Category: Lajme

  • Çfarë po ndodh? Koreja e Veriut shokon me deklaratën ‘bombë’: Jemi në prag të luftës bërthamore

    Çfarë po ndodh? Koreja e Veriut shokon me deklaratën ‘bombë’: Jemi në prag të luftës bërthamore

    Zyrtari i Koresë së Veriut në OKB, deklaroi se Gadishulli Korean është në prag të luftës botërore, për shkak të Shteteve të Bashkuara.

    “Situata ushtarake në dhe rreth gadishullit Korean po shkon në prag të një lufte bërthamore,” tha ambasadori i Phenianit, Kim Song, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke kritikuar ashpër politikën e Uashingtonit në Azinë Verilindore.

    Kim Song akuzoi SHBA-në dhe Korenë e Jugut për shkaktimin e “një situatë të rrezikshme”. Si rezultat, vendi i tij është i detyruar të “përshpejtojë zhvillimin e aftësive vetëmbrojtëse,” argumentoi ai.

    Ai komentoi gjithashtu formimin e fundit të Grupit Këshillimor Bërthamor , nëpërmjet të cilit Shtetet e Bashkuara shpresojnë të integrojnë më mirë aftësitë e tyre bërthamore me forcat konvencionale të Koresë së Jugut, me dy aleatët që rrisin shkëmbimin e informacionit dhe planifikimin e emergjencës.

    Kim komentoi se grupi ishte “përkushtuar për të planifikuar, operuar dhe ekzekutuar një sulm bërthamor parandalues ??kundër Koresë së Veriut”.

    “SHBA tani po kalon në fazën praktike të realizimit të qëllimit të saj të keq për të provokuar një luftë bërthamore duke dërguar shpesh nëndetëse bërthamore strategjike dhe bombardues bërthamorë strategjikë që mbajnë armë bërthamore brenda dhe rreth Gadishullit Korean,” tha ai.

  • “Fantazma” Roland Dedja, arratisja spektakolare nga burgu italian, asnjë gjurmë nga shqiptari

    “Fantazma” Roland Dedja, arratisja spektakolare nga burgu italian, asnjë gjurmë nga shqiptari

    Roland Dedja, 40-vjeç u arratis dy ditë më parë nga burgu i Teramos në Itali.

    Arratisja u zbulua ditën e djeshme dhe siç bëjnë me dije mediet italiane nuk ka asnjë gjurmë nga i arratisuri shqiptar.

    Kontrollet po bëhen gjithnjë e më të forta në provincën e Teramos, duke përfshirë pikat e kontrollit rrugor dhe patrullat e policisë.

    I burgosuri ishte në burgun e Abruzzos pas arrestimit të tij në Martinsicuro qershorin e kaluar për akuzat e drogës dhe grabitjes. Ai ishte në pritje të gjykimit.

    39-vjeçari do të kishte shfrytëzuar një defekt në kontroll, duke përfituar nga puna në burg dhe me litar të fiksuar në kangjellat e hekurta, ai u ul i ndihmuar edhe nga një bashkëpunëtor, i cili me dron i dha mjetet e arratisjes.

    Kjo nuk është hera e parë që Dedja arratiset nga burgu. Në vitin 2010 ai arriti të arratisej nga burgu i Pizës, ku ndodhej për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

    Me të, në atë rast ishte edhe një i burgosur tjetër, me të cilin u arratisen me çarçaf. Të dy u kapën disa muaj më vonë./Albeu.com

  • Tronditëse! 14-vjeçari godet për vdekje të miturin

    Tronditëse! 14-vjeçari godet për vdekje të miturin

    Një 14-vjeçar në Gjermani është “i dyshuar” për goditjen fatale me thikë të një djali gjashtë vjeçar në Pragstdorf, Mecklenburg-Pomerania. “Ky është një krim i pabesueshëm”, tha prokurori.

    Më 14 shtator, Joeli i vogël u gjet i plagosur rëndë pranë një fushe futbolli, ku siç u bë e ditur më vonë, kishte shkuar i shoqëruar nga 14-vjeçari, të cilin e njihte “nga ambienti i zonës”, pasi jetonin në të njëjtin fshat me 580 banorë.

    Ndërkohë që prindërit kërkonin djalin, adoleshenti, i cili konsiderohej i dyshuar, dha informacione të rreme për të çorientuar hetimet.
    “Ne kishim një dyshim që në fillim, por nuk ishte e mjaftueshme për të arrestuar një të dyshuar”, tha më herët sot prokurori Tim Wiseman. Ai tha se 6-vjeçari iu nënshtrua një operacioni në plagët e marra dhe djali u arrestua sot dhe u dërgua në paraburgim, gjë që ai shpjegoi se konsiderohet e pazakontë në atë moshë. “Ai nuk ka shfaqur asnjë emocion kur është arrestuar”, vuri në dukje zoti Wisman dhe shprehu besimin se i arrestuari është autori i krimit, kryesisht për shkak të gjurmëve të ADN-së të gjetura në armën e krimit, thikë. I dyshuari nuk ka folur ende me autoritetet, pas rekomandimit të avokatit të tij.

    Mirëpo, sjellja agresive e 14-vjeçarit ishte e njohur tashmë në Pragsdorf. “Ne e dinim nga hetimi se ai ishte sjellë tashmë në mënyrë agresive ndaj fëmijëve të tjerë në të kaluarën”, tha kreu i hetuesisë Olaf Hildebrand, ndërsa sqaroi se deri më tani nuk kishte mbërritur tek autoritetet policore. Ai foli për “një krim brutaliteti i cili është vërtet i paprecedentë”. Sipas BILD, një fqinj kishte raportuar në Byronë Rinore lokale se 14-vjeçari shpesh kërcënonte fëmijët e tjerë me thikë duke u kërkuar para, por, tha ai, përgjigja ishte “nuk mund të bëjmë asgjë”.

    Motivi apo rrethanat e krimit mbeten të panjohura për autoritetet dhe, siç shpjegoi zoti Wisman, do të duhet kohë, si dhe një ekzaminim i veçantë psikiatrik.

    Si prindërit e viktimës, ashtu edhe shokët e tij të klasës në shkollë tashmë po marrin mbështetje psikologjike.

  • Shqiptari gjendet i plagosur pranë kalit të ngordhur, zbardhen dyshimet e para

    Shqiptari gjendet i plagosur pranë kalit të ngordhur, zbardhen dyshimet e para

    Një 69-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur rëndë pranë kalit të tij të ngordhur në brigjet e lumit Achelou në Mesopyrgos, Greqi pasditen e së shtunës.

    Sipas asaj që transmetojnë mediat greke, i moshuari shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë nga një armë gjahu.

    Në vijim të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, autoritetet greke kanë arrestuar një 66-vjeçar në zonën e Artës. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, shkelje e legjislacionit për vrasjen e kafshëve dhe legjislacioni për armët.

    Fshatarët e zonës e përshkruajnë 69-vjeçarin shqiptar si një burrë të qetë, i cili ishte zhvendosur disa vite më parë në Mesopyrgos të Artës dhe punonte si punëtor toke atje.

    69-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet në spital.

  • Nga temperaturat e nxehta tek reshjet e shumta, ja parashikimi i motit për ditët në vijim

    Nga temperaturat e nxehta tek reshjet e shumta, ja parashikimi i motit për ditët në vijim

    Fronti i fuqishëm i ftohtë ajror arriit në vendet tona duke ulur temperaturat dhe duke sjellur reshje kalimthi të fuqishme shiu, ndërsa në disa vise reshjet ishin mjaft intensive dhe shkaktuan edhe problematika afatshkurtra. Në anën tjetër në disa rajone nuk pati fare reshje dhe në disa vise pati shumë pak reshje dhe kjo shkaktoi zhgënjim.

    Temperaturat verore më të fund u larguan nga territoret tona, ndërsa pas frontit do të pasojë përmirësimi gradual i motit. Po ashtu do të pasojë edhe rritja graduale e temperaturave.

    Rajoni ynë gjatë ditëve të ardhshme do të ndikohet nga anticikloni i fuqishëm kontinental që shtrihet që nga Gadishulli Iberik deri thellë në lindje të Evropes dhe po ashtu nga periferia e ciklonit thellë në juglindje të Evropes. Si pasojë në Kosovë më nuk priten reshje ose krejtësisht simbolike, megjithatë afërsia e ciklonit do të sjellë ende reshje të herëpashershme sporadike në jug dhe lindje të Shqipërisë dhe disa rajone në Maqedoninë e Veriut.

    Temperaturat në Kosovë do të rikuperohen gradualisht duke arritur deri në 25 gradë Celsius gjatë javës, ndërsa priten vranësira dhe intervale të gjata kohore me diell. Netët dhe mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta. Ngjashëm do të jetë edhe në pjesët tjera të rajonit, por normalisht pak më nxehtë do të jetë në zonat mesdhetare të Shqipërisë, ndërsa rrebeshet e izoluara mbeten gjithnjë aktive në Shqipëri sidomos në jug dhe lindje të vendit.

    Në fundjavë kemi gjasa për depërtimin e një fronti të ri të ftohtë ajror, por nga tani ky front duket se do të jetë dukshëm më i dobët. Ky front do të kushtëzojë shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu (jo aq domethënëse dhe jo aq të përhapura), ndërsa temperaturat pritet të shënojnë ulje të lehta.

  • A e keni parë ndonjëherë këtë simbol të parashikimit të motit? Ja çfarë do të thotë

    A e keni parë ndonjëherë këtë simbol të parashikimit të motit? Ja çfarë do të thotë

    Një përdorues i Twitter postoi një pamje të ekranit të aplikacionit të parashikimit të motit “AccuWeather” me një simbol që e hutoi atë.

    “Për herë të parë e shoh këtë simbol të motit”, ka shkruar ajo.

    Postimi tërhoqi shumë vëmendje dhe komente të shumta

    Shenja i ngjan asaj për pafundësi, dhe ka katër pika poshtë dhe sipër saj.

    Komentet filluan menjëherë të derdheshin nën postimin e përdoruesit në Twitter:

    “Mundësi e pafund”, “Shikojnë me habi dhe nuk e dinë se çfarë do të ndodhë”, “Bie edhe nga lart edhe nga poshtë”, “Unë nuk do të dilja askund në atë kohë, dhe ju si të doni. Telefononi nëse keni ndonjë efekt anësor “…

    A e dini se çfarë do të thotë ky simbol? Nëse nuk e dini, mund ta lexoni përgjigjen më poshtë.

    Sipas faqes “Meteologos”, ku ndodhen të gjitha simbolet ndërkombëtare meteorologjike, ato dy rrathë të bashkuar tregojnë për mjegull të thatë, pra një përqendrim të lartë të smogut dhe grimcave lundruese në ajër.

  • Tentoi të vidhte një automjet në Durrës, arrestohet në flagrancë autori

    Tentoi të vidhte një automjet në Durrës, arrestohet në flagrancë autori

    Policia e Durrësit pas denoncimit të një qytetari ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili tentoi t’i vidhte automjetin në lagjen nr. 12.

    Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, sapo janë njoftuar se një shtetas po tentonte të vidhte një automjet, në lagjen nr.12, kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes, si dhe arrestimin në flagrancë të autorit të këtij rasti, shtetasit A. Dh., 49 vjeç, banues në Durrës.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Dramatike/ Djali 12-vjeçar i Alma Kaçit në “burg”, po shlyen gabimin e nënës, i dënuar jo nga gjykata, por nga shoqëria (FOTO)

    Dramatike/ Djali 12-vjeçar i Alma Kaçit në “burg”, po shlyen gabimin e nënës, i dënuar jo nga gjykata, por nga shoqëria (FOTO)

    Gruaja që u shfaq në vieeon erotike të Safet Gjicit në korrik të këtij viti, Alma Kaçi, nuk po vuan vetëm dënimin ligjor brenda mureve të shtëpisë, por dhe opinionin publik.

    Ajo që e bën më të rëndë situatën është se prej gabimeve të nënës së tij, po vuan edhe djali 12-vjeçar i saj.

    Pak ditë më parë, Alma Kaçi në një intervistë televizive, deklaroi se pronari i shtëpisë ku rri me qera i ka prerë ujin dhe dritat në mënyrë që ta nxjerrë nga banesa, dhe të gjitha këto penalizimi po i vuan mbi kurriz 12-vjeçari

    Zhaklinë Lekatari, ka publikuar në instagram një foto ku shihet djali 12-vjeçar i Almës, i cili duhet të mësojë brenda kushteve të tmerrshme edhe pse jemi në shekullin e 21.

    Një fëmijë i ulur, 12-vjeçar, që mëson nën dritën e telefonit dhe qiririt, edhe pse nëna e tij i paguan faturat rregullisht, po është penalizuar për nja gabim të sajin, për të cilën përveçse ka marrë një dënim nga shteti, tashmë po dënohet për herë të dytë edhe nga individ

    https://www.instagram.com/zhaklin.lekatari/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3a942043-3709-4e4c-bff3-59cf25f30a01&ig_mid=9B8AE099-758F-408A-B0B5-66968F2FCF96

  • Rinas/ AMP ndalon oficeren e policisë për korrupsion, ja për çfarë akuzohet tjetër

    Rinas/ AMP ndalon oficeren e policisë për korrupsion, ja për çfarë akuzohet tjetër

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndalon një oficere policie me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka kryer ndalimin e oficeres së policisë Inspektore S. K., 29 vjeçe, me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas, DVP Tiranë, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

    Ndalimi i oficeres së policisë u krye pas marrjes në dijeni të një parregullsie në procedurën e mbylljes së praktikës për heqjen nga statusi ‘Alert’ të mjetit në pronësi të shtetasit L. K. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

  • Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen/ Policia: Kontrolle nga ajri dhe toka për kapjen e autorëve

    Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen/ Policia: Kontrolle nga ajri dhe toka për kapjen e autorëve

    Në kuadër të veprimeve intensive hetimore dhe gjurmuese për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes kriminale të ndodhur paraditen e sotme, në Rrëshen, ku u vra me armë zjarri shtetasi Martin Marku Bardhi dhe u plagosën 3 shtetas të tjerë, Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet në zonën ku u gjet automjeti i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

    Kontrollet në zonë po bëhen edhe nga nga ajri, me helikopter, nga shërbimet e Repartit Special RENEA.

    Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe forcat operacionale.

    Ndërkohë vijon kontrolli i imtësishem i personave, në pikat e kontrollit të ngritura nga Policia, në akset rrugore.

    Grupi hetimor po këqyr pamjet filmike në të gjithë zonën që kanë përshkruar autorët, me automjet, gjatë ardhjes dhe ikjes, pas krimit.