Category: Lajme

  • Mos harroni çadrat, reshje shiu dhe stuhi, parashikimi i motit për këtë javë

    Gjatë kësaj jave vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme por në ditët e fundit të javës dhe sidomos gjatë fundjavës pritet një përmirësim, që do të zgjasë pak.

    Në këtë mënyrë për ditën e sotme vendi ynë parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura të cilat në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

    Po ashtu edhe për ditën e Martë dhe deri ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

    Për ditën e Premte moti parashikohet kryesisht i kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore do të jenë hera-herës deri të dendura. Në zonën e juglindjes parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.

    Vlen për tu theksuar se gradualisht duke nisur nga dita e Premte dhe kryesisht fundjava e ardhshme nis edhe rritja graduale e temperaturave të cilat pritet të prekin vlerat 28-29 grad celcius!

  • Vrasja e shqiptares në Itali, hetimet marrin kthesën e papritur dhe ‘fundosin’ ekzekutorin 31-vjeçar: Kamerat e sigurisë…

    Kanë dalë të tjera detaje tronditëse për vrasjen e shqiptares Anila Ruçi, në Itali.

    Autori i dyshuar i vrasjes së Anila Ruçit ka lënë ambientet e spitalit. Osman Bilyhu, 31 vjeç është dërguar në burgun e Torre del Gallo. Kushtet e tij shëndetësore u përmirësuan pas ngjarjes së rëndë ku vdiq 38-vjeçarja në zonën e Scaldasole.

    Sipas asaj që shkruajnë mediat, 31-vjeçari u gjet me plagë të rënda në bark dhe kraharor më 19 Prill. Ai kishte thënë para policisë se i kishte marrë plagët nga “një sulm me thikë nga një person i panjohur, gjatë së cilit u vra gruaja ndërsa ai u plagos”.

    Por kjo dëshmi mbeti e pabesueshme për hetuesit derisa kuptuan se plagët në trupin e tij ishin shkaktuar nga vetë ai. Në këtë rezultat doli ekspertiza e mjekëve. Po ashtu, u morën nën shqyrtim kamerat e sigurisë të cilat nuk filmuan asnjë person tjetër që të hynte apo të dilte nga shtëpia e tyre.

    Janë këto dy elemente plus vonesa e raportimit të ngjarjes që ngritën dyshimet tek autoritetet. Sipas asaj që shkruajë mediat, alarmi u ngrit në orën 16:00, ndërsa sulmi dyshohet se ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit.

    Këto për hetuesit përbëjnë incidie të rënda faji kundër tij dhe ka ende shumë rrethana për të sqaruar. Mbi të gjitha motivin. Deri më tani nuk dihet se pse e kreu vrasjen.