Category: Lajme

  • Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen/ Policia: Kontrolle nga ajri dhe toka për kapjen e autorëve

    Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen/ Policia: Kontrolle nga ajri dhe toka për kapjen e autorëve

    Në kuadër të veprimeve intensive hetimore dhe gjurmuese për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes kriminale të ndodhur paraditen e sotme, në Rrëshen, ku u vra me armë zjarri shtetasi Martin Marku Bardhi dhe u plagosën 3 shtetas të tjerë, Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet në zonën ku u gjet automjeti i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

    Kontrollet në zonë po bëhen edhe nga nga ajri, me helikopter, nga shërbimet e Repartit Special RENEA.

    Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe forcat operacionale.

    Ndërkohë vijon kontrolli i imtësishem i personave, në pikat e kontrollit të ngritura nga Policia, në akset rrugore.

    Grupi hetimor po këqyr pamjet filmike në të gjithë zonën që kanë përshkruar autorët, me automjet, gjatë ardhjes dhe ikjes, pas krimit.

  • Përgatituni për dimër të frikshëm! Nga stuhitë e acarta te reshjet e pazakonta, çfarë mund të sjellë El Nino

    Përgatituni për dimër të frikshëm! Nga stuhitë e acarta te reshjet e pazakonta, çfarë mund të sjellë El Nino

    Stina e dimrit këtë sezon mund të duket krejtësisht ndryshe nga ajo që bota është mësuar në vitet e fundit, kjo për shkak të fenomenit El Niño.

    Ky dimër do të jetë i pari që do të ndjejë efektet e fenomenit, i cili ka një ndikim të konsiderueshëm në motin gjatë muajve më të ftohtë të vitit.

    El Niño gjurmon ndryshimet e temperaturës së ujit në Oqeanin Paqësor ekuatorial dhe që mund të ketë efekte në ndryshmet klimaterike anembanë globit. Faza El Niño ndodh kur këto temperaturat e oqeanit janë më të ngrohta se normalja për një periudhë të gjatë.
    El Niño i këtij viti filloi në qershor , pritet të jetë i fortë këtë dimër dhe të zgjasë të paktën deri në fillim të pranverës së ardhshme , sipas Qendrës së Parashikimit të Klimës të Homologu më i freskët i El Niño-s, La Niña, luajti një rol të madh në tre sezonet e fundit dimërore në të gjithë SHBA-në, duke e mbajtur Jugun të thatë, ndërsa pjesë të Perëndimit u prekën nga stuhi dëbore.

  • Vrasja në Rrëshen, gjendet duke u djegur makina e përdorur nga autorët

    Vrasja në Rrëshen, gjendet duke u djegur makina e përdorur nga autorët

    Gjendet duke u djegur makina e përdorur nga autorët e vrasjes së 60-vjeçarit Martin Bardhi në Rrëshen.

    Sipas informacioneve të para, në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasje

    Policia ka rrethuar zonën si dhe ka ngritur grupe kontrolli në të gjitha akset e Mirditës, si dhe Rrugën e Kombit.

    Martin Bardhi u ekzekutua sot pranë spitalit dhe Komisariatit në Rrëshen, teksa tre persona mbetën të plagosur.

  • Martin Bardhi u qëllua mes turmës me njerëz, nga të shtënat u plagosën edhe 3 qytetarë!

    Martin Bardhi u qëllua mes turmës me njerëz, nga të shtënat u plagosën edhe 3 qytetarë!

    Nga të shëntat me armë në drejtim të Martin Bardhit, i cili u ekzekutua në mes të qytetit të Reshenit, kanë mbetur të plagosur 3 persona.

    Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rrëshen, ku nga shtetas ende të paidentifikuar, u vra me armë zjarri shtetasi M. M. (B.)., ju informojmë se si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, shtetasit I. B., I. B. dhe O. Gj., të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes.

    Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli. Gjithashtu, drejt vendit të ngjarjes janë nisur Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale, si dhe të Rendit dhe Sigurisë Publike. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH dhe nga Policia vendore, dhe në drejtimin e prokurorit, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

  • E ekzekutuan në mes të Rrëshenit, vrasësit e Martin Bardhin “u arratisën” me një fuoristradë të zezë

    E ekzekutuan në mes të Rrëshenit, vrasësit e Martin Bardhin “u arratisën” me një fuoristradë të zezë

    Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në qendër të Rrëshenit, ku u vra me armë zjarri Martin Bardhi.

    Autorët e këtij krimi të rëndë janë larguar me një furoistradë ngjyrë të zezë në drejtim të paditur.

    Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në qendër të Rrëshenit, ku u vra me armë zjarri Martin Bardhi.

    Autorët e këtij krimi të rëndë janë larguar me një furoistradë ngjyrë të zezë në drejtim të paditur.

    Shkak i konfliktit mes Enrik Bardhit dhe Saimir Reçit ishte bërë parakalimi me makinë në rrugën kryesore të qytetit, që është shoqëruar dhe me të shtëna me arme zjarri.

  • Emri/ Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen, një i vrarë

    Emri/ Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen, një i vrarë

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar paraditen e sotme (26 shtator) në Rrëshen, ku raportohet se një person është vrarë.

    Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Martin Bardhi 62 vjeç, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

    Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje.

    Mësohet se 62-vjeçari kishte dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë.

    Ndërsa sa i takon autorëve, ende nuk ka informacione për burimet bëjnë të ditur se ata janë larguar me një fuoristradë të zezë.

    Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

  • Vrasja e Valter Fjerzës për parkimin, policia kërkon autorin dhe katër persona të tjerë në Malin e Zi

    Vrasja e Valter Fjerzës për parkimin, policia kërkon autorin dhe katër persona të tjerë në Malin e Zi

    Vrasja e Valter Fjerzës për parkimin, policia kërkon autorin dhe katër persona të tjerë në Malin e Zi

    Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën pak ditë më parë ende nuk është zbardhur plotësisht, e madje ende nuk është sjellë në pranga autori kryesor i ekzekutimit të të riut. Por, policia dhe prokuroria janë mjaftuar me arrestimin e vëllait të autorit të akuzuar, i cili ditën e djeshme ka dalë para Gjykatës së rrethit ku është njohur edhe me masën e sigurisë. Sipas të dhënave që vijnë nga policia e Shkodrës dyshohet se autori bashkë me katër persona të tjerë dyshohet se kanë mundur të dalin jashtë vendi dhe tashmë kërkimet janë zhvendosur edhe në Malin e Zi ku pretendohet se mund të jenë larguar të rinjtë.

    Ngjarja për të cilën u vra Valter Fjerza ka mbetur ende në versionin fillestar që ka treguar Policia, por pa treguar se sa kohë kishte konflikti mes dy familjeve, konflikt që më pas gjeneroi në vrasjen e të riut.

    Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditor për të dyshuarin e pjesëmarrjes në vrasjen e Valter Fjerzës në Shkodër. Paolo Mëhilli njihet si vrasësi i dyshuar i Klodjan Mëhillit, i cili është autori i dyshuar i shpallur në kërkim për vrasjen.

  • Ekspertët paralajmërojnë për një tjetër pandemi, më vdekjeprurëse se Covid-19

    Ekspertët paralajmërojnë për një tjetër pandemi, më vdekjeprurëse se Covid-19

    Pandemia e Covid-19 ka qenë një nga pandemitë më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit. Përhapja e virusit ishte aq shkatërruese dhe e shpejtë, sa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e cilësoi atë si një pandemi. Emri ‘pandemi’ u jepet vetëm atyre viruseve që janë në gjendje të shkaktojnë shkatërrime shëndetësore në mbarë botën. Virusi Covid-19 jo vetëm që mbart aftësinë për t’u përhapur më shpejt midis njerëzve, por gjithashtu ka fuqinë të ndryshojë më shpejt se çdo virus tjetër që natyra ka dëshmuar ndonjëherë.

    Ekspertët paralajmërojnë se pandemia e ardhshme mund të jetë shkatërruese

    Pavarësisht sfidave të vazhdueshme, ekspertët tashmë po japin alarmin për një tjetër pandemi. Ata paralajmërojnë se pandemia e ardhshme mund të jetë edhe më vdekjeprurëse dhe shkatërruese se Covid-19. Në një raport të fundit, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se profesionistët e kujdesit shëndetësor të vendit, tani janë duke u përgatitur për një pandemi të re të mundshme të njohur si “Sëmundja X”.

    Sipas raporteve, ekspertët kanë paralajmëruar se ky virus i ri mund të ketë një ndikim të ngjashëm me gripin shkatërrues spanjoll të viteve 1918-1920.

    Çfarë po parashikojnë ekspertët për “Sëmundjen X”.

    Shqetësimet në lidhje me “Sëmundjen X”, një term i krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, po ngrihen nga profesionistët mjekësorë. Ata lëshuan një paralajmërim se kjo pandemi e ardhshme mund të shkaktojë 20 herë më shumë vdekje sesa koronavirusi.

    OBSH përdori për herë të parë termin “Sëmundja X” në vitin 2018, një vit para se epidemia e Covid-19 të bënte kërdinë në glob. Është një nga “Sëmundjet prioritare” në “listën e printimit blu” të OBSH-së që mund të nisë pandeminë e ardhshme vdekjeprurëse, së bashku me Ebolën, SARS-in dhe Zikën.

  • Njëri la pas dy fëmijë, tjetri së fundmi u bë baba, kush janë serbët e vrarë në veri të Kosovës

    Njëri la pas dy fëmijë, tjetri së fundmi u bë baba, kush janë serbët e vrarë në veri të Kosovës

    Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë.
    Janë publikuar fotot e 3 serbëve të vrarë nga policia e Kosovës pas ngjarjes së 24 shtatorit, ku një polic Kosovar u vra nga një grup terroristësh serbë.

    Bëjmë me dije se mëngjesin e së dielës, në fshatin Banjskë u vra një polic i Kosovës dhe katër serbë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë.

    Igor Milenkoviq (50-vjeo) ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte si shofer i ambulancës në Qendrën Klinike dhe Spitalore të Mitrovicës së Kosovës.
    -Stefan Nedeljkoviq (31-vjeç) ishte nga Zveçani.
    -Bojan Mijailović, i cili gjithashtu vdiq dje, para disa muajsh është bërë baba.
    Sipas të dhënave të fundit, njëri nga serbët e plagosur që i është nënshtruar një operacioni në Prishtinë është në gjendje stabile, ka thënë Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
    Çfarë ndodhi të dielën e 24 shtatorit?
    Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi

  • Aksident në Fier-Levan, përmbyset në rrugë kamioni, detajet e para

    Aksident në Fier-Levan, përmbyset në rrugë kamioni, detajet e para

    Një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin e vjetër të rrugës Fier-Levan, në vendin e quajtur Kthesa e Liqenit.

    Mësohet se autoboti ka qënë pa ngarkesë në momentin e daljes nga rruga, ku paraprakisht mendohet se ka ndodhur për shkak të lagështirës.

    Në vendngjarje ka shkuar menjëhere policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima.