Category: Lajme

  • Vdekja e 3-vjeçarit, reagon për herë të parë Ina Xhaxho

    Vdekja e 3-vjeçarit, reagon për herë të parë Ina Xhaxho

    Mjekja stomatologe Ina Xhaxho, vajza e mjeku Roland Xhaxho, ka reaguar për herë të parë, pas vdekjes së 3-vjeçarit, i cili bëri ndërhyrje kirurgjikale në gojë.

    Xhaxho ka reaguar pas kritikave dhe sulmeve të shumta të ndjekësve në rrjetet sociale.

    Ajo i ka ftuar të gjithë që të presin përfundimin e ekspertizës mjekoligjore, duke theksuar se askush nuk duhet të bëjë hetuesin.

    Reagimi:

    Pershendetje doja tiu beja me dije qe une asnje here nuk kam qene e kontaktuar nga urdhri stomatologeve, as me email as me telefon. Presidentit qe perdor Facebook per lajmërime zyrtare I kam derguar leter ANKESË (nga avokati im) ne email per te zbatuar me përpikmeri cdo gje, te jete i kujdesshem per informacionet ne emrin tim sepse ne te tilla raste ka marre permasa te medha. Une jam ne pritje te kaloj 7 dite zie per ate familje. Une sjam as media as joq une jam mejke si te gjithe ju

    Ndaj ju mik koleget e mi une jam ketu ne Shqiperi ku cdo dite jam prane krenarisë time pranE atij qe me ka mesuar te jem e qete te ndihmoj e te kryej profesionin tim me dinjitet me protokolle, jam prane babait tim. Ju gjykoni si te doni por merrini info te sakta jo portalesh per anamnezen e femijes, per gjendjen e tij, kur te dali pra fleta e daljes nga ne, ecurin e SAKTE ne QSUT prisni ekspertizën me besoni. Mos gjykoni ju pa ditur pse!

    Gjithashtu ju informoj per te gjithe ju qe nuk me njihni qe kam database me 2000 pacient ku 65% jan grup moshash 3 me 9 vjec me caries generalizzato kam kartelat SPITALORE fotot etj eshte ndjekur è njeta menyre trajtimin 8 10 12 14 dhembe brenda 1 seance. Prandaj per te investiguar qe jam apo jo brenda normave si per ambientin ku ushtroj profesionin qe prej vitit 2015 brenda apo jo brenda normave si per ambientin ku ushtroj profesionin qe prej vitit 2015 brenda ne spital kardiokirugjikal (i pari privat qe ne 2006) dhe per aftesite e mia (edhe pse une nuk kam qene e pranishme ne rastin e djalit te vogel!) Prisni edhe pak une ketu jam nese kam bere dicka gabim prap ketu jam. Sot kam une siklet neser mund ta keni ju. Ndaj jemi bluza te bardha mos bejm hetusin qe sna takon. Faleminderit me respekt Dr. INA ХНАХНО.

  • Konflikt mes të rinjve në Korcë, plagoset 14-vjecari

    Konflikt mes të rinjve në Korcë, plagoset 14-vjecari

    Nje 14 vjeçar ka mbërritur në spitalin rajonal të Korçës me fraktura të rënda në kokë.

    Sipas burimeve nga spitali bëhet me dije se i mituri është konfliktuar me disa të rinj të tjerë dhe këta të kanë goditur me sende të forta në kokë duke e dëmtuar rëndë.

    Burime nga spitali bëjnë me dije se 14-vjecari ndodhet në Reanimacion nën kujdes intensiv dhe në varësi të reagimit pritet të dërgohet drejt traumës në kryeqytet për mjekim më të specializuar.

    Korçë/Informacion paraprak

    Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 12, Korçë, gjatë një konflikti të çastit dyshohet me bashkëmoshatarë të tjerë, është dëmtuar në kokë me mjete të forta, një 14-vjeçar, i cili aktualisht po merr mjekim në spitalin e Korçës.

    Në ambientet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Luftimet, 40 shqiptarë që jetojnë në Tel Aviv mbërrijnë në Tiranë

    Luftimet, 40 shqiptarë që jetojnë në Tel Aviv mbërrijnë në Tiranë

    Ministria e Jashtme njoftoi per kthimin ne Shqiperi te 40 shtetasve shqiptare por edhe nga trojet, te cilet u riatdhesuan pasi ndodheshin ne zonen e konfliktit ne Izrael ku prej dy ditesh kane nisur luftime te ashpra.

    “Sot në mbrëmje ka mbërritur avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës.

    Avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si

    Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael është ulur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

    Pasagjeratë janë pritur dhe përshëndetur nga Ministri Igli Hasani.

    Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.”

  • Moti për krejt javën në Kosovë

    Moti për krejt javën në Kosovë

    Moti për krejt javën në Kosovë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë celsius.

    Lexo Edhe:

    Ndërsa, të martën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin shi. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë celsius

    Të mërkurën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë celsius..

    Të enjten do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

    Të premten moti do të jetë kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë celsius.

    Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s .

  • Luftimet mes Izraelit dhe Hamasit, mbërrin në Rinas avioni i parë me shqiptarë nga Tel Avivi (Video)

    Luftimet mes Izraelit dhe Hamasit, mbërrin në Rinas avioni i parë me shqiptarë nga Tel Avivi (Video)

    Sot në mbrëmje ka mbërritur avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës.

    Avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael është ulur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” pak më parë. Pasagjerët janë pritur dhe përshëndetur nga Ministri Igli Hasani.

    Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre./abcnews.al

  • Reagon QSUT për vdekjen e foshnjës në Tiranë: Familjarët u informuan për komplikacionet, fëmijës iu dha…

    Reagon QSUT për vdekjen e foshnjës në Tiranë: Familjarët u informuan për komplikacionet, fëmijës iu dha…

    Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar zyrtarisht ditën e sotme lidhur me rastin e foshnjës që ndërroi jetë tragjikisht ditën e djeshme.

    Në reagimin e spitalit thuhet se edhe gjatë ndërhyrjes së kryer ndaj fëmijës, edhe pas operacionit, përkujdesja e mjekëve ka qenë maksimale dhe i është dhënë shërbimi i nevojshëm, duke u ndjekur me shumë kujdes nga ekipi reanimator i QSUT-së.

    Sipas tyre familjarët janë informuar edhe përpara ndërhyrjes për komplikacionet e mundshme post operatore, për gjendjen e patologjisë së lindur dhe atë të fëmijës përpara ndërhyrjes dhe se mjekët kanë marrë aprovimin e tyre për kryerjen e ndërhyrjes.

    Reagimi i plotë:

    SQARIM I EKIPIT TË SHËRBIMIT TË KARDIOKIRURGJISË

    Nisur nga disa publikime në disa media online për rastin e fëmijës B.D që fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e komplikacioneve që shoqërojnë anomali të rënda të sëmundjeve të zemrës tek një i porsalindur, shërbimi i Kardiokirurgjisë së QSUT, sqaron se:
    Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” çdo ditë mban mbi supe misionin jetëshpëtues për dhjetëra mijëra qytetarë që vijnë nga gjithë Shqipëria, por edhe nga trevat përreth. Ndër vite janë trajtuar me shumë sukses mbi 1300 raste të pacientëve të vegjël.
    Edhe gjatë ndërhyrjes së kryer ndaj fëmijës B.D, edhe pas operacionit, përkujdesja e mjekëve ka qenë maksimale dhe i është dhënë shërbimi i nevojshëm, duke u ndjekur me shumë kujdes nga ekipi reanimator i QSUT-së.
    Familjarët janë informuar edhe përpara ndërhyrjes për komplikacionet e mundshme post operatore, për gjendjen e patologjisë së lindur dhe atë të fëmijës përpara ndërhyrjes. Mjekët kanë marrë aprovimin e tyre për kryerjen e ndërhyrjes.
    Ndjejmë të nevojshme të theksojmë se asnjë pjesëtar i stafit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk është kontaktuar për të dhënë shpjegime për rastin në fjalë, në mënyrë që rasti të pasqyrohej i balancuar në opinionin publik.
    Ndaj, duke marrë parasysh pasaktësitë në publikimet mediatike, theksojmë se puna e këtij shërbimi kombëtar jetëshpëtues, minimumi duhet të trajtohet i verifikuar dhe duke marrë parasysh të gjitha detajet e rastit në fjalë.
    QSUT është dhe do të mbetet adresa e përditshme e problematikave të tyre shëndetësore dhe nuk i meriton në asnjë rast komentet keq informuese nga askush.

  • Sulmuesi shqiptar shënon një tjetër gol në kampionatin kroat

    Sulmuesi shqiptar shënon një tjetër gol në kampionatin kroat

    ndrit Tuçi ka shënuar një tjetër gol në kampionatin kroat. Sulmuesi shqiptar ka kaluar në avantazh ekipin e tij Lokomotivën e Zagrebit.

    Në minutën e 51′ të sfidës, ai ka zhbllokuar sfidën duke shënuar ndaj Goricës. Rikujtojmë që javës së shkuar shënoi edhe ndaj Istra 1961.

    Aktualisht Lokomotiva po udhëheq me rezultatin 1-0.

  • Pse inteligjenca izraelite nuk parashikoi sulmet e Hamasit?

    Pse inteligjenca izraelite nuk parashikoi sulmet e Hamasit?

    Pse inteligjenca izraelite nuk parashikoi sulmet e Hamasit?

    17:50 08/10/2023
    Për një ish-zëdhënës të qeverisë izraelite ka dështuar i gjithë sistemi i sigurisë

    Sulmi i të Shtunës nga militantët e Hamasit në Izrael ishte i paprecedentë, kjo për shkak të mungesës së parashikimit të një situate të tillë nga inteligjenca izraelite.

    Pavarësisht se Izraeli ka një nga forcat e armatosura më të mira në botë, ushtria izraelite e gjeti veten të papërgatitur. Kanë kaluar më shumë se 17 vjet që kur një ushtar izraelit është kapur si rob lufte në një sulm. Media ndërkombëtare CNN ngre pyetjen se si një grup terrorist nga një prej enklavave më të varfra në botë mundi të kryente një sulm kaq shkatërrues?

    Përgjigjen e jep Jonathan Conricus, një ish-zëdhënës ndërkombëtar për Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

    “I gjithë sistemi dështoi. Nuk është vetëm një komponent. Është e gjithë arkitektura e mbrojtjes që me sa duket nuk arriti të sigurojë mbrojtjen e nevojshme për civilët.”

    Autoritet në Izrael kanë shmangur vazhdimisht pyetjet nëse ngjarjet e së Shtunës përbëjnë një dështim të inteligjencës.

    Një zëdhënës i ushtrisë është shprehur për agjencinë e lajmeve Reuters se fokusi për momentin mbetet tek luftimet. Mënyra se si Izraeli do tu përgjigjet sulmeve ka të ngjarë të përfshijë më shumë sesa thjesht përforcimet kufitare në Gaza. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë filluar tashmë sulmet ajrore duke dëmtuar infrastrukturën e Hamasit.

  • Sulmi në Kosovë, pjesë e terroristëve edhe bashkëpuntori i Danilo Vuçiç! Sveçla: Përfshirja e Serbisë ka qenë e drejtpërdrejtë

    Sulmi në Kosovë, pjesë e terroristëve edhe bashkëpuntori i Danilo Vuçiç! Sveçla: Përfshirja e Serbisë ka qenë e drejtpërdrejtë

    Forcat e Policisë së Kosovës, po vijojnë të grumbullojnë ende prova nga sulmi terrorist serb i ndodhur dy javë më parë në Banjskë të Zveçanit.

    Përmes një njoftimi në facebook, MInistri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, njofton se në vendngjarje janë gjetur dokumentat e Mirolad jevtiç, që tregon se përfshirja e Serbisë dhe e Aleksandar Vuçiç, ka qenë e drejtëpërdrejtë.

    Sipas tij Jevtiç është një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Danilo Vuçiç, djalut të presidentit serb, Aleksanda Vuçiç.

    Zveçla thekson se prania e Jevtiç në Banjskë tregon se në dije i të sulmit dhe planit për këtë agresion terrorist ku mbeiti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, si dhe u plagosën 3 të tjerë, ka qenë i përfshirë drjtpërdrejtë edhe Danilo Vuçiç.

    Postimi i Zveçlës:

    Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, vijojmë me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi.

    Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njejtën veturë. Milorad Jevtiq është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan.

    Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

  • KLP hap garën për 3 vende vakante në SPAK, ja prokurorët që flitet se do kandidojnë

    KLP hap garën për 3 vende vakante në SPAK, ja prokurorët që flitet se do kandidojnë

    Hapja e garës për tre vende vakant në prokurorinë e Posaçme SPAK, ka ngjallur interes nga disa prej figurave të prokurorëve që tashmë kanë kaluar “Vettingun” me formë të prerë.

    Olsi Dado, është prokurori i parë që do kandidojë për të qenë pjesë e strukturës së SPAK. Dado, prej disa muajsh me propozim të drejtuesit të SPAK Altin Dumani, është komanduar nga KLP-ja si prokuror në strukturën e posaçme.

    Duke qenë se Olsi Dado, ka shërbyer për 4 muaj në këtë prokurori, pritet që ai të jetë kandidati i parë garues por edhe fitues në KLP.

    Veç Dados, një emër tjetër që po flitet të garojë për të qenë pjesë e SPAK, është Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

    Kohët e fundit Ajazi, ka ngjeshur CV-në e tij personale me suksese në goditjen e shpërndarjes së drogës në Elbasan, goditjen e grupit të Laert Haxhiut dhe arrestimin e plagosur të Nuredin Dumanit apo Henrik Hoxhaj, të cilët më pas u kthyen në bashkëpuntorë të prokurorisë.

    Me këtë CV, Ajazi është një kandidat potencial për të qenë pjesë e strukturës së SPAK.

    Ndërsa një vit më parë prokurori Kreshnik Ajazi, shfaqi interes edhe për të garuar për postin e drejtuesit të prokurorisë së Tiranës përballë Arenc Çelës, por kandidatura e tij u përjashtua, për shkak se ai ende s’kishte përfunduar mandatin 3 vjeçar të drejtimit të prokurorisë së Elbasanit dhe nuk ishte i emëruar si prokuror i brendshëm pranë prokurorisë së Tiranës.

    Sipas burimeve një tjetër emër që po lakohet të shpalosë kandidaturën për tu bërë pjesë e SPAK, është prokurori i Tiranës, Ndini Tavani. Tavani, ka një karrierë të gjatë në prokurori, duke qenë pjesë e njësive antikorrupsion Task-Forcë.

    Tavani, pati një periudhë ndërprerje të ushtrimit të detyrës për shkak se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) vendosi ta pezullojë nga detyra. Por prokurori i Tiranës, fitoi bindshëm në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, duke u kthyer në detyrë.

    Mes emrave të tjerë që përflitet se ka ngjallur interes për në SPAK, deri në këtë fazë është dhe prokurorja e Shkodrës, Shqiponja Mille.

    SPAK, fillimisht u formua në muajin dhjetor 2019. Pritet që prokurorët të shpalosin strategjinë e tyre së si do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Me zgjedhjen e 3 emrave të rinj, radhët e SPAK shkojnë me 20 prokurorë.