Category: Lajme

  • Arrestimi i krahut të djathtë të bosit të mafies ruse, Klodiana Lala zbardh detaje: U kap me…

    Arrestimi i krahut të djathtë të bosit të mafies ruse, Klodiana Lala zbardh detaje: U kap me…

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje mbi arresimin e rusit Igor Kokunov, i cili po mbahet në paraburgimin 313 në Tiranë. Lala shkruan se rusi u arrestua që me 28 gusht dhe lajmin ka marrë dhenë.

    “Rusi Igor Kokunov po mbahet në paraburgimin 313 në Tiranë. Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e arrestit me burg me afat 40 ditor në pritje të kërkesës për ekstradim nga Moska ku është i dënuar për mashtrim dhe zhvatje….

    Ai u arrestua me 28 gusht 2023 në piken e kalimit kufitar të Muriqanit!

    Lajmi ka marre dhenë prej ditësh e ditësh, tani na dilka që shumë pak e dinë.-shkruan Lala.

    Ndërkohë Lala ka publikuar edhe njoftimin e policisë për këtë rast.

    “Finalizohet operacioni policor i koduar “Moscow”, i zhvilluar nga shërbimet e PKK Muriqan dhe ato të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës.

    I akuzuar nga autoritetet ruse, si përkrahës dhe bashkëpunëtor i një krimineli, vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 59-vjeçari nga Rusia.

    Krahas angazhimit për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan kanë vijuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

    Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës, u finalizua operacioni policor i koduar “Moscoë”, në vijim të të cilit u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi I. K., 59 vjeç, banues në Moskë, Rusi.

    Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.

    Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Moskën, për ta ekstraduar shtetasin I. K., drejt Rusisë.”-thuhet në njoftimin e policisë.

  • Zbardhet skeda e vdekjes së 3-vjeçarit, eksperti mjeko-ligjor: Vdekje e papritur

    Zbardhet skeda e vdekjes së 3-vjeçarit, eksperti mjeko-ligjor: Vdekje e papritur

    Detaje të reaj janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku Brian Spahiu vetëm 3 vjeç humbi jetën tre ditë pasi mori shërbim dentar. Sipas ekspertizës paraprake, siç shihet edhe në dokumentin e siguruar nga Euronews, shkaku i vdekjes është cilësuar si “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”.

    Mësohet se më 28 shtator, familjarët kishin dërguar fëmijën tek klinika private për të bërë trajtim të dhëmbëve dhe pastrim nga gurëzat, për shkak të dhimbjes muajt e fundit.Pasi iu bë grafi, prindërve iu tha se duhej proceduar në 14 dhëmbë.
    Mjekja dentiste që u mor me dhëmbët e vogëlushit, është Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxhos i cili ka injektuar narkozën.

    Pasi iu bë grafi, prindërve iu tha se duhej proceduar në 14 dhëmbë.
    Mjekja dentiste që u mor me dhëmbët e vogëlushit, është Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxhos i cili ka injektuar narkozën.

  • Dokumenti/ Djali 3-vjeçar humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, zbardhet skeda! Ja shkaku i vdekjes

    Dokumenti/ Djali 3-vjeçar humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, zbardhet skeda! Ja shkaku i vdekjes

    Dokumenti/ Djali 3-vjeçar humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, zbardhet skeda! Ja shkaku i vdekjes

    Vdekja e 3-vjeçarit, Brian, pas ndërhyrjes dentare në një klinikë private në Tiranë tronditi opinionin publik.

    Panorama ka siguruar skedë ku përcaktohet shkaku i vdekjes së të mitur.

    Sipas vdekjes 3-vjeçari ka ndërruar jetë nga një shkak i panjohur.

    “Vdekje e papritur nga shkak i panjohur më parë”, shkruhet dokumentin e lëshuar nga mjeku-ligjor

  • 15-vjeçari përfundoi në spital pasi konsumoi tullumbace me azot, arrestohen tre persona

    15-vjeçari përfundoi në spital pasi konsumoi tullumbace me azot, arrestohen tre persona

    Në vijim të megaoperacionit policor antidrogë i koduar “Tempulli”, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gëzim Xeba, Romeo Xeba dhe Elios Lame. Tre të arrestuarrit kishin përshtatur katin e parë të një lokali për përdorim droge dhe për shitjen e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin (tollumbace me Azot).

    Mësohet se një 15-vjeçar përfundoi në spital dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore pasikonsumoitullumbaceme azot.

    Njoftimi i policisë:Fier/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”, si dhe zbatimi i masave të parashikuara në Paketën për Sigurinë në shkolla.

    Goditet një tjetër rast i shitjes në afërsi të shkollave, i lëndëve të dëmshme për shëndetin e nxënësve.

    Reklamonin lojëra me kompjuterë, për fëmijë dhe adoleshentë, në katin e parë të një lokali të cilin e kishin përshtatur për përdorim droge dhe për shitjen e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin (tollumbace me Azot), vihen në pranga 3 shtetas dhe bllokohet ambienti i përshtatur për këto veprimtari kriminale.

  • Del skeda, Mjekësia Ligjore nuk e di se përse vdiq 3-vjeçari pasi u trajtua nga dhëmbët

    Del skeda, Mjekësia Ligjore nuk e di se përse vdiq 3-vjeçari pasi u trajtua nga dhëmbët

    Mjekësia ligjore nuk e ka të qartë se përse ka vdekur 3-vjeçari pasi mori trajtim për dhëmbët në klinikën “Splended” të Ina Xhaxhos në Tiranë.

    Sipas ekspertizës paraprake, siç shkruhet në dokument, shkaku i vdekjes është cilësuar si “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”.

    Skeda e vdekjes mban firmën e ekspertit mjeko-ligjor Erindo Alla. Shkaku paraprak është përcaktuar më datë 1 tetor, ditën kur vogëlushi 3-vjeçar humbi jetën.

    Por, pritet edhe një raport përfundimtar për shkakun e vdekjes, sipas Report TV.

    Vogëlushi ndërroi jetë në QSUT pasi u dërgua me urgjencë atje nga prindërit sepse kishte patur komplikacione të rënda pas trajtimit për disa orë me narkozë të përgjithshme në klinikën “Splended”, pjesë e Spitalit të Zemrës. Çështja ka kaluar në prokurori dhe po hetohet, ndërkohë që mjeku anestezist Roland Xhaxho u shpreh më herët për mediat se kishte kryer të gjithë protokollin për trajtime të tilla. /albeu.com

  • Dhunoi sistematikisht prindërit, arrestohet 21-vjeçari

    Dhunoi sistematikisht prindërit, arrestohet 21-vjeçari

    21-vjeçari Edison Mata, i shpallur në kërkim për “dhunë në familje” është arrestuar mbrëmjen e sotme në Berat.

    Mësohet se Mata kishte ushtruar dhunë sistematike nga prindërve të tij. 21-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat me 4-muaj burg në 26.09.2023.

    I riu u pikas nga policia në banesën e një të afërmi të tij ku edhe u arrestua.

    /5pyetjet.al

  • Nëna e përzuri nga shtëpia, përdhunohet dhe vritet 5-vjeçarja

    Nëna e përzuri nga shtëpia, përdhunohet dhe vritet 5-vjeçarja

    Qyteti Kansas, SHBA, është tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të një vajze 5-vjeçare, e cila u përdhunua dhe u vra në një kamp të pastrehëve në pyll pasi fqinjët thanë se nëna e saj e kishte dëbuar nga shtëpia së bashku me të babain dhe motrat e saj.

    Vogëlushja Zoe Felix u gjet e plagosur të hënën në një pikë karburanti pranë vendit ku jetonte me familjen e saj.

    Vajza e vogël, e cila gjithashtu kishte pësuar abuzim seksual, u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

    I dyshuari kryesor për krimin e tmerrshëm është një 25-vjeçar Mikel G. Cherry, i cili u arrestua për përdhunimin dhe vrasjen e vajzës.

    Sipas banorëve, i riu ka jetuar më parë për një kohë në të njëjtën shtëpi me vogëlushen, prindërit dhe motrën e saj, përpara se nëna e Zoes t’i nxirrte të gjithë nga shtëpia.

    Familja e vajzës mësohet se ka qenë problematike vitet e fundit. Vogëlushja nuk shkonte në kopsht dhe shëtiste rrugëve gjithë ditën pa mbikëqyrje.

    Disa anëtarë të komunitetit kujdeseshin herë pas here t’i jepnin rroba, ushqim dhe e mbanin për disa orë në shtëpinë e tyre në mënyrë që ajo të lahej dhe të pushonte./5pyetjet.al

  • Panik në bord/ Avionit i ndodh e papritura, rrëshqet në pistë dhe… (Video)

    Panik në bord/ Avionit i ndodh e papritura, rrëshqet në pistë dhe… (Video)

    Një incident dramatik ka ndodhur në Aeroportin Rajonal Chattanooga, ku një aeroplan FedEx bëri një ulje emergjente pasi mjetet e tij të uljes nuk arritën të zbrisnin.

    Sipas zyrtarëve, për mrekulli, askush nuk u lëndua nga incidenti?, raportojnë mediat e huaja.

    Në videon e publikuar Departamenti i Zjarrfikësve në Chattanooga mori raporte për dështimin e marsheve të uljes menjëherë pas ngritjes dhe u përgjigj menjëherë në vendngjarje.

    FedEx Boeing 757, me tre anëtarë të ekuipazhit, rrotulloi aeroportin përpara se të bënte zbritjen e tij përfundimtare?.

    Megjithatë, ai doli nga pista dhe ndaloi në një zonë sigurie përtej pistës fatmirësisht pa u përfshirë nga zjarri.

  • Përplasen makinat, e pëson këmbësori, me urgjencë drejt spitalit

    Përplasen makinat, e pëson këmbësori, me urgjencë drejt spitalit

    Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme me në Lushnje.

    Paraprakisht mësohet se nga aksidenti i shkaktuar nga automjetet është plagosur një këmbësor.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit.

    /5pyetjet.al

  • Vdekja e 3- vjeçarit, filli i padukshëm që ndan pakujdesinë nga vrasja

    Vdekja e 3- vjeçarit, filli i padukshëm që ndan pakujdesinë nga vrasja

    Ferdinand Dervishi

    Brian Spahiu – njomëzaku 3 vjeçar që humbi jetën pas operacionit në një klinikë private, mund të ishte fëmija i secilit nga ne – qëniet e rritura e të përgjegjshme që vendosim për fatin e jetës së të miturve tanë.

    Si gjyshi i tij, edhe ne, do ta çonim, me vendimin tonë, fëmijën te një mjek i njohur, sepse në një rast parakalues mund të kishim mbetur të kënaqur nga shërbimi i tij.

    Në stadin ku shoqëria jonë gjendet, kjo është funksionale.

    Por pasi e lëmë fëmjën në duart e mjekut dhe përpara fytyrës na mbyllet dera e sallës së operacionit, ne nuk ekzistojmë më. Përgjegjësinë e jetës së fëmijës sonë ja kemi kaluar mjekut.

    Në rastin e Brianit 3- vjeçar mjeku e mbajti atë larg vendimmarrjes së prindërve për 9 orë, duke tejkaluar disa herë afatin “dy orë maksimumi” që u kishte premtuar.

    Fëmija do të qendrote i vetëm dhe pa asnjë mundësi për të reaguar dhe lajmëruar shqetësimin, vuajtjet, dhimbjet, për 9 orë të gjata.

    Askush nuk e di se çfarë ndodhi saktësisht në sallën e operacionit dhe çfarë ishte gjëja që nuk po funksiononte dhe kërkonte një kohë të shumëfishuar.

    Askush, veç pjesëtarëve të një biznesi privat familjar – mjekut anestezist dhe vajzës së tij kirurge – nuk e di se çfarë ndodhi, pse u përkeqësua gjendja e pacientit vocërrak, çfarë masash u morën dhe nëse u respektuan protokollet mjekësore që zbatohen në të tilla situata.

    Paskësaj, Briani ju dorëzua prindërve gjysmë në koma. “Fëmija nuk i hapi sytë kurrë dhe sillej si i pajetë. Trupi përkundej si i pajetë. Dora rrëzohej si e pajetë. Doktori na tha se, pas, maksimumi, 30 minutash, narkoza do i dilte dhe do ishte mire” – përsërisin të afërmit.

    Por ky nuk është i vetmi shqetësim i prindërve dhe të afërmve.

    Ata janë ndier të shqetësuar edhe në Urgjencën e Spitalit të Fëmijëve ku mjeku anestezist i klinikës private e ngrinte zërin më tepër se mjekët e urgjencës, të cilët duhet të ishin zotër të vendit e të punës dhe ku ndonjëri, më i guximshmi, apo më i dhimbsuri, u pëshpëriste kujdesshëm në vesh se vocërraku po vuante pakujdesinë e një overdoze anestetiku.

    Gjithsesi deri këtu të gjithë mbeten te dyshimet për mjekim të pakujdesshëm, ashtu si edhe akuza zyrtare e Prokurorisë së Tiranës.

    Problemet, apo dyshimet, sidomos për familjarët, i shumëfishoi intervista televizive e mjekut anestezist. Sipas tyre, mjeku, shumicën e kohës, gënjeu.

    1- Gënjeu kur tha se fëmijën, pas ndërhyrjes, e dorëzoi të shëndetshëm.

    2-Gënjeu kur rrëfeu se fëmija, pasi doli nga narkoza, kërkoi të atin, apo të vëllanë e sapolindur.

    3-Gënjeu kur tha se fëmija përqafoi me duart e veta të atin.

    4- Gënjeu kur tha se ai vetë ju përgjigjej të gjitha thirrjeve në telefonin personal. E vërteta, sipas familjarëve, është se ai nuk u është përgjigjur telefonatave të tyre të realizuara menjëherë pas mbërritjes nga klinika në shtëpi, kur gjendja shëndetësore e fëmijës ishte përkeqësuar krejtësisht. Sipas tyre, mjeku anestezist do të bëhej i gjallë vetëm një ditë më pas, kur u shfaq në Urgjencën e Spitalit të Fëmijëve.

    4- Gënjeu kur fliste për komplikacione eventuale nga sëmundje të lindura të pacientit të vogël. Sipas familjarëve djali kishte shëndet të plotë. I vetmi problem – një anormalitet kardiak pas lindjes – ishte kuruar plotësisht pas një ndërhyrjeje në zemër në moshën 9- muajshe. I realizuar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, operacioni kishte dalë me sukses të plotë dhe njomëzaku nuk kishte shfaqur askurrë probleme me zemrën. Po kështu, edhe pse vetëm 9 muajësh, anastezia, gjatë këtij operacioni, kishte shkuar perfekt.

    5-Gënjeu kur tha se fëmijën nuk e futi menjëherë në operacion, pasi ishte me rrufë dhe priti disa ditë që kjo, apo një sëmundje e ngjashme, të largoheshin nga trupi i tij…

    E në këtë pikë, familjarët e njomëzakut jetëhumbur, dhe jo vetëm, vijnë te disa pyetje krejt logjike: përse mjeku anestezist po gënjen? Çfarë kërkon të fshehë?

    Sigurisht që neglizhenca apo gabimi në profesion janë njerëzore. Ato janë të pranueshme, të njohura dhe të asimilueshme, qoftë nga drejtësia, qoftë nga opinioni. Por kur përpiqesh të shpëtosh, bashkë me vajzën dhe klinikën private, përmes gënjeshtrës së shumëfishtë, duke tentuar për ta pastruar veten nga gjithçka, këtu nuk bëhet më fjalë për tu lehtësuar nga akuza për neglizhencë. Këtu situata rëndohet, pasi shkohet një fije afër vrasjes.