Category: Lajme

  • Gruaja në lot “Flija në një krevat me burrin dhe nuk më prekte, natën dilte me shoqen …”

    Gruaja në lot “Flija në një krevat me burrin dhe nuk më prekte, natën dilte me shoqen …”

    Laureta është një nënë e re nga Pogradeci, e cila ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj Armandon. Martesa e tyre nuk ka funksionuar kurrë siç duhet dhe tashmë ajo kërkon divorcin.

    Kjo histori u trajtua sot në programin “Shihemi në gjyq” të Eni Çobanit, në E Diela Shqiptare. Ballë për ballë ishin Laureta dhe nëna e saj znj.Skënderie.

    Laureta shpjegoi se gjatë 8 viteve të martesës, ajo kishte konsumuar vetëm 4 muaj e gjysmë kohë fizike me bashkëshortin, pasi ky i fundit jetonte dhe punonte në emigrim në Greqi, e më pas në Gjermani.

    Ajo jetonte në një fshat të Pogradecit tek shtëpia e prindërve të Armandos. Mirëpo, tani vjehrrit e kanë përzënë nga shtëpia dhe Laureta është detyruar të kthehet tek familja e saj.

    E ëma, znj.Skënderie thotë se nuk ka mundësi ekonomike dhe as hapësirë fizike për ta mbajtur vajzën në shtëpi. Ajo këmbëngul që e bija duhet të kthehet tek vjehrrit, pavarësisht se bashkëshorti nuk jeton në Shqipëri.

    Laureta tregoi gjatë programit se në Maj të vitit 2015, ajo dhe bashkëshorti Armando shkuan në Gjermani. Aty qëndruan në shtëpinë e një tjetër familje.

    Sikurse thotë ajo vet, ata qëndronin në shtëpinë e një zonje greke me dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj. Kjo grua, shpjeguan nënë e bijë, ishte shoqe e Armandos.

    Kështu iu ka thënë edhe vet ky i fundit. Por, Laureta ngriti shqetësimin se në Gjermani ku qëndruan një muaj e gjysmë, burri nuk e preku me dorë edhe pse flinin bashkë. Gjatë orëve të natës, ai dhe shoqja e tij greke dilnin deri në orët e para të mëngjesit, dhe ky fakt shqetësoi Lauretën.

    Pas kthimit nga Gjermania, Armando shkoi të prindërit e Lauretës dhe u tha që ta mbanin në shtëpi për disa kohë deri sa të rregullonte dokumentet për në Gjermani. Por, e ëma e Lauretës, znj.Skënderie shprehet se u mashtrua nga ky premtim i Armandos, pasi ai e ka braktisur familjen. Nga ana tjetër, nuk e pranon divorcin e së bijës, edhe për shkak të mentalitetit.

    Laureta: Kemi 8 vjet martesë me Armandon, kemi sjellë në jetë dy fëmijë çupë e djalë, 7 edhe 6 vjeç. Armando nuk ka qenë prezent gjatë ardhjes në jetë të fëmijëve, ka qenë emigrant në Greqi. Unë kam jetuar te prindërit e Armandos. Pas këtyre 5 viteve jetesë me prindërit e Armandos, kam vajtur në Greqi, kam ndenjur 3 muaj. Atje Armandon e njoha mirë, që ai dilte, vazhdonte jetën e tij të natës. Pastaj i kam kërkuar llogari Armandos, që mos dil kështu se je vet i katërt. Armando më ka kthyer përgjigje që e di unë, punoj vet i prish vet lekët. Unë nuk i kam bërë shamatë më tej se ma preu shkurt. U ktheva pas 3 muajsh në shtëpi. Sot ndodhem te prindërit. Kthehu atje ku e ke vendin më thonë. Po mua më nxorrën jashtë, si vjehrri edhe burri.

    Znj.Skënderie: Këtu duhet të ishin vjehrrit dhe bashkëshorti. Laureta të gjitha këto që ka kaluar, mua nuk m’i ka treguar. Kjo sot po i tregon. Mua si nënë duhet të më tregonte diçka. Unë mirë i kisha marrëdhëniet me vajzën, por Laureta nuk më ka treguar asgjë.

    Laureta: Martesa ishte me shkuesi, nuk e kam marrë vet. Ndërhynë njerëzit e afërm tanë, edhe prindërit thanë jemi dakord. Mirë thashë unë, meqë jeni dakord juve, është e mira të shkoni të pyesni. Unë nuk e njihja.

    Znj.Skënderie: Unë vajza pyeta. Laureta mos thotë që unë nuk vajta.

    Laureta: Në Maj të 2015 unë kam vajtur në Gjermani me Armandon. Që nga Greqia merr vjehrrin në telefon, bisedon, kurse me mua jo. Erdhi e më mori dhe më ka thënë që do ikim në Gjermani. I thashë unë në azil? Jo tha, do ikim në një shoqe. Ishte greke. Mirë thanë unë, po nga doli kjo shoqe greke. Kam këtu e 15 vjet që e njoh atë, tha. Vendosa të iki në Gjermani. Ne ishim katër, edhe zonja ishte katër veta. Ishim tetë veta, kishin dy dhoma edhe kuzhinë. Ditën e dytë doli, do iki të pyes për dokumentet tha Armando. Po doli me atë. Erdhi darka, prapë që në 8 të darkës deri në 2 të natës dilte. Vazhdoi me atë, deri sa një ditë i thashë ‘ti mua nuk më ke grua, por grua ke atë’.

    Znj.Skënderie: Unë atë greken e njihja se ai solli në shtëpi mua.

    Laureta: Kam ndenjur një muaj e gjysmë në Gjermani. Jam kthyer në shtëpinë e prindërve të tij. Pastaj më nxorri vjehrri nga shtëpia. Ai më ka thënë që vet i deshe fëmijët, vet mbaji. Unë bëj edhe fëmijë të tjerë këtej. Zonja Eni të lutem më ndihmo për divorcin.

    Znj.Skënderie: Unë nuk jam dakord që Laureta të bëjë divorcin. Ku do rrish ti tani. Nuk të mbaj Laureta, kam hyrë në konflikt me të gjithë. Unë nuk kam që të paguaj për divorc.

    Laureta: Mama më mbështet!

    Eni Çobani: Znj.Skënderie, arsyeja që ju nuk pranoni divorcin është mentaliteti?

    Znj.Skënderie: Po! Dhe ajo është. Laureta i ka kërkuar Lekë Armandos se do shkoj të vizitohem. Pse çfarë ke ti që je e sëmurë, i ka thënë Lauretës. Përse je e sëmurë.

    Laureta: Dua divorcin, të lutem znj. Eni më ndihmo.

    Eni Çobani: E do Armandon më?

    Laureta: Jo znj.Eni, por janë ata dy fëmijët që i sollëm në jetë. Se dilnin në lagje me fëmijët e tjerë, e më thoshin ‘mami ne s’kemi babi, kujt do t’i thërrasim’. Kam duruar znj. Eni vetëm për fëmijët.

    Z.Shahin: Rasti i vajzës sime nuk është për herë të parë. Kjo ka 8 vjet që po i ndodhin ato gjëra. Ai ikën në Greqi, shikon jetën e tij. Ikën në Gjermani, prapë shikon jetën e tij. Tani asnjë kokërr leku për fëmijët e tij, lere për vajzën time. Për Vit të Ri s’ka gëzuar me gruan dhe fëmijët.

    Laureta: Unë nuk vete te vjehrri, më ka kujtuar edhe bukën. Më ka thirrur edhe qene.

    Në një situatë të tillë, Eni Çobani angazhohet për ta ndihmuar Lauretën në procesin e divorcit, por edhe për situatën ekonomike.

    Eni Çobani: Divorci në të tilla raste është zgjidhje. Pra nuk mund të lëmë një vajzë kaq të re me dy fëmijë, të shkojë përsëri në një familje që nuk e duan. Është tjetër dashuria ndaj nipit dhe mbesës.

    Zgjidhja për mendimin tim është patjetër që Laureta duhet të shkojë drejt ndarjes përfundimtare me këtë bashkëshort. Kjo martesë më në funksionon. Nuk ka as qëllimin as objektivin që e mban një martesë. Këtu nuk shikojmë asnjë motivim më që kjo martesë të jetojë.

    Unë sot dua ta filloj këtë sezon të ri me një premtim personal, të vështirë në fakt, por nisur nga dëshira e mirë, prandaj Laureta këtë procedurë ne do ta nisim dhe do ta përfundojmë së bashku. Të gjitha shpenzimet do të jenë të miat dhe jo tuajat. /tvklan.al

  • Qershori nis me stuhi, surprizat e motit për fillimin e muajit

    Qershori nis me stuhi, surprizat e motit për fillimin e muajit

    Moti në vendin tonë do të jetë me temperatura të larta që do të dominojnë të gjithë territorin deri në mesditë.

    Pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu nëpër të gjithë territorin, më të dendura në zonat e Ultësirës Perëndimore.

    Po ashtu, edhe pasditja, vijon me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri në pjesën më të madhe të vendit.

    Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike mbetet deri në orët e mbrëmjes kur pritet përmirësim i dukshëm i motit.

    Temperaturat e ajrit mbeten kostante gjatë mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

  • ‘Më shkatërroi jetën, nusja qelbet erë se nuk lahet’, 28 vjeçari habit me rrëfimin e tij

    ‘Më shkatërroi jetën, nusja qelbet erë se nuk lahet’, 28 vjeçari habit me rrëfimin e tij

    Një histori e pazakontë divorci ka si protagonist një çift të ri egjiptian. Nourhan dhe Moustafa, që të dy 28 vjeç nga Aleksandria. Dy të rinjtë u pëlqyem, u fejuan dhe u martuan, pa u njohur shumë mirë me njeri tjetrin.

    Por pas martesës, Moustafa, kuptoi se kishte një problem serioz me të cilin duhej të përballej, higjiena e keqe e së shoqes. Ai u përpoq me të gjitha mënyrat që të kuptonte se si kishte mundësi një gjë e tillë, deri sa kuptoi se e shoqja nuk lahej.

    “Mendova ta çoja tek mjeku se mos ndoshta kishte ndonjë problem me lëkurën, por më pas mësova se nuk ishte kështu. Ishte ajo që nuk lahej”, tha i riu.

    Kështu dy muaj pas martesës, ai bëri kërkesën për divorc në gjykatën e çështjeve familjare “Raml” në Aleksandri. “Ime shoqe bie erë, është e padurueshme. Aroma e saj më shkakton të vjella, nuk mund të rri në një shtëpi me të”, tha i riu në gjykatë.

    Moustafa tregon se para se të bënte këtë kerkese, tentoi në të gjitha mënyrat që ta bindte të shoqen të lahej më shpesh, “por ajo e shtynte gjithmonë larjen, deri sa u detyrova të mos fle më me të. Ajri në shtëpi nuk durohet”.

    Ai thotë se tentoi me ëmbëlsi që ti thoshte se ishte bërë per t`u larë, por pa rezultat, dhe më tej e parala jmeroi duke i thënë se do e largonte nga shtëpia, shkruan noa.al.

    Po ashtu ai Moustafa bisedoi edhe me vjehrrën dhe kuptoi se një problem të tillë gruaja e kishte pasur edhe para martesës. Nëna tha se shpresonte se e bija do ndryshonte pas martesës, por nuk ndodhi kështu.

  • Kap pëllumbin në Elbasan, djali nuk u beson dot syve kur shikon se çfarë ka në këmbë (Foto)

    Kap pëllumbin në Elbasan, djali nuk u beson dot syve kur shikon se çfarë ka në këmbë (Foto)

    Të etiketuar shpesh si “posta e shpejtë”, pëllumbat janë shpendët që njihen ndryshe si “dealer” nga shumë vite.

    E megjithëse mund të mos ketë ndonjë lidhje me këtë, një qytetar nga Elbasani ka kapur një pëllumb me një unazë të çuditshme në këmbë.

    Ai është një pëllumb i zi, jo nga të bardhët që zakonisht njihen si të “butë” dhe mbahen në kafaz, por megjithatë mban një unazë me numrin “1”.

    Qytetari ka shkruar:

    Përshëndetje! Kam gjetur një pëllumb me një unazë, por nuk ia di domethënien.

    Kam disa ditë që e kam kapur këtu në një fshat të Elbasanit.

    Pëllumbi gjithashtu ka një gisht të prerë. Nëse ka ndonjë që interesohet për të le më kontaktojë nëpërmjet jush.”

  • “Po na e vrasin djalin për herë të dytë”- Babai i 20-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Suedi: Ambasadën e njoftuam ne. Kemi hapur dyert e mortit, por nuk po e qajmë dot…

    Alket Spaho, babai i 20-vjeçarit shqiptar që u vra në Suedi pak javë më parë ka rrëfyer pengesat që po has për të sjellë trupin e djalit të tij në Shqipëri.

    Ai u shpreh se diplomatët shqiptarë në Suedi e kanë mësuar prej tij ngjarjen, ndërkohë që familjarët nuk janë lejuar të udhëtojnë për në Suedi.

    “Djali quhet Lauren Spaho dhe shkoi në Suedi për një jetë më të mirë. Ngjarja ka ndodhur në datën 6 maj, ndërsa djali humbi jetën 1 ditë më pas në spital në qytetin e Karlstad të Suedisë. Ai hyri për të ndarë një shok kur edhe u qëllua”, thotë babai i tij Alket Spaho.

    Ai shprehet se për ngjarjen janë ndaluar 5 persona, ku 2 prej tyre qëndrojnë akoma në burg. Më tej pohon se autoritetet suedeze kanë lajmëruar Policinë Shqiptare dhe kjo e fundit familjen.

    Por, Alketi dhe familja e tij, kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë nga Ambasada Shqiptare në Suedi, e cila as nuk e ka lajmëruar për ngjarjen e rëndë. “Në vend që të na merrnin ata në telefon, i kemi marrë ne. Ata s’dinin gjë! Kërkuam informacione se çfarë ka ndodhur, për trupin e djalit.

    Kur do të na e sjellin. Kontaktuam me suedezët dhe na thanë se për 1 javë. Kurse këta të Ambasadës na thonë për 1 muaj. Po na e vrasin për herë të dytë djalin, kjo është vrasje e dytë. Shteti s’po na ndihmon. Na thonë do paguani shpenzimet. Shkojnë mbi 30 mijë euro. Ne kërkojmë mbështetje, kemi hapur dyert e mortit po s’po e qajmë dot djalin” thotë ai për Fiks Fare.

  • Identifikohet shqiptari që ekzekutoi belgun në Greqi

    Mario Diamanti është autori i vrasjes së 47-vjeçarit belg Christoph Wageman, i cili u gjet i vdekur jashtë shtëpisë së tij në Voula në qershor 2020.

    Vrasja në fillim i atribuohej “kontratës së vdekjes”, gjë e cila u vërtetua edhe nga rrjedha e hetimeve, pasi autori e qëlloi dy herë në kokë.

    Sipas mediave greke, dyshohet se autor i vrasjes është 35-vjeçari i cili, nuk jeton më.

    Diamanti rezulton të ishte pronari i një karburanti, i cili u ekzekutua në pikën e tij në rrugën Petrou Ralli në Nicë në nëntor të vitit 2021. Vrasja e tij brutale, u regjistrua në kamerat e sigurisë.

    Ndaj 47-vjeçarit belg ishte në pritje një urdhër arresti për trafikimin e një sasie të madhe kokaine nga Amerika Latine drejt vendit të tij. Ai u vra mbrëmjen e 29 majit 2020 në hyrje të pallatit në rrugën Dodekanisou ku jetonte me gruan e tij braziliane dhe fëmijën e tyre të mitur. Duke qenë se ndaj tij kishte një urdhër arresti, ai ndodhej në vend me letra të falsifikuara me emrin “Giorgos Christoforos”.

    Sipas raporteve në gazetën belge Gazet van Antwerpen, Wageman ishte i përfshirë në raste të trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë. Sipas disa burimeve, Wageman ishte përgjegjës për humbjen (e sekuestruar nga autoritetet) të një ngarkese kokaine. Si rezultat i këtij zhvillimi ndodhi më pas vrasja.

  • E kërcënonte me video intime dhe e përdh*nonte, shqiptarja denoncon ish të dashurin sirian

    Një 26-vjeçare nga Shqipëria ka denoncuar në policinë greke ish të dashurin e saj sirian.

    Në denoncimin e saj e reja shqiptare akuzon sirianin për përdhunim si dhe këcënime me video intime.

    Sipas asaj që raporton ANT1m pas ndarjes siriani e shantazhonte vazhdimisht shqiptaren me foto dhe video intime, ndërsa i kkronte para, dhe herë pas herë ushtonte dhunë seksule.

    Mësohet se riu u arrestua pas denoncimit, në rrugën Zakynthos në Kypseli, ndërsa ka bërë rezistencë për të shmangur prangat.

  • Aksident i frikshëm në aksin Elbasan-Librazhd/ Furgoni me nxënës del nga rruga dhe përfundon në kanal (Foto)

    Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan- Librazhd, ku një furgon me nxënës është përplasur pranë kthesave të Murrashit.

    Mësohet se ngjarjam und të ishtek thyer në tragjedi, pasi autobusi rrezikonte të binte nga ura.

    Burime për Top Channel bëjnë me dije se disa nxënës janë shoqëruar në spitalin e Librazhdit, por fatmirësisht me dëme të lehta.

    Policia dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje ku po hetohen rrethanat e aksidentit.

  • ‘Isha rastësisht në zonë, e pashë e vrava”/ DËSHMIA e Habib Rexhës: Isha me shokun tim dhe…

    Zbardhen pjesë nga dëshmia e Habib Rexhës, autori i dyshuar i ekzekutimit të Arjan Gosës, pak ditë më parë në Kavajë.

    “Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava”, ka thënë ai.

    Gjatë dëshmisë së dhënë nga Rexha përballë oficerëve të policisë gjyqësore, ai ka rrëfyer se si ka vendosur të kryejë krimin e rëndë. Ai ka treguar për policinë se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën. Ai është shprehur se në makinë ka qenë një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës. I ka kërkuar mikut të tij të parkonte pak metra larg lokalit dhe ka shkuar e ka qëlluar me pistoletën, të cilën e mbante me vete dhe pa leje.

    Më tej, ai ka treguar për policinë, se i ka kërkuar mikut të largohen, duke e lënë diku në dalje të Kavajës. Autori ka qëndruar në Kukës këto ditë.

    Pas negociatave me familjarët këta të fundit kanë kërkuar 2-3 ditë kohë për ta bindur djalin e tyre të vetëdorëzohet, për shkak se duke ja njohur temperamentin e djalit të tyre dhe i druheshin një përplasje apo ngjarje tjetër.

  • Vrau Arjan Gosën dhe u largua në këmbë, zbardhet dëshmia e autorit: E pashë rastësisht në lokal dhe u ktheva. Veprova nga …

    Habib Rexha ka folur para policisë disa orë pas vetëdorëzimit si autor i vrasjes së Arjan Gosës dy ditë më parë në një lokal në Kavajë.

    Gazetari Ervin Leka raporton për Panorama TV se ai ka thënë se ditën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë bashkë me shokun e tij në kinkaleri dhe ka parë që shënjestra ishte ulur në lokal.

    Pasi është larguar për 30 metra nga vendi ku ka ndodhur ngjarja, ka lënë automjetin dhe ka ecur në këmbë në drejtim të tij.

    Rexha ka thënë se përballja me të ka qenë e rastësishme dhe vrasjen e ka kryer nga gjaknxehtësia.

    Ai ka mohuar që shoku i tij të ketë pasur dijeni që për krimin që do kryente duke treguar pas ngjarjes, bashkë me të janë larguar përmes Durrësit dhe më pas në drejtim të Kukësit.

    “Isha pranë një kinkalerie bashkë me një shokun tim. Pashë që shënjestra ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbë. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qenë në dijeni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjaknxehtësia. U largova bashkë me shokun tim nga Durrësi në drejtim të Kukësit” është shprehur Habib Rexha para uniformave blu.