Category: Lajme

  • Laert Haxhiu e donte të vdekur, policia e shtetit në lëvizje, merr në mbrojtje ish-prokuroren Selimi

    Laert Haxhiu e donte të vdekur, policia e shtetit në lëvizje, merr në mbrojtje ish-prokuroren Selimi

    Pas dëshmisë së bashkëpuntorit të prokurorisë Artan alias Marjus Tafani, se Laert Haxhiu dhe persona të tjerë të grupit kriminal, ishin vënë në lëvizje për të vrarë prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi, ka reaguar Policia e Shtetit.

    Zyra qëndrore e Policisë, ka urdhëruar komisariatin e Lushnjës për të marë masa sigurie për ish-prokuroren Merita Selimi dhe familjarët e saj që jeton në Lushnjë.

    Prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi në muajin Korrik 2023 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vetting) me dy votat e komisionereve Brunilda Bekteshit dhe Etleda Çiftja.

    Një votë “pro” kalimit të saj të procesit të “Vettingut”, ishte ajo e Lulzim Hamitaj, por nuk mjaftoi.Selimi, ishte prokurorja që hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

    Pas dy viteve hetime, Selimi ka shpallur moskopetencën duke sjellë dosjen ndaj tre të pandehurve në SPAK.

    Si pasojë e hetimeve të kryera grupi kriminal i Laert Haxhiut, është impenjuar për të vrarë prokuroren që po e hetonte. Tashmë Merita Selimi, pritet të meret në mbrojtje nga policia e Lushnjës.

    Ndërsa një ditë më parë Policia e Shtetit, urdhëroi efektivët e komisariatit special “RESI” në Tiranë, të cilët morën në mbrojtje prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu.

  • Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë, pas sulmit në veri

    Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë, pas sulmit në veri

    Britania e Madhe do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, me kërkesë të kësaj të fundit, pas sulmit vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit javën e kaluar.

    Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe njoftoi të dielën se do t’i zhvendosë rreth 200 trupa shtesë në kontingjentin e saj në Kosovë, i cili ka tashmë 400 ushtarë britanikë, në ditët në vijim.

    “Kjo njësi e ushtrisë britanike do t’i bashkohet forcës së NATO-s në Kosovë, pas një kërkese specifike nga komandanti suprem i Aleancës për Evropën, SACEUR, gjenerali amerikan Chris Cavoli”, thuhet në njoftim.

    Vendimi i NATO-s për shtimin e trupave paqeruajtëse në Kosovë vjen një javë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

    Sulmuesit serbë u strehuan në manastirin e fshatit, pasi e kishin sulmuar në një pritë një patrullë të policisë, nga ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë.

    Policia e Kosovës e gjeti dhe e konfiskoi një arsenal të jashtëzakonshëm armësh në Banjskë dhe përreth në ditët pas sulmit.

    Të dielën pasdite, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se vendi i tij ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

    Ai tha gjatë një konference për media të dielën në jug të Mitrovicës se mbi 90 persona morën pjesë në sulmin kundër Policisë së Kosovës.

    Të premten, Millan Radoiçiqi e mori përgjegjësinë për këtë sulm, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e Qeverisë serbe.

    Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

    Pak ditë pas sulmit, Serbia e mohoi se po zhvendos ushtrinë pranë kufirit me Kosovën, pasi Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe autoritetet kosovare i bënë thirrje ta tërheqë ushtrinë përgjatë kufirit me shtetin fqinj.

  • E rëndë në Durrës/ Nëna plagos të bijën, i thyen shishen në kokë dhe..

    E rëndë në Durrës/ Nëna plagos të bijën, i thyen shishen në kokë dhe..

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit pasi një 34-vjeçare është plagosur nga e ëma e saj.

    jë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit pasi një 34-vjeçare është plagosur nga e ëma e saj.

    Bëhet fjalë për një shtetase kamerunase dhe ngjarja është konfirmuar nga vetë e plagosura.Rrethanat janë ende të paqarta dhe policia po vijon punën për sqarimin e tyre. Ndaj nëna e 34-vjeçares dhe personi tjetër që gjithashtu deklarohet si familjar i së dëmtuarës janë shoqëruar në polici dhe do t’u merret dëshmia.

    Dyshohet se e reja është goditur me shishe në kokë nga e ëma.

    Durrës/Informacion paraprak

    Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasia A. A., 34 vjeçe, nga Kameruni, dyshohet se është lënduar me mjet prerës nga personat (familjarë të saj) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

    Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme dy familjarët e saj.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

  • FOTO/ Bllokohet në Lushnjë benzi “GLK” i Klea Gjatës, policia i gjen celularin: Fliste çdo ditë me Laert Haxhiun në burgun grek

    FOTO/ Bllokohet në Lushnjë benzi “GLK” i Klea Gjatës, policia i gjen celularin: Fliste çdo ditë me Laert Haxhiun në burgun grek

    Bëhet me dije se në momentin e arrestimit, Klea Gjata, i janë sekuestruar dy aparate telefonike
    brëmjen e djeshme, Policia e Elbasanit ka sekuestruar një automjet tip “Benz-Mercedez” foristradë GLK ngjyrë e zezë me targë AB 551 KF, në pronësi të Shaqe Gjata, nëna e Klea Gjata, kjo e fundit e dashura e të kërkuarit për vrasje, Laert Haxhiut.

    Në operacion kanë marrë pjesë dhe efektivë të komisariatit të Lushnjës, të cilët zbatuan urdhërin e 3 prokurorëve të çështjes. Mësohet se kjo makinë përdorej nga Klea Gjata, e cila në shumë raste ka transportuar Laert Haxhiun dhe bashkëpuntorin e prokurorisë, Artan Tafani nga njëra bazë në tjetrën. Makina aktualisht ndodhet në ambjentet e policisë së Elbasanit. Sipas “Ora news” mësohet se automjeti është mbajtur në vëzhgim prej kohësh nga agjentët e policisë së Lushnjës, me qëllim për vëninen në pranga të Laert Haxhiut, por kjo nuk u arrit.

    Për këtë automjet ka folur dhe bashkëpuntori i prokurorisë Artan Tafani, se ka lëvizur i armatosur së bashku me Laertin në disa qytete të vendit. Tafani ka treguar e dashura e Laert Haxhiut, ka dijeni thuajse për çdo lëvizje dhe krim të Laert Haxhiut, ndaj dhe prokuroria urdhëroi arrestimin e saj për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahjes së autorit të krimit”.

    Bëhet me dije se në momentin e arrestimit, Klea Gjata, i janë sekuestruar dy aparate telefonike ku nga kqyrja e tyre rezultoi se vajza nga Lushnja atë ditë dhe në ditët e tjera, fliste në telefon në mënyrë të vazhdueshme me Laert Haxhiun. Haxhiu nga burgu në Greqi ku ndodhet aktualisht thuajse çdo ditë ka folur me Klea Gjata që qëndronte në Tiranë dhe Lushnjë.

  • Tragjedia e dyfishtë/ I dashuri i Klodianës tregon përballjen që pati me Alfred Vefën: Ajo s’e kishte frikë

    Tragjedia e dyfishtë/ I dashuri i Klodianës tregon përballjen që pati me Alfred Vefën: Ajo s’e kishte frikë

    ë tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur pak ditë më parë në një familje shqiptare në Itali, ku burri vrau ish-bashkëshorten dhe më pas veten.

    37-vjeçarja Klodiana Vefa mbeti e vrarë në mes të rrugës pasi u qëllua 3 herë nga ish-bashkëshorti i saj Alfred Vefa 45-vjeçe.

    Ky i fundit u gjet i vdekur brenda në makinë një ditë më vonë, pasi kishte qëlluar veten me të njëjtën armë që kishte kryer krimin. Xhelozia e sëmurë e Alfredit ndaj ish-bashkëshortes që ishin ndarë 2 vite më parë ishte shkaku i krimit të tmerrshëm.

    Alfredi nuk e pranonte lidhjen që ish-gruaja e tij kishte krijuar me një 52-vjeçar italian.

    Lidhur me këtë ngjarje të rëndë 52-vjeçari italian ka rrëfyer në polici se Klodiana e dinte që ish-bashkëshorti kishte armë, por nuk e kishte aspak frikë.

    Italiani ka treguar se ai ishte ballafaquar me Alfred Vefën pasi para debatit ku Klodina mbeti e vrarë ajo e kishte telefonuar.

  • “Mami të dua, do të vdesim”, 13 të vdekur nga zjarri në lokalin e natës në Spanjë

    “Mami të dua, do të vdesim”, 13 të vdekur nga zjarri në lokalin e natës në Spanjë

    Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga një zjarr që ka përfshirë 3 lokale nate në qytetin Murcia të Spanjës.

    Zjarri ra fillimisht në lokalin e natës La Fonda në orët e para të mëngjesit të së dielës, dhe më pas u përhap në lokalet e tjera pranë saj.

    Në një prej lokaleve po festohej një ditëlindje. Policia spanjolle tha se anëtarë të familjes që po festonin ditëlindjen ishin në mesin e viktimave.

    14 persona të tjerë rezultojnë të pagjetur. Çatia e lokalit La Fonda është shembur, gjë që e bën të vështirë gjetjen e viktimave. Policia ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet.

    Rreth 15 orë më vonë, nuk dihet ende shkaku i zjarrit në lokal. Kryebashkiaku i qytetit u tha gazetarëve se zjarri kishte nisur në katin e parë të lokalit të natës.

    Babai i një vajze 28-vjeçare u tregoi gazetarëve spanjollë një mesazh zanor që e bija, e cila kishte qenë në lokalin e natës La Murcia, i kishte dërguar të ëmës.

    “Mami të dua, do të vdesim”. Ishte ky mesazhi zanor që 28-vjeçarja kishte lënë. Nuk është e qartë nëse ajo ka mbijetuar.

    Për shkak të tragjedisë në Murcia, 3 ditë zie janë shpallur në këtë qytet.

  • Përfshihet nga zjarri godina e policisë, raportohet për 25 të plagosur

    Përfshihet nga zjarri godina e policisë, raportohet për 25 të plagosur

    Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu në një objekt policie në qytetin egjiptian të Ismailia. Si pasojë thuhet se janë lënduar të paktën 25 persona përpara se zjarrfikësit të kontrollonin flakët.

    Sipas mediave të huaja, pamjet e postuara në rrjetet sociale tregonin ndërtesën e drejtorisë së sigurisë së qytetit të përfshirë nga flakët. Dy dëshmitarë i thanë Reuters se zjarrfikësit fillimisht dukej se po kishin vështirësi për të shuar zjarrin.

    https://twitter.com/i/status/1708671277072879702

  • Kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirash, parashikimi i motit për sot

    Kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirash, parashikimi i motit për sot

    Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore. Ndërsa orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje. Parashikohet që alternim kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të dominojnë vendin edhe gjatë natës.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje vetëm në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C.

    Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

  • “Kapo Dritan Rexhepi”, mediat britanike zbulojnë lidhjet e mafies shqiptare me klanin më të rrezikshëm të drogës në botë

    “Kapo Dritan Rexhepi”, mediat britanike zbulojnë lidhjet e mafies shqiptare me klanin më të rrezikshëm të drogës në botë

    Mafia shqiptare ka tërhequr sërish vëmendjen e një prej mediave më të rëndësishme botërore siç është “Daily Mail”.

    Në artikullin e radhës tabloidi i njohur britanik, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë bashkëpunimit të mafies europiane me atë të Amerikës Latine, kryesisht kolumbiane.

    Në shkrimin e “Daily Mail” theksohet se vitet e fundit droga në Europë ka tejkaluar sasinë e konfiskuar në Amerikën Latine.

    “Konfiskimet e kokainës në Evropë tejkaluan ato në Amerikën e Veriut për herë të parë në vitin 2019 dhe janë rritur, me një rekord prej 303 tonësh të konfiskuar në 2021”, shkruan tabloidi britanik.

    Ndërkohë “Daily Mail” thekson se një nga njerëzit më të fuqishëm të trafiku të lëndëve narkotike në Europë, ëhstë Dritan Rexhepi, i cili ka lidhje të forta me familjet mafioze kolumbiane.

    “Prokurorët italianë thanë se Rexhepi kishte akses në ‘sasi të pafundme kokaine’. Raportohet se ai është arratisur në janar”, shkruan “Daily Mail”.

    Kompania Bello, njihet si një rrjet organizatash kriminale të drejtuar nga ‘kapo’ Dritan Rexhepi, një shqiptar, i cili u arrestua në vitin 2020 në një bastisje të koordinuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

    Kinahanët, bashkëpunëtorët e njohur të familjes Camorra dhe një konsorcium i udhëhequr nga shqiptarët besohet të jenë midis njëzet grupeve kriminale evropiane të përfshira në operacionin e kontrabandës.

    Kokaina e ka origjinën nga klani i frikshëm i Gjirit Kolumbian, ose Clan del Golfo.

    Klani ka një reputacion të frikshëm për dhunën, ka krijuar lidhje ndërkombëtare me grupe të tjera kriminale, përfshirë mafien shqiptare, dhe mendohet se furnizon deri në 70 për qind të kokainës në botë.

    “Klani del Golfo është aq i fuqishëm, saqë qeveria amerikane e ka caktuar atë si një nga 5 grupet më të sofostikuara të krimit të organizuar transnacional në botë, pavarësisht se lideri i saj i njohur si ‘Otoniel’ është dënuar me 45 vjet burg në SHBA”, shkruan Daily Mail.

  • Ish-burri e vrau me plumb në kokë, flet i dashuri i shqiptares: Një herë kam…

    Ish-burri e vrau me plumb në kokë, flet i dashuri i shqiptares: Një herë kam…

    Disa ditë më parë u regjistruar një ngjarje e rëndë që tronditi Italinë dhe vendin tonë pasi një 37-vjeçare shqiptare u vra nga bashkëshorti i saj. Dyshimet janë se Klodiana Vefa u vra me armë nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa për shkak të xhelozisë.

    37-vjeçarja dhe Alfred Vefa ishin ndarë tashmë prej kohësh dhe nga martesa e tyre kishin dy fëmijë, një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare. Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen. I dashuri i Klodianës, i ka folur për hetuesit në lidhje me krimin

    52-vjeçari italian ishte shprehur se kishte debatuar me Alfred Vefën pasi Klodiana “e kishte telefonuar atë në celular pikërisht kur kishte qenë përballë tij”.

    Policia ka arritur te partneri i ri falë një postimi që u shfaq në rrjetet sociale të gruas së vrarë, e cila mbrëmjen e së enjtes sapo kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në darkë me një mik në një restorant në Castelfiorentino.

    Ka qenë italiani ai që u ka thënë hetuesve se: “Klodiana nuk kishte frikë nga i shoqi. Edhe kur i tha se kishte një armë, ajo më shpjegoi që të mos kisha frikë”.