Category: Lajme

  • Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ U përplas me kamionçinë, motori bëhet copash në rrugë, plagoset drejtuesi

    Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ U përplas me kamionçinë, motori bëhet copash në rrugë, plagoset drejtuesi

    Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Symiz.

    Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe një motor.

    Si pasojë e përplasjes, është plagosur drejtuesi i motorit, i cili ka marrë dëmtime trupore.

    29 vjeçari me iniciale M. A., banues në Lin, Pogradec, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    “Sot në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz, Maliq, automjeti kamionçinë tip “Benz” me drejtues shtetasin R. Sh., 35 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 29 vjeç, banues në Lin, Pogradec, i cili për pasojë ka marrë disa dëmtime trupore dhe u mjekua në spitalin e Korçës”, raportoi policia.

    Policia po bën veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Njoftimi i policisë:

    Sot në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz, Maliq, automjeti kamionçinë tip “Benz” me drejtues shtetasin R. Sh., 35 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 29 vjeç, banues në Lin, Pogradec, i cili për pasojë ka marrë disa dëmtime trupore dhe u mjekua në spitalin e Korçës.

    Me drejtuesin e automjetit shtetasin R. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • I vuri zjarrin një makine, policia hip me shkallë nga dritarja për të kapur autorin në Korçë

    I vuri zjarrin një makine, policia hip me shkallë nga dritarja për të kapur autorin në Korçë

    Një 30-vjeçar, i dënuar më parë për drogë e armë pa leje është vënë në pranga, si përgjegjës për djegien e një makine në rrugën “Boris Plumbi” në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Në pranga ka rënë Samuel Pengu. Mësohet se 30-vjeçari, i vuri flakën makinës së Gëzim Spahillarit, mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 10, të qytetit të Korçës.

    30-vjeçari bëri rezistencë ndaj shërbimeve të policisë, e për pasojë këta të fundit u detyruan të përdornin një autoshkallë për të hyrë në banesën e tij përmes dritares.

    I riu rezulton gjithashtu me me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Nga zhdukja e Taulant Malshit tek plagosja e një vajze nga i vëllai, pistat e vrasjes së Fatjon Dervishit

    Nga zhdukja e Taulant Malshit tek plagosja e një vajze nga i vëllai, pistat e vrasjes së Fatjon Dervishit

    Policia po heton në disa pista për ekzekutimin e 38-vjeçarit, Fatjon Dervishi mesnatës së të martës në fshatin Katund në Sukth. Viktima kishte pak ditë që ishte kthyer nga Holanda, ndaj nuk përjashtohen dyshimet se ishte i lidhur me trafikun e drogës.

    E shkuara e vëllit të tij, Fatbardh Dervishi alias Fatbardh Doda, gjithashtu është një nga pistat e hetimit, pasi emri i tij del në disa ngjarje kriminale.

    Fatbardh Dervishi, i cili ndodhet në burg në Spanjë, dyshohet për plagosjen e një 23-vjeçareje në një hotel në Durrës, si dhe për zhdukjen e Tauland Malshit.

    Ai është arrestuar në Spanjë nën akuzën e vjedhjes së automjeteve, falsifikimit të dokumenteve, armëmbajtjes pa leje, trafik droge, grup kriminal. Sipas mediave spanjolle, grupi i kryesuar nga ai, maskohej me uniformë policie dhe kryente gjithashtu grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge.

    Por veç këtyre, Dervishi akuzohet në Shqipëri se në 3 janar 2022, plagosi me armë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës 23-vjeçaren E. Koroveshi.

  • Vrasja në Sukth/ Fatjon Dervishi me dy mbiemra, vëllai i tij plagosi të dashurën në një hotel në Durrës

    Vrasja në Sukth/ Fatjon Dervishi me dy mbiemra, vëllai i tij plagosi të dashurën në një hotel në Durrës

    Fatjon Dervishi është emër i njohur për policinë sepse ka qenë i skeduar për drogë dhe krime ndaj personit e pronës, por asnjëra prej këtyre nuk i është provuar. Ndërkohë vëllai i viktimës, Fatbardh Dervishi ndodhet në burg.

    Mësohet se veç mbiemrit Dervishi, vëllezërit mbanin edhe mbiemrin Doda.

    Vëllai i viktimës ka qenë i përfshirë në një grup kriminal në Spanjë, ku është dënuar për pastrim parash. Sipas informacioneve, ai dyshohet gjithashtu për zhdukjen e një personi në Spanjë. Në vitin 2018 Fatbardh Dervishi dyshohet se ka zhdukur personin e identifikuar si Tauland Malshi

    Në ditët e para të vitit 2022, Fatbardh Dervishi plagosi të dashurën 23-vjeçare nga Durrësi në një dhomë hoteli teksa po festonin së bashku vitin e ri. Pas plagosjes në hotel 32-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes. Në atë kohë e plagosura e shfajësoi Dervishin duke deklaruar se ishte një ngjarje pa dashje, po në gjykatën e Durrësit vijon gjykimi ndaj tij për plagosje të lehtë.

    Aktualisht ai ndodhet në burg për këtë vepër penale dhe për dënimin që mori në Spanjë. Sipas informacioneve, deri më tani larja e hesapeve është pista kryesore ku po heton policia.

    Gjashtë persona janë shoqëruar nga policia e Durrësit në funksion të zbardhjes së vrasjes që ndodhi natën e kaluar në Katund të Sukthit.

    Policia po vijon me intensitet hetimet, ndërsa po këqyren edhe pamjet e kamerave të sigurisë në mënyrë që të kuptohen lëvizjet e viktimës dhe autorit.

    38-vjeçari Fatjon Dervishi u qëllua natën e kaluar ndërsa po kthehej me makinë në shtëpi bashkë me shokun e tij, pasi kishin qëndruar në një lokal.

    Kontrolle të shumta janë ushtruar në të gjithë zonën përreth dhe në hyrje-daljet e autostradës. Në ndihmë të policisë së Durrësit kanë mbërritur edhe dy grupe të FNSH-së Tiranë.

    Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij në këtë krim. Errësira në zonë nuk ka ndihmuar për të dhënë detaje që do të ndihmonin zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

  • “Nuk e dallova kush qëlloi”/ Atentati ndaj Fatjon Dervishit, zbardhet dëshmia e shokut që ishte në makinë me të

    “Nuk e dallova kush qëlloi”/ Atentati ndaj Fatjon Dervishit, zbardhet dëshmia e shokut që ishte në makinë me të

    Zbardhet dëshmia e shokut të Fatjon Dervishit, që mbeti i vrarë mbrëmë në Katund të Sukthit. Ai ka treguar para uniformave blu se po ktheheshin në shtëpi pasi kishin dalë nga një lokal në zonë kur u kapën në befasi dhe i qëlluan me breshëri automatiku pranë shinave të trenit.

    Ai ka thënë se nuk kanë mundur që të shikojnë se kush ishin autorët por shton se as ai dhe as Fatjoni nuk kanë konflikte me njeri.

    “Ishim në një lokal me disa miq të zonës. Teksa po ktheheshim në shtëpi, te shinat e trenit na qëlluan me breshëri automatiku. Fatjoni mori disa plagë, kurse unë për fat të mirë nuk u lëndova. Lajmërova njerëzit tanë dhe e çuam në spital po fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve pasi kishte humbur shumë gjak. Nuk arritëm të dallonim kush qëlloi pasi na kapën në befasi. Vetëm kur u gjendëm në breshëri automatiku. Unë nuk kam konflikte dhe nuk dijeninë time as Fatjoni nuk kishte.“, ka thënë shoku i tij.

  • Vrasja e Fatjon Dervishit, flet kushëriri: E njihja që fëmijë, një vëlla e ka në burg për drogë

    Vrasja e Fatjon Dervishit, flet kushëriri: E njihja që fëmijë, një vëlla e ka në burg për drogë

    Kushëriri i 38-vjeçarit Fatjon Dervishi, i cili mbeti i vrarë mbrëmë në Sukth, ka treguar detaje nga ngjarja. Dervishi tha se kishte dëgjuar vetëm krisma.

    Ndërkohë, ai tha se viktima jetonte në Gjermani, ndërsa ishte babai i dy fëmijëve. Mes të tjerash Arben Meta shtoi se nuk kishte dijeni nëse 38-vjeçari kishte konflikte.

    “E njoh që fëmijë Fajtonin. Është djalë me nam. Punonte në Gjermani. Vinte ikte, ishte çun i urtë. E kam fqinj, nëna ime e ka djalë daje. Nuk isha mbrëmë në shtëpi, pasi punoj roje nate. I dëgjuam krismat, veç kaq. Ika pastaj e lash punën, shkova në shtëpi. I martuar ishte Fatjoni, ka dy fëmijë, i ka jashtë. Këtu jetonte me babin, nëna i ka vdekur. Një vëlla e ka jashtë, një vëlla në burg për drogë. Kishte qenë në një lokal në Sukth. Nuk di që të ketë pasur konflikte.”, tha kushëriri, që e ka edhe fqinj viktimën.

  • Kishte ardhur për të ndërtuar një restorant, pse zgjodhën ta vrisnin Fatjon Dervishin tek shinat e trenit

    Kishte ardhur për të ndërtuar një restorant, pse zgjodhën ta vrisnin Fatjon Dervishin tek shinat e trenit

    Fatjon Dervishi, 38 vjeç, humbi jetën pasi u ekzekutua pak pas mesnatës nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në fshatin Katund të Sukthit.

    Gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi raportoi se në vendin e ngjarjes vijojnë të jenë ekspertë kriminalë dhe forcat e FNSH të cilët po krehin zonën për të identifikuar dhe ndaluar personat që mund të kenë marrë pjesë në atentat.

    Nga të dhënat e para dyshohen që kanë qenë 2 persona që kanë marrë pjesë në krim. Njëri në rolin e qitësit ndërsa tjetri ka ndihmuar në largimin nga vendi i krimit

    “Ngjarja ka ndodhur në shinat e trenit në vendin ku jam pozicionuar. Është një rrugë e dëmtuar dhe që bën që çdo automjet që kalon këtu të ulë shpejtësinë dhe nga ana e atentatorëve është parë si vendi ideal për të qëlluar drejt automjetit”, raportoi gazetarja.

    Mendohet që autorët pas kësaj kanë marrë një rrugë dytësore për t’u larguar, pasi është një zonë që nuk mbulohet mirë nga ndriçimi. Në vendin e ngjarjes nga ana e efektivëve thuhet se janë mbledhur të gjitha gëzhojat. Ata po punojnë për mbledhjen e kamerave të sigurisë për t’i analizuar.

    “Hidhen dyshime që autorët mund të jenë larguar në këmbë. Në pjesën e shinave të hekurudhës është një zonë që po ndërtohet. Dyshimet janë që kanë kaluar në këmbë dhe më pas kanë marrë një automjet”, raportoi gazetarja.

    Autorët kanë qëlluar mbi mjetin e Dervishit të 15 plumba. Momentin e krimit, viktima ka qenë së bashku me një mikun e tij në makinë, i cili ka shpëtuar i palënduar. Ai ka dëshmuar se ndaj tyre është qëlluar sapo kanë dalë nga një lokal (Lexo më shumë).

    Policia shoqëroi të paktën 15 persona me precedentë të mëparshëm penalë.

    “Mes tyre nuk kanë mundur të gjejnë autorin, por dëshmia e tyre sipas policisë është e vlefshme për të zbuluar”, raportoi Arapi.

    Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer në banesën e tij në Katund Sukth pasi jetonte jashtë shteti së bashku me familjen e tij.

    Ai ishte babai i dy fëmijëve. Në zonën ku u vra jeton vetëm i ati dhe siç raportoi gazetarja Enkeleda Arapi, viktima kishte ardhur për të ndërtuar një restorant në pjesën e përparme të shtëpisë.

    Banorët thanë se ishte një person që nuk krijonte problematika në zonë.

    Sipas gazetares, Dervishi nuk ka precedentë penalë në vendin tonë. Kjo ka vështirësuar edhe punën e grupit hetimor për ngritjen e një piste pse ndodhi ky krim.

    Dervishi mori 2 plumba në organet jetësore

  • Çmimet rëndojnë më shumë tek pensionistët! INSTAT: Kanë inflacion më të lartë se mesatarja

    Çmimet rëndojnë më shumë tek pensionistët! INSTAT: Kanë inflacion më të lartë se mesatarja

    Sipas matjeve të INSTAT, gjatë periudhës qershor 2022- qershor 2023 treguesi zyrtar i inflacionit në vendin tonë ishte 6.9 për qind, ndërsa inflacioni i pensionistëve ishte 8.6 për qind, ose 1.7 pikë për qind më i lartë se treguesi mesatar.

    Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë se sa pjesa e tjetër e popullatës, pasi buxheti i tyre mujor është më tepër i përqendruar në blerjen e ushqimeve, që janë shtrenjtuar ndjeshëm, sesa të mallrave dhe shërbimeve të tjera të tilla si arsimi dhe argëtimi etj.Anketa e buxhetit të familjeve tregon se nga shpenzimet totale mujore 41.3 për qind shkuan për ushqime më 2021, kurse për moshat në pension pesha e ushqimeve është 59 për qind e shpenzimeve mujore.

    Sipas matjeve të INSTAT, gjatë periudhës qershor 2022- qershor 2023 treguesi zyrtar i inflacionit në vendin tonë ishte 6.9 për qind, ndërsa inflacioni i pensionistëve ishte 8.6 për qind, ose 1.7 pikë për qind më i lartë se treguesi mesatar.

    Në bazë të një vendimi qeverie të vitit 2017 INSTAT mat inflacionin e pensionistëve për 12 gupe kryesore të shpenzimeve mujore, të cilat kanë pesha të ndryshme në raport me inflacionin mesatar që matet në rang vendi.

    Inflacioni i pensionistëve u sugjerua nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pasi struktura e shpenzimeve të shportës në moshat mbi 65 vjeç është e ndryshme në raport me popullsinë e përgjithshme.

    Në shportën e pensionistëve shpenzimet për shërbimet arsimore janë zero, ndërsa për popullatën e përgjithshme janë 3 për qind.

    Ç’po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Argëtimi dhe kultura zënë 1 për qind të shpenzimeve mujore të pensionistëve, ndërsa të mesataren e popullsisë 2.8 për qind.

    INSTAT fillimisht dorëzoi inflacionin e pensionistëve çdo shkurt për vitin paraardhës me qëllim indeksimin e pensioneve, por me ngjarjet e fundit nga kriza e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, INSTAT ka një tregues të përmuajshëm për inflacionin e pensionistëve.

    Kjo praktikë shërben për të indeksuar pensionet më shumë se dy herë në vit nëse ndodhin rritje të mëdha çmimesh.

    Të ardhurat nga pensioni për moshën e tretë janë shumë të ulëta në vendin tonë. Të dhënat zyrtare nga skemat publike të pensioneve tregojnë se pensioni mesatar në Shqipëri është 39% më i ulët se në Rajon këtë vit.

    Sakaq Shqipëria nuk garanton të ardhura minimale për popullsinë. Legjislacioni nuk e specifikon një pikë referimi dhe kjo vështirëson mangësitë në të ardhura në kategori të caktuara ta popullatës. Një studim i vitit 2021 porositur nga Avokati i Popullit rekomandoi që Shqipëria duhet të japë një përkufizim ligjor të standardin minimal të jetesës dhe formësimin social.

    Avokati i Popullit e përllogariti minimumin jetik 18,500 lekë në muaj për 2022. Të gjitha pagesat nën këtë nivel duke përfshitë edhe pensionet duhet të mbulohen nga qeveria nëpërmjet fondit të ndihmës ekonomike.

    Duke qenë se një pjesë e madhe e pensionistëve nuk përmbushin kushtet ligjore për pagesa të plota te pensionit pasi shumica kanë punuar në informalitet dhe nuk kanë paguar kontribute, qeveria mund të kompensojë nga skema e ndihmës ekonomike ata që marrin pension poshtë minimumit jetik.

    Nga data 1 tetor 2023 pensionet në të gjithë vendin do të rriten me 8.6 për qind bazuar në indeksin e shportës së pensionistëve./Monitor

  • Pista kryesore e hetimit larje hesapesh! Viktima e Sukthit emër i njohur për policinë, vëllai i tij në burg

    Pista kryesore e hetimit larje hesapesh! Viktima e Sukthit emër i njohur për policinë, vëllai i tij në burg

    Dyshohet se autorët e kanë ndjekur nga lokali ku ishte deri tek shinat ku mjeti uli shpejtësinë dhe më pas hapën zjarr drejt 38 vjeçarit duke e plagosur rëndë. Ndërsa shoku i tij nuk mori lëndime.

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth të Durrësit.

    Fatjon Dervishi u qëllua në zonën e shinave pranë fshatit Katund. Dyshohet se autorët e kanë ndjekur nga lokali ku ishte deri tek shinat ku mjeti uli shpejtësinë dhe më pas hapën zjarr drejt 38 vjeçarit duke e plagosur rëndë. Ndërsa shoku i tij nuk mori lëndime.

    38-vjeçari humbi jetën në spital.

    Fatjon Dervishi është emër i njohur për policinë sepse ka qenë i skeduar për drogë dhe krime ndaj personit dhe pronës por asnjëra prej këtyre nuk i është provuar.

    Ndërkohë vëllai i viktimës ndodhet në burg për drogë.

    Vëllai Fatbardh Dervishi ka qenë i përfshirë në një grup kriminal në Spanjë ku është dënuar edhe për pastrim parash. Dyshohet gjithashtu për zhdukjen e një personi në Spanjë. Me pas u zhvendos ne Durrës ku u arrestua për plagosjen e një vajze në hotel dhe tashmë ndodhet në burg për këtë vepër penale por edhe për dënimin e Spanjës që po e kryen këtu.

    Kjo është pista kryesore ku po heton policia. Mësohet se ata mbajnë dhe mbiemrin Doda./ Top Channel

  • Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, shoqërohen në polici Saimir Reçi dhe babai i tij

    Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, shoqërohen në polici Saimir Reçi dhe babai i tij

    Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Rrëshen, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën 3 të tjerë, policia ka shoqëruar disa persona. Gazetari Besar Bajraktaraj thotë se në komisariat janë shoqëruar anëtarë të fisit Reçi, mes tyre edhe Saimir Reçi i cili pati dhe konfliktin me viktimën, në Mars të këtij viti. Bashkë me të është shoqëruar edhe i ati i tij.

    Në total deri më tani janë 10 të shoqëruar që janë marrë në pyetje. Anëtarët e fisit Reçi mësohet se kanë mohuar përfshirjen në atentat.

    59-vjeçari Martin Bardhi u ekzekutua me breshëri automatiku teksa ndodhej i ulur në lokalin e tij paraditen e së martës, në shoqërinë e 3 personave që mbetën të plagosur .Teksa autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, pista kryesore e policisë është ajo e hakmarrjes.

    Martin Bardhi kishte pak kohë që liruar nga qelia e burgut. Ai ishte lënë me masën e sigurisë detyrim paraqitje pasi në muajin Mars u arrestua si një nga autorët e përfshirë në atentatin e dështuar, pikërisht ndaj Saimir Reçit