Category: Lajme

  • I pa turp! Kapet duke vjedhur në banesën e vjehrrit, arrestohet dhëndri

    I pa turp! Kapet duke vjedhur në banesën e vjehrrit, arrestohet dhëndri

    Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Maliqit, pasi u kap duke vjedhur në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Pojan të Korçës

    Policia bën me dije se krahas ndalimit të 50-vjeçarit, bashkëshortja e tij është pajisur me urdhër-mbrojtje për shkak të dhunës së psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti.

    Policia vendore informon se u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Z. Z., 50 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende në banesën e vjehrrit të tij.

    Në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me këtë rast, u pajis me urdhër mbrojtjeje bashkëshortja e shtetasit Z. Z., pasi dyshohet 50-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj”, njofton policia.

  • Shkoi në spital me dhimbje barku, 13-vjeçarja lind fëmijën pa e ditur që ishte shtatzënë

    Shkoi në spital me dhimbje barku, 13-vjeçarja lind fëmijën pa e ditur që ishte shtatzënë

    E mitura është gjetur nga mjeku në tualetin e spitalit me fëmijë e porsalindur, me kordonin e kërthizës të varur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku nëj 13-vjeçare ka sjellë në jetë një fëmijë pasi shkoi në spital me dhimbje barku.

    Sipas mediave greke, prindërit e çuan vajzën në urgjencën e spitalit të Naxosit me dhimbje të forta barku, të cilat ia atribuuan kapsllëkut kronik.

    Për të trajtuar dhimbjet, pediatri i dha një klizmë, siç është përshkruar në këto raste, por vajzë shkoi në tualet dhe u vonua shumë. Kur mjeku shkoi për tak ontrolluar e gjeti me foshnjën e lindur dhe kordonin e kërthizës së varur.

    Më pas, 13-vjeçarja i është nënshtruar një radiografie për të parë nëse ka ndonjë komplikacion dhe në mungesë të mjekut gjinekolog është transferuar në spitalin e Siros, ku po trajtohet me foshnjën e saj.

    E mitura u ka treguar psikologëve të fëmijës se babai i vogëlushit është një shok i klasës, por të afërmit e saj theksojnë se nuk dinë asgjë. Ndërkohë, ata thonë se vajza ëhstë kontrollaur shpesh në pediatri dhe askush nuk u kishte thënë se jao ishte shtatzënë, ndërsa shtimi nnë peshë ia atribuonin adoleshencës.

  • “Grupi kriminal i Artan Tafanit vepronte në disa qytete”, flet ish-prokurorja Imeraj: Krimi në Shqipëri është bërë shumë i frikshëm!

    “Grupi kriminal i Artan Tafanit vepronte në disa qytete”, flet ish-prokurorja Imeraj: Krimi në Shqipëri është bërë shumë i frikshëm!

    Ish-prokurorja Elizabeta Imeraj ka folur në një intervistë televizive për kriminalitetin në Shqipëri. Imeraj theksoi se kohët e fundit rendi dhe siguria nuk ka qenë në kritere maksimale, duke nënvizuar se duhet të zbërthen grupet kriminale.

    Më tej ajo nënvizoi se krimi ka fituar terren dhe nuk po kursen as qytetarët e thjeshtë.

    “Gjendja e kriminalitetit në Shqipëri është në masë. Dhe po ti referohemi aksioneve të fundit, brenda një dite, mbi 200 të arrestuar, nuk dëshmojnë që ka thjesht shpërndarës të arrestuar, por dëshmojnë se ka nga ana tjetër shumë furnizues të këtyre shpërndarësve që gjejnë vend dhe ata furnizues dhe ata kanë gjetur mënyrën për të sjellë lëndën narkotike nga jashtë dhe kjo është lejuar. Ka disa momente që lidhen me njëra-tjetrën dhe që dëshmojnë se gjendja e kriminalitetit është shqetësuese.

    Po ti referohemi dhe muajve të fundit, rendi dhe siguria publike nuk është se ka qenë në kritere maksimale. Zona të tilla si në Lezhë, në Rrëshen, janë vende që klima në përgjithësi të bën të konkludosh që është një gjendje e cila ka lënë terren të lirë që kriminaliteti të zhvillohet. Grupi kriminal që ishte i përfshirë dhe Artan Tafani ka pasur një shtrirje në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Në këtë kontekst është e rrezikshme. Dhe bëhet më e rrezikshme kur publiku merr vesh që ky grup kriminal ka tentuar të vrasë dhe një prokurori. Qytetarët janë njëlloj. Po përderisa krimi gjen një klimë të tillë, kjo është gjë përmban alarm.”-tha Imeraj.

  • Aksidenti tragjik në Itali/ Identifikohen shtatë prej viktimave

    Aksidenti tragjik në Itali/ Identifikohen shtatë prej viktimave

    Mes viktimave të identifikuara të aksidentit të autobusit në Mestre janë pesë shtetas ukrainas, një gjerman dhe një shofer autobusi italian, ka konfirmuar për ANSA prefekti i Venecias, Micaele Di Bari.

    ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali ku një autobus u rrëzua nga mbikalimi i Rizzardit në Mestre. Në autobusin që doli nga rruga në mbikalimin e Vempës dhe përfundoi pranë shinave të trenit ndodheshin një grup shtetasish ukrainas dhe disa gjermanë.
    Mes viktimave të identifikuara të aksidentit të autobusit në Mestre janë pesë shtetas ukrainas, një gjerman dhe një shofer autobusi italian, ka konfirmuar për ANSA prefekti i Venecias, Micaele Di Bari. 18 pasagjerë të plagosur i mbijetuan aksidentit dhe u shtruan në spitale të ndryshme në zonën e Venetos: nëntë në Treviso mes tyre dy të mitur, katër në Mestre, një në Mirano dhe një në Dolo. Në autobus, përveç qytetarëve të Ukrainës dhe Gjermanisë, ka pasur edhe shtetas të Francës.

    Sipas mediave italiane, në aksident ka humbur jetën edhe shoferi i autobusit Alberto Rizzotto, 40-vjeçar. Ambasada e Ukrainës në Romë konfirmoi se në autobus kishte pasagjerë ukrainas.

    Përpara hyrjes së kampit “Hu” në Margera, ku po qëndronin turistët nga autobusi, ka shumë persona që duan të marrin informacion. Konsulli bullgar në Venecia ka mbërritur në vendngjarje dhe po përpiqet të mbledhë informacione për kolegët e tij nga vende të tjera. Prefektura e Venecias ka dërguar menjëherë një njoftim për të gjitha shërbimet konsullore, duke besuar se shumica e viktimave ka të ngjarë të jenë shtetas të huaj.

    Mes viktimave janë edhe dy fëmijë

    RAI shkruan se mes 21 viktimave të konfirmuara aktualisht të aksidentit të autobusit në Mestre janë edhe dy fëmijë. Gjithashtu janë 18 të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje shumë të rëndë.

    Në mesin e 15 të plagosurve janë edhe tre fëmijë të tjerë. Pesë të lënduar, mes tyre dy të mitur ndodhen në spitalin e Trevisos, ndërsa një tjetër i mitur është transportuar me ambulancë në spitalin e Padovës. 12 të tjerat ndodhen në Mestre. Viktimat ende nuk janë identifikuar, por duket se janë turistë të huaj të kombësive të ndryshme. Autobusi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në afërsi të linjës hekurudhore në lagjen e Mestres, e cila lidhet me Venecia me një urë. Automjeti ka marrë flakë pasi ka prekur kabllot e rrymës

  • Babai iu vra në atentat, vetë shpëtoi, Gjin Guri i del në mbrojtje kushëririt: S’ka lidhje me ngjarjen

    Babai iu vra në atentat, vetë shpëtoi, Gjin Guri i del në mbrojtje kushëririt: S’ka lidhje me ngjarjen

    Gjin Guri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku iu vra babai, Zef Guri në Dukagjin, ka mohuar se autor i krimit të jetë kushëriri i tij, Gjovalin Guri, siç pretendoi policia.

    “E turpshme”, kështu e konsideroi ai faktin që uniformat blu shpallën në kërkim djalin e xhaxhait të tij si autor i dyshuar.

    Gjin Guri, nga Spitali i Traumës tha për News24, se kushëriri tij s’ka lidhje me ngjarjen dhe policia të gjejë autorët.

    Ai tregoi se si ndodhi ngjarja teksa po vinte me babain nga Shoshi në drejtim të Shkodrës me këtë kamionçinë.

    I plagosuri deklaroi nga shtrati i spitalit se u qëlluan papritur me automatik nga të paktën dy persona që ndodheshin të fshehur në këtë pjesë disa metra mbi rrugë.

    “Devijova me dashje në humnerë për t’i shpëtuar breshërisë së plumbave”, tha Gjin Guri.

  • Identifikohen 4 raste zjarrvënie në Durrës, 2 të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë

    Identifikohen 4 raste zjarrvënie në Durrës, 2 të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë

    Identifikohen 4 raste zjarrvënie në DurrDy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Durrësit pas identifikimit të 4 rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Hamallaj, Agonas dhe Bago.

    Në pranga ranë H. X., 69 vjeç dhe A. V., 49 vjeç, të dy banues në fshatin Hamallaj, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 10 dynym tokë arë, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë.

    Ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë Xh. Ç., 60 vjeç dhe E. B., 61 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave në fshatrat Agonas dhe Bago, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 1.4 dynym tokë arë dhe tokë e mbjellë me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë.ës, 2 të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë

  • U arrestua ditën e djeshme, Gjykata lë të lirë Milan Radoiçiç

    U arrestua ditën e djeshme, Gjykata lë të lirë Milan Radoiçiç

    Radoiçiç u arrestua si organizator i sulmit të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit

    Gjykata në Sebri ka liruar ditën e sotme Milan Radoiçiç, organizatorin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

    Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës “arrest me burg” për Radoiçiç, duke vendosur vetëm masën e ndalimit të daljes nga vendi.

    Sipas këtij vendimi, Radojiçiç s’ka të drejtë të futet në Kosovë dhe të largohet nga Serbia pa miratim të Gjykatës. Ai gjithashtu është i detyruar të paraqitet në stacion polcior në datat 1 dhe 15 të çdo muaji, për sa kohë kjo masë do qëndrojë ndaj tij.

    Gjithashtu, i është konfiskuar pasaporta dhe i është tërhequr vërejtja se mund të arrestohet nëse shkel ndonjërën nga këto masa dhe obligime.

  • Aksidenti tragjik me 21 të vdekur, si ra autobusi me turistë nga ura mbi shinat e hekurudhës elektrike

    Aksidenti tragjik me 21 të vdekur, si ra autobusi me turistë nga ura mbi shinat e hekurudhës elektrike

    E gjithë Italia është zhytur në zi pas tragjedisë së paimagjinueshme në Venecia, ku humbën jetën 21 persona, kur autobusi me të cilin udhëtonin ra mbi shinat e trenit.

    Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së hënës, kur drejtuesi i autobusit, për arsye ende të panjohura, humbi kontrollin e mjetit dhe ra nga një mbikalim mbi kabllot e hekurudhës elektrike nën urë. Menjëherë autobusi është përfshirë nga flakët si pasojë e të cilit 21 persona kanë humbur jetën tragjikisht dhe 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, 4 prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.
    Sipas gazetës italiane Il Gazzettino, autobusi po transportonte turistë ukrainas, gjermanë, kroatë dhe francezë në një kamping pranë Venecias.
    https://twitter.com/i/status/1709288525043028012
    Shoferi, sipas mediave italiane, ishte një italian, 40 vjeç, me shtatë vite përvojë profesionale dhe mësohet se ka tentuar të kontrollojë situatën, por nuk ka mundur të shmangë rënien e autobusit.

    Zjarrfikësit dhe shërbimet e ndihmës së parë kanë mbërritur menjëherë në zonë. Mes të plagosurve janë të paktën dy fëmijë.

  • Detaje/ Pamje nga autobusi i rrëzuar në Itali, mes 21 viktimave edhe 2 fëmijë

    Detaje/ Pamje nga autobusi i rrëzuar në Itali, mes 21 viktimave edhe 2 fëmijë

    Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur mbrëmjen e sotme në Venecia, Itali.

    Numri i të vdekurve nga aksidenti në Mestre ka shkuar në 21, dy prej tyre fëmijë, ndërsa 12 janë të plagosur dhe ka disa të zhdukur.

    Mediat italiane raportojnë një autobus që po transportonte turistë ukrainas drejt një kampingu u rrëzua nga një mbikalim në Mestre. Aksidenti ndodhi pak para orës 20:00 në mbikalimin e rrugës lidhëse që të çon nga Mestre në drejtim të Marghera dhe autostradës A4.

    Për arsye që ende nuk dihen, autobusi ka thyer barrierat mbrojtëse dhe është rrëzuar duke përfunduar mes një magazine dhe shinave të stacionit të Mestres, duke marrë flakë. Disa nga viktimat e para të gjetura kanë vdekur nga djegiet e rënda.

    Autoritetet thonë se numri i viktimave mund të rritet nga çasti në çast.

  • Aksident tragjik në Itali/ Autobusi bie nga mbikalimi, 20 të vdekur, 40 të plagosur

    Aksident tragjik në Itali/ Autobusi bie nga mbikalimi, 20 të vdekur, 40 të plagosur

    Aksident tragjik në Itali. Një autobus u rrëzua nga mbikalimi i Rizzardit në Mestre në Venecia.

    Ngjarja ka ndodhur pas orës 19:30 ku shënohen deri tani 20 viktima dhe 40 të plagosur, sipas Corriere Della Sera.

    Autobusi doli nga rruga në mbikalimin e Vempës dhe përfundoi pranë shinave të trenit, pas rrëzimit nga disa metra.

    Autoriteti Shëndetësor i Venecias ka thirrur protokollin e “urgjencës së jashtëzakonshme”, i cili parashikon vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe tërheqjen në punë të personelit përforcues.