Category: Lajme

  • A përfshihen edhe shqiptarët? Greqia jep lajmin e mirë: Emigrantët do lejohen të punojnë pa dokumente në këto dy sektorë

    A përfshihen edhe shqiptarët? Greqia jep lajmin e mirë: Emigrantët do lejohen të punojnë pa dokumente në këto dy sektorë

    Qeveria greke po planifikon t’i mundësojë qindra mijëra emigrantëve, aktualisht pa dokumente, që të punojnë në bujqësi, ndërtim dhe turizëm.

    Greqia, si shumë vende të tjera europiane, kërkon urgjentisht të plotësojë boshllëqet në tregun e punës, veçanërisht pasi shumë njerëz u larguan nga fuqia punëtore gjatë pandemisë COVID-19.

    Ministri grek i migracionit, Dimitris Kairidis, ka bërë të ditur se qeveria po shqyrton mundësinë e lejimit të emigrantëve ende të paregjistruar të punojnë në disa sektorë, për të adresuar mungesat.

    Plani, i cili është i ngjashëm me një reformë në Itali në vitin 2020, pritet të prekë rreth 300,000 emigrantë që janë pa dokumente ose të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit.

    “Duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë me popullsinë që është tashmë në vendin tonë, pa krijuar magnete të tjera që të tjerë të vijnë ilegalisht”, tha Kairidis në një intervistë për televizionin grek.

    Ministri grek pritet të përshkruajë nismën në një takim të kabinetit muajin e ardhshëm, tha një zyrtar i ministrisë së Migracionit për Reuters.

    Ministri i Bujqësisë, Lefteris Avgenakis, thotë se vendi ka nevojë për rreth 180,000 punëtorë për tokat çdo vit. Në të kaluarën, disa nga këto vende pune janë plotësuar duke përdorur skemat e punëtorëve me Shqipërinë, Bangladeshin, Indinë dhe Egjiptin, por vonesat e shkaktuara nga burokracia kanë çuar në mungesa, sipas ministrit.

  • Meteorologët paralajmërojnë mot ekstrem në rajon, Greqia “në alarm të kuq”, ja çfarë pritet të ndodhë

    Meteorologët paralajmërojnë mot ekstrem në rajon, Greqia “në alarm të kuq”, ja çfarë pritet të ndodhë

    Banorët e disa zonave të Greqisë morën mesazhe përmes numrit evropian të urgjencës 112 të martën, duke i paralajmëruar për stuhi të forta dhe stuhi breshëri të fenomenit të motit ‘Elias’ që pritet të nisë gjatë natës.

    Paralajmërime për të kufizuar lëvizjen në natyrë dhe për të ndjekur udhëzimet e autoriteteve iu dërguan banorëve të Cefalonisë, Itakës dhe Zakinthos, rajoneve të Greqisë qendrore Evrytania, Fthiotida, Fokida, Viotia dhe Magnisia, Evia veriore dhe zona të Peloponezit, dhe banorëve të rajonit të Karditës në Thesali, raporton ANA-MPA.

    Mesazhe paralajmëruese kanë marrë edhe disa banorë të përhershëm të Qarkut të Atikës, por moti i tillë i ashpër nuk pritet në atë rajon, njoftojnë mediat greke.

  • “Bosët e rinj të drogës”/ Megaoperacioni në Spanjë, shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare, 24 të arrestuar .

    “Bosët e rinj të drogës”/ Megaoperacioni në Spanjë, shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare, 24 të arrestuar .

    Ditë kyçe në luftën kundër trafikut të marijuanës në Katalonjë. Aktualisht po zhvillohen dy operacione policore në zona të ndryshme të vendit. Ajo e Gardës Civile fokusohet në provincën e Tarragona-s dhe ajo e Mossos d’Esquadra në Maresme dhe Barcelona.

    Qëllimi i forcave të armatosura spanjolle është çmontimi i një bande me bazë në Kataloni që ka trafikuar drogë në shkallë ndërkombëtare prej vitesh ndërsa organi katalanas kërkon të çmontojë një grup kriminal që shet marijuanë dhe hashash në makinat shitëse duke pretenduar se është CBD (një produkt legal që përmban parimin aktiv të kanabisit që nuk ka efekte psikoaktive, por terapeutike). Deri tani Garda Civile ka 21 të arrestuar dhe Mossos 3.

    Sipas burimeve policore, Garda Civile ka shënjestruar prej dy vitesh një grup kriminal të krijuar kryesisht në Tarragonès që trafikon marijuanë. Ata janë, sipas të njëjtave burime, një organizatë me origjinë shqiptare që ka një strukturë hierarkike dhe sisteme shumë të sofistikuara (si mbrojtje ashtu edhe prodhim). Pas muajsh përgjim dhe monitorim, policia ka mundur të identifikojë tetë plantacione kanabisi në ambiente të mbyllura të kontrolluara nga ky grup, të drejtuar nga një burrë me origjinë shqiptare i cili tashmë është arrestuar.

    Plantacionet ndodhen në ndërtesa industriale dhe vila dhe janë shumë të mbrojtura. Burimet policore bëjnë me dije se kanë gjetur kamera të shumta sigurie, madje edhe sensorë lëvizjeje që lajmërojnë bandën për çdo prani në afërsi.

    Sipas burimeve kërkimore, grupi kriminal kishte pikën kryesore të prodhimit të drogës në Katalonjë. Më pas, megjithatë, nuk u përdor për ta shpërndarë në të gjithë vendin, por iu dedikua trafikut ndërkombëtar. Kreu i grupit, kishte një standard të lartë jetese falë fitimeve të krijuara nga biznesi i drogës dhe jetonte në vila të mëdha.

    Në total, sot në mëngjes, Garda Civile kreu 16 kontrolle në vende të ndryshme si Bisbal del Penedès, Salou, Perafort, Palau Solità dhe Plegamans ose Cambrils. Në qytetin e fundit, policia, e cila ka në dispozicion më shumë se 200 oficerë, gjeti dy armë zjarri dhe një silenciator.

    Operacioni i Mossos, nga ana tjetër, fokusohet në një organizatë kriminale që shiste kryesisht drogë në Katalonjë dhe që e bënte këtë në një mënyrë të rrallë. Në thelb, sipas burimeve policore, ata shisnin në objekte tregtare të gjitha produktet që, në letër, ishin bërë me CBD, një derivat i marijuanës që nuk ka veti narkotike.

    Në të vërtetë, megjithatë, këto produkte bëheshin me marijuanë dhe hashash. Deri më tani janë bërë tre arrestime dhe priten të tjerë. Kontrollet janë fokusuar në Maresme, në qytete të tilla si Santa Susanna ose Canet de Mar. Në të njëjtën kohë, kontrolle janë bërë edhe në disa objekte tregtare që kishin makina shitëse për këto produkte

  • Defekti me bombolën shkakton zjarr në banesë, plagoset një person në Tiranë

    Defekti me bombolën shkakton zjarr në banesë, plagoset një person në Tiranë

    Më datë 27.09.2023, rreth orës 11:45, në rrugën “Altin Basha”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombolën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

    Si pasojë është dëmtuar shtetasja S. Xh., 85 vjeçe, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

  • Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ U përplas me kamionçinë, motori bëhet copash në rrugë, plagoset drejtuesi

    Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ U përplas me kamionçinë, motori bëhet copash në rrugë, plagoset drejtuesi

    Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Symiz.

    Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe një motor.

    Si pasojë e përplasjes, është plagosur drejtuesi i motorit, i cili ka marrë dëmtime trupore.

    29 vjeçari me iniciale M. A., banues në Lin, Pogradec, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    “Sot në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz, Maliq, automjeti kamionçinë tip “Benz” me drejtues shtetasin R. Sh., 35 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 29 vjeç, banues në Lin, Pogradec, i cili për pasojë ka marrë disa dëmtime trupore dhe u mjekua në spitalin e Korçës”, raportoi policia.

    Policia po bën veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Njoftimi i policisë:

    Sot në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz, Maliq, automjeti kamionçinë tip “Benz” me drejtues shtetasin R. Sh., 35 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 29 vjeç, banues në Lin, Pogradec, i cili për pasojë ka marrë disa dëmtime trupore dhe u mjekua në spitalin e Korçës.

    Me drejtuesin e automjetit shtetasin R. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • I vuri zjarrin një makine, policia hip me shkallë nga dritarja për të kapur autorin në Korçë

    I vuri zjarrin një makine, policia hip me shkallë nga dritarja për të kapur autorin në Korçë

    Një 30-vjeçar, i dënuar më parë për drogë e armë pa leje është vënë në pranga, si përgjegjës për djegien e një makine në rrugën “Boris Plumbi” në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Në pranga ka rënë Samuel Pengu. Mësohet se 30-vjeçari, i vuri flakën makinës së Gëzim Spahillarit, mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 10, të qytetit të Korçës.

    30-vjeçari bëri rezistencë ndaj shërbimeve të policisë, e për pasojë këta të fundit u detyruan të përdornin një autoshkallë për të hyrë në banesën e tij përmes dritares.

    I riu rezulton gjithashtu me me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Nga zhdukja e Taulant Malshit tek plagosja e një vajze nga i vëllai, pistat e vrasjes së Fatjon Dervishit

    Nga zhdukja e Taulant Malshit tek plagosja e një vajze nga i vëllai, pistat e vrasjes së Fatjon Dervishit

    Policia po heton në disa pista për ekzekutimin e 38-vjeçarit, Fatjon Dervishi mesnatës së të martës në fshatin Katund në Sukth. Viktima kishte pak ditë që ishte kthyer nga Holanda, ndaj nuk përjashtohen dyshimet se ishte i lidhur me trafikun e drogës.

    E shkuara e vëllit të tij, Fatbardh Dervishi alias Fatbardh Doda, gjithashtu është një nga pistat e hetimit, pasi emri i tij del në disa ngjarje kriminale.

    Fatbardh Dervishi, i cili ndodhet në burg në Spanjë, dyshohet për plagosjen e një 23-vjeçareje në një hotel në Durrës, si dhe për zhdukjen e Tauland Malshit.

    Ai është arrestuar në Spanjë nën akuzën e vjedhjes së automjeteve, falsifikimit të dokumenteve, armëmbajtjes pa leje, trafik droge, grup kriminal. Sipas mediave spanjolle, grupi i kryesuar nga ai, maskohej me uniformë policie dhe kryente gjithashtu grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge.

    Por veç këtyre, Dervishi akuzohet në Shqipëri se në 3 janar 2022, plagosi me armë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës 23-vjeçaren E. Koroveshi.

  • Vrasja në Sukth/ Fatjon Dervishi me dy mbiemra, vëllai i tij plagosi të dashurën në një hotel në Durrës

    Vrasja në Sukth/ Fatjon Dervishi me dy mbiemra, vëllai i tij plagosi të dashurën në një hotel në Durrës

    Fatjon Dervishi është emër i njohur për policinë sepse ka qenë i skeduar për drogë dhe krime ndaj personit e pronës, por asnjëra prej këtyre nuk i është provuar. Ndërkohë vëllai i viktimës, Fatbardh Dervishi ndodhet në burg.

    Mësohet se veç mbiemrit Dervishi, vëllezërit mbanin edhe mbiemrin Doda.

    Vëllai i viktimës ka qenë i përfshirë në një grup kriminal në Spanjë, ku është dënuar për pastrim parash. Sipas informacioneve, ai dyshohet gjithashtu për zhdukjen e një personi në Spanjë. Në vitin 2018 Fatbardh Dervishi dyshohet se ka zhdukur personin e identifikuar si Tauland Malshi

    Në ditët e para të vitit 2022, Fatbardh Dervishi plagosi të dashurën 23-vjeçare nga Durrësi në një dhomë hoteli teksa po festonin së bashku vitin e ri. Pas plagosjes në hotel 32-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes. Në atë kohë e plagosura e shfajësoi Dervishin duke deklaruar se ishte një ngjarje pa dashje, po në gjykatën e Durrësit vijon gjykimi ndaj tij për plagosje të lehtë.

    Aktualisht ai ndodhet në burg për këtë vepër penale dhe për dënimin që mori në Spanjë. Sipas informacioneve, deri më tani larja e hesapeve është pista kryesore ku po heton policia.

    Gjashtë persona janë shoqëruar nga policia e Durrësit në funksion të zbardhjes së vrasjes që ndodhi natën e kaluar në Katund të Sukthit.

    Policia po vijon me intensitet hetimet, ndërsa po këqyren edhe pamjet e kamerave të sigurisë në mënyrë që të kuptohen lëvizjet e viktimës dhe autorit.

    38-vjeçari Fatjon Dervishi u qëllua natën e kaluar ndërsa po kthehej me makinë në shtëpi bashkë me shokun e tij, pasi kishin qëndruar në një lokal.

    Kontrolle të shumta janë ushtruar në të gjithë zonën përreth dhe në hyrje-daljet e autostradës. Në ndihmë të policisë së Durrësit kanë mbërritur edhe dy grupe të FNSH-së Tiranë.

    Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij në këtë krim. Errësira në zonë nuk ka ndihmuar për të dhënë detaje që do të ndihmonin zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

  • “Nuk e dallova kush qëlloi”/ Atentati ndaj Fatjon Dervishit, zbardhet dëshmia e shokut që ishte në makinë me të

    “Nuk e dallova kush qëlloi”/ Atentati ndaj Fatjon Dervishit, zbardhet dëshmia e shokut që ishte në makinë me të

    Zbardhet dëshmia e shokut të Fatjon Dervishit, që mbeti i vrarë mbrëmë në Katund të Sukthit. Ai ka treguar para uniformave blu se po ktheheshin në shtëpi pasi kishin dalë nga një lokal në zonë kur u kapën në befasi dhe i qëlluan me breshëri automatiku pranë shinave të trenit.

    Ai ka thënë se nuk kanë mundur që të shikojnë se kush ishin autorët por shton se as ai dhe as Fatjoni nuk kanë konflikte me njeri.

    “Ishim në një lokal me disa miq të zonës. Teksa po ktheheshim në shtëpi, te shinat e trenit na qëlluan me breshëri automatiku. Fatjoni mori disa plagë, kurse unë për fat të mirë nuk u lëndova. Lajmërova njerëzit tanë dhe e çuam në spital po fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve pasi kishte humbur shumë gjak. Nuk arritëm të dallonim kush qëlloi pasi na kapën në befasi. Vetëm kur u gjendëm në breshëri automatiku. Unë nuk kam konflikte dhe nuk dijeninë time as Fatjoni nuk kishte.“, ka thënë shoku i tij.

  • Vrasja e Fatjon Dervishit, flet kushëriri: E njihja që fëmijë, një vëlla e ka në burg për drogë

    Vrasja e Fatjon Dervishit, flet kushëriri: E njihja që fëmijë, një vëlla e ka në burg për drogë

    Kushëriri i 38-vjeçarit Fatjon Dervishi, i cili mbeti i vrarë mbrëmë në Sukth, ka treguar detaje nga ngjarja. Dervishi tha se kishte dëgjuar vetëm krisma.

    Ndërkohë, ai tha se viktima jetonte në Gjermani, ndërsa ishte babai i dy fëmijëve. Mes të tjerash Arben Meta shtoi se nuk kishte dijeni nëse 38-vjeçari kishte konflikte.

    “E njoh që fëmijë Fajtonin. Është djalë me nam. Punonte në Gjermani. Vinte ikte, ishte çun i urtë. E kam fqinj, nëna ime e ka djalë daje. Nuk isha mbrëmë në shtëpi, pasi punoj roje nate. I dëgjuam krismat, veç kaq. Ika pastaj e lash punën, shkova në shtëpi. I martuar ishte Fatjoni, ka dy fëmijë, i ka jashtë. Këtu jetonte me babin, nëna i ka vdekur. Një vëlla e ka jashtë, një vëlla në burg për drogë. Kishte qenë në një lokal në Sukth. Nuk di që të ketë pasur konflikte.”, tha kushëriri, që e ka edhe fqinj viktimën.