Category: Lajme

  • “Po e gjeta atë katundaren do ta bëj paidhaqe”- Sherri i çiftit që ka 50 vite martesë! Gruaja akuzon bashkëshortin për tradhti! Burri: Nëse nuk m’i jep lekët unë…

    “Po e gjeta atë katundaren do ta bëj paidhaqe”- Sherri i çiftit që ka 50 vite martesë! Gruaja akuzon bashkëshortin për tradhti! Burri: Nëse nuk m’i jep lekët unë…

    Një çift bashkëshortësh, të cilët kanë 50 vite martesë kërkojnë që të ndahen. Bëhet fjalë për Adriatikun dhe Margaritën, të cilët janë përballur në rubrikën “Shihemi në gjyq”.

    50 milionë Lekë është shuma që i kërkon Adriatiku bashkëshortes së tij. Ndërkohë Margarita i thotë se situata midis tyre nuk mund të arrinte deri në këtë pikë sepse paratë nuk kanë vlerë.

    Nga ana tjetër, Adriatiku ia kthen se dëshiron të ndahet edhe pse bashkë kanë 50 vite martesë dhe 2 vajza.

    Margarita shpjegon se babai i saj ka lënë një pasuri, por ajo ende nuk e ka përfituar pjesën e saj. Në momentin që Adriatiku thotë se do të largohet nga shtëpia, Margarita ngre disa akuza tradhtie.

    PJESE NGA DEBATI

    Margarita: Për mua të marrë leckat, të ikë në shtëpi të vet. Unë do ta fitoj 1/3 time, do t’ia jap lekët.

    Eni Çobani: Po ai thotë që do ndahem nga Margarita.

    Margarita: Që sot e tutje s’është me mua ai zagari. Ai do jetë me katunaren që ka parë nga Momli se Margarita u plak, u bë 50 vjeçe, Eni. Athinë-Tiranë, Athinë-Tiranë e kam bërë për 6 muaj. Tani si mund ta gjejmë ne, duke i rënë pianos? Çfarë kërkon ky tani?

    Adriatik: Është lodhur shumë Margarita nga Ahtina në Tiranë duke shkuar e duke ardhur. Një vit që unë isha i vdekur në spital, bëja kimioterapi, Margarita gjithë paret e mia u zhdukën. Si u zhdukën këto?

    Margarita: Unë sa të vdes e sa të rroj, edhe 2 vjet bëj 70 vjeçe, shtëpinë e babës unë e dua, do ta kërkoj. Edhe po s’e mora do ma sjellë në dhe! Leku që kërkon ti nuk ka vlerë. Kërkon 1/3, të dy vajzat janë kopile, është vetëm nusja në shtëpi dhe vëllai. Mbaroi! Shko te katunarja se unë po e gjeta katunaren do ta bëj paidhaqe.

    Ardit Gjebrea: Kë the do bësh paidhaqe?

    Margarita: Dashnoren e atij. Katunaren e Momlit se unë u plaka, e ka marrë të re.

    Adriatik: Janë fantazira!

    Eni Çobani: Margarita, ai do të ndahet tani. ju si…

    Margarita: Qyqa! Ku do gjejë më të bukur se mua ai mi? Po lëre ç’i thotë mendja. E di ai që unë po e kapa i qis sytë. Ky kërkon lekët, ka vite që thotë kështu, shkojmë e vijmë, janë kaq, janë kaq, por edhe unë jetoj në atë shtëpi, nuk jetoj në atë shtëpi?

    Adriatik: Tani kur arritën që u zbuluan gjërat, asnjëherë s’më ka thënë që nuk ka ngelur asnjë lek.

    Margarita: E kam mbajtur si pëllumb mi, ça do mi zagari, ka ardhur këtu të më diskreditojë! E kam mbajtur si pëllumb, ku ta mbajnë gratë laj, shpëlaj, veshur. Unë kam punuar si kalë zonja Eni, shisja rroba banjo, qepja në Tiranë, nuk kam pasur nevojë për lek.

    Adriatik: Zonja Eni më ka mbajtur si pëllumb kjo me 3000 Euro në muaj që fitoja unë në Greqi, që më thoshin kudo që shkoja, sa do?

    Margarita: Qyqa! Më bëri rezil!

    Adriatik: Nuk të kam bërë rezil fare! Të dalësh në gjyq nuk është rezil, është kulturë. Ta shohin të gjithë njerëzit dhe ata që na shohin nga shtëpia, për të dalë në gjyq është kulturë! Shprehi ndjenjat, ecën vendi përpara, ecën demokracia përpara, çlirohen njerëzit, femrat, burrat…

    Margarita: Bravo! Ti të jesh mirë, e qite dufin? Mirë e bëre!

    Adriatiku përmend dashurinë mes tyre, por më pas i kthehet temës së parave.

    Adriatik: Tani mos më ik nga muhabeti! Unë dua të më japësh pasurinë time!

    Margarita: Qyqa, çfarë të të jap, lakra? Të t’i japë Mimoza që ha magazinat! Çfarë thua more?

    Adriatik: Në qoftë se s’i jep, unë dal satelit, jashtë globit. Nuk kam punë me ty!

    Margarita: Qyqa, dashke të shkosh jashtë globit! Të luajti mendja? Do të ikësh nga shtëpia, ik, s’kam nevojë unë! 50 vjet!/tvklan.al

  • Aksident i rëndë në vend, ka të plagosur

    Aksident i rëndë në vend, ka të plagosur

    Një aksident është shënuat rreth orës 18:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në afërsi të fshatit Drashovicë.

    Policia bën me dije se shtetasi I. L., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

    Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në këtë mjet, shtetasja M. L., 42 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • “I kishte dënuar shokun…”, Albert Tafani tregon planin “djallëzor” të Laert Haxhiut për të vrarë Prokuroren e SPAK

    “I kishte dënuar shokun…”, Albert Tafani tregon planin “djallëzor” të Laert Haxhiut për të vrarë Prokuroren e SPAK

    I penduari i drejtësisë Artan Tafani, ka dhënë dëshmi tronditëse para prokurorëve, ku ka rrëfyer planet djallëzore të Laert Haxhiut, i cili kishte projektuar edhe eleminimin fizim të prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliut, një prokurori në Lushnje dhe një avokat.

    Tafani ka treguar para prokurorëve të SPAK, se Haxhiu kishte urdhëruar që të mbaheshin nën vëzhgim dy prokurorët dhe avokati, dhe në një moment të përshtatëshë ata të eleminoheshin fizikisht.

    Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut ka deklaruar se po thurej plani për ‘të hequr qafe’ Musabelliun si dhe prokurorin e Lushnjës Adriatik Doga dhe avokaten Merita Selimi.

    Sipas dëshmisë së Tafanit, Haxhiu këkonte të vriste prokuroren Musabelliu, pai ajo kishte dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin.

    “I kemi ndjekur. Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. I kemi mbajtur nën vëzhgim dhe familjet e tyre. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po i bënte gropën. Atij ju fiksua që ta vriste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes.

    I kemi bërë foto prokurores, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë t’ia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte”, ka deklaruar i penduari Tafani.

    Ndërkohë pas dëshmisë së tij, mbrëmjen e kaluar janë kërkuar masa shtesë për mbrojtjen e prokurores Musabelli dhe pritet reagim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

    Selimi ishte prokurorja që hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

    Pas dy viteve hetime, Selimi shpalli moskompetencën duke sjellë dosjen ndaj tre të pandehurve në SPAK. Prokurorja e Lushnjës në muajin Korrik 2023 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vetting).

    Çështjen e mori Doloreza Musabelli, prokurore në SPAK, ku aktualisht ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ndërsa ka ende në fazë gjykimi Laert Haxhiun.

  • U vra nga ish-burri, flet partneri italian i Klodiana Vefas: Më tregoi se ai kishte armë, por nuk kishte frikë

    U vra nga ish-burri, flet partneri italian i Klodiana Vefas: Më tregoi se ai kishte armë, por nuk kishte frikë

    Xhelozia ishte shkaku kryesor që Alfred Vefa vrau me armë zjarri gruan e tij me të cilën ishte ndarë tashmë, nënë e dy fëmijëve dhe më pas veten.

    Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi Italinë dhe Shqipërinë.

    Në rrëfimet e fëmijëve përmendet disa herë “një xhelozi shumë e fortë” e burrit që ndoshta nuk ka pranuar të shihte Klodianën të dilte për të parë atë që fëmijët e dinin si “mik”.

    Në realitet ishte i dashur i Klodianës, i cili ka folur për hetuesit e krimit. Bëhet fjalë për një shtetas italian 52-vjeçar, i cili tha se kishte debatuar me Alfred Vefën, ndoshta edhe sepse Klodiana “e kishte telefonuar në celular pikërisht kur kishte qenë përballë tij”.

    Policia ka arritur te partneri i ri falë një postimi që u shfaq në rrjetet sociale të gruas së vrarë, e cila mbrëmjen e së enjtes sapo kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në darkë me një mik në një restorant në Castelfiorentino. Ka qenë italiani ai që u ka thënë hetuesve se “Klodiana nuk kishte frikë nga i shoqi. Edhe kur i tha se kishte një armë, ajo më shpjegoi që të mos kisha frikë”.

  • Tronditëse/ 19-vjeçarja shqiptare qëllohet me thikë në vendin fqinj, dyshohet se autori…

    Tronditëse/ 19-vjeçarja shqiptare qëllohet me thikë në vendin fqinj, dyshohet se autori…

    Një 19-vjeçare nga Shqipëria është goditur me thikë nga një person në Selanik, në një park në zonën e Sykes.

    Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Karavangeli dhe G. Papadopoulou dje rreth orës 5:30 të pasdites.

    Sipas informacioneve, banorët e zonës kanë dëgjuar të qarat e vajzës dhe kanë lajmëruar policinë, ndërsa autori, një i njohur i saj, është arratisur.

    Sakaq, sipas mediave greke, 19-vjeçarja shkoi vetë në spitalin e Hipokratit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • “Na mbro të gjithëve …”, vajza e çifit Vefa zbulon marrëdhënin e të atit me Klodianën e ndjerë, para se ai të vriste gruan

    “Na mbro të gjithëve …”, vajza e çifit Vefa zbulon marrëdhënin e të atit me Klodianën e ndjerë, para se ai të vriste gruan

    Tragjedia në familjen Vefa vijon të mbetet kryelajmi i mediave italiane. 37 vjeçarja Kodiana vefa u vra nga bashkëshorti i saj Afmed vefa, i cili vrau edhe veten një ditë më pas.

    Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe vajza e çiftit e cila ka treguar se që pas ndarjes, marrdhënit mes prindërve të saj kanë qenë shumë të acaruara, kjo edhe për faktin se babai i saj nuk e pranonte dot që ish-bashkëshortja të lidhej me dikë tjetër.

    Vajza ka treguar për prokurorinë italiane, sipas mediave, se pak ditë më parë i ati dhe nëna e saj janë konfliktuar për arsye xhelozie. Nga ana tjetër vajza zbulon një moment prekës gjatë bisedës me të atin. Vajza i ishte drejtuar babait të saj për të qenë më i qetë në situatën e ndodhur mes atij dhe nënës së saj, duke i thënë se “Dashuria nuk është diçka me detyrim: “Mund ta duash një person, por duhet të pranosh faktin që ai nuk të do”.

    Nga ana tjetër vajza ka dëshmuar se nuk ka qenë asnjëherë dëshmimtare e ndonjë dhune nga babai i saj ndaj të ëmës. Ajo rrëfen një episod tjetër, ku pas një debati të ashpër ai goditi derën nga inati dhe i tha Klodianës së ndjerë “Se ti do të jesh gjithmonë e imja”.

    Sipas dosjes që po hetohet nga prokurorja Ornella Galeotti, djali 17 vjeçar që luan basketboll ka thënë se debatet ishin thuajse të përditshme mes nënës dhe babait. Në rrëfimet e fëmijëve përmendet disa herë “një xhelozi shumë e fortë” e burrit që duket se nuk ka pranuar të shihte Klodianën të dilte për tu takuar me një italian 52-vjeçar, i cili tha se kishte debatuar me Alfred Vefën, sepse Klodiana “i telefonoi kur ndodhej pikërisht përballë tij”. Policia ka arritur tek ky person falë një postimi të gruas në rrjetet sociale të enjten në mbrëmje kur ajo sapo kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në darkë me një shoqe në një restorant.

    Italiani ishte ai që u ka thënë hetuesve se “Klodiana nuk kishte frikë nga i shoqi. Edhe kur i tha se kishte një armë të fshehur në garazh”. Gruaja nuk e kishte njoftuar policinë për këtë fakt. Fëmijët megjithatë duket se kanë pasur një marrëdhënie shumë të afërt me nënën. Djali, para se t’i jepte lamtumirën nënës së tij për herë të fundit, iu drejtua me fjalët: “Ti je atje lart në qiell. Unë të dua. Na mbro të gjithëve. Të njëjtën gjë do ta bëj edhe me motrën time”.

  • “Kishte frikë për fëmijët”, u vra nga burri në Itali, flet shoqja e shqiptares: Duhet ta kisha denoncuar unë

    “Kishte frikë për fëmijët”, u vra nga burri në Itali, flet shoqja e shqiptares: Duhet ta kisha denoncuar unë

    Tashmë që vrasësi i Klodiana Vefës ka vdekur, shoqja më e ngushtë dhe e besuar e viktimës nuk gjen qetësi. “Pas vdekjes së Klodianës praktikisht u mbylla në shtëpi, thotë gruaja, ai ishte ende pranë dhe i armatosur.
    Mund të vinte të më kërkonte dhe të më vriste edhe mua. Më urrente dhe më kishte frikë se i qëndrova përballë”.

    Dhe shqetësimi i saj është se, për dashurinë e fëmijëve të saj, Klodiana nuk e raportoi kurrë vrasësin e saj të ardhshëm, Alfred Vefa, 44 vjeç, i cili e ekzekutoi në rrugën e Castelfiorentino (Firence) të enjten e kaluar në orët e mbrëmjes.

    “Më shumë se një herë i kisha thënë Alfredit: nëse Klodiana nuk të kallëzon për ferrin që po e bën të kalojë, do ta bëj unë”, thotë ajo për Qn.

    “Klodiana nuk e denoncoi kurrë për fëmijët e saj. Ajo kishte frikë se nëse e bënte, ai do t’i dëmtonte fëmijët e saj: një hakmarrje për të goditur atë. Dhe më pas u bind se edhe duke denoncuar kërcënimet, ndjekjet dhe torturat që i bënte, asgjë nuk do të ndryshonte. Më thoshte: gjithsesi atë që do të bëjë, do ta bëjë gjithsesi”.

    “Ajo donte të ishte e lumtur, po përpiqej me të gjitha forcat. Kishte gjetur një person me të cilin ndihej rehat. Një burrë që ashtu si ajo jetoi vite ferrit, duke duruar gjithçka sepse donin të ishin bashkë. E njoh shumë mirë dhe ai, ashtu si unë, derisa Alfredi u gjet i vdekur, kishte frikë të dilte nga shtëpia, por tani do të më duhet të përballem me gjithçka tjetër: një dhimbje të padurueshme dhe një keqardhje që do të më mundojë përgjithmonë.”

    “Duhet të shkoja në polici dhe të denoncoja, me ose pa pëlqimin e Klodianës. As unë dhe as partneri i saj nuk kishim dëshirë të shkonim kundër dëshirës së saj. Kemi këmbëngulur shumë. U përpoqëm ta bindnim në çdo mënyrë. Por në fund ajo mbyllte diskutimin: ne jemi shqiptarë, nuk mund ta kuptoni. E kemi respektuar deri në fund”, përfundon shoqja e Klodianës.

  • Një telefonatë kurth për Rudina Dembacaj: “Do e lë Markun, ka burra boll”!

    Një telefonatë kurth për Rudina Dembacaj: “Do e lë Markun, ka burra boll”!

    Emisioni “Ndryshe”, i cili transmetohet çdo të martë në Top Albania Radio, kësaj jave ka vendosur që t’i bëjë një telefonatë kurth Rudina Dembacaj, e cila për hir të së vërtetës, duhet thënë se nuk ka rënë aspak pre e saj.

    Anxhela Baxhija ka telefonuar aktoren, për t’i treguar se bashkëshorti i saj e tradhton me një bionde me syze dhe madje për këtë tradhti ajo ka disa foto për të cilat kërkon një çmim.

    Anxhela është shprehur se dëshiron pesë mijë euro nga ajo, në mënyrë që këto foto të mos bëhen publike, ndërsa Rudina është shprehur se nëse ajo do, mund të marrë bashkëshortin e saj dhe t’i kërkojë lekët, meqë është ai që është fotografuar me një tjetër dhe jo aktorja.

    Rudina, e cila duket qartë se nuk e ka besuar aspak Anxhelën, është shprehur gjithashtu se burri i saj nuk del asnjëherë natën.

    Ndërkohë që Anxhela i ka kërkuar që të takohen në mënyrë që t’i tregojnë fotot, Rudina është shprehur se nuk ka aspak punë që ta takojë atë por nëse do mund të kontaktojë bashkëshortin dhe ai mund t’i ofrojë një çmim.

    Anxhela: A do të takohemi nesër bashkë?

    Rudina: Jo, jo. Unë po të jap numrin e burrit dhe varet se çfarë cmimi jep ai për këtë, nëse ti je e sigurt që është ai. Ta jap numrin, jepi çmimin. Ndërsa unë pastaj do e lë.

    Anxhela: Si do e lësh edhe këtë?

    Rudina: Ka burra boll o shpirt.

    Rudina vijon të këmbëngulë se nëse fotoja është bërë në darkë, nuk është burri i saj, sepse Marku nuk del natën dhe si përfundim Salsano ka zbuluar se është një telefonatë kurth.

  • Nga SPAK tek Vis Martinaj, spekullimi me filmimin erotik që qarkullon në Tiranë

    Nga SPAK tek Vis Martinaj, spekullimi me filmimin erotik që qarkullon në Tiranë

    Ka njerëz që krijojnë varësi nga droga, të tjerë nga alkooli e të tjerë nga kumari, por së fundmi një ves i ri po krijon varësi tek figurat publike, që është varësia nga klikimet. Sa më shumë kapin nga media, aq më shumë kërkojnë.

    Kjo është një nga arsyet që në televizione, në portale apo më shumë në rrjete sociale, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dallosh informacionin e verifikuar me profesionalizëm dhe spekullimin e pastër, që dihet se i shijon më shumë turmave të etura për deklarata të bujshme.

    Një fabul e paverifikuar që po përhapet me shpejtësi orët e fundit në rrjetet sociale është ajo që thuri Ervin Karamuço gjatë emisionit Zonë e Lirë mbrëmjen e së premtes. Me sigurinë e një eksperti, ai foli për një video me përmbajtje gjysëm-erotike, që sipas tij ka dalë nga hetimi i SPAK për aplikacionin SKY të një personazhi të botës së krimit.

    Karamuço iu referua një filmimi të shkurtër, që qarkullon nëpër telefona këto kohë, ku një prej vajzave të ekranit ka filmuar veten e saj. Për këtë filmim që zgjat vetëm pak sekonda dhe që e përsërisim është filmuar nga vetë personazhi i showbizz me gjasë për partnerin e saj, Karamuço ka ngritur një histori prostitucioni dhe e ka lidhur me një nga ngjarjet më të bujshme kriminale në vend, ende të pazbuluara nga drejtësia.

  • Vranë rojen e parkut fotovoltik dhe vodhën tuba bakri me vlerë 30 mijë euro, arrestohen 4 shqiptarët

    Vranë rojen e parkut fotovoltik dhe vodhën tuba bakri me vlerë 30 mijë euro, arrestohen 4 shqiptarët

    Katër romë shqiptarë janë arrestuar nga policia greke si autorë të dyshuar të një vrasje të ndodhur në muajin korrik.

    Ata akuzohen se kanë goditur me sende të forta rojën e një parku fotovoltaik në Ano Liosia. 54-vjecari u godit pasi autorët kishin qëllim të vidhnin tuba bakri në park.
    Pasi goditën rojën me send hekuri, shqiptarët vodhën tela elektrikë, tuba bakri me vlerë 30 mijë euro, celularin e viktimës e më pas morën fuoristradën e kompanisë dhe u larguan.

    Fuoristrada u gjet më pas e djegur në Nea Zoi, Aspropirgo.