Category: Lajme

  • A do të preket Shqipëria nga moti i keq me vetëtima dhe reshje shiu në Kosovë?

    A do të preket Shqipëria nga moti i keq me vetëtima dhe reshje shiu në Kosovë?

    Disa celula stuhish të izoluara nga Mali i Zi kanë depërtuar edhe në territorin e Republikës së Kosovës dhe në këto çaste po kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

    Vetëtimat duket qartë, ndërsa shihet edhe në pamjet satelitore. Një celulë është diku në Dukagjin afër Pejës dhe Istogut, ndërsa celula tjetRt është krijuar në pjesën qendrore të Republikës së Kosovës.

    E kemi përmendur një fronti të dobët të ftohtë ajror dhe ardhja e tij ka shkaktuar këtë destabilizim të atmosferës. Reshje dhe rrebeshe lokal parashihen orëve të ardhshme lokalisht dhe jo në tërë territorin.

    Sidoqoftë reshjet janë të karakterit lokal dhe do të jenë kalimtare, ngase më vonë dhe nesër do të pasojë përmirësimi dhe stabilizimi i motit edhe në ato rajone ku kemi destabilizim sonte.

    Reshjet në ato vise janë të mirëseardhura për shkak të thatësisë shumë të gjatë, por ne Shqiperi do te kemi nje mot me temperatura te larta dhe pa vetetima e bubullima.

  • “A do të lësh një konsultë?” Klinika dentare që i bëri ndërhyrjen 3-vjeçarit vijon “e qetë” punën

    “A do të lësh një konsultë?” Klinika dentare që i bëri ndërhyrjen 3-vjeçarit vijon “e qetë” punën

    Vdekja e 3-vjeçarit pas një ndërhyrje dentare me anestezi totale ka tronditur rëndë opinionin publik ditën e sotme.

    Teksa prindërit dhe familjarë të tjerë kanë denoncuar sot publikisht ngjarjen e rëndë, kujtojmë se kjo situatë ka ndodhur para disa ditësh dhe i mituri është përcjell për në banesën e fundit.

    Ndërkohë që mjeku Roland Xhaxho dhe Ina Xhaxho janë të akuzuarit nga prindërit për vdekjen e fëmijës, të dy janë vendosur nën hetim nga autoritetet policore.

    Gazeta Shqip ka kontaktuar ditën e sotme me numrin zyrtar të kësaj klinike. Pas disa tentativash, në telefon është përgjigjur një grua, e cila është prezantuar si sekretare e klinikës dentare të Ina Xhaxhos.

    Sekretarja është interesuar nëse gazetarja e Gazetës Shqip po kërkonte të linte një takim për konsultë, duke lënë kështu të kuptohet se puna vijon normalisht në klinikë.

    Kur sekretarja kuptoi se gazetarja e Gazetës Shqip nuk ishte një paciente që kërkonte konsultë, u justifikua me faktin që ishte jashtë orarit të punës dhe u përpoq ta mbyllte sa më parë telefonin

    Edhe pse është raportuar më parë se klinika është mbyllur, përgjigja ndaj telefonatës së gazetares dhe pyetja nëse “dëshiron të lësh një takim”, tregon se puna vijon normalisht në klinikën e Ina Xhaxhos.

    Siç kanë dëshmuar prindërit e të miturit në media Xhaxho e ka futur në anestezi fëmijën, për të bërë një operacion disa orësh në dhëmballë. Ndërkohë që dyshohet se shkak të mbidozës së anestezisë, i mituri ka qëndruar në gjendje koma dhe në momentin që është dërguar në spital i kanë thënë se i është helmuar mëlçia.

    Kujtojmë se tre ditë më parë, i mituri me inicialet B.S, u fut në operacion për 4 dhëmballë. Operacioni zgjati nga ora 10:30 deri në 15:30. Familjarët e nxorrën nga klinika në orën 15:30. Fëmija nuk është ndjerë mirë e më pas u dërgua në urgjencë në orën 19:00. Raportohet se mëlçia i doli jashtë funksionit e për pasojë, i mituri ndërroi jetë. Sipas të afërmëve, dentisti po manipulon ngjarjen. Sipas burimeve, Xhaxho është proceduar nga Policia dhe aktualisht po vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë

  • Shkatërrohet banda e drogës në Spanjë, mediat: “Koka” e grupit ishte shqiptar, nuk mund t’i shpenzonte dot milionat

    Shkatërrohet banda e drogës në Spanjë, mediat: “Koka” e grupit ishte shqiptar, nuk mund t’i shpenzonte dot milionat

    Policia spanjolle ka skatërruar një grup të narkotrafikut në katalunjë, i cili drejtohej nga një shqiptar.

    Mediat iberike raportojnë se gjtë kontrollit në dhjetra plantacione kanabisi përgjatë bregdetit katalanas, nga El Masnou në Miami Platja, u vunë në pranga 21 persona.

    Kreu i grupit ishte një burrë me kombësi shqiptare, i cili prej vitesh jetonte në një apartament në Salou. Raportohet se ai posedonte sasi të mëdha parash, të cilat nuk mund t’i shpenzonte dot në prona. Mediat spanjolle shkruajnë se ai shpenzonte paratë për veshje të shtrenjta, bizhuteri dhe automjete.

    Nga ana tjetër në plantacionet e kanabisit që ai drejtonte, punëtorët detyroheshin të punonin për muaj me radhë të mbyllur brenda në magazinë ose në shtëpinë ku ndodhej plantacioni, pa ujë të pijshëm, pa sistem ngrohjeje dhe në kushte të rënda.

    Hetimet treguan se shumica ishin shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Katalunjës me detyrën e kujdesit për plantacionet e drogës. Raportohet se anëtarët e grupit ruheshin nga autoritetet dhe grabitjet e mundshme duke instaluar kamera në çdo plantacion dhe duke vendosur detektorë lëvizjeje.

    Po ashtu mësohet se pas prodhimit të kanabisit ata përdornin kamionë për të shpërndarë drogën në vendet e Evropës, duke shfrytëzuar edhe pozicionin e Katalunjës, pranë kufirit francez dhe dy porteve kryesore.

  • Spikeret virtuale/ Shpërthen gazetarja e njohur dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Hakmarrja e Zotit do jetë e madhe

    Spikeret virtuale/ Shpërthen gazetarja e njohur dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Hakmarrja e Zotit do jetë e madhe

    Njerëzit virtualë pritet të aplikohen në një gamë të gjerë industrish si shitja me pakicë, financa, pasuritë e paluajtshme, argëtimi dhe arsimi, të nxitur nga avancimi i teknologjisë së bazuar në inteligjencën artificiale, po thonë ekspertët e fushës.

    Së fundmi një spikere vituale u shfaq në televizionet shqiptare dhe shkaktoi debat.

    Në emisionin ‘Good Morning Albanians’, të ftuarin patën përplasje mendimesh, ku gazetarja Eneida Xhelili u shpreh e revoltuar nga spikerja e krijuar nga Inteligjenca Artificiale pasi sipas saj mund të shkaktoj dëm te njerëzimi.

    Eneida Xhelili: Kështu ndodhi dhe shekullin e kaluar me armët bërthamore, kështu ka ndodhur dhe me shpikjet e tjera, që në momentin e parë duken shumë inovative, por më pas nuk është kontrolluar dot dëmi që i kanë shkaktuar njeriut. Nesër s’do ketë as Ismail Kadare, as Shekspiri.

    Ermand Maternika: Bota po përdor robotët në vend të kamarierëve

    Gledis Bozo: E bën poezinë në stilin e “Shekspirit” dhe kujtdo shkrimtar të caktuar

    Gerond Taçi: Mund të krijojë poetë dhe shkrimtarë

    Eneida Xhelili: Gazetarja: mendoj se hakmarrja e Zotit do të jetë shumë e madhe për këtë që po thoni.

  • Pas vdekjes së 3-vjeçarit, dentisti Roland Xhaxho merr vendimin e fundit

    Pas vdekjes së 3-vjeçarit, dentisti Roland Xhaxho merr vendimin e fundit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë 3 ditë më parë, ku një 3-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka marrë mjekim në një klinikë dentare.

    I mituri dyshohet se ka humbur jetën për shkak të mbidozës së narkozës, që dentisti Roland Xhaxho i ka dhënë për të kryer ndërhyrjen në dhëmbët e tij.

    Sipas familjarëve, i mituri është ndjerë keq pasi ka dalë nga klinika dhe ka ndërruar jetë i shtuar në spital.

    Klinika në fjalë ndodhet në Rrugën e Kavajës në Tiranë dhe në të punojnë 70-vjeçari Roland Xhaxho dhe vajza e tij, Ina Xhaxho.

    Klinika ka qenë duke punuar gjatë gjithë këtyre ditëve, por sot, pas publikimit të ngjarjes së rëndë, ka mbyllur qepenat. Mediat janë munduar që të kontaktojë me mjekun Roland Xhaxho, por nuk është përgjigjur njëri.

  • U kapën me gjysëm toni kokainë, lihen në burg 5 shqiptarët

    U kapën me gjysëm toni kokainë, lihen në burg 5 shqiptarët

    Gjykata greke ka vendosur të lëjë në burg 5 shtetasit shqiptarë të arrestuar një javë më parë, të cilët u kapën me gjysëm toni kokainë.

    Para gjykatës kanë dalë Arjan Neki Xhafaj, Lutmira Fatmir Xhafaj, Ilirian Shpetim Baraj, Klevis Arben Muskaj, Avelino Alfred Feimi. Këta shtetas janë nga Cakrani i Fierit dhe nga Vlora.

    Mësohet se kreu i grupit Arjan Xhafaj rezulton punonjës i Zjarrfikëses në Shqipëri. Ai ka thënë para gjykatës se do të paguhej 50 mijë euro për transportin e kokainës, ndërsa bashkëshortja e tij ka mohuar ccdo pjesmarrje në ngjarje.

    Mediat e huaja shkruajnë se një pjesë e madhe e kokainës do të përfundonte në Shqipëri dhe prej andej do të promovohej në Europë, ndërsa një pjesë më e vogël e së njëjtës seri synohej për tregun grek.

    5 shtetasit shqiptarë u kapën duke transportuar 585 kilogram kokainë në Selanik.

  • “Jemi të vetmit në Shqipëri”/ Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes dentare me anestezi totale, si e reklamonte mjeku këtë metodë

    “Jemi të vetmit në Shqipëri”/ Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes dentare me anestezi totale, si e reklamonte mjeku këtë metodë

    Ndërkohë në rrjetet sociale, kjo klinikë shpërndante herë pas here postime ku bënte reklamë për ndërhyrjet që kryheshin me anestezi totale.

    Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë pas një ndërhyrjeje dentare me anestezi totale, ka shokuar dhe tronditur opinion publik, rteksa ngjarja u bë publike vetëm ditën e sotme.

    Sipas dëshmisë së familjarëve, i vogli i është nënshtruar një ndërhyrjeje në dhëmb, për 9 orë me anestezi totale, në një klinikë private të mjekut Roland Xhaxho. Më pas ai ka shfaqur komplikacione, dhe pasi është dërguar në QSUT, ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë doza e lartë e anestezisë, e cila i ka prekur mëlçinë.

    Ndërkohë në rrjetet sociale, kjo klinikë shpërndante herë pas here postime ku bënte reklamë për ndërhyrjet që kryheshin me anestezi totale.

    “Suksesi vjen nga puna! Sot jemi të lumtur të themi se PO, jemi te vetmit në Shqipëri për kujdesin dentar tek pacientë me aftësi ndryshe, autik, doën, pacientët odontofobikë (ata që kanë frikë ndaj dentistit), pacientët me probleme në zemër, bypass, valvula, si dhe pacientët diabetikë!

    Brënda Spitalit të Zemrës kryhen të gjitha shërbimet dentare nën anestezi totale për këto kategori. Teksa flini, Klinika Dentare Dr.Ina Xhaxho zgjidh problemet tuaja dentare dhe rikthejnë shëndetin tuaj dentar”, thuhet në një nga postimet e bëra në Facebook.
    https://gsh.top-media.al/media10/spit-388×720.jpg

  • Fëmija 3 vjeç vdes pas ndërhyrjes në gojë, mjekët babë e bijë nga Tirana ende të lirë

    Fëmija 3 vjeç vdes pas ndërhyrjes në gojë, mjekët babë e bijë nga Tirana ende të lirë

    Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e sotme në kryeqytet. Pakujdesia në një klinikë private e një dentisti dhe i vajzës së saj, i ka kushtuar shtrenjtë një fëmije vetëm 3-vjeçar.
    Bëhet fjalë për shtetasit që shikoni në foton e mësipërme, Roland Xhaxho dhe Ina Xhaxho, babë e bijë, të cilët realizuan një ndërhyrje në gojën e fëmijës.

    Veprimet e para hetimore, hedhin dyshime që operacionin e fëmijës e ka kryer vajza e Rolandit, Ina.
    Prindërit e fëmijës hedhin akuza të forta mbi dentistët që ushtronin aktivitetin e tyre në Rrugën e Kavajës. Nga dëshmia e prindërve, thuhet se 3-vjeçarit, i është bërë anestezi totale dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave, kanë marrë fëmijën dhe janë larguar drejt banesës. Por pas disa orësh, vogëlushi është ndjerë keq.

    Të ndodhur në këto kushte, të alarmuar prindërit kanë telefonuar klinikën, ku nuk i është përgjigjur askush në telefon dhe më pas e kanë transportuar me urgjencë në Pediatrinë e QSUT-së.

    Pasi gjendja është përkeqësuar, ai ka qëndruar dy ditë në reanimacion, ku më pas edhe ka ndërruar jetë. Në lidhje me ngjarjen, policia ka nisur hetimet për dentistët e klinikës private, babë e bijë.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital.”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Përd*unoi 3-vjeçaren në mënyrë të përsëritur, dënohet me 31 vite burg 29-vjeçari anglez

    Përd*unoi 3-vjeçaren në mënyrë të përsëritur, dënohet me 31 vite burg 29-vjeçari anglez

    Bradley Martin një murator 29-vjeçar anglez ka përdhunuar në mënyrë të përsëritur një vajzë të vogël 3-vjeçare. Krimet e tij të tmerrshme dolën në dritë pasi nëna e fëmijës e çoi atë në spital menjëherë pasi lëndime të pashpjegueshme.

    Stafi i spitalit në Hastings ngriti shqetësime në policinë e Sussex dhe filloi një hetim. Përbindëshi ra në sytë e policisë angleze, kur u pa që kishte bërë kërkime në interenet rreth pornografisë ekstreme për kafshë dhe për njerëz. Martin e përdhunoi viktimën e tij disa herë. Martin u shpall fajtor për tre akuza për përdhunim të një fëmije nën 13 vjeç. Ai u dënua me 23 vjet burg, me tetë vjet leje të zgjatur.

    Detektivi i policisë Kelly Yates, nga njësia e hetimeve mbrojtëse të Hastings, tha: “Bradley Martin abuzoi me viktimën e tij të re në mënyrën më të neveritshme, të zbuluar falë kujdesit të nënës së fëmijës dhe zellit të profesionistëve mjekësorë.

    Martin do të jetë në regjistrin e shkelësve seksualë për gjithë jetën dhe iu dha një urdhër i pacaktuar për parandalimin e dëmtimit seksual, duke kufizuar ndjeshëm aksesin e tij ndaj fëmijëve dhe pajisjeve dixhitale.

  • Vdekja e fëmijës 3-vjeçar, kush është dentisti që i bëri operacionin të dhëmballët

    Vdekja e fëmijës 3-vjeçar, kush është dentisti që i bëri operacionin të dhëmballët

    Vdekja e fëmijës 3-vjeçar, kush është dentisti që i bëri operacionin të dhëmballët
    Tre ditë më parë, i mituri me inicialet B.S, u fut në operacion për 4 dhëmballë. Operacioni zgjati nga ora 10:30 deri në 15:30. Familjarët e nxorrën nga klinika në orën 15:30.

    Fëmija nuk është ndjerë mirë e më pas u dërgua në urgjencë në orën 19:00. Raportohet se mëlçia i doli jashtë funksionit e për pasojë, i mituri ndërroi jetë. Sipas të afërmëve, dentisti po manipulon ngjarjen.

    Sipas burimeve, Xhaxho është proceduar nga Policia dhe aktualisht po vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë.