Category: Lajme

  • Goditjet e fuqishme të tërmetit në Afganistan. 2000 të vdekur

    Goditjet e fuqishme të tërmetit në Afganistan. 2000 të vdekur

    Pothuajse 2.000 njerëz kanë vdekur pas tërmeteve në Afganistan të shtunën, sipas talebanëve.

    Shifra është një rritje e konsiderueshme nga dje kur OKB dha një shifër paraprake prej 320.

    Tërmeti me magnitudë 6.3 goditi perëndim të vendit, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

    Epiqendra ishte rreth 25 milje në veriperëndim të qytetit të Heratit.

    Ajo u pasua nga tre pasgoditje të forta, me përmasa 6.3, 5.9 dhe 5.5, raportoi USGS.

    Një zëdhënës i autoritetit kombëtar të Afganistanit për fatkeqësitë tha se katër fshatra në distriktin Zenda Jan në provincën Herat morën pjesën më të madhe të tërmeteve.

    Në qershor të vitit të kaluar, një tërmet i fuqishëm goditi Afganistanin lindor duke vrarë të paktën 1,000 njerëz dhe duke plagosur rreth 1,500 të tjerë. Ishte më vdekjeprurja në Afganistan në dy dekada.

  • Monedha e huaj nuk lëviz/ Me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot?

    Monedha e huaj nuk lëviz/ Me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot?

    Këmbimi valutor, zbuloni çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja

    Sot, më 8 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.4 lekë dhe shitet me 100.4 lekë.

    Euro blihet me 105.2 lekë dhe shitet 105.9 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 108.5 lekë, ndërsa në shitje me 109.5 lekë.

    Paundi britanik blihet me 120.9 lekë dhe shitet me 121.9 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 72.5 lekë, ndërsa në shitje me 74 lekë.

    Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Aksident i rëndë, 18-vjeçari dërgohet me urgjencë te Trauma (Emri)

    Aksident i rëndë, 18-vjeçari dërgohet me urgjencë te Trauma (Emri)

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pobrat të Dimalit.

    Gazetarja Eneida Petova raporton se një motoçikletë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

    Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Marinel Kaja,18-vjeç, i cili qarkullonte i vetëm dhe pa kokore mbrojtëse.

    18-vjeçari është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat dhe për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, me dëmtime të shumta në kokë.

    Efektivët e policisë, që kryen edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, kanë konfirmuar se shkak është bërë shpejtësia me të cilën qarkullonte motoçikleta në kthese, ku edhe ka humbur kontrollin.

  • Netanyahu del me paralajmërimin e frikshëm: Ushtria izraelite do përdorë fuqinë për të shkatërruar Hamasin, Gaza do kthehet në qytet …

    Netanyahu del me paralajmërimin e frikshëm: Ushtria izraelite do përdorë fuqinë për të shkatërruar Hamasin, Gaza do kthehet në qytet …

    Pas fjalimit të Joe Biden që i siguroi mbështetje të plotë për t’u vetëmbrojtur, një një deklaratë të fundit kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do ta mundë Hamasin.

    “Ushtria izraelite do të përdorë menjëherë fuqinë e saj të plotë për të shkatërruar Hamasin”.

    Kryeministri izraelit u bëri thirrje banorëve të Rripit të Gazës që të largohen menjëherë nga territori i pushtuar.

    Ai tha se Izraeli do të hakmerret për këtë “ditë të zezë” dhe do ta kthejë Gazën në një “qytet rrënojash”.

    “Lufta e Izraelit kundër Hamasit do të marrë kohë dhe do të jetë e vështirë”, tha kryeministri.

  • Gazetari kroat bën shqiponjën me duar në mes të emisionit

    Gazetari kroat bën shqiponjën me duar në mes të emisionit

    Gazetari kroat, Velimir Bujanec, drejtues i emisionit “Bujica”, mbrëmjen e kaluar ka pasur si tematikë zhvillimet në Kosovë, duke vënë theksin te sulmi i 24 shtatorit.

    Por në një moment gjatë emisionit, ai ka bërë më duar shqiponjën, teksa ka përshëndetur Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, e kryeministrin Albin Kurti.

    “Vëllai me vëlla, shqiptari me kroat”, është shprehur Bujanec. Ndërkohë që i ftuar në emision ishte Tom Kaçinari, që deklaroi se Vuçiç ka orgnaizuar sulmin e 24 shtatorit. Ai deklaori se presidenti serb po investon para të pista në Kroaci.

    Mund ta shikoni në minutën e 56-të të videos:

  • Sulmet në Gaza, kapet në transmetim live një nga goditjet e avionëve ushtarakë (Video)

    Sulmet në Gaza, kapet në transmetim live një nga goditjet e avionëve ushtarakë (Video)

    Avionët luftarakë goditën dy ndërtesa të larta në Gaza, ku sipas një deklarate të forcave ajrore të vendit, është vendosur “infrastruktura ushtarake” e Hamasit.

    Ky njoftim erdhi menjëherë pas sulmit izraelit në Kullën Palestineze në Gaza.

    Në fakt, sulmi u regjistrua teksa korrespondentja e Al Jazeera, Youmna El Sayed po transmetonte drejtpërdrejt zhvillimet.

    “Forcat Ajrore sulmuan dy objekte ushtarake të anëtarëve të lartë të organizatës terroriste Hamas brenda ndërtesave të larta”, tha Forca Ajrore izraelite, pa dhënë vendndodhjen e saktë.

    Në deklaratën e Forcave Ajrore thuhet se Hamasi po e vendos ushtrinë e tij në zemër të popullatës civile në Rripin e Gazës.

  • Kthente Parlamentin në “pasarelë, pasi “hoqi dorë” nga fustanet e shkurtra, deputetja e PS-së kalon te çantat firmato

    Kthente Parlamentin në “pasarelë, pasi “hoqi dorë” nga fustanet e shkurtra, deputetja e PS-së kalon te çantat firmato

    Enslemvera Zake është një emër i ri në politikën tonë, duke ardhur në Parlament vitet e fundit. Deputetja simpatike është shfaqur sesionin e shkuar në seancë plenare me një fustan mbi gju, duke marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

    Por, mund të themi që për deputeten e Partisë Socialiste, kjo pamje i përket së shkuarës. Në nisjen e vitit të ri parlamentar, Zake duket se ka zënë mend.

    Tashmë deputetja e Korçës, është më serioze në veshje, duke preferuar kostumet. Por duket se dëshira e saj për tu dukur plot stil tashmë ka kaluar tek aksesorët. Këtë të enjte, ajo u shfaq në Parlament e veshur me pantallona, këmishë dhe xhaketë, një pamje që i shkon përshtat “Code-dress” të Parlamentit.

    Por, ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte çanta e saj, “Guçi”. Një çantë me një çmim relativisht të kripur, që jo të gjithë mund ta përballojnë, por mesa duket Eslemvera, po.

  • Lotaria Amerikane, eksperti: Kujdes! Nëse bëni këtë veprim gjatë aplikimit, skualifikoheni menjëherë

    Lotaria Amerikane, eksperti: Kujdes! Nëse bëni këtë veprim gjatë aplikimit, skualifikoheni menjëherë

    Eksperti i emigrimit në SHBA, Lorenc Mansaku, në një intervistë për MCN folur për Lotarinë amerikane të cilën shqiptarët ende vazhdojnë ta konsiderojnë një endërr.

    Teksa ka sqaruar kushtet për aplikimin, Mansaku ka sqaruar se përzgjedhja është e rastësishme dhe nuk ka të bëjë me vendin e aplikimit. Sipas tij, interesi i shqiptarëve vazhdon të jetë i lartë, 250 mijë aplikantë në vit.

    “Lotaria amerikane është një temë e dashur për shqiptarët më 4 tetor filluan regjistrimet të cilat do vazhdojnë deri 7 nëntor. Përtej mitit të Korçës që gjithmonë është diskutuar, vitet e fundit dhe rajoni Fier, Vlorë Lushnje pothuajse ja ka kaluar Korçës. Njëherë e një kohë ka qenë Korça por vitet e fundit ky rajon në numër ka qenë më i lartë. Mund të thoja se numri i aplikuesve, pra interesi vijon të jetë i lartë, pati njëlloj stepje në vitet e pandemisë, por interesi i shqiptarëve vazhdon të jetë i lartë 200-250 mijë aplikantë në vit, përshi dhe familjarët e tyre dhe shkon në 350 mijë.

    Një gabim që bëjmë në aplikim është përdorimi i të njëtës foto për dy vite me radhë, sepse është skualifikim i menjëhershëm. DASH kërkon se duhet të kësh një foto të re çdo vit, pasi ka pasur dhe manipulime si një tjetër mund të aplikojë në emrin tënd. Mosha nuk është kriter por mbarimi i shkollës së mesme. Nuk kërkohet më numri i pasaportës siç kërkohej më përpara dhe kishte persona që se kishin pasaportën e vlefshme, por për personat që kanë aplikuar vjet procedura është e thjeshtë. Ajo që doja të thoja është se ka një konfuzion në përgjithësi kur familja është e përbërë nga 4 veta. Çështja është se aplikanti kryesor mund të aplikojë vetëm njëherë kur përfshin bashkëshorten dhe fëmijët. Bashkëshortja po ashtu mund të aplikojë si aplikantë kryesore”, tha ai.

  • Sara Hoxha flet për ‘sherrin’ me Dafinën: Kam ndejtur me të dhe më ka bërë të ndihem mirë por nuk e di pse…

    Sara Hoxha flet për ‘sherrin’ me Dafinën: Kam ndejtur me të dhe më ka bërë të ndihem mirë por nuk e di pse…

    Sara Hoxha ka folur për herë të parë për krisjen e raportit miqësor mes saj dhe bashkëshortit Ledri Vula me këngëtaren Dafina Zeqiri.

    Megjithëse nuk e pati aspak të lehtë të komentonte mbi situatën, Sara në një intervistë tha se gjithçka nisi nga një koment i Ledrit në postin Dafit. Mesazhi në dukje aspak tendencioz, mori më shumë vëmendje nga mediet të cilat kujdesen t’i hiperbolizojnë gjërat për klikime.

    “Nga gjithë këto zhurma që bëhen që gjërat transmetohen me idenë që të bëjnë sa më shumë klikime, sa më shumë bujë. Unë nuk kam dashur të flas për këtë temë, por kam qenë shumë okay me Dafinën apo gjithë ish të dashurat e Ledrit. I kam takuar apo nuk i kam takuar, unë nuk kam aty pse të bëhem xheloze apo të mbaj mëri.

    Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtetë që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë. Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Ne kemi qenë, jo shoqe, por shumë të afërta. Madje edhe shumë më të afërta seç duhej. Madje shpesh mendoja se ajo është shumë e mirë dhe ti nuk ke se si sillesh ndryshe kur ajo sillet shumë mirë”- tha Sara.

    E pyetur nëse kishte diçka për t’i thënë, Sara u shpreh: “Jo, jo. Unë mendoj se çdo njeri ka arsyet e veta dhe nëse ajo e mendon ashtu, lëre ta mendoj ashtu. Unë nuk jam këtu për t’i shpjeguar asaj që gjerat nuk është ashtu siç e mendon ajo. Ajo duhet të ketë persona të tjerë rreth e rrotull që t’ja thonë diçka të tillë”- përfundoi Sara, duke i uruar artistes gjithë të mirat.

  • “Meta më shpëtoi jetën”/ Rrëfimet ish-drejtuesi i lartë i Policisë: Azem Hajdarin s’e vrau pushtetit, Berisha akuzoi Nanon, por atë e eliminuan…

    “Meta më shpëtoi jetën”/ Rrëfimet ish-drejtuesi i lartë i Policisë: Azem Hajdarin s’e vrau pushtetit, Berisha akuzoi Nanon, por atë e eliminuan…

    Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari, ka folur mbi librin e tij, “Mes dy epokash”, ku ka rrëfyer histori të jashtëzakonshme të jetës së tij, përfshirë atë familjare, burgosjen në komunizëm dhe postet e rëndësishme që mori më pas.

    I ftuar në News24 , në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, ai ka ndarë disa nga ekstraktet që gjenden në libër, ku ndër të tjera flet për raportet me disa nga figurat më të rëndësishme politike.

    Mes të tjerash tregon dhe episodin kur Ilir Meta i ka shpëtuar jetën, por e pa e ditur këtë.

    Ai thotë se Meta e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar që të dalë nga zyra dhe të shkonte në mbështetje të policisë, pasi kishte një protestë… ndërkohë që dy persona të cilët e dinin që ndodhej ende në zyrë, kishin shkuar për ta vrarë.

    Pjesë nga intervista:

    Përplasja me Sali Berishën

    -Me Berishën nuk kam pasur përplase sy për sy. Një herë më këshilloi dhe më tha që janë kryer ca veprime të nxituara në Elbasan, por gjë konkrete nuk më tha. Pastaj më ka vlerësuar kur më transferoi në Tiranë Shef Kabineti. I kam shkruar këto. Më pas ka pasur dhe raste të tjera, që nuk është se nuk i kam pritur nga ai, sepse ashtu është si person. Ai ka shpifur kundër meje. E kam akuzuar publikisht, dhe ai ka heshtur. Mendoni ju që të kishte një provë dhe të mos e bënte publike? Berisha që është tani, asnjë ndryshim nga ai atëherë. Ka qenë pranë Byrosë Politike, nuk e thirrën, por ka shkruar vetë. Asnjëherë nuk e kam takuar më, vetëm në një kafe. Tentuan të më emëronin prefekt të Tiranës dhe nuk u realizuar vetëm nga ai.

    Përplasja me Azem Hajdarin në stadiumin e Shkodrës

    –E kam njohur personalisht, kam pasur marrëdhënie njerëzore për të. Kishte rezerva për Berishën, nuk e donte atë. në atë kohë ai i kishte lëshuar frerët, dhe me një grup njerëzish negativë, shëtiste Shqipërinë. Atë bëri edhe atë ditë në stadium në Shkodër. Erdhi me provokoi. I thashë ‘do ta paguash këtë’. Për të shmangur dhe ndonjë vrasje, sepse kisha dhe disa truproja me vete, sepse jeta ime ka qenë në rrezik gjithë kohës… por i mbajta me dorë, dhe i thash ‘këtë që bëre do ta paguash’. Dhe e pagoi, me heqje imuniteti, u diskretitua. Historia e tij është me hije.

    Dita e vrasjes së Azem Hajdarit

    -Isha i qartë që Hajdarin nuk e vrau pushteti, sepse Berisha akuzoi Nanon. Por ai e dinte që vranë tropojanët e vet.

    Njohja me Fatos Nanon

    -Se kam njohur Fatos Nanon, por një gjë ndihem mirë. Ai ka qenë i dënuar politik, 100%. Nëse do ishte i dënuar për korrupsion, Berisha nuk do ta bënte President, dhe këtu del zbuluar Berisha. Unë e respektoj se më ka vlerësuar punën.

    Pse hezitonte Petro Koçi në atë kohë dhe nuk zbatonte porosinë e kryeministrit për prezantimin në detyrën e re?

    -Më ka thirrur Majko në kryeministri dhe në sy të Kocit më tha ‘komandant, drejtor i policisë së kryeqytetit?’, ‘Po i thash unë’… të nesërmen prishi emërimin. Pas tre ditësh unë prisja, asnjë gjë. Koçi ishte nën presionin e diktaturës, i bënin presion. Majko më mori në telefon dhe më tha ‘urime’, i thash ‘jo sepse s’më kanë njoftuar’. Më pas më tha të shkoja të takoja Koçin.

    Njohja me Ilir Meta

    -Meta është inteligjent, e dinte që vetëm unë mund ta bëja këtë detyrë… i shkuan tre veta në zyrë për t’i thënë që të mos më emëronin, por ai u tha më jepni një emër tjetër dhe ata nuk folën.

    Njohja me Edi Ramën:

    -Në librin e tij ‘Kurbani’, atij njeriu nuk i del nga goja fjala e mirë për njerëz. Kur tha që ‘s’të duroj dot karizmën tënde’… ai nuk guxon dot të thotë një fjalë të mirë për tjetrin. Unë kam reaguar, pas librit të tij ku më kishte përmendur, sepse ai tentoi të rrëmbente kontributet e Parkut Rinia.

    Kalimi në krye të Policisë së Ndërtimit në Tiranë

    -Kishin vendosur një ditë të shtune që të më ekzekutonin në zyrë. Atë ditë Meta më ka shpëtuar nga atentati pa dijeni e tij. Më tha nesër ka protestë ai ‘kafsha’, për Berishën. I thash ‘pse s’më latë atje, isha mirë’. Tha ‘hajde të mbështesësh policinë’. Shkova aty te kryeministria. Atë ditë Kastrioti bashkë me një kriminel tjetër shkojnë te policia e ndërtimit, sepse e dinin që isha aty. Më pas karambolohet ky dibrani dhe i bie pistoleta këtij Zhupës, dhe kështu u zbulua atentati.