Category: Lajme

  • “Automjetet çmontoheshin në një servis”, Klodiana Lala zbulon si u zbërthye grupi kriminal i drejtuar nga Laert Haxhiu: Për personat në kërkim po përdoret…

    “Automjetet çmontoheshin në një servis”, Klodiana Lala zbulon si u zbërthye grupi kriminal i drejtuar nga Laert Haxhiu: Për personat në kërkim po përdoret…

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka pasur sot një takim me gazetarët e kronikës së zezë, teksa gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar disa nga temat dhe informacionet e marra nga ky komunikim.

    Lala u shpreh ndër të tjera tregoi detajet sesi u arrit të zbërthej një grup i strukturuar kriminal, me në krye Laert Haxhiun, i njohur si kundërshtarë i Alfdo Bares.

    “Bëhet fjalë për të një penduar të drejtësisë, Artan Tafani. Është arrestuar nga forcat Operacionale, të cilët kishin arritur me metoda speciale, është një pajisje përgjuese që po përdoret për lokalizimin e personave që janë në kërkim për vepra penale. Në fillim ishte i dyshuar për një grabitje, por gjatë gjurmimit të tij, policia zbuloi se një servis, ku dyshohej se automjetet e përdorura në vrasje të ishin çmontuar aty, dhe në shenjat e gishtave doli dhe Tafani. Ai u rrëfye për vrasjen e parë që ka kryer, vrasjen e Elton Mermalit, pjesë e bandës së Aldo Bares.

    Nëna e Elton Mermalit edhe pse e moshuar deklaroi në prokurori se autor i vrasjes së djalit ishte Laert Haxhiu dhe dha detaje. Ka pasur një reagim të tmerrshëm nga babai i Laert Haxhiut duke insistuar se faktet nuk ishin të vërtete, por koha i dha të drejtë. Tafani e pranoi vrasjen, rezultojnë 6 vrasje të kryera prej tij. Grupi drejtohej nga Laert Haxhiu, një personazh i jashtëzakonshëm i botës së krimit. Është dënuar me 18 vite burg për një vrasje. Më 2017 tentoi të vriste nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin. Ai arriti të shpëtonte, por u vranë tre të tjerë. Janë dy të dënuar me burg të përjetshëm për masakrën e Lushnjës.

    Është arrestuar edhe e dashura e tij, (e Laert Haxhiut), e cila akuzohet për moskallëzim krimi dhe dhënie ndihme. Ajo i ka dhënë ndihmë që të fshihej”, u shpreh gazetarja Lala.

  • Është gjallë apo ka vdekur Ervis Martinaj? Altin Dumani jep përgjigjen surprizë

    Është gjallë apo ka vdekur Ervis Martinaj? Altin Dumani jep përgjigjen surprizë

    Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar një takim informal me gazetarët e kronikës së zezë gjatë ditës së sotme.

    Në takim Dumani nuk i ka shpëtuar interesit të gazetarëve për disa nga çështjet më të nxehta në Shqipëri, ku padiskutim një interes të veçantë kishte dhe fati i Ervis Martinajt.

    I pyetur nga gazetarët se çfarë po ndodh me Martinajn, i zhdukur që prej 9 guhtit të vitit të kaluar, Dumani tha se për sa kohë grupi hetimor vijon hetimet ai konsiderohet i gjallë.

    “Nuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetohet”, tha Dumani.

    Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.

    Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale.

    Emri i tij u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo. Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova.

    Po ashtu Martinaj ishte i përfshirë në vrasjen e ndodhur në Bllok, ndërsa pas kësaj ngjarje ai u arrestua por më pas u la i lirë pasi pagoi një shumë të madhe parash. Emri i Ervis Martinajt, doli në skenë edhe pas dëshmisë së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. Ai rrëfeu se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për eliminim e Endrit Dokles, numrit 2 të Bandës së Durrësit.

  • Arrestimi i Artan Tafanit, gazetari i njohur zbardh detajet e bujshme: Në momentin e prangosjes iu gjet armë me fishek në fole gati për qitje, bëri tentativë…

    Arrestimi i Artan Tafanit, gazetari i njohur zbardh detajet e bujshme: Në momentin e prangosjes iu gjet armë me fishek në fole gati për qitje, bëri tentativë…

    Gazetari Sokol Dema zbardh të tjera detajet të reja në lidhje me arrestimin e anëtarit të grupit të Leart Haxhisë, Artan Tafani i cili është bërë i penduari i drejtësisë.

    Kujtojmë se Tafani ka qenë në kërkim për grabitjen e 30 mijë eurove në Astir, ndërsa gazetari dema thotë se në momentin e arrestimit ka pasur armë me vete me fishek në fole gati për qitje. Tafani është arrestuar nga policia e Lushnjës, ndërsa në momentin e ndërhyrjes ai ka pasur edhe një tentativë për t’u larguar.

    “Duket se ka qenë një vazhdë e nisur tre muaj më parë ka patur një ngjarje në Astir, për grabitjen e një exchange. Dukej se ishte një çështje që nuk ishte thjesht grabitje, ka patur një tendencë për të mbajtur të fshehtë hetimet, raportohej për një lidhje të tij me grupet kriminale. Rezultati i ditës së sotme është për tu përshëndetur.

    Rrëfimi i Tafanit ka çuar deri në ekzekutimin e urdhër-arresteve përgjatë ditës së djeshme. Kemi të bëjmë disa vrasje që ishin arkivuar më herët. Policia ka patur informacion dhe e dinte se kush i kishte kryer porosi për ti provuar ishte e vështirë. Me rrëfimin dhe provat ka patur dhe përputhshmëri. Pasi ishte shpallur në kërkim Tafani, fillimisht kanë qenë agjentët e komisariatit numër 6 që zbardhën ngjarjen e Astirit përmes krahasimit të AND-së dhe më pas ka pasur gjurmim të celularit me urdhër të prokurorisë dhe ditën e shtunë është bërë ndërhyrja.

    Fillimisht ka patur një tentativë për t’iu larguar, ka rezultuar por ka qenë i bllokuar. Është arrestuar me armë pa leje, ka qenë me fishek në fole gati për të qëlluar dhe me sasi lëndësh narkotike. Ka patur bindje për ta kthyer në bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe ka rrëfyer gjithçka”, tha gazetari Dema.

  • E RËNDË në Tiranë/ Përplaset për vdekje nga makina 74-vjeçari

    E RËNDË në Tiranë/ Përplaset për vdekje nga makina 74-vjeçari

    Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se një i moshuari ka ndërruar jetë në kryeqytet.

    Një aksident me vdekje është regjistruar ditën e sotme në Tiranë.

    Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se një i moshuari ka ndërruar jetë në kryeqytet.

    Policia bën të ditur gjithashtu se personi me inicialet I. Q., 30 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar shtetasin I. Q., 74 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë më pas, në spital.

    NJOFTIMI I POLICIS

    “I. Q., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar shtetasin I. Q., 74 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë më pas, në spital”

  • Dyshohet se u përfshi në një vrasje, kush është Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut

    Dyshohet se u përfshi në një vrasje, kush është Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut

    E reja që shihni në foto është e dashura e Laert Haxhiut, Klea Gjata, e cila u arrestua në kuadër të “Never Forget”.

    Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli në një konferencë për shtyp për operacionin, që çoi në arrestimin e 12 personave, ndërsa 3 u shpallën në kërkim.

    Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli në një konferencë për shtyp për operacionin, që çoi në arrestimin e 12 personave, ndërsa 3 u shpallën në kërkim.

    Rrumbullaku renditi të gjitha krimet e kryera nga ky grup me data dhe emra konkretë.

    Emri që kryeson këto ngjarje të rënda të ndodhura përgjatë këtyre 5 viteve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, është ai i Laert Haxhiut.

    Por mes të arrestuarve është edhe 27-vjeçarja nga Lushnja, partnere e Laert Haxhisë. “Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”,” tha Rrumbullaku. Dyshohet se Klea Gjata është e përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021.

  • Si u shkatërrua banda e Lart Haxhiut, një nga “killerat” u kap në krevat dhe me armën gati për qitje

    Si u shkatërrua banda e Lart Haxhiut, një nga “killerat” u kap në krevat dhe me armën gati për qitje

    Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit “Never forget” ku në pranga ranë 12 anëtarë të bandës së Leart Haxhiut dhe 3 të tjerë u shpallën në kërkim. Në pamjet e publikuara duken momentet kur vihen në pranga pjesëtarët e grupit të autorit të masakrës së Lushnjes, një nga të cilët kapet në krevat dhe i armatosur.

    “Never forget” me dëshminë e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili u arrestua për grabitjen e një pikë këmbimi ka arritur të hedhë dritë për 6 vrasje që tronditën vendin vitet e fundit. Artan Tafani, ‘’ushtar’’ i Leart Haxhiut, ka zbuluar përfshirjen e këtij të fundit në vrasjen e Çajup Selimit, Fridman Xhaferaj, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit dhe Dikenc Halilit.

    Të arrestuar mbeten shtetasit, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romacka, Erisiano Abedini, Bledar Berberi, Maringlen Topuzi, Bujar Abedini, Enriko Xhahysa, Klea Gjata, Idriz Manej, Fatjon Veliu, dhe Laert Haxhiu. Në kërkim për ngjarje kriminale si vrasje dhe shkatërrim prone, janë Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti alias Kristian Lala, Firdeus Berberi, Kristi Bixheku dhe Ederi Caushi.

  • Emrat/ Pjesë e bandës së Laert Haxhiut, zbulohet pas një viti kush hodhi në erë lokalin e Noizyt

    Emrat/ Pjesë e bandës së Laert Haxhiut, zbulohet pas një viti kush hodhi në erë lokalin e Noizyt

    Një nga bizneset e reperit të njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy” u hodh në erë me tritol më 8 qershor 2022. Një vit pas ngjarjes së rëndë policia ka arritur të hedhë dritë rreth ngjarjes duke vënë pas hekurave autorët e dyshuar të ngjarjes, të njohur si anëtarë të grupit të Laert Haxhiut. Autorë të ngjarjes policia zbulon se janë vetë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Erisiano Ebedini.

    6.3 Në datë 08.06.2022, në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku, në qytetin e Durrësit, me autorë të dyshuar:
    – Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

    – Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;

    – Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;

    – Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë.

  • U eliminua në një lokal të Athinës nga banda e Laert Haxhiut, zbardhet pas 2 vitesh vrasja e Dikens Halilit

    U eliminua në një lokal të Athinës nga banda e Laert Haxhiut, zbardhet pas 2 vitesh vrasja e Dikens Halilit

    Në kuadër të operacionit “Never Foret”, policia dhe prokuroria kanë konkluduar se krahas ngjarjeve kriminale në disa qytete të Shqipërisë, Laert Haxhiu është organizator edhe për dy vrasje në Greqi, përkatësisht Lulzim Qorri dhe Dikens Halili.

    Dikens Halili, (personi në foton më poshtë) u ekzektua më 3 tetor 2021 gjithashtu në një lokal në Athinë. Halili u qëllua nga një burrë i maskuar, i cili iu afrua pronarit në këmbë që ishte jashtë kafenesë dhe po bisedonte me klientët.Mediat greke raportuar se Halili ishte një emër i njohur për autoritetet greke pasi ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.

    Zbardhjet e vrasjeve u kryen në kuadër të operacionit Never Forget, pas rrëfimeve të të arrestuarit Artan Tafani I cili zgjodhi të bashkëpunojë me drejtësinë.

  • Rrëfehet Artan Tafani/ Si u vra biznesmeni Çajup Selimi nga banda e Laert Haxhiut, më parë ishte dhunuar

    Rrëfehet Artan Tafani/ Si u vra biznesmeni Çajup Selimi nga banda e Laert Haxhiut, më parë ishte dhunuar

    Duket se dëshmia e Artan Tafanit, autor i grabitjes së një pike të këmbimit valutor në Tiranë, ka zbërthyer një seri ngjarjesh kriminale. Tafani ka bashkëpunuar me drejtësinë, ndërsa ka treguar se grupi ku bënte pjesë, ku drejtues ishte Laert Haxhia, i cili ndodhet pas hekurave në shtetin grek, pasi akuzohet për masakrën e Lushnjës, duke zbardhur kështu 6 vrasje.

    Mes këtyre vrasjeve është dhe ajo e 1 qershorit të vitit 2022, ku viktimë ishte biznesmeni Çajup Selimi, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në qendër të Tepelenës. Selimi, i cili kishte një dyqan shumice me prodhime gruri, u qëllua me armë zjarri, dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në konferencë për mediat deklaroi sot se lidhur me megaoperacionin e koduar “Never Forget” (Kurrë mos harro) bëri të ditur se për vrasjen e Selimit autorët e dyshuar janë Leart Haxhiu, Artan Tafami, Erisian Abedini, Lulzim Spaija, Ligor Lomacka dhe Bujar Abedini.

    Kujtojmë se para disa vitesh 45-vjeçari ishte dhunuar nga disa persona me levë hekuri dhe u godit me grushte duke i shkaktuar atij dëmtime. Ngjarja në fjalë ndodhi konkretisht në 13 korrik të 2018-ës. Në atë kohë u tha se ngjarja ndodhi për shkak të konflikteve për konkurrencë në tregti. Në sajë të një megaoperacioni u lëshuan 16 urdhër-arreste, për implikim në vrasje apo dhe vendosje eksplozivi.

  • Vrasja e Lulzim Qorrit nga banda e Laert Haxhiut, si u eliminua me plumb në kokë në një lokal të Athinës

    Vrasja e Lulzim Qorrit nga banda e Laert Haxhiut, si u eliminua me plumb në kokë në një lokal të Athinës

    Mes krimeve të zbardhura nga Policia e Shtetit për të cilat akuzohet grupi kriminal i drejtuar nga Laert Haxhiu, është dhe vrasja në Greqi e Lulzim Qorrit.

    44-vjeçari, lindur e banues në Grabian të Lushnjës; më herët me precedentë penalë dhe i arrestuar nga policia shqiptare për trafik droge u vra më 12 dhjetor 2018 rreth orës 22:40 në një bar në rrugën “Kritis 23” në Athinë.

    Ai u qëllua me plumb në kokë, teksa ndodhej i ulur në një vend pranë vitrinës së lokalit. Autori e qëlloi nga jashtë dhe më pas u largua me një motor që drejtohej nga bashkëpunëtori i tij.

    Ai rezultonte pa precedentë penalë në Greqi, ndërsa në Shqipëri 44-vjeçari ishte arrestuar në korrik 2016 me urdhër arresti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “trafik lëndësh narkotike” si pjesë e një grupit kriminal.