Category: Lajme

  • Tragjedia në Itali, shqiptari bëhet hero, shpëton dy të rinj nga vdekja

    Tragjedia në Itali, shqiptari bëhet hero, shpëton dy të rinj nga vdekja

    Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një aksident i rëndë ku autobusi me pasagjerë ra nga një lartësi 10 metra duke përfunduar poshtë mbikalimit.

    Nga përplasja dhe përfshirja e flakëve të autobusit humbën jetën 21 persona.

    Ndërkohë sot mësohet se se një shqiptar i Kosovës ka shpëtuar dy të rinj menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja.

    Bujar Buçaj një emigrant nga komuna e Malishevës ndihmoi dy të rinj vëlla e motër nga Ukraina duke i nxjerrë nga autobusi që kishte rëndë disa metra poshtë urës.

    Mediat në Itali e kanë vlerësuar lart për këtë gjest.

    “Unë kam qenë në punë përballë aksidentit. Posa e kam dëgjuar zhurmën e madhe, i kam kapërcy telat e stacionit trenit dhe kam vrapu neper shina të trenit.

    Kam mbërri në vend të ngjarjes. Kur kam mbërritur aty, kam dëgjuar bërtima. Dy të rinj i kam ndihmu vëlla e motër të cilët kanë qenë të lënduar”, ka treguar ai për mediat kosovare.

    Bujari po ashtu ka thënë se fillimisht në vendngjarje ka shkuar policia dhe pastaj zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.

  • A pati gisht Rusia tek sulmi në Kosovë? Analistja e njohur zbardh prapaskenat: Shërbimet sekrete kanë…

    A pati gisht Rusia tek sulmi në Kosovë? Analistja e njohur zbardh prapaskenat: Shërbimet sekrete kanë…

    Analistja nga Kosova, Alma Lama tha në një intervistë për Euronews Albania se shërbimet sekrete mund të kenë informacione për ndërhyrje të Rusisë tek sulmi ndaj policisë së Kosovë, në 24 shtator.

    Sipas saj, në deklaratat e SHBA lidhur me sulmin e serbëve në Veri, mund të lexohet mes rreshtash për mundësinë e një ndërhyrjeje të tillë kur thuhet se pas këtyre strukturave fshihen struktura të tjera.

    “Vuçiç po shihet si një lloj diktatori i vogël që po shkakton trazira në rajon. E rëndësishme është të kuptohet cili ka qenë roli i Rusisë në këtë ngjarje. Mendoj se shërbimet sekrete kanë informacione e kush janë këta persona, ku i kanë marrë armët dhe në përputhje me këto informacione do merren e dhe masat. Duke dëgjuar edhe deklaratat e SHBA besoj se ata kanë më shumë informacione që nuk po i jepen publikut, por po të lexosh pas rreshtave e kupton. Është folur se pas këtyre strukturave ka struktura të tjera”, tha Lama.

  • “Metamorfoza 2”/ Karamuço paralajmëron “tërmet” në institucionet shqiptare: Do dalin të tjera transkipte nga aplikacioni i inkriptuar Sky ECC

    “Metamorfoza 2”/ Karamuço paralajmëron “tërmet” në institucionet shqiptare: Do dalin të tjera transkipte nga aplikacioni i inkriptuar Sky ECC

    Eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço ka paralajmërua një tjetër “tërmet” në institucionet shqiptare, pasi pritet të dalin të tjera transkipte nga aplikacioni i inkriptuar Sky ECC.

    I ftuar në “Top Talk”, Karamuço tha se “Metamorfoza 2” do të shkaktojë goditje edhe më të madhe se “Metamorfoza 1”, e cila çoi në pranga disa prej emrave më të rrezikshëm të botës së kimit.

    “Metamorfoza 2 do jetë edhe më e madhe, përfshin edhe institucione të tjera, Dogana, Tatimet. Do jetë një vetting për të gjitha institucionet shtetërore dhe më tej”, deklaroi Karamuço në “Top Talk”.

    Kujtojmë që aktualisht në hagë janë dy oficerë të inteligjencës shqiptare që janë duke zbërthyer mesahzet e inkriptuara në apliakacionin Sky, i cili ka më shumë se 16 mijë përdorues nga Shqipëria.

  • “Për vrasjen e Mermalit s’mora asnjë lek, ja bëra Laert Haxhiu si nder”, Tafani: I bëmë kurthin me heroinën, pastaj e vramë

    “Për vrasjen e Mermalit s’mora asnjë lek, ja bëra Laert Haxhiu si nder”, Tafani: I bëmë kurthin me heroinën, pastaj e vramë

    Artan Tafani, i penduari i krimeve të grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë, ka treguar se vrasjen e Elton Mermalit, e ka kryer së bashku me Lulzim Spahiun alias Arapi, ndërsa urdhrin e kishte marrë nga Laert Haxhiu.

    Tafani, ka shpjeguar para grupit të hetimit se ekzekutimin e Elton Mermalit e kërkonte Laert Haxhiu, për shkak se Mermali ishte pjese e bandës së Aldo Bares dhe në vitin 1998, ai kishte marrë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut dhe Artan Sulçes në zonën e “Plasmasit” në Lushnjë.

    Sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë, Laert Haxhiu i ka kërkuar më insistim që vrasjen e Mermalit ta bëjmë në muajin Tetor, pasi në këtë muaj ishte vrarë nga Mermali dhe kushëriri i Haxhiut në Lushnjë.

    Në fakt Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe, janë ekzekutuar mëngjesin e 23 tetorit të vitit 1998, kur po udhëtonin të dy me një automjet tip fuoristradë.

    Por tek një kryqëzim tek ish-fabrika e plasmanit, i prisnin Petrit Liçi, Erjon Kashari dhe Elton Mermali të cilët hapën zjarr me kallashnikov duke i lënë të vdekur të dy.

    Sipas dosjes hetimore të dënimit të Elton Mermalit, thuhet se pranë dy viktimave afrohen me pistoleta Edjan Xhafaj dhe Dritan Vila që u dhanë plumbin e sigurisë.

    Kjo ngjarje e ndodhur 23 vite më parë është bërë shkak që Laert Haxhiu të hakmerret, duke ja kërkuar vrasjen si nder dy killerave të grupit të tij, Lulzim Spahiu dhe Artan Tafani.

    Ky i fundit tashmë i penduar, ka pohuar se për këtë vrasje nuk ka marrë asnjë lek dhe se gjithçka e ka kryer për nder ndaj shokut të tij Laert Haxhiu, shkruan Ora News.

    “…ne kishim rënë në dijeni se Mermali kishte dalë nga burgu dhe pinte heroinë me disa djem të lagjes, por edhe me mua. Atë ditë kam qenë i veshur me një bokser jelek ngjyrë të zezë. Mermalin e njihja herët dhe ai ishte përdorues i heroinës. Duke pasur informacion që ai kërkonte të pinte heroinë, e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur heroinë, të shkojmë ta marrim dhe ta pijmë. Mermali ka pranuar në mbrëmjen e 13 qershorit 2021 kam shkuar me makinë tek lagjja e tij. Ai sapo më ka parë ka hipur vetë në makinë dhe më pas jam drejtuar drejt rrugës që del nga Lushnja. Atë mbrëmje me vete kam marrë dhe Lulzim Arapin, që ishte pjesë e planit të bërë me Laert Haxhiun. Kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një muri jemi drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina. E gjitha ka qenë një mashtrim. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kam qëlluar me plumb pas koke. Një plumb në kokë dhe dy në trup, për tu siguruar që ai kishte vdekur. Më pas jemi larguar, duke lënë trupin e tij aty mes ferrave… ndërsa pas ngjarjes kemi njoftuar dhe Laert Haxhiun” – ka treguar bashkëpunëtori i Prokurorisë, Artan Tafani.

    Për këtë vrasje, prokuroria e Elbasanit ka arrestuar si ekzekutorë Laert Haxhiun, Lulzim Spahinë dhe Artan Tafanin. Ndaj tre persona është ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

  • 11 të arrestuar në Tiranë, njëri i ikën policisë nga duart me vrap

    11 të arrestuar në Tiranë, njëri i ikën policisë nga duart me vrap

    11 persona janë arrestuar në Tiranë në 24 orët e fundit, 3 janë shpallur në kërkim dhe një është proceduar në gjendje të lirë për disa ngjarje. Njëri prej personave nën hetim i ka ikur policisë nga duart me vrap.

    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Ndërhyrjeve të Krimeve Kibernetike arrestuan shtetasin A. M., 27 vjeç, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 40 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin M. H., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë.

    Gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Kolë Koçi”, në përdorim nga shtetasi A. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pajisje që shërbejnë për lojëra fati, ndërsa shtetasit G. K. i gjetën në celular, faqe bastesh sportive.

    Gjatë kontrollit, shtetasi M. H. nuk i është bindur punonjësve të Policisë dhe është larguar me vrap” njofton policia.

  • “Uli kokën, i futa plumbin…”! I ngriti kurth, i penduari: Si e vrava “Kinezin” e Aldo Bares

    “Uli kokën, i futa plumbin…”! I ngriti kurth, i penduari: Si e vrava “Kinezin” e Aldo Bares

    Artan Tafani, i penduari i krimeve të grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë, ka treguar se vrasjen e Elton Mermalit, e ka kryer së bashku me Lulzim Spahiun alias Arapi, ndërsa urdhrin e kishte marrë nga Laert Haxhiu.

    Tafani, ka shpjeguar para grupit të hetimit se ekzekutimin e Elton Mermalit e kërkonte Laert Haxhiu, për shkak se Mermali ishte pjese e bandës së Aldo Bares dhe në vitin 1998, ai kishte marrë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut dhe Artan Sulçes në zonën e “Plasmasit” në Lushnjë.

    Sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë së Laert Haxhiu na i ka kërkuar më insistim që vrasjen e Mermalit ta bëjmë në muajin Tetor, pasi në këtë muaj ishte vrarë nga Mermali dhe kushëriri i Haxhiut në Lushnjë, sipas gazetarit Elton Qyno.

    “Mermalin e njihja herët dhe ai ishte përdorues i heroinës. Duke pasur informacion që ai kërkonte të pinte heroinë, e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur heroinë, të shkojmë ta marrim dhe ta pimë. Mermali ka pranuar në mbrëmjen e 13 qershorit 2021 kam shkuar me makinë tek lagjja e tij.

    Ai sapo më ka parë ka hipur vetë në makinë dhe më pas jam drejtuar drejt rrugës që del nga Lushnja. Atë mbrëmje me vete kam marrë dhe Lulzim Arapin, që ishte pjesë e planit të bërë me Laert Haxhiun. Kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një muri jemi drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina.

    E gjitha ka qenë një mashtrim. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kam qëlluar me plumb pas koke” ka treguar bashkëpunëtori i Prokurorisë, Artan Tafani.

  • Ndodh edhe kështu!? Nuk pagoi faturën në restorant, djali padit vajzën pas takimit romantik

    Ndodh edhe kështu!? Nuk pagoi faturën në restorant, djali padit vajzën pas takimit romantik

    Epo kot nuk i thonë ‘ekonomi tregu’. Madje edhe në dashuri.

    Një takim romantik në Rusi ka përfunduar në mënyrë të pazakontë, pasi djali denocoi vajzën për shkak se ajo nuk pagoi faturën në restorant.

    Ngjarja ka ndodhur në Moskë dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. 28-vjeçari e kishte takuar vajzën online dhe pas disa javësh njohje me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale, vendosën të takoheshin personalisht.

    Ata zgjodhën një kafene në rrugën “Mira” të Moskës për takimin e tyre. Në fillim dukej se gjithçka po shkonte mirë, por gjërat morën kthesë për keq kur kamerieri iu dha faturën.

    Djali sugjeroi që të ndanin shpenzimet në mënyrë të barabartë, një praktikë e zakonshme takimesh, por vajza refuzoi kategorikisht. Vajza argumentoi se ai kishte porositur shumicën e ushqimeve dhe pijeve, kështu që 28-vjeçari duhet të paguante për gjithçka.

    Pas një debati të ashpër, vajza u largua papritur nga kafeneja, duke e lënë 28-vjeçarin të paguante të gjithë faturën, e cila arrinte në 180 euro.

    Në vend që të pranonte situatën, djali shkoi direkt në një komisariat dhe bëri një denoncim kundër partneres së tij.

  • “Desha të marr hak për babanë”, zbardhet dëshmia e Artan Tafanit, si nisi saga e vrasjeve

    “Desha të marr hak për babanë”, zbardhet dëshmia e Artan Tafanit, si nisi saga e vrasjeve

    “Kam parë babanë të ma vrasin para syve në Lushnjë dhe u betova se do të marr hak”, kështu e nisi dëshminë para hetuesve 39-vjeçar Artan Tafani, i cili mban edhe emrin Marius.

    Ai tregoi se gati një dekadë më parë hyri në kontakt me Laert Haxhiun për t’u bërë partnerë në krim. Në emër të gjakut, Tafani bashkëpunoi me Laert Haxhinë për të vrarë cilindo që prej tij cilësohej si kundërshtar nga Çajup Selimi, Alban Semakun dhe Albi Bashaliun por edhe të përgatiste vrasje apo të vendoste eksploziv për interes të tij. Sipas tij ndërkohë që shteti i kërkonte prej vitesh, ata lëviznin lirshëm edhe në qendër të Tiranës.

    Në morinë e dëshmive të dhëna nga Artan Tafani për krime të ndryshme të ndodhura nga viti 2018 deri në vitin 2023 policisë dhe prokurorisë i ka lindur nevoja për të faktuar vërtetësinë e këtyre thënieve. Mes të tjerash Tafani ka treguar dhe banesat e marra me qira ku grupi qëndronte në Tiranë në zonën e Astirit dhe në qendër te Pazari i Ri.

    Hetuesit kanë hapur dosjet e vrasjeve që përmend Tafani për të ballafaquar provat e gjetura në vendngjarje dhe ato të deklaruara nga bashkëpunëtori i drejtësisë. Disa prej deklarimeve të tij nuk qëndrojnë prandaj ai është intervistuar disa herë ditëve të fundit. Në pjesën dërmuese të thënieve të tij kryefjalë është Laert Haxhiu të cilin ai e përshkruan si një person të etur për hakmarrje për të eliminuar këdo që ishte pjesëtar apo i afërt me Bandën e Aldo Bares por edhe personat të cilit kishin thyer besimin e tij qofshin këta edhe bashkëpunëtorë të tij. Dyshimi se ai mund të ishte viktima e radhës pas ftohjes së marrëdhënieve mes tyre ishte një shtysë për Artan Tafanin të thyej para hetuesve dhe të rrëfente krime të cilat autoritetet i kishin pa autor.

  • Aksident në aksin Fushë Krujë-Kamëz, makina përplas 12-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

    Aksident në aksin Fushë Krujë-Kamëz, makina përplas 12-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

    Një i mitur ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në një aksident në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz.

    Më datë 04.10.2023, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, dyshohet se një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. B., ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Kamëz, ka të plagosur

    Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Kamëz, ka të plagosur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, ku një i mitur ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në një aksident automobilistik.

    Më datë 04.10.2023, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, dyshohet se një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. B., ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

    I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.