Category: Lajme

  • U vra në atentat mafioz, Fatjon Dervishi është nipi i “Arapit të Sukthit”, brenda në mjet me të ishte dhe shoku i tij

    U vra në atentat mafioz, Fatjon Dervishi është nipi i “Arapit të Sukthit”, brenda në mjet me të ishte dhe shoku i tij

    Fatjon Dervishi, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash brenda automjetit në Sukth, është nipi i “Arapit të Sukthit”. Viktima ka qenë në automjet me shokun e tij kur i bë atentat.

    38-vjeçari u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra. Ndërsa shoku i tij nuk u prek nga plumbat, duke shpëtuar mrekullisht.

    “Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.

    Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

    Kush është “Arapi i Sukthit”:

    “Arapit të Sukthit” është një personazh i njohur për drejtësinë.

    Ai është person me precedent kriminal në trafikun e lëndëve narkotike dhe i skeduar për vrasje. ‘Arapi i Sukthit’ në vitin 1991 është akuzuar për vrasjen e A.Cyrbja.

    Ndërkohë, viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.

  • Vrasja në Sukth, Fatjon Dervishi u ekzekutua në makinë, mbi 10 persona merren në pyetje

    Vrasja në Sukth, Fatjon Dervishi u ekzekutua në makinë, mbi 10 persona merren në pyetje

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku 38-vjeçari Fatjon Dervishi është ekzektuar në Katund të Sukthit, pranë shinave të trenit.

    Viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal. Kur është qëlluar me armë nga atentatorët, Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën dhe bashkë me të në mjet ka qenë edhe një shoku i tij, i cili nuk është prekur nga plumbatSipas dëshmisë së këtij të fundit rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur.

    “Ishim në një lokal dhe po ktheheshim në shtëpi kur na qëlluan”- ka deklaruar në polici shoku i viktimës.

    Mbi 10 persona janë shoqëruar në komisariat, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

  • Vrasja e Fatjon Dervishit/ Viktima emër i njohur për policinë, vëllai në burg, dyshime për larje hesapesh

    Vrasja e Fatjon Dervishit/ Viktima emër i njohur për policinë, vëllai në burg, dyshime për larje hesapesh

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth të Durrësit.

    Fatjon Dervishi u qëllua në zonën e shinave pranë fshatit Katund. Dyshohet se autorët e kanë ndjekur nga lokali ku ishte deri tek shinat ku mjeti uli shpejtësinë dhe më pas hapën zjarr drejt 38 vjeçarit duke e plagosur rëndë. Ndërsa shoku i tij nuk mori lëndime.

    38-vjeçari humbi jetën në spital.

    Fatjon Dervishi është emër i njohur për policinë sepse ka qenë i skeduar për drogë dhe krime ndaj personit dhe pronës por asnjëra prej këtyre nuk i është provuar.

    Ndërkohë vëllai i viktimës ndodhet në burg.

    Vëllai Fatbardh Dervishi ka qenë i përfshirë në një grup kriminal në Spanjë ku është dënuar edhe për pastrim parash. Dyshohet gjithashtu për zhdukjen e një personi në Spanjë. Me pas u zhvendos ne Durrës ku u arrestua për plagosjen e një vajze në hotel dhe tashmë ndodhet në burg për këtë vepër penale por edhe për dënimin e Spanjës që po e kryen këtu. Kjo është pista kryesore ku po heton policia. Mësohet se ata mbajnë dhe mbiemrin Doda.

  • EMRAT/ TRAGJIKE! Ishin me pushime, dy vajzat gjenden të vrara me plumb në kokë në hotel

    EMRAT/ TRAGJIKE! Ishin me pushime, dy vajzat gjenden të vrara me plumb në kokë në hotel

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku dy vajza të reja u vranë pak orë, pasi shkuan në një hotel për pushime.

    Ewellyn Hansen, 30 vjeçe dhe Jessica Cassandra Pereira da Silva, 19 vjeç, sapo kishin shkuar në hotelin e tyre në Alagoas.

    Sipas raportimit të medieve të huaja, ato ishin qëlluar me plumb në kokë nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa autoritetet dyshojnë për kurth të paramenduar.

    Hetuesit gjetën brenda dhomës së hotelit disa kanaçe birre, marijuanë dhe gjurmë gjaku.

    “Ajo çfarë dimë është që hynë në mëngjes në dhomë dhe njëra prej tyre njihte një prej të dyshuarve”, tha Talita Aquino, nga departamenti i Vrasjeve dhe Mbrojtjes së Individëve.

  • Policia “mësyn” vilat në Liqenin e Farkës/ E pësojnë 3 persona (AKUZAT)

    Policia “mësyn” vilat në Liqenin e Farkës/ E pësojnë 3 persona (AKUZAT)

    Tre persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi janë kapur nga policia duke kryer punime pa leje në katër vilat e tyre në Liqenin e Farkës.

    Policia raporton se shtetasit me iniciale B. I., banues në Vorë, A. V., dhe E. T., të dy banues në Tiranë, akuzohen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

    “Si rezultat i kontrolleve, në një kompleks vilash në Farkë, janë konstatuar punime pa leje (rikonstruksione), në katër vila, dhe në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. I., banues në Vorë, A. V., dhe E. T., të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm””, njofton policia.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Kontrolle intensive në terren, për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

    Ndërtuan në mënyrë të paligjshme në banesat e tyre, procedohen penalisht 3 shtetas.

    Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë vijuar kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e kësaj paligjshmërie.

    Si rezultat i kontrolleve, në një kompleks vilash në Farkë, janë konstatuar punime pa leje (rikonstruksione), në katër vila, dhe në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. I., banues në Vorë, A. V., dhe E. T., të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Çfarë po ndodh? Koreja e Veriut shokon me deklaratën ‘bombë’: Jemi në prag të luftës bërthamore

    Çfarë po ndodh? Koreja e Veriut shokon me deklaratën ‘bombë’: Jemi në prag të luftës bërthamore

    Zyrtari i Koresë së Veriut në OKB, deklaroi se Gadishulli Korean është në prag të luftës botërore, për shkak të Shteteve të Bashkuara.

    “Situata ushtarake në dhe rreth gadishullit Korean po shkon në prag të një lufte bërthamore,” tha ambasadori i Phenianit, Kim Song, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke kritikuar ashpër politikën e Uashingtonit në Azinë Verilindore.

    Kim Song akuzoi SHBA-në dhe Korenë e Jugut për shkaktimin e “një situatë të rrezikshme”. Si rezultat, vendi i tij është i detyruar të “përshpejtojë zhvillimin e aftësive vetëmbrojtëse,” argumentoi ai.

    Ai komentoi gjithashtu formimin e fundit të Grupit Këshillimor Bërthamor , nëpërmjet të cilit Shtetet e Bashkuara shpresojnë të integrojnë më mirë aftësitë e tyre bërthamore me forcat konvencionale të Koresë së Jugut, me dy aleatët që rrisin shkëmbimin e informacionit dhe planifikimin e emergjencës.

    Kim komentoi se grupi ishte “përkushtuar për të planifikuar, operuar dhe ekzekutuar një sulm bërthamor parandalues ??kundër Koresë së Veriut”.

    “SHBA tani po kalon në fazën praktike të realizimit të qëllimit të saj të keq për të provokuar një luftë bërthamore duke dërguar shpesh nëndetëse bërthamore strategjike dhe bombardues bërthamorë strategjikë që mbajnë armë bërthamore brenda dhe rreth Gadishullit Korean,” tha ai.

  • “Fantazma” Roland Dedja, arratisja spektakolare nga burgu italian, asnjë gjurmë nga shqiptari

    “Fantazma” Roland Dedja, arratisja spektakolare nga burgu italian, asnjë gjurmë nga shqiptari

    Roland Dedja, 40-vjeç u arratis dy ditë më parë nga burgu i Teramos në Itali.

    Arratisja u zbulua ditën e djeshme dhe siç bëjnë me dije mediet italiane nuk ka asnjë gjurmë nga i arratisuri shqiptar.

    Kontrollet po bëhen gjithnjë e më të forta në provincën e Teramos, duke përfshirë pikat e kontrollit rrugor dhe patrullat e policisë.

    I burgosuri ishte në burgun e Abruzzos pas arrestimit të tij në Martinsicuro qershorin e kaluar për akuzat e drogës dhe grabitjes. Ai ishte në pritje të gjykimit.

    39-vjeçari do të kishte shfrytëzuar një defekt në kontroll, duke përfituar nga puna në burg dhe me litar të fiksuar në kangjellat e hekurta, ai u ul i ndihmuar edhe nga një bashkëpunëtor, i cili me dron i dha mjetet e arratisjes.

    Kjo nuk është hera e parë që Dedja arratiset nga burgu. Në vitin 2010 ai arriti të arratisej nga burgu i Pizës, ku ndodhej për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

    Me të, në atë rast ishte edhe një i burgosur tjetër, me të cilin u arratisen me çarçaf. Të dy u kapën disa muaj më vonë./Albeu.com

  • Tronditëse! 14-vjeçari godet për vdekje të miturin

    Tronditëse! 14-vjeçari godet për vdekje të miturin

    Një 14-vjeçar në Gjermani është “i dyshuar” për goditjen fatale me thikë të një djali gjashtë vjeçar në Pragstdorf, Mecklenburg-Pomerania. “Ky është një krim i pabesueshëm”, tha prokurori.

    Më 14 shtator, Joeli i vogël u gjet i plagosur rëndë pranë një fushe futbolli, ku siç u bë e ditur më vonë, kishte shkuar i shoqëruar nga 14-vjeçari, të cilin e njihte “nga ambienti i zonës”, pasi jetonin në të njëjtin fshat me 580 banorë.

    Ndërkohë që prindërit kërkonin djalin, adoleshenti, i cili konsiderohej i dyshuar, dha informacione të rreme për të çorientuar hetimet.
    “Ne kishim një dyshim që në fillim, por nuk ishte e mjaftueshme për të arrestuar një të dyshuar”, tha më herët sot prokurori Tim Wiseman. Ai tha se 6-vjeçari iu nënshtrua një operacioni në plagët e marra dhe djali u arrestua sot dhe u dërgua në paraburgim, gjë që ai shpjegoi se konsiderohet e pazakontë në atë moshë. “Ai nuk ka shfaqur asnjë emocion kur është arrestuar”, vuri në dukje zoti Wisman dhe shprehu besimin se i arrestuari është autori i krimit, kryesisht për shkak të gjurmëve të ADN-së të gjetura në armën e krimit, thikë. I dyshuari nuk ka folur ende me autoritetet, pas rekomandimit të avokatit të tij.

    Mirëpo, sjellja agresive e 14-vjeçarit ishte e njohur tashmë në Pragsdorf. “Ne e dinim nga hetimi se ai ishte sjellë tashmë në mënyrë agresive ndaj fëmijëve të tjerë në të kaluarën”, tha kreu i hetuesisë Olaf Hildebrand, ndërsa sqaroi se deri më tani nuk kishte mbërritur tek autoritetet policore. Ai foli për “një krim brutaliteti i cili është vërtet i paprecedentë”. Sipas BILD, një fqinj kishte raportuar në Byronë Rinore lokale se 14-vjeçari shpesh kërcënonte fëmijët e tjerë me thikë duke u kërkuar para, por, tha ai, përgjigja ishte “nuk mund të bëjmë asgjë”.

    Motivi apo rrethanat e krimit mbeten të panjohura për autoritetet dhe, siç shpjegoi zoti Wisman, do të duhet kohë, si dhe një ekzaminim i veçantë psikiatrik.

    Si prindërit e viktimës, ashtu edhe shokët e tij të klasës në shkollë tashmë po marrin mbështetje psikologjike.

  • Shqiptari gjendet i plagosur pranë kalit të ngordhur, zbardhen dyshimet e para

    Shqiptari gjendet i plagosur pranë kalit të ngordhur, zbardhen dyshimet e para

    Një 69-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur rëndë pranë kalit të tij të ngordhur në brigjet e lumit Achelou në Mesopyrgos, Greqi pasditen e së shtunës.

    Sipas asaj që transmetojnë mediat greke, i moshuari shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë nga një armë gjahu.

    Në vijim të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, autoritetet greke kanë arrestuar një 66-vjeçar në zonën e Artës. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, shkelje e legjislacionit për vrasjen e kafshëve dhe legjislacioni për armët.

    Fshatarët e zonës e përshkruajnë 69-vjeçarin shqiptar si një burrë të qetë, i cili ishte zhvendosur disa vite më parë në Mesopyrgos të Artës dhe punonte si punëtor toke atje.

    69-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet në spital.

  • Nga temperaturat e nxehta tek reshjet e shumta, ja parashikimi i motit për ditët në vijim

    Nga temperaturat e nxehta tek reshjet e shumta, ja parashikimi i motit për ditët në vijim

    Fronti i fuqishëm i ftohtë ajror arriit në vendet tona duke ulur temperaturat dhe duke sjellur reshje kalimthi të fuqishme shiu, ndërsa në disa vise reshjet ishin mjaft intensive dhe shkaktuan edhe problematika afatshkurtra. Në anën tjetër në disa rajone nuk pati fare reshje dhe në disa vise pati shumë pak reshje dhe kjo shkaktoi zhgënjim.

    Temperaturat verore më të fund u larguan nga territoret tona, ndërsa pas frontit do të pasojë përmirësimi gradual i motit. Po ashtu do të pasojë edhe rritja graduale e temperaturave.

    Rajoni ynë gjatë ditëve të ardhshme do të ndikohet nga anticikloni i fuqishëm kontinental që shtrihet që nga Gadishulli Iberik deri thellë në lindje të Evropes dhe po ashtu nga periferia e ciklonit thellë në juglindje të Evropes. Si pasojë në Kosovë më nuk priten reshje ose krejtësisht simbolike, megjithatë afërsia e ciklonit do të sjellë ende reshje të herëpashershme sporadike në jug dhe lindje të Shqipërisë dhe disa rajone në Maqedoninë e Veriut.

    Temperaturat në Kosovë do të rikuperohen gradualisht duke arritur deri në 25 gradë Celsius gjatë javës, ndërsa priten vranësira dhe intervale të gjata kohore me diell. Netët dhe mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta. Ngjashëm do të jetë edhe në pjesët tjera të rajonit, por normalisht pak më nxehtë do të jetë në zonat mesdhetare të Shqipërisë, ndërsa rrebeshet e izoluara mbeten gjithnjë aktive në Shqipëri sidomos në jug dhe lindje të vendit.

    Në fundjavë kemi gjasa për depërtimin e një fronti të ri të ftohtë ajror, por nga tani ky front duket se do të jetë dukshëm më i dobët. Ky front do të kushtëzojë shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu (jo aq domethënëse dhe jo aq të përhapura), ndërsa temperaturat pritet të shënojnë ulje të lehta.