Category: Lajme

  • Klodiana Lala rrëfen historinë tragjike: Miku im humbi fëmijën 9 ditësh se s’kishte aparatura për trajtim në QSUT

    Klodiana Lala rrëfen historinë tragjike: Miku im humbi fëmijën 9 ditësh se s’kishte aparatura për trajtim në QSUT

    Është një histori edhe se si mjekët ngrenë duart lart dhe i përcjellin familjarët plot halle të gjejnë zgjidhje në spitalet jashtë vendit. Është një histori se si “shëndetësia falas” është thjesht një “realitet” që e besojnë veç qeveritarët, por jo qytetarët që duhet të përballen me mungesë të shumëçkaje, përfshi edhe pamundësinë e sqarimit për atë që duhet të bëjnë.

    Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detajet si humbi jetën fëmija 9 ditësh, pasi nuk kishte aparatura për trajtim në QSUT.

    Rrëfimi i Lalës:

    Nuk do e kisha rrëfyer këtë histori nëse do mendoja se i përket vetëm një çifti personash që i njoh personalisht. Nuk është një histori për dhimbjen e tyre, por për gjithë dhimbjen tonë, teksa shohim qytetarët që enden dyerve të spitaleve, por ilaçet i blejnë në farmaci ose në privatë.

    Është një histori edhe se si mjekët ngrenë duart lart dhe i përcjellin familjarët plot halle të gjejnë zgjidhje në spitalet jashtë vendit. Është një histori se si “shëndetësia falas” është thjesht një “realitet” që e besojnë veç qeveritarët, por jo qytetarët që duhet të përballen me mungesë të shumëçkaje, përfshi edhe pamundësinë e sqarimi për atë që duhet të bëjnë.

    Historia që dua t’ju sjell sot m’u rrëfye nga një baba që ende se ka marrë veten nga humbja e djalit 9 ditësh e që po lufton të gjejë drejtësi për atë që i ndodhi.
    …..
    Afrimin e kam njohur më shumë se 15 vite më parë. Punonim të një njëjtën kompani. Ishte një djalë i pafjalë, i kudogjendur, i përkushtuar në punë. Nuk ankohej kurrë. E po ashtu nuk e dëgjova as edhe një herë të vetme të fliste kundër një kolegu apo të merrej me punët e të tjerëve. Afërsisht 6 vite më parë, ai u largua në një tjetër vend pune. Për shkak se përditshmëria ime është shpesh e ngjeshur dhe e vrullshme, mes punës dhe dy fëmijëve të vegjël, nuk ia dal të ulem me shumë nga ata që do dëshiroja të bisedoja dhe të isha në një kafe qoftë edhe për pak minuta.

    Por historia e Afrimit më bëri të ndalesha gjatë. Pata mësuar prej miqve të përbashkët që ishte martuar, e kishte një vajzë. Rastësisht, mësova se për bashkëshorte kishte një shoqen time të fakultetit. Një vajzë e qeshur dikur, student e shkëlqyer, ndësa sot një zyrtare e përkushtuar dhe po ashtu një nënë plot përkushtim. Dhe kur Afrimi më kërkoi me ngulm të takoheshim ndjeva se donte të bisedonte një çështje të rëndësishme.

    Me atë qetësinë e tij, Afrimi me pyeti gjerë e gjatë për familjen e punën. E një moment më tha: “Po kaloj një moment të tmerrshëm në jetën time. Pak ditë më parë unë pata një fatkeqësi. Djali 9 ditësh ndërroi jetë në spital”. Natyrshëm m’u mbushën sytë me lot. “I jam drejtuar prokurorisë, sepse djali im vdiq pasi nuk mori kujdesin e duhur mjekësore”.

    Ma rrëfeu historinë fill e për pe. “Djali lindi mirë. I shëndetshëm (me tregon foton, një bebe me flokë të zinj). Se ke idenë çfarë gëzimi përjetuam. Edhe nusja ishte mirë. Problemet nisën 4 orë pasi lindi. Filloi të nxihej te buzët”, më tha.

    Këto detaje ia kishte shpjeguar edhe prokurorisë. “Unë kallëzuesi dërgova bashkëshorten time Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë për lindje të planifikuar me operacion më datë 13 gusht 2023. Në orën 11.35 fëmija lindi. Lindja shkoi shumë mirë dhe fëmija lindi me poshtë 3950 kg. Rreth orës 20:00 u konstatua se fëmija ka probleme me oksigjenimin. Fëmijën e dërguan në ambjentet e reanimacionit ku iu vënë ekzaminime të mëtejshme”, kallëzon ndër të tjera Afrimi.

    Këtu nis edhe kalvari i vuajtjeve për të.

    “Mjekët na thanë që kishte një problem ne zemër”, tregon ai. Por duke qenë se materniteti nuk kishte as mjekë specialistë dhe as aparaturat përkatëse, u planifikua që të kryhej kontrolli më datë 14 gusht pranë Spitalit Pediatrik në QSUT”, tregon ai.

    Pas kontrollit, mjekët e informuan Afrimin se duhej bërë ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale koronare për zgjerimin e venave me qëllim lehtësimin e qarkullimit të oksigjenit në trupin e fëmijës.

    “Ndërhyrja duhej të bëhej sa më urgjent. Cdo sekondë që kalonte mund të rezultonte fatale për jetën e djalit. Mjeku më tha që në spitalin tonë nuk kemi mundësi të bëjmë këtë lloj ndërhyrje për shkak se nuk disponojmë as sallë operimi për fëmijë, as mjekë specialistë dhe as ilaçet e nevojshme për ta trajtuar këtë rast”, rrëfen më tej ai.

    U trondita – thotë Afrimi – duhet të bëja çmos ta shpëtoja tim bir.

    “Duhet ta gjeja ilacin që mungonte në spital. Bëhej fjalë për ilacin Alprostoglandinë. Edhe mjekët e maternitetit më thanë që nuk e kishin këtë ilac. Mund të gjendej vetëm të spitali Amerikan. E kërkova gjithandej nëpër farmaci dhe në fund shkova të Amerikan 3. Ilaci kushtonte 20.700 lekë një ampulë. Unë kisha vetëm 300 mijë lekë të vjetra. Mora vetëm një flakon dhe ika, ti zgjasja dhe disa orë jetë djalit. Më duhet të gjeja lekët e tjera”, rrëfen më tej Afrimi.

    Më thanë dërgoje ne Itali thotë me ofshamë por unë nuk kam mundësi financiare. “Bëj punë të ndershme. Mbaj familjen. Kam 30 vite që paguaj taksa”, shpjegon.

    Për shkak të mungesës së ndërhyrjes koronare dhe mostrajtimit me ilace, djali filloj të nxihej në fytyrë.

    “Sic të tregova ilacin e sigurova privatisht dhe djali filloi të bëhej me mirë. Mjekët më thoshin: shih ndonjë mundësi ta dërgosh jashtë, për këtë se arrija dot. Djali u trajtua me ilaç deri më 22 gusht. Përmes disa të njohurve të mi, u informova se në Shqipëri ishte një mjek i specializuar për ndërhyrje të tilla. Ishte mjeku Altin Veshti. Bisedova me të. Ai e mori përsipër ndërhyrjen, por më tha që as tek Kardio-Kirurgjia nuk disponohen mjetet e duhura dhe sallat e operimit për ndërhyrje kirurgjikale për beben. E transferuam djalin urgjenca e Pediatrisë. Edhe aty e dërgova vetë ilaçin se nuk e kishin. Duke qenë se s’kishte salla operimi për foshnja, djalin vendosëm ta transferojnë për operim te spitali I Kardiologjisë, për personat madhorë”, shpjegon më tej Afrimi.

    Ai tregon se transferimi në Kardiologji, paraqiste risqe të mëdha, përderisa ekzistonte risku që djali të merrte infeksione operatore nga salla e të rriturve. “Nuk kisha zgjidhje tjetër. E futa djalin në operacion. Zgjati 5 orë. Doktori na tha se ndërhyrja rezultoi me sukses dhe se duhet të prisnim për të parë ecurinë. Të nesërmen u bë kontrolli dhe dukej sikur gjithçka po shkonte mirë, por nisi problem me urinimin”, tregon.

    Mjeku na tha që duhet të urinonte patjetër në mënyrë që trupi i fëmijës të pastrohej – thotë Afrimi – por mjeket na thanë që spitali nuk dispononte aparaturat e duhura që të bënte shkarkimin e veshkave. “Kjo solli rëndimin e gjendjes së tij dhe djali po rëndohej gjithmonë edhe me shumë. Filloi të fryhej dhe këmbët filluan ti nxihen. Kjo gjendje zgjati deri në orën 05.00 të mëngjesit të 25 gushtit. Djali ndërroi jetë”, kujton mes lotësh. Për Afrimin, djali ndërroi jetë se nuk mori trajtimin e duhur.
    “Por unë jam qytetar i rregullt e paguaj taksa”, thekson ai.

    “Unë dhe bashkëshortja ime, kemi pothuajse 30 vite që paguajmë kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore. Kemi dhënë gjithë këto vite contribute në buxhetin e shtetit, që kur te kishim nevojë siç patëm në këtë rast shteti shqiptar nëpërmjet shërbimit shëndetësor të na ofronte shërbimin e duhur mjekësor dhe jo ta linin djalin tonë të vdiste me argumentin se nuk kemi mjetet e duhura për ta trajtuar. Djali jonë u diagnostikua me problemin shëndetësor, transpozicion të enëve të mëdha të zemrës, e cila nuk ishte sëmundje e pashërueshme, por problemi shëndetësor kërkonte trajtim urgjent”, thuhet në padi.

    “Im bir nuk kthehet më, por dua drejtësi. E nuk mund të hesht, sepse të tjerë fëmijë mund të vdesin. Ndaj iu drejtova prokurorisë”, e mbyll bisedën.

    Teksa ngrihemi, thërrasim kamarierin për të paguar kafenë. Kishim marrë një kafe dhe një ujë. “Po të jap kafen e djalit. Ai nuk jeton më, por mund të jetonte nëse do të kishte pasur kujdes shëndetësor”, thotë ai teksa sytë i përloten. E bashkë me të, nuk mundem as unë të qëndroja as pa u lotuar e as pa e përshkruar këtë histori.

  • Vdekja e 3-vjeçarit, sekuestrohen kompjuterët e klinikës private; dyshohet se janë fshirë pamjet filmike

    Vdekja e 3-vjeçarit, sekuestrohen kompjuterët e klinikës private; dyshohet se janë fshirë pamjet filmike

    Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, policia ka sekuestruar të premten DVR-në e klinikës ‘Splendent’ ku u krye ndërhyrja ndaj 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale.

    Mësohet se mjeku Roland Xhaxho ka pretenduar se në ambientet e brendshme nuk ka pamje të kohëve të fundit me argumentin e kryerjes së disa punimeve.

    Megjithatë, hetuesit kanë marrë të plota materialet dhe pritet që në ditët në vijim të këqyren me detaje, edhe mbi dyshimet se mund të jetë ndërhyrë për fshirjen e ndonjë materiali filmik.Po ashtu, janë sekuestruar edhe disa kompjuterë dhe dokumentacione që kanë lidhje me ndërhyrjen e fëmijës 3 vjeç.

    3-vjeçari Brian Spahiu vdiq në reanimacionin e pediatrisë më 1 tetor, 3 ditë pas kreu ndërhyrjen kirurgjikale te dentistja Ina Xhaxho për mbushjen e 14 dhëmbëve. Ka qenë babai i saj, Roland Xhaxho që ka kryer anestezinë dhe të dy janë nën hetim, ndërsa Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet. Familjarët akuzojnë mjekun se i ka dhënë dozë të lartë anestezie, ndërsa thonë se djalin e kanë marrë në gjendje të rëndë nga klinika.

  • Afganistani goditet nga tërmeti i fuqishëm, 15 të vdekur dhe 78 të plagosur

    Afganistani goditet nga tërmeti i fuqishëm, 15 të vdekur dhe 78 të plagosur

    Një tërmet prej 6.3 shkallësh të Rihterit ka goditur perëndimin e Afganistanit, duke vrarë 14 persona dhe plagosur 78 të tjerë, tha një zyrtar, përderisa ka paralajmërime se numri i viktimave të rritet për shkak se është raportuar për rrëshqitje të dheut dhe për njerëz që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave.

    Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte 40 kilometra në veriperëndim të qytetit më të madh të rajonit të Heratit. Tërmeti i fuqishëm u pasua me disa pasgoditje midis 4.6 dhe 6.3 shkallësh të Rihterit.

    Drejtori i departamentit të shëndetësisë në provincën Herat, Mohammad Taleb Shahid, konfirmoi për AFP-në se 14 persona kanë vdekur dhe 78 janë plagosur, duke shprehur frikën se numri i viktimave mund të rriten.

    “Këta janë numrat që janë sjell në spitalin qendror deri më tani, por nuk janë shifrat finale”, tha ai. “Kemi informacione se ka njerëz të bllokuar nën rrënoja”.

    Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së në një raport preliminar paralajmëroi se qindra persona mund të kenë vdekur.

    “Ka të ngjarë të ketë numër të konsiderueshëm të viktimave dhe që fatkeqësia të përhapet. Në ngjarjet e kaluara të këtij niveli është dashur përgjigje në nivel rajonal dhe kombëtar”, u tha në raport.

    Autoritetet për menaxhimin e fatkeqësive kanë raportuar se në zonat rurale dhe malore ka pasur rrëshqitje të dheut.

    Herati gjendet 120 kilometra në lindje të kufirit me Iranin dhe konsiderohet kryeqyteti kulturor i Afganistanit.

    Sipas të dhënave të vitit 2019 të Bankës Botërore, në provincën Herat jetojnë 1.9 milion banorë.

    Afganistani shpesh goditet nga tërmetet, veçmas në vargmalin e Hindu Kushit, që gjendet afër pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.

    Në qershor të vitit të kaluar, mbi 1.000 persona u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë pasi një tërmet prej 5.99 shkallësh goditi provincën Paktika. Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Afganistanin në pothuajse çerekshekulli.

    Në mars të këtij viti, 13 persona u vranë në Afganistan dhe Pakistan, pas tërmetit prej 6.5 ballësh që kishte epiqendrën në Jurm, në verilindje të Afganistanit.

    Afganistani veçse po përballet me krizë humanitare, për shkak të ndalimit të ndihmës së huaj pas rikthimit të talibanëve në pushtet më 2021.

  • Dushi harxhon më shumë i ndezur apo i fikur? Ekspertët japin përgjigjen përfundimtare

    Dushi harxhon më shumë i ndezur apo i fikur? Ekspertët japin përgjigjen përfundimtare

    Çdo familje ka një problem, ta fikin apo jo dushin në mënyrë që të harxhojnë më pak energji elektrike. Tek shumica e njerëzve mbizotëron pyetja se a është më mirë që dushi të rrijë ndezur gjatë gjithë kohës, sepse nëse fiket dhe rindizet harxhon më shumë energji elektrike.

    Ekspertët thonë të kundërtën.

    Shpenzimi i këtij objekti varet nga fakti nëse e lini vazhdimisht ndezur apo vazhdimisht fikur. Pavarësisht se përse e harxhoni ujin e ngrohtë më e mirë është që dushi të fiket kur energjia është e shtrenjtë.

    Një familje duhet ta ndezë dushin gjatë natës kur energjia është është e lirë dhe ta fikë në mëngjes që energjia është më e shtrenjtë.

    Dushi nuk duhet të rrijë gjithmonë ndezur, sepse termorregullatori e ndez dhe e fik sipas një temperature të paracaktuar.

  • Prindër kujdes! Adoleshentët po dëmtojnë veten me sfidën e rrezikshme të deodorantëve në TikTok

    Prindër kujdes! Adoleshentët po dëmtojnë veten me sfidën e rrezikshme të deodorantëve në TikTok

    “Sfida e rrezikshme e deodorantit” është marrëzia më e fundit e të rinjve në internet, që i ka fillesat në Gjermani, ku për shkak të saj kanë ndërruar jetë dy adoleshentë.

    Ekzistojnë dy versione të sfidës. E para konsiston në thithjen dhe mbajtjen e deodorantit në gojë për sa më gjatë që të jetë e mundur, ndërsa e dyta konsiston në aplikimin e sprejit në lëkurë derisa të digjet plotësisht.

    Thithja e deodorantit është një sfidë veçanërisht e rrezikshme . Në varësi të përbërjes kimike të sprejit, disa përbërës mund të hyjnë në trup në sasi masive dhe të dëmtojnë seriozisht zemrën dhe mushkëritë. Ndër rreziqet më të larta ishin rastet e humbjes së vetëdijes, dështimit të zemrës dhe paralizës së frymëmarrjes.

    Versioni i dytë është më i dhimbshmi. Të rinjtë lëndohen duke spërkatur deodorant në një zonë të lëkurës derisa dhimbja të mos durohet. Në raste ekstreme spërkatja afatgjatë mund të shkaktojë djegie që rezultojnë në nekrozë të lëkurës dhe në rrethana të caktuara mund të jetë i nevojshëm transplantimi i lëkurës paralajmëroi Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut në Gjermani.

    “Unë si psikologe shkollore vërej një gjendje kaosi në kushtet apo kohën ku po rriten fëmijët tanë. Thirrjen ua drejtoj specifikisht prindërve. Ju lutem rrisni kontrollin ndaj fëmijëve, ku rrinë, me kë shoqërohen, kaloni kohë cilësore me ta, mësoni të kuptoni çfarë mendojnë. Edhe po erdhën dhe ju treguan për një sfidë p.sh. si kjo me deodorantin, mos I paragjykoni, përkundrazi quheni si fillimin e një ure komunikimi, faktin që fëmija ju hapet. Po shikojmë fëmijë 10-12 vjeç që ndërmarrin sfida të tilla, pa I ditur pasojat që mund të jenë edhe vdekjeprurëse. Arsyen pse te rinjtë bëjnë veprime të tilla vetdëmtimuese mund t’i ketë fillesat në një problematikë si bullizimi, problemet familjare, stigmatizimi. Ata I bëjnë keq vetes, për të treguar që janë të fortë, apo për të vendosur rekordin që sigurisht nuk është i shëndetshëm, përkundrazi, tregues I patologjive të ndryshme. Prandaj edhe këto veprime ata I bëjnë në grup. Është ai që e ndërmerr sfidën, ai që e nxit dhe ai që firmon. Apeli im është sos, kemi nevojë emergjente të kthejmë vëmendjen tek fëmijët tanë”, tha psikologia shkollore Nereida Llaha./tch

  • “Ik mos më çaj k****”, nipi nuk lejon hallën të futet në shtëpi në Tiranë

    “Ik mos më çaj k****”, nipi nuk lejon hallën të futet në shtëpi në Tiranë

    Dramat familjare me pronat mbeten një nga problemet më madhore të shqiptarëve, që të shtyrë nga varfëria dhe pamundësia ligjore për t’i dhënë zgjidhje detyrohen të bëjnë ‘vetëgjyqësi’.

    I tillë është dhe rasti i denoncueses Fahrije Hysa. E moshuara jeton në kushte ekstreme në një bodrum në Tiranë. Ajo nuk lejohet të futet në shtëpinë ku ka jetuar më herët nga nipi.

    ‘Jetoj këtu në këtë bodrum. Po vuaj shumë, nuk kam mundësi për asgjë. Jam në kushte shumë të vështira sepse nipi nuk më lejon të futem në shtëpi.

    ‘Ai më ka goditur, më ka rrahur, më ka keqtrajtuar. Fut qiraxhinj brenda dhe mua nuk më lejon të futem brenda. Jetoj me djalin e sëmurë, më ndihmoni se po vuaj shumë’.

    Për të vërtetuar fjalët e zonjës u bë ballafaqimi i saj me nipin dhe kuptohet shpejt se ka të drejtë. Nipi agresiv menjëherë kalon në ofendime.

    ‘Nuk kam para të të jap. Duhet të merren me një bajgë si puna jote. Nuk kam se çfarë të të bëj. Po të them mos më acaro se të kap për fyti dhe të hedh nga dritarja. Mos më acaro mos më çaj k***n’.

    Duke parë situatën e tensionuar është dashur ndërhyrje, por Majdieli tregohet agresiv dhe ndaj gazetarit të Piranjave, dhe operatorit. Ky i fundit goditet nga nipi i Fahrie Hyses.

  • Dramë në Durrës: Vajza ‘kap’ mamanë brenda shtëpisë me një burrë të huaj

    Dramë në Durrës: Vajza ‘kap’ mamanë brenda shtëpisë me një burrë të huaj

    Dhurata nga Durrësi ka raportuar sot për “Aldo Morning Show” një rast tradhtie. Dhe kësaj here, siç thotë ajo, ka qenë vajza ajo e cila e ka ‘kapur mat’ mamanë e saj me një burrë të huaj.

    Vajza, thotë Dhurata, nuk i ka treguar ende asgjë të atit dhe është në gjendje shumë të keqe emocionale.

    Dhurata: Për ta mbyllur Aldo, kemi një lajm bombë! Një zonjë është kapur nga vajza e saj.

    -Si kapur?!

    Dhurata: Në shtëpinë e saj, ka gjetur një burrë të huaj. Është kapur nga vajza dhe ajo është në gjendje shumë të keqe pasi nuk i ka treguar ende babait apo vëllait të saj, po e përjeton me veten e vet këtë gjë. Ndërkohë edhe zonja, se vajza nuk pranon që t’i japë shpjegime, është në ajër se çfarë do ndodhë me të.

    -Shih, shih, shih…

    Dhurata: Për momentin vajza është mbyllur në dhomë dhe do shohim se çfarë do ndodhë me të./tvklan.al

  • “Hyri për pastrimin e gurëzave, por ndërhynë në 14 dhëmbë”, babai i 3-vjeçarit: Të hapen kamerat e klinikës…

    “Hyri për pastrimin e gurëzave, por ndërhynë në 14 dhëmbë”, babai i 3-vjeçarit: Të hapen kamerat e klinikës…

    Babai i 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes te dentisti. Ai foli për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, të moderatores Evis Ahmeti, ndërsa theksoi se djalit i kishte bërë 14 dhëmbë.

    “Gjendja e gruas është e rënduar. Është lehonë, se djali i vogël është 2 muajsh. Brian i kishte vënë dhe emrin. Kërkoj të drejtën që ai doktor mos të ekzistojë më. Nuk mund ta quaj më mjek, as atë as stafin që ka atje. Shqetësimi ishte mbidoza e narkozës.Pse vendosët ta dërgonit te kjo klinikë?
    Duke marrë miratimin e edhe shumë të tjerëve, se mbahej si dentisti anestezist. Djali kishte për mbushje dhe pastrime. Nuk kam qenë kurrë për konsultë. Kam shkuar personalisht me gjithë të dhënat dhe i kam treguar për problemin. Djali im për herë të parë në klinikë shkeli në 28 tetor, ditë të tjerë nuk ka qenë.

    A ka pasur djali probleme me zemrën?
    Djali ka bërë një operacion para dy vitesh në zemër. Kam diskutuar dhe me doktorin. Kam marrë dhe një konsultë, një vërtetim nga kardio-pediatri, nga Albert Kroja, që ndiqte Brianin, që thoshte; Briani nuk vuan nga zemra, të bëhet ndërhyrja. Ia thashë doktorit për ndërhyrjen. Më tha nuk ka asnjë problem. Ia kisha dërguar dokumentin më parë.Çfarë vendosët të bënit në datën 28 për djalin?
    E çova për pastrim dhëmballe dhe disa mbushje. Nëq kohën që ky vazhdonte me ndërhyrjen, duke e pyetur disa herë, ai thoshte; po i pastrojmë gurëzat. I kam thënë nëse është mënyra që t’i bëjmë me seanca.

    Me kë shkuat?
    me nusen, gjyshin dhe kunatin. Djali ishte i qetë. Nuk kishte bërë asnjë kurim në gojë, për infeksion. Analizat i bënim çdo 6 muaj. Analizat i bëri atje në datë 28 shtator. Ia ka bërë analizat në çast. Tha; analizat janë në rregull, do vazhdojmë procedurën. E kam pasur komunikimin me mjekun, Roland Xhaxhon, dhe Ina Xhaxhon, dentisten.

    Ai më tha se do të zgjaste 2 orë e gjysmë ndërhyrja dhe deri në 1 orë dalja e anestezisë, anestezi të gjeneruar dhe jo totale. U fut në 10 të mëngjesit, 10 pa 5 diçka e tillë, qëndruam gati 2 orë pa folur. Pyeta represionin, te dera disa herë. Procesi tha ishte në rregull. Rreth orës 3 ose 3 e gjysmë doli doktoresha tha se procesi vazhdon në rregull.

    Kërkuam doktorin personalisht. Në orën 7 ka dalë djali nga klinika. Ne në dhomë kemi hyrë rreth orës 6, ka hyrë nusja. Kur kemi dalë, djali nuk ishte i përmendur. Mjeku ka thënë që djali ka dalë duke qarë, djali ka dalë i përgjumur. E dyta, pjesa e pagesës se është shumë e rëndësishme, në fund më ka thënë për 14 dhëmbë. Pagesa u bë në fund, madje u pagua 300 euro në fillim për anestezinë.

    Anestezia pagesën e ka, 300 euro në fillim dhe për çdo orë 70 euro. Rreth 370 euro shtesë bëri. Mjekun e telefonova kur filloi t’i hipte temperatura, e kishte fillimisht 38.2, u bë limon i verdhë. Më pas i shkoi 39 e gjysmë. I dhashë vetëm algofrenin që i ka dhënë ai. Nuk ia uli dhe pastaj shkuam në spital që e futën në reanimacion. Është e pavërtetë që djali ka folur. Të shihen kamerat, sa ka qarë dhe të gjitha. Pas operacionit djali nuk ka thënë asnjë fjalë.

    Më shikonte në sy, nuk është se reagonte. Pas operacionit asgjë, ishte përgjumësh. Briani ishte i qetë. Mjeku 100% e ka ditur çfarë ka bërë, prandaj nuk e hapte telefonin. Mjeku ditën e nesërme ka ardhur në pediatri, rreth drekës. Në spital mjekët na thanë është në gjendje të rënduar nga mëlçia, nga narkoza. Na thanë që po i hiqnin narkozën.

  • Arrestimi i krahut të djathtë të bosit të mafies ruse, Klodiana Lala zbardh detaje: U kap me…

    Arrestimi i krahut të djathtë të bosit të mafies ruse, Klodiana Lala zbardh detaje: U kap me…

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje mbi arresimin e rusit Igor Kokunov, i cili po mbahet në paraburgimin 313 në Tiranë. Lala shkruan se rusi u arrestua që me 28 gusht dhe lajmin ka marrë dhenë.

    “Rusi Igor Kokunov po mbahet në paraburgimin 313 në Tiranë. Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e arrestit me burg me afat 40 ditor në pritje të kërkesës për ekstradim nga Moska ku është i dënuar për mashtrim dhe zhvatje….

    Ai u arrestua me 28 gusht 2023 në piken e kalimit kufitar të Muriqanit!

    Lajmi ka marre dhenë prej ditësh e ditësh, tani na dilka që shumë pak e dinë.-shkruan Lala.

    Ndërkohë Lala ka publikuar edhe njoftimin e policisë për këtë rast.

    “Finalizohet operacioni policor i koduar “Moscow”, i zhvilluar nga shërbimet e PKK Muriqan dhe ato të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës.

    I akuzuar nga autoritetet ruse, si përkrahës dhe bashkëpunëtor i një krimineli, vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 59-vjeçari nga Rusia.

    Krahas angazhimit për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan kanë vijuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

    Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës, u finalizua operacioni policor i koduar “Moscoë”, në vijim të të cilit u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi I. K., 59 vjeç, banues në Moskë, Rusi.

    Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.

    Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Moskën, për ta ekstraduar shtetasin I. K., drejt Rusisë.”-thuhet në njoftimin e policisë.

  • Zbardhet skeda e vdekjes së 3-vjeçarit, eksperti mjeko-ligjor: Vdekje e papritur

    Zbardhet skeda e vdekjes së 3-vjeçarit, eksperti mjeko-ligjor: Vdekje e papritur

    Detaje të reaj janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku Brian Spahiu vetëm 3 vjeç humbi jetën tre ditë pasi mori shërbim dentar. Sipas ekspertizës paraprake, siç shihet edhe në dokumentin e siguruar nga Euronews, shkaku i vdekjes është cilësuar si “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”.

    Mësohet se më 28 shtator, familjarët kishin dërguar fëmijën tek klinika private për të bërë trajtim të dhëmbëve dhe pastrim nga gurëzat, për shkak të dhimbjes muajt e fundit.Pasi iu bë grafi, prindërve iu tha se duhej proceduar në 14 dhëmbë.
    Mjekja dentiste që u mor me dhëmbët e vogëlushit, është Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxhos i cili ka injektuar narkozën.

    Pasi iu bë grafi, prindërve iu tha se duhej proceduar në 14 dhëmbë.
    Mjekja dentiste që u mor me dhëmbët e vogëlushit, është Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxhos i cili ka injektuar narkozën.