Category: Lajme

  • Plas dajaku në Tiranë, grupi i vë pritë 52-vjeçarit, e bëjnë për spital

    Plas dajaku në Tiranë, grupi i vë pritë 52-vjeçarit, e bëjnë për spital

    Ditën e sotme është regjistruar një skenë dhune në rrugën “Bardhok Biba” ku persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një 52-vjeçar.

    Sipas njoftimit të policisë nga sulmi ka mbetur i dëmtuar 52-vjeçari me inicialet Gj. Z. i cili ishte administrator i një portali.

    I plagosuri ndodhet në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore.

    Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    /5pyetjet.al

  • Zbulohet identiteti i burrit nga Tirana që u gjet pa jetë në Dajt (EMRI-FOTO)

    Zbulohet identiteti i burrit nga Tirana që u gjet pa jetë në Dajt (EMRI-FOTO)

    83-vjeçari Agim Çeta, i cili ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij në Tiranë, ëhstë gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së martës në Dajt.

    Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk ka shenja dhune. Dyshohet se vekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

    Njoftimi:

    Më datë 03.10.2023, pas Njësisë Administrative Dajt, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. Ç., 83 vjeç.

    Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./AlbEu.com/

  • Tjetër lëkundje e fortë sizmike në qytetin italian, ja sa ishte magnituda

    Tjetër lëkundje e fortë sizmike në qytetin italian, ja sa ishte magnituda

    Një tërmet relativisht i fortë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Napoli, duke bërë që shumë njerëz në panik ta kalojnë natën jashtë.

    Lëkundja me magnitudë 4.0 Rihter, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, u lokalizua në zonën Pisciarelli, në një thellësi 2.6 km.

    Tërmeti është ndjerë i fortë dhe në disa zona të tjera për shkak se ndodhu shumë pranë sipërfaqes së kores së tokës.

    Dëme të vogla u raportuan nga banorët, ndërkohë që policia dhe ekipet e emergjencës dolën në terren për të ndihmuar personat që kaluan natën jashtë.

  • E rëndë në Itali/ Bie nga kati i tretë i banesës, foshnja shqiptare në gjendje kritike (Detajet)

    E rëndë në Itali/ Bie nga kati i tretë i banesës, foshnja shqiptare në gjendje kritike (Detajet)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare që jeton në Modena të Italisë. Vajza 1-vjeçare e familjes shqiptare ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonin.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e ditës së sotme.

    Corriere Della Sera shkruan se ka qenë nëna 25-vjeçare e foshnjës e cila ka dërguar menjëherë vajzën në qendrën shëndetësore, dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital.

    Sipas mediave italaine vajza ka qenë vetëm me nënën në momentin që ka ndodhur ngjajr a e rëndë, ndrsa ka rënë nga dritarja e dhomës së gjumit, në rrethana ende të paqarta.

    Foshnja 1-vjeçe ra nga rreth 6 mmetra lartësi, ndërsa aktualisht ndodhet në spital në luftë për jetën.

    Përveçse morën në pyetje të ëmën, autoritetet policore dëgjuan edhe dëshminë e ndihmës së shpejtë. Për momentin nëna e re nuk rezulton të jetë nën hetim.

    Lajmi për ngjarjen u përhap me shpejtësi dhe në vendin e ngjarjes shkuan miq e kolegë të prindërve. Sa i takon babait, ai mësohet se punon në një kompani ndërtimi në Parma dhe ndodhej në punë në momentin e ngjarjes.

  • E rëndë në Tiranë/ Gjendet pa shenja jete një person, zbardhen detajet e para

    E rëndë në Tiranë/ Gjendet pa shenja jete një person, zbardhen detajet e para

    Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në afërsi të njësisë Dajt, në Tiranë, ndërsa prej disa ditësh ishte denoncuar në polici nga familjarët si i humbur.

    Policia e Tiranës bën me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 03.10.2023, pas Njësisë Administrative Dajt, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. Ç., 83 vjeç.

    Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • Gazetari i njohur zbulon shkakun pse Laert Haxhiu kërkonte vrasjen e avokatit: Dyshohet se mbrojti…

    Gazetari i njohur zbulon shkakun pse Laert Haxhiu kërkonte vrasjen e avokatit: Dyshohet se mbrojti…

    Gazetari Elton Qyno ka zbuluar arsyen se pse avokati Adritik Doga alias Guri do vritej në qytetin e Lushnjës në muajin Tetor 2021.

    Në materialin e siguruar thuhet se motiv i këtij atentati ishte pikërisht 31-vjeçari, Saimo Xheliu, një personash i botës së krimit në Lushnjë, të cilin Laert Haxhiu e kërkon me çdo kusht për ta vrarë.

    Saimo Xheliu, është shok i ngushtë i Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, që së bashku përbëjnë fraksionin kundërshtar të Haxhiut dhe Julit të Pashakos në qytetin e Lushnjës.

    Laert Haxhiu, në dy raste, 25 shtator 2016 dhe në Tetor 2017, së bashku me persona të tjerë, ka derdhur breshëri plumbash automatiku, por pa mundur të vrasë Xhulio Shkurtin dhe Saimo Xheliun.

    Sipas dëshmisë së bashkëpuntorit të prokurorisë së Elbasanit, Artan Tafani, Saimo Xheliu, kishte kanosur me jetë Met Çelën, pasi besonte se ai ishte futur tek Saimo nga kundërshtarët e tij.

    Si pasojë e kësaj situate Met Çela, besohet se ka bërë kallëzim penal dhe për pasojë konflikti është kthyer në çështje penale në prokurorinë e Lushnjës.

    Mbrojtësi ligjor i Seimo Xheliut, sipas bashkëpuntorit të prokurorisë Artan Tafani, ka qënë avokati Adriatik Doga. Ky i fundit ka bërë mbrojtjen ligjore. Por prezenca e tij në krah të Seimo Xheliut, nuk është pritur mirë nga ana e Laert Haxhiut.

    Haxhiu, ka kërkuar që Adriatik Doga, të vritet vetëm për faktin se ishte impenjuar për të mbrojtur ligjërisht Saimo Xheliun, një nga kundërshtarët e tij, që ai ka dashur ta vrasë dy herë, por pa mundur të realizojë qëllimin.

    I penduari Tafani, ka treguar se Doga në muajin Tetor 2021 ka shpëtuar nga vrasja për fije.

    Për vrasjen e avokatit sipas bashkëpuntorit të prokurorisë ishte impenjuar personalisht dhe Laert Haxhiu. Ndërsa pjesë në këtë vrasje të mbetur në tentativë ishte Lulzim Arapi dhe vetë Artan Tafani.

    Vrasja e avokatit ka dështuar pasi, në momentin kur grupi kriminal zbarkoi me arsenalin e armëve para banesës së objektivit, avokati Adriatik Doga, rastësisht ka takuar një komshiun e tij.

    Kjo ka sjellë që tre personat Artan Tafani, Laert Haxhiu dhe Lulzim Arapi, të mos veprojnë për të qëlluar por të presin. Mirëpo avokati së bashku me komshiun, janë drejtuar në hyrje të pallatit dhe nuk ka dalë.

    Dështimi i vrasjes së avokatit u krye edhe për shkak se në atë periudhë, në muajin Tetor 2021, grupi i Laert Haxhiut, planifikoi dhe vrau Elton Mermalin, ish-anëtarin e bandës së Lushnjës, një ish-i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Bledar Haxhiut dhe Artan Sulçes.

  • Tre kumbulla dhe tre dardha, kërcënimi i pazakontë në burgun e Elbasanit! Kush janë dy të dënuarit që po u “numërohen ditët” (EMRAT)

    Tre kumbulla dhe tre dardha, kërcënimi i pazakontë në burgun e Elbasanit! Kush janë dy të dënuarit që po u “numërohen ditët” (EMRAT)

    Një kërcënim i paprecedentë ka ndodhur brenda burgut të Bradasheshit në Elbasan, pasi Arben Spahiut, i arrestuar për arsenalin e Armëve të zbuluar tek BMWX6 në muajin Shkurt 2023, i ka mbërritur në qeli një pako postare brenda të cilës ishin futur tre kumbulla dhe tre dardha.

    Pakoja vinte nga një person anonim dhe i adresohej jo vetëm Arben Spahiut, por dhe një banori tjetër të asaj qelie, shtetasit Xhafer Deliu.

    Ky i fundit njihet në Elbasan si lidhje e ngushtë e Erjon Alibej i arrestuar për “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” të heroinës.

    “Ora Neës” ka mësuar ekskluzivisht se Pakoja postare me tre kumblla dhe tre dardha, është përkthyer si një kërcënim nga Arben Spahiu dhe Xhafer Deliu, të cilën kanë nënkuptuar se ishte një mezazh kërcënues për jetën e tyre, se kundërshtarët jashtë burgut po i ndjekin nga pas dhe do i godasin me 3 plumba.

    Me këtë situatë është njohur dhe Policia e Burgjeve, e cila ka referuar rastin në policinë kriminale të Elbasanit, duke ndjekur hetimet në bashkëpunim edhe me prokurorinë e qytetit.

    Për rastin është hapur dosja penale me nr. 494 dhe pas gati 7 muaj verifikim, struktura e hetimit të krimeve në policinë e Elbasanit, zbuluan se njeriu që kishte zgjedhur këtë mekanizëm për të futur brenda në burg një pako me mesazh kërcënues, me kumbulla dhe dardha, ishte pikërisht Ervis Daka, i njohur ndryshe në Elbasan me nofkën “Dragoviçi”.

    Arrestimi i Dakës, është kryer në muajin korrik 2023 dhe po këtë muaj gjyqtari i Elbasanit Elis Dine, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ervis Daka.

    I gjithë operacioni është mbajtur në fshehtësi të plotë, pasi njëri nga personat e kërcënuar Arben Spahiu, tashmë i liruar nga burgu, ka hyrë në programin e mbrojtjes shtetërore, pasi kunati i tij, Erjon Alibej, është kthyer në i penduar dhe po bashkëpunon me prokurorët e SPAK, për të zbardhur krimet e rënda në Elbasan.

    Tre vite më parë Ervis Daka alias “Dragoviç” u arrestua nga forcat special RENEA. Informacionin për të se në banesë kishte armë e ka dhënë Erion Alibej, tek shefi i sektorit të hetimeve të krimeve në policinë e Elbasanit, Leonard Palushi.

    Më tej ky i fundit ka kërkuan ndërhyrjen e policisë RENEA duke sjellë arrestimin dhe burgosjen e “Dragoviçit”, të cilit ju sekuestruan dhe armët.

    “Dragoviçi”, ka qenë një nga personat e listës së ekzekutimeve të përpiluar nga Erjon Alibej, Arjan Spahiu dhe Nuredin Dumani. Ai njihet si krahu i vëllezërve “Çopja” në Dubai, Talo Çelës dhe Mikael Qoses alias “Keli i Kicit”.

  • “Atij i është q*** motra”, reagon për herë të parë Albano pasi u “kryqëzua” në rrjet, nuk kërkon ndjesë

    “Atij i është q*** motra”, reagon për herë të parë Albano pasi u “kryqëzua” në rrjet, nuk kërkon ndjesë

    Aktori i humorit Albano Bogdo bëri një deklaratë shokuese mbrëmjen e së premtes, në emisionin e tij “Albano Show”, i cili transmetohet çdo javë në Vizion plus.

    Albano në hyrje të emisionin me një gjuhë të shthurur ofendoi rëndë Alabn Ramosajn dhe motrën e tij, Beatrix.

    Gjuha e përdorur nga Albano dhe sulmi i tij ndaj familjes Ramosa, bëri që të vinin me qindra komente kritikuese ndaj qendrimit të tij.

    Ndërkohë që Albano ka reaguar për herë të parë ditën e sotme, pas një lumi kritikash në rrjet.

    Albano, përmes një postimi në “Story” në Instagram shkruan se e ka bekuar zoti me lirinë e fjalës, lirinë e mendimit dhe kryqëzimin publik nëse përdor njërën nga të parat.

    Në emisionin e tij të ri, Bogdo tha se Alban Ramosaj është ai që “ia kanë q** motrën në Big Brother”.

  • Vjeshta “harron” të vijë në Shqipëri, sa do të shënojë termometri ditën e mërkurë

    Vjeshta “harron” të vijë në Shqipëri, sa do të shënojë termometri ditën e mërkurë

    Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qendrueshme.

    Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

    Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 10 deri 27°C

    në zonat e ulëta 14 deri 32°C

    në zonat bregdetare 15 deri 29°C

  • Si përgatiteshin vrasjet? I penduari zbërthen kodet e “Sky” të grupit të Laert Haxhiut

    Si përgatiteshin vrasjet? I penduari zbërthen kodet e “Sky” të grupit të Laert Haxhiut

    Krahas deklarimeve për ngjarjet e bujshme kriminale të regjistruara vite më parë, i penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka rrëfyer përpara hetuesve kodet identifikuese që Laert Haxhiu dhe grupi i tij përdornin në aplikacionin SKY.

    Këto kode janë dhënë nga 39-vjeçari gjatë marrjes në pyetje për të disatën herë. Përmes tyre Prokuroria e Elbasanit shpreson të grumbullojë prova për ngjarje të tjera kriminale të rrëfyera nga Artan Tafani.

    Ky dyshim i hetuesve vjen pasi 39-vjeçari, ka rrëfyer përpara tyre se në platformën SKY janë zhvilluar komunikime e biseda lidhur me vrasje e tentative vrasjesh dhe i përfshirë ka qenë i shumëkërkuari Laert Haxhiu.

    Tek ky i fundit Tafani ka adresuar dhe 18 ngjarjet kriminale tashmë të zbardhura nga policia në operacionin “Kurrë mos harro”.

    31-vjeçari Haxhiu aktualisht ndodhet në burg në Greqi dhe akuzohet si pjesëmarrës dhe organizator. Në pranga u vendosën 12 persona të cilët u lanë nga gjykata në arrest në burg ndërsa 4 të tjerë janë ende në kërkim./ TvKlan