sipas policisë, i moshuari kishte dalë ditën e djeshme për peshkim me shokët e tij. Paraprakisht dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak. “Rreth orës 07:50, në bregdetin e Rrjollit, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit Y. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, i cili ditën e djeshme, kishte dalë për peshkim me shokët e tij. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./tvklan.alAdoleshenti, i cili u dhunua me sende të forta mbërmjen e së dielës në Korçë, është transportuar në spitalin e Traumës në kryeqytet.

    Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 12, Korçë pas një konflikt me disa bashkëmoshatarë të tjerë.

    Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 12, Korçë pas një konflikt me disa bashkëmoshatarë të tjerë.

    Njoftimi i policisë:

    Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 12, Korçë, gjatë një konflikti të çastit dyshohet me bashkëmoshatarë të tjerë, është dëmtuar në kokë me mjete të forta, një 14-vjeçar, i cili aktualisht po merr mjekim në spitalin e Korçës.

    Në ambientet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

  • Doli për peshkim me shokët, gjendet i pajetë një burrë në Velipojë

    Doli për peshkim me shokët, gjendet i pajetë një burrë në Velipojë

    Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të Hëne në bregdetin e Rrjollit në Velipojë. Sipas policisë, i moshuari kishte dalë ditën e djeshme për peshkim me shokët e tij. Paraprakisht dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak.

    “Rreth orës 07:50, në bregdetin e Rrjollit, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit Y. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, i cili ditën e djeshme, kishte dalë për peshkim me shokët e tij. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./tvklan.al

  • Arrestohet i mituri shqiptar, kishte planifikuar të vriste shokët e klasës

    Arrestohet i mituri shqiptar, kishte planifikuar të vriste shokët e klasës

    Policia e Kosovës ka parandaluar ditën e sotme një krim të rëdnë në qytetin e Pejës, teksa është arrestuar një i mitur.

    Sipas mediave vendase, dyshohet se i mituri kishte planifikaur një surm për të vrarë shokët e klasës.

    I mituri akuzohet për veprën penale “Përgatitja e veprave penale terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

  • Operacion për nxjerrjen e shqiptarëve nga Izraeli, një avion po kthehet në Tiranë

    Operacion për nxjerrjen e shqiptarëve nga Izraeli, një avion po kthehet në Tiranë

    Një operacion për marrjen e shqiptarëve në Izrael është duke u zhvilluar.

    Avioni i Air Albania kishte mbërritur në Tel Aviv për të marrë nga Izraeli shqiptarët në atë shtet.Fluturimi ka nisur në orën 17:00 nga aeroporti i Tel Avivit dhe avioni pritet të ulet në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë rreth orës 18:36.

    Nuk dihet sa shqiptarët po kthehen nga Izraeli.

    Operacioni ishte mbajtur sekret për shkak të rëndësisë së çështjes. Ky vendim u mor pas luftës në Izrael nga sulmi i militantëve të Hamasit.

    Operacione të ngjashme për largimin e shtetasve të huaj nga Izraeli po i kryejnë edhe shtete të tjera./klan

  • Morën pjesë në festival/ Gjenden 250 trupa mes qindra të vdekurve në Israel pas sulmeve terroriste

    Morën pjesë në festival/ Gjenden 250 trupa mes qindra të vdekurve në Israel pas sulmeve terroriste

    Më shumë se 250 trupa janë hequr nga vendi i një festivali muzikor në Izraelin jugor, i cili u sulmua, sipas organizatës së kërkim-shpëtimit Zaka.zraeli ka shpallur gjendjen e luftës pas sulmit terrorist nga Hamas, ndërkohë që dhjetëra viktima janë regjistruar deri tani.Sipas raportimeve më shumë se 250 trupa thuhet se janë hequr nga vendi i një festivali muzikor në jug të Izraelit, i cili u sulmua.
    Ndërkohë po afrohet mesnata në Izrael, ku numri i përgjithshëm i të vdekurve pas sulmeve nga militantët e Hamasit ka kaluar 600 – edhe pse disa raporte thonë se numri është edhe më i lartë.Sipas raportimeve deri më tani viktima izraelitëse dhe palestineze janë rreth 1000 në 24 orët e fundit.

    Këtu janë linjat më të fundit kryesore:
    Viktimat e festivalit: Më shumë se 250 trupa janë hequr nga vendi i një festivali muzikor në Izraelin jugor, i cili u sulmua, sipas organizatës së kërkim-shpëtimit Zaka.
    Mbështetja e SHBA: Ushtria amerikane ka vendosur anije detare dhe avionë luftarakë në Mesdheun lindor, si pjesë e mbështetjes shtesë të premtuar për Izraelin nga Shtëpia e Bardhë. Burime shtesë, duke përfshirë municionet, po dërgohen gjithashtu
    Bisedimet e krizës: Një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për konfliktin është duke u zhvilluar në Nju Jork. Para fillimit të bisedimeve, ambasadori i Izraelit në OKB tha se sulmi i Hamasit ishte 11 shtatori i Izraelit. Ambasadori palestinez në OKB tha se shkaku kryesor i konfliktit duhet të adresohet
    Përditësimi ushtarak: Në një konferencë të shkurtër për shtyp më parë, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) tha se ushtria do të bëjë “të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur popullin tonë”
    ‘Fitore e madhe’: Më parë, udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh tha se grupi militant ishte në “prag të një fitoreje të madhe”