Mjaftuan vetëm dy orë reshje shiu shoqëruar me breshër, që rrugët e qytetit të Korçës të përmbyten. Bulevardi Gjergj Kastrioti, parku Rinia por edhe rrugicat e qytetit u mbushën me ujë.
Per shkak te bllokimit te pusetave, uji vërshoi dhe ne rrugët e qytetit te Pogradecit.
Moti i keq me shi të dendur dhe erë u bë shkak për dëmtimin e linjave elektrike. 40 fshatra në Maliq, Pogradec Devoll dhe Kolonjës janë pa drita prej orëve të para të ditës së sotme. OSHEE tha se po punon për riparimin e defekteve.
Uji dhe inertet ne rrugën nacionale Librazhd-Përrenjas vërshuan duke sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor. Një aksident pa pasoja në njerëz u shënua në mesditë për shkak të përmbytjes së rrugës.
Në Dibër, moti i keq shkaktoi problematika në Rrugën e Arbrit. Në Urën e Çerenecit pjese e aksit Bulqizë-Maqellarë prezenca e ujit dhe gurëve shkaktoi vështirësi në lëvizje.
Në Lezhë dhe Shkodër nuk raportohen problematika, por me nisjen e shirave mbetet evident rreziku për përmbytje. Kjo ka shqetësuar Drejtorinë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit për shkak të mjeteve të pakta në dispozicion.
Aktualisht po punohet në pastrimin e Lumit Drin në afërsi të fshatit Balldre, si dhe në disa kolektorë tjerë kullues në territoret e Bashkive Lezhë, Shkoder dhe Vau i Dejes.
Kremlini ka thënë të hënën se është duke e vëzhguar nga afër gjendjen në veri të Kosovës, por nuk e dënoi sulmin vdekjeprurës të personave të maskuar ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan një ditë më parë.
Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pasi është përkrahëse tradicionale e Serbisë, me të cilën ka lidhje të ngushta kulturore dhe fetare.
“Gjendja është tejet e vështirë. Në Kosovë, ne e shohim një qasje tradicionalisht të anshme ndaj serbëve… gjendja është shumë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme, ne jemi duke e vëzhguar atë nga afër”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference të rregullt për media të hënën.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, më 24 Shtator.
Autoritetet kosovare thanë se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Rreth 30 sulmues ishin vendosur në manastirin e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit dhe përreth tij.
Policia e Kosovës e mori kontrollin e manastirit të dielën vonë dhe tani është duke e siguruar fshatin.
Të hënën më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko.
“Jam mirënjohës që (ambasadori rus) i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram më 25 Shtator.
Ai nuk ka dhënë hollësi se për çfarë kërkesash bëhet fjalë.
Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës./REL
Çdo javë, rubrika “Trotuar” në “E Diell”, Top Channel, sjell tema të ndryshme të cilat prekin diskutimet e përditshmërisë sonë. Tema e ditës së djeshme ishte ‘gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale’.
Vajzat e ftuara në studio u shprehën se ndjekësit në rrjetet sociale i kritikojnë për veshjet, për gjuhën që përdorin në “Instagram” apo edhe në televizion. Madje shtuan se përveçse marrin ofendime nga më të ndryshmet, ka nga ata që edhe mallkojnë si për shembull, “vdekshi, mos u martofshi”.
Kur mori fjalën moderatorja e njohur, Erjola Doçi, tregoi rastin e saj konkret të urrejtjes.
“Rasti konkret imi i urrejtjes, përpos shumë fjalëve dhe shpifjeve, kanë qenë kur Bledi më nxirrte në fillimet e mia, ‘ti je dashnorja e Bled Manes’. Jemi një popull që urrejmë shumë dhe duhet të kurohemi se kjo është sëmundje”, tha Erjola.
Ndërkohë këtu ndërhyn Shqipe Hysenaj e cila tha se ‘Bledi kështu n’a ka bërë të gjithave, dashnore, të dashura, nuse’.
Duke iu drejtuar gazetarit të njohur, Shqipja shtoi:
“Bledi të lutem, ti një punë ke. Ti gjithmonë një punë ke pasur. Kushdo që të afrohet ty ‘jo po se kjo’, fillon e prek. Bledi njihet dhe të përmirësojë veten se nuk është normale. Mënyra se si flet dhe si u afrohesh gocash…”.
Pandemia e Covid-19 ka qenë një nga pandemitë më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit.
Përhapja e virusit ishte aq shkatërruese dhe e shpejtë, sa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e cilësoi atë si një pandemi. Emri ‘pandemi’ u jepet vetëm atyre viruseve që janë në gjendje të shkaktojnë shkatërrime shëndetësore në mbarë botën. Virusi Covid-19 jo vetëm që mbart aftësinë për t’u përhapur më shpejt midis njerëzve, por gjithashtu ka fuqinë të ndryshojë më shpejt se çdo virus tjetër që natyra ka dëshmuar ndonjëherë.
Ekspertët paralajmërojnë se pandemia e ardhshme mund të jetë shkatërruese
Pavarësisht sfidave të vazhdueshme, ekspertët tashmë po japin alarmin për një tjetër pandemi. Ata paralajmërojnë se pandemia e ardhshme mund të jetë edhe më vdekjeprurëse dhe shkatërruese se Covid-19. Në një raport të fundit, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se profesionistët e kujdesit shëndetësor të vendit, tani janë duke u përgatitur për një pandemi të re të mundshme të njohur si “Sëmundja X”.
Sipas raporteve, ekspertët kanë paralajmëruar se ky virus i ri mund të ketë një ndikim të ngjashëm me gripin shkatërrues spanjoll të viteve 1918-1920.
Çfarë po parashikojnë ekspertët për “Sëmundjen X”.
Shqetësimet në lidhje me “Sëmundjen X”, një term i krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, po ngrihen nga profesionistët mjekësorë. Ata lëshuan një paralajmërim se kjo pandemi e ardhshme mund të shkaktojë 20 herë më shumë vdekje sesa koronavirusi.
OBSH përdori për herë të parë termin “Sëmundja X” në vitin 2018, një vit para se epidemia e Covid-19 të bënte kërdinë në glob. Është një nga “Sëmundjet prioritare” në “listën e printimit blu” të OBSH-së që mund të nisë pandeminë e ardhshme vdekjeprurëse, së bashku me Ebolën, SARS-in dhe Zikën.
Kate Bingham, e cila shërbeu si kryetare e Task Forcës së Vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar nga maji deri në dhjetor 2020, deklaroi se sipas statistikave, Sëmundja X pritet të godasë botën së shpejti dhe mund të jetë dukshëm më e rrezikshme se COVID-19.
Sipas ekspertëve, sëmundja X mund të rezultojë në deri në 50 milionë vdekje.
Për të qenë të sigurt, ekspertët thanë se bota do të duhet të përgatitet për masat e vaksinimit masiv dhe të dorëzojë dozat në kohë rekord. Ekspertët mendojnë se vetëm vaksinimi mund të parandalojë përhapjen e virusit.
Ekspertët kanë paralajmëruar se sëmundja X mund të vijë nga cilido prej mijëra viruseve që aktualisht po ndryshojnë në natyrë. Të gjitha këto mutacione të virusit kanë potencialin të evoluojnë në pandemi.
Duke folur për Daily Mail, ekspertët thanë: Në një farë kuptimi, ne patëm fat me Covid-19, pavarësisht faktit se ai shkaktoi 20 milionë ose më shumë vdekje në të gjithë botën. Çështja është se shumica dërrmuese e njerëzve të infektuar me virus ia dolën mbanë. Imagjinoni se sëmundja X është po aq infektive sa fruthi me shkallën e vdekshmërisë së Ebolës [67%]. Diku në botë, ajo po përsëritet dhe herët a vonë, dikush do të fillojë të sëmuret.
Ekspertët kanë theksuar gjithashtu se shkatërrimi i vazhdueshëm i miliona hektarëve të habitatit natyror çdo vit, po kontribuon në këtë rritje.
Sëmundja X mund të jetë më fatale dhe të përhapet edhe më shpejt se ajo që pamë me Covid-19.
A ka ndonjë vaksinë që mund të shpëtojë njerëzit nga sëmundja X? Ekspertët thanë se për Sëmundjen X, aktualisht nuk ka vaksina të miratuara.
Sipas disa profesionistëve të shëndetit publik, Sëmundja e ardhshme X do të jetë zoonotike, që do të thotë se do të fillojë te kafshët shtëpiake ose të egra përpara se të përhapet tek njerëzit, si Ebola, HIV/AIDS dhe Covid-19.
Në Shqipëri sonte do të ndezën qirinj në shenjë nderimi për policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra një ditë më parë nga një grup serbësh në Banjskë të Zveçanit.
Gazetari Marin Mema ka bërë thirrje në rrjete sociale suke theksuar se “homazhi ndaj dëshmorit Afrim Bunjaku është respekt ndaj kombit.”
Sipas njoftimit, qirinjtë do të ndezën në ora 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.
“Pa fjalë, pa ngjyra politike e patriotizëm bosh, por me vepra!Sonte në ora 19:00 takohemi tek sheshi ‘Nënë Tereza’ në Tiranë (pranë universitetit) për ti bërë homazh Afrim Bunjakut, policit që u vra nga terroristët serbë në Kosovë! Kosova nuk është vetëm. Sonte në ora 19:00 jepi kohë dashurisë për Kombin! Homazhi ndaj dëshmorit Afrim Bunjaku është respekt ndaj Kombit! Të ndezim një qiri për shpirtin e një heroi që jetën e dha për të mbrojtur trojet shqiptare! Ky homazh nuk ka lidhje me politikën, por vetëm me Kombin! Vetëm me Kombin! Bëhu pjesë! Sot është dita të jemi bashkë me ngjyrat e flamurit shqiptar! Unë do të jem, duhet të jemi të gjithë‼️”, ka shkruar ai.
Si ndodhi ngjarja?
Në orën 02:34 të mëngjesit të së dielës, Policia e Kosovës ka ndërhyrë për të larguar dy kamionë që e kishin bllokuar rrugën për në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia është përballur me një sulm nga një grup i personave të armatosur dhe maskuar.
Policia njofton se ata janë sulmuar me një arsenal armësh e granata dore. Si pasojë, mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër.
Policia e Kosovës gjatë gjithë ditës ka shkëmbyer zjarr me një grup kriminal që ishte zhvendosur brenda manastirit të Banjskës. Deri në orët e pasdites janë dëgjuar të shtënat nga hapësirat përreth manastirit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ishin rreth 30 persona të uniformuar e të armatosur. Policia e Kosovës arriti të sigurojë pamjet e tyre brenda manastirit dhe shihen të maskuar e të uniformuar. Autoritetet panë edhe autoblinda dhe arsenal armësh. Përgjatë përballjes me ta, policia neutralizoi tre sulmues e deri në orët e pasdites arrestoi edhe njërin prej tyre.
Maqedonia u trondit dje nga një ngjarje e rëndë. Krim në familje. Një vrasje e dyfishtë ndodhi mbrëmë në Gjevgjeli. Një 69-vjeçar me inicialet V.G. nga Gjevgjelia dyshohet se ka vrarë vëllain e tij L.G. (71-vjeç) dhe nusen e vëllait T.G. (62-vjeç).
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, zyrtarët policorë kanë ndaluar V.G. i cili para se të hynte në një shtëpi në Gjevgjeli, ka qëlluar me armë në drejtim të vëllait dhe nuses së vëllait të tij, të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Vdekjen e bashkëshortëve e ka konstatuar mjeku i urgjencës nga Gjevgjelia, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor në Gjevgjeli dhe i është marrë arma me të cilën ka kryer vrasjen, shkruan Koha.mk.
Prokurori publik dhe ekipi inspektues i policisë së Gjevgjelisë kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në qarqet, Shkodër Tiranë, Elbasan dhe Korçë.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në qarqet, Shkodër Tiranë, Elbasan dhe Korçë.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Në “Ka Një Mesazh Për Ty”, Luli ka shkuar që t’i largojë një peng së ëmës, Sadetes. Nga historia që tregoi në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, prindërit u divorcuan kur Luli ishte 8 vjeçe dhe Sadetja la në shtëpinë e burrit 7 fëmijët.
Sadetja krijoi një familje tjetër por shkonte çdo javë për të takuar fëmijët sepse kokën e mbante pas. Kur ish-burri po ndërronte jetë, ajo i qëndroi pranë, e falenderonte dhe ishte mirënjohëse ndaj tij që kishte rritur fëmijët e tyre.
Prej atëherë kanë kaluar 38 vite. Luli është bërë nënë e dy vajzave dhe jeton në Angli, por e di fare mirë sa rëndon ai largim te Sadetja. Pengu i nënës e ka sjellë deri në anën tjetër të ekranit për t’i thënë se ajo nuk e ka gjykuar kurrë, madje ka kuptuar arsyet e Sadetes.
Luli: Unë këtu jam për të të dhënë një mesazh të cilin unë mendoj se ti e ke mbajtur për shumë vite. Të pyeti pak më përpara Arditi çfarë meraku të ka ngelur dhe ti i the atë që normalisht ka sjellë edhe pasojën më mbrapa. I the që doje një komunikim me bashkëshortin, dashuri, të kaloje jetën. E kuptoj sepse atë nuk e kishe dhe aty të vajti menjëherë mendimi yt i parë.Kur ti ke ikur, unë kam qenë e vogël dhe unë e kuptoj shumë mirë që ti e ke pasur merak këtë gjë që ike por kokën e le mbrapa sepse këto janë nënat, kështu janë nënat. Ma, unë dua të të them, jo unë, sepse kur unë vij këtu unë jam dhe përfaqësoj motrat edhe vëllezërit dhe flas në emër të tyre gjithashtu, dua të them që mos ta kesh merak që ke ikur dhe na ke lënë me babain që ti e di shumë mirë që ai u kujdes shumë mirë për ne.
Të qenit nënë më bën që të të kuptoj më mirë nga ana shpirtërore. Ti i ke plotësuar të gjitha ato që ne kishim nevojë, me dashurinë tënde të madhe ma, me fjalët e tua të ëmbla, me këshillat e tua, me edukatën që na ke dhënë dhe dua të të them që për ne, je, ke qenë dhe do të ngelesh ikonë në sytë tanë, ashtu siç ngelet babai për ne heroi jonë.
Ti ma, je një nga shembujt që unë do të thosha që duhet të të ndjekin se si duhet të ketë një komunikim të mirë edhe kur një çift divorcohet. Ma, unë asnjëherë nuk të kam ndierë larg, ti ke qenë gjithmonë me mua siç ka qenë edhe Zoti me mua sepse ti gjithmonë na thoshe që nëse ndiheni vetëm, thjesht bëni një lutje dhe do ta gjeni mënyrën sepse është një Zot lart që kujdeset për ju si prind.
Ma, kur njerëzit më komplimentojnë për vajzën, për femrën që jam, për gruan, për nënën që jam, unë menjëherë në mendje të vë ty dhe them faleminderit ma për ato që na ke dhënë, për gjithçka na ke mësuar.
Ky ishte mesazhi im për ty ma sepse e ndiej që ti brenda teje e ke dhe unë dua të ta nxjerr, thjesht dua të ta nxjerr atë merak. Dua të shikoj sytë e tu që të ndriçojnë gjithmonë por pa patur atë pikën në qendrën e syve apo në shpirtin tënd. Të dua kaq shumë, të duam kaq shumë dhe mezi pres që të të takoj.
Sadete: Mamaja juaj vdekjen e priste, por që të vinte në studion “E Diela Shqiptare’, ju paçi fat, jetë, shëndet. Më rinove, më shërove dhe unë jam prind, jam nënë si gjithë nënat dhe nëna e ka për detyrë. Gjatë jetës se si i ndodh nënës, fjala që the “ike por e le kokën mbrapa”. Unë vërtet ika, mora këmbët, shpirtin e zemrën i kisha aty. Vinte java, mamaja do shkonte te fëmijët.
Ju kërkonte shpirti, gjaku i zemrës që keni pirë në barkun e nënës dhe u rritët e sa munda, ju edukova si nënë, si përgjegjësi familjare, prindërore. Hallall jua bën mamaja në këtë jetë e në atë, të më rroni sa malet!
Policia ka publikuar pamjet e një vjedhjeje të kryer në Tiranë nga tre 16-vjeçarë.
Siç shihet ata thyejnë xhamin e një binezni me pajisje elektronike dhe vjedhin pajisje.
Policia, pas informacioneve se autorët e dyshuar po qarkullonin të armatosur, me një automjet, në aksin rrugor Shkozë-TEG, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.
Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë, nga dritarja e automjetit. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafikndarësen.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë.
Reshjet e shumta të shiut të nisura që ditën e djeshme kanë krijuar probleme në rrugën e Arbrit, kryesisht në by-passin e Murrizit, segmentin e Xibrit dhe Bulqizë- Maqellarë.
Në këto zona ka pasur rënie të vazhdueshme gurësh të cilët janë kthyer në rrezik për aksidente.
Si pasojë e reshjeve intensive të shiut në afërsi të urës së Çerenecit ka pasur herë pas here gurë të mëdhenj në rrugë, ndërsa vetë ura është e mbushur me ujë.
Shkak mësohet se është bërë bllokimi i kanaleve anësore të rrugës dhe shkarkuesve mbi urë.
Po ashtu, rënie gurësh dhe vështirësi qarkullimi ka pasur edhe në aksin tjetër nacional Burrel-Skuraj, kryesisht në segmentin e Shkopetit.