Category: Lajme

  • “Po na e vrasin djalin për herë të dytë”- Babai i 20-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Suedi: Ambasadën e njoftuam ne. Kemi hapur dyert e mortit, por nuk po e qajmë dot…

    Alket Spaho, babai i 20-vjeçarit shqiptar që u vra në Suedi pak javë më parë ka rrëfyer pengesat që po has për të sjellë trupin e djalit të tij në Shqipëri.

    Ai u shpreh se diplomatët shqiptarë në Suedi e kanë mësuar prej tij ngjarjen, ndërkohë që familjarët nuk janë lejuar të udhëtojnë për në Suedi.

    “Djali quhet Lauren Spaho dhe shkoi në Suedi për një jetë më të mirë. Ngjarja ka ndodhur në datën 6 maj, ndërsa djali humbi jetën 1 ditë më pas në spital në qytetin e Karlstad të Suedisë. Ai hyri për të ndarë një shok kur edhe u qëllua”, thotë babai i tij Alket Spaho.

    Ai shprehet se për ngjarjen janë ndaluar 5 persona, ku 2 prej tyre qëndrojnë akoma në burg. Më tej pohon se autoritetet suedeze kanë lajmëruar Policinë Shqiptare dhe kjo e fundit familjen.

    Por, Alketi dhe familja e tij, kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë nga Ambasada Shqiptare në Suedi, e cila as nuk e ka lajmëruar për ngjarjen e rëndë. “Në vend që të na merrnin ata në telefon, i kemi marrë ne. Ata s’dinin gjë! Kërkuam informacione se çfarë ka ndodhur, për trupin e djalit.

    Kur do të na e sjellin. Kontaktuam me suedezët dhe na thanë se për 1 javë. Kurse këta të Ambasadës na thonë për 1 muaj. Po na e vrasin për herë të dytë djalin, kjo është vrasje e dytë. Shteti s’po na ndihmon. Na thonë do paguani shpenzimet. Shkojnë mbi 30 mijë euro. Ne kërkojmë mbështetje, kemi hapur dyert e mortit po s’po e qajmë dot djalin” thotë ai për Fiks Fare.

  • Identifikohet shqiptari që ekzekutoi belgun në Greqi

    Mario Diamanti është autori i vrasjes së 47-vjeçarit belg Christoph Wageman, i cili u gjet i vdekur jashtë shtëpisë së tij në Voula në qershor 2020.

    Vrasja në fillim i atribuohej “kontratës së vdekjes”, gjë e cila u vërtetua edhe nga rrjedha e hetimeve, pasi autori e qëlloi dy herë në kokë.

    Sipas mediave greke, dyshohet se autor i vrasjes është 35-vjeçari i cili, nuk jeton më.

    Diamanti rezulton të ishte pronari i një karburanti, i cili u ekzekutua në pikën e tij në rrugën Petrou Ralli në Nicë në nëntor të vitit 2021. Vrasja e tij brutale, u regjistrua në kamerat e sigurisë.

    Ndaj 47-vjeçarit belg ishte në pritje një urdhër arresti për trafikimin e një sasie të madhe kokaine nga Amerika Latine drejt vendit të tij. Ai u vra mbrëmjen e 29 majit 2020 në hyrje të pallatit në rrugën Dodekanisou ku jetonte me gruan e tij braziliane dhe fëmijën e tyre të mitur. Duke qenë se ndaj tij kishte një urdhër arresti, ai ndodhej në vend me letra të falsifikuara me emrin “Giorgos Christoforos”.

    Sipas raporteve në gazetën belge Gazet van Antwerpen, Wageman ishte i përfshirë në raste të trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë. Sipas disa burimeve, Wageman ishte përgjegjës për humbjen (e sekuestruar nga autoritetet) të një ngarkese kokaine. Si rezultat i këtij zhvillimi ndodhi më pas vrasja.

  • E kërcënonte me video intime dhe e përdh*nonte, shqiptarja denoncon ish të dashurin sirian

    Një 26-vjeçare nga Shqipëria ka denoncuar në policinë greke ish të dashurin e saj sirian.

    Në denoncimin e saj e reja shqiptare akuzon sirianin për përdhunim si dhe këcënime me video intime.

    Sipas asaj që raporton ANT1m pas ndarjes siriani e shantazhonte vazhdimisht shqiptaren me foto dhe video intime, ndërsa i kkronte para, dhe herë pas herë ushtonte dhunë seksule.

    Mësohet se riu u arrestua pas denoncimit, në rrugën Zakynthos në Kypseli, ndërsa ka bërë rezistencë për të shmangur prangat.

  • Aksident i frikshëm në aksin Elbasan-Librazhd/ Furgoni me nxënës del nga rruga dhe përfundon në kanal (Foto)

    Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan- Librazhd, ku një furgon me nxënës është përplasur pranë kthesave të Murrashit.

    Mësohet se ngjarjam und të ishtek thyer në tragjedi, pasi autobusi rrezikonte të binte nga ura.

    Burime për Top Channel bëjnë me dije se disa nxënës janë shoqëruar në spitalin e Librazhdit, por fatmirësisht me dëme të lehta.

    Policia dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje ku po hetohen rrethanat e aksidentit.

  • ‘Isha rastësisht në zonë, e pashë e vrava”/ DËSHMIA e Habib Rexhës: Isha me shokun tim dhe…

    Zbardhen pjesë nga dëshmia e Habib Rexhës, autori i dyshuar i ekzekutimit të Arjan Gosës, pak ditë më parë në Kavajë.

    “Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava”, ka thënë ai.

    Gjatë dëshmisë së dhënë nga Rexha përballë oficerëve të policisë gjyqësore, ai ka rrëfyer se si ka vendosur të kryejë krimin e rëndë. Ai ka treguar për policinë se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën. Ai është shprehur se në makinë ka qenë një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës. I ka kërkuar mikut të tij të parkonte pak metra larg lokalit dhe ka shkuar e ka qëlluar me pistoletën, të cilën e mbante me vete dhe pa leje.

    Më tej, ai ka treguar për policinë, se i ka kërkuar mikut të largohen, duke e lënë diku në dalje të Kavajës. Autori ka qëndruar në Kukës këto ditë.

    Pas negociatave me familjarët këta të fundit kanë kërkuar 2-3 ditë kohë për ta bindur djalin e tyre të vetëdorëzohet, për shkak se duke ja njohur temperamentin e djalit të tyre dhe i druheshin një përplasje apo ngjarje tjetër.

  • Vrau Arjan Gosën dhe u largua në këmbë, zbardhet dëshmia e autorit: E pashë rastësisht në lokal dhe u ktheva. Veprova nga …

    Habib Rexha ka folur para policisë disa orë pas vetëdorëzimit si autor i vrasjes së Arjan Gosës dy ditë më parë në një lokal në Kavajë.

    Gazetari Ervin Leka raporton për Panorama TV se ai ka thënë se ditën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë bashkë me shokun e tij në kinkaleri dhe ka parë që shënjestra ishte ulur në lokal.

    Pasi është larguar për 30 metra nga vendi ku ka ndodhur ngjarja, ka lënë automjetin dhe ka ecur në këmbë në drejtim të tij.

    Rexha ka thënë se përballja me të ka qenë e rastësishme dhe vrasjen e ka kryer nga gjaknxehtësia.

    Ai ka mohuar që shoku i tij të ketë pasur dijeni që për krimin që do kryente duke treguar pas ngjarjes, bashkë me të janë larguar përmes Durrësit dhe më pas në drejtim të Kukësit.

    “Isha pranë një kinkalerie bashkë me një shokun tim. Pashë që shënjestra ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbë. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qenë në dijeni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjaknxehtësia. U largova bashkë me shokun tim nga Durrësi në drejtim të Kukësit” është shprehur Habib Rexha para uniformave blu.

  • “Tradhtitë nuk bëhen më në hotele”/ Habit detektivja private, ‘nxjerr zbuluar’ tradhtarët: Ja si ‘mashtrojnë’ partnerët shqiptarë

    “1 herë Mat” është një program investigimi për tradhtitë bashkëshortore.

    Ai bazohet në ngjarje të vërteta, por personazhet, vendet dhe faktet jane totalisht të fshehur për të ruajtur anonimatin. Thelbi është e vërteta dhe përballja me faktet.

    Ervin Kurti dhe Shkënda Lili kanë treguar disa detaje të reja në lidhje me emisionin që do të nisë në “E Diell” nga data 28 Maj.

    Ervin Kurti: Një gjë mund të ua zbulojmë, që tradhtitë nuk bëhen më si dikur nëpër hotele, por ku bëhen Shkënda?

    Shkënda: Nëpër shpia private.

    Ervin Kurti: Marrin shpia me qira, këtë mund ta themi. Janë disa vende që unë tani i kam zbuluar, sepse Shkënda i dinte edhe më parë, që shërbejnë si strofulla tradhtie.

    Shkënda: Në këto shpia nuk shkojnë kurrë bashkë, por njëri para e tjetri pas.

  • U vetëdorëzua pasi ekzekutoi Arjan Gosën në sy të babait të tij/ DETAJE, policia negocioi me…

    Sot i dha fund arratisë, duke u dorëzuar në polici, autori i dyshuar i vrasjes së 47-vjeçarit Arjan Gosa.

    Habib Rexha, 31 vjeç, u vetëdorëzua, pas negociatave të vazhdueshme të policisë, gjatë dy ditëve të fundit me familjen e tij, por edhe në pamundësi për t’u larguar nga vendi.

    31-vjeçari që ekzekutoi për hakmarrje me një plumb në kokë Arjan Gosën do të përballet me drejtësinë për krimin e kryer pasditen e vonë të së dielës në Kavajë. Viktima u vra ndërsa ndodhej në lokal së bashku me babain e tij të moshuar, dëshmia e të cilit është pjesë e dosjes hetimore për ngjarjen.

    Babë e bir qenë ulur shkujdesur në pjesën e jashtme të lokalit dhe po ndiqnin një ndeshje futbolli. Të dy kanë qenë me kurriz nga rruga, ndaj nuk e kanë parë autorin kur ka hyrë në lokal.

    “Ishim duke parë ndeshjen. Dëgjova vetëm një krismë dhe e pashë djalin që ra në tokë dhe dikë që iku me vrap.” Kaq ka mundur të dëshmojë, 78-vjeçari Osman Gosa i cili në më pak se dy muaj humbi dy djemtë e tij, Edmondin 43 vjeç dhe Arjanin 47.

    I tronditur nga gjithçka përjetoi në moshë të thyer, Osman Gosa nuk e kishte menduar se do të humbiste dhe djalin tjetër si pasojë e krimit në të cilin u përfshi i biri Edmondi dhe që i mori jetën. Vëllai i Habibit, Altin Rexha u qëllua nga Edmond Gosa në prani të djalit të mitur, teksa po kthehej në shtëpi me të.

    Meqë të dyja palët e përfshira në konfliktin e 29 marsit, Edmond Gosa dhe Altin Rexha vranë njëri-tjetrin, familja Gosa nga Kavaja nuk e kishte dyshuar hakmarrjen, që nuk vonoi. Pas dorëzimit, Habib Rexha pritet të dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal./Top Channel

  • “Më vjen keq të them se…”/ Detektivja private tregon si zbulohen tradhtarët: Çiftet shqiptare nuk ndahen pas tradhtisë

    Dedektivja private Shkenda Lili ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE”, ku ka folur për rastet e tradhtisë në vendin tonë.

    Ajo deklaroi se në eksperiencën e saj, shumica e çifteve shqiptare, edhe pasi marrin vesh tradhtinë nuk ndahen.

    Ajo shprehu keqardhje për ato gra që përveç tradhtisë, vazhdojnë të qëndrojnë në një familje ku ka dhe dhunë.

    “Jo gjithmonë shkojmë drejt ndarjes, në eksperiencën që kam, çiftet nuk ndahen. Më vjen keq ta them sepse kur diçka ka shkaur aty ku… ka marrë fund, duhet t’i japin drejtim. Por spidomos femrat shqiptare, që unë jam femër vetë, në momentin që ka dhunë, gratë vazhdojnë dhe qëndrojnë në atë familje. Për shkaqe ekonomike, të opinonit.”- tha ajo.

  • Moti plot surpriza! Parashikimi, ja sa shkojnë temperaturat ditën e mërkurë

    Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell.

    Në relievet kodrinore – malore pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

    Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intenistet të ulët dhe afatshkurtra.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

    Temperaturat parashikohen

    në zonat malore 11 deri 27°C

    në zonat e ulëta 12 deri 30°C

    në zonat bregdetare 15 deri 28°C