Category: Lajme

  • Nëna la 7 fëmijë dhe ndërtoi një familje tjetër, e bija pas 38 viteve: Për ne mbetesh ikonë

    Nëna la 7 fëmijë dhe ndërtoi një familje tjetër, e bija pas 38 viteve: Për ne mbetesh ikonë

    Në “Ka Një Mesazh Për Ty”, Luli ka shkuar që t’i largojë një peng së ëmës, Sadetes. Nga historia që tregoi në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, prindërit u divorcuan kur Luli ishte 8 vjeçe dhe Sadetja la në shtëpinë e burrit 7 fëmijët.

    Sadetja krijoi një familje tjetër por shkonte çdo javë për të takuar fëmijët sepse kokën e mbante pas. Kur ish-burri po ndërronte jetë, ajo i qëndroi pranë, e falenderonte dhe ishte mirënjohëse ndaj tij që kishte rritur fëmijët e tyre.

    Prej atëherë kanë kaluar 38 vite. Luli është bërë nënë e dy vajzave dhe jeton në Angli, por e di fare mirë sa rëndon ai largim te Sadetja. Pengu i nënës e ka sjellë deri në anën tjetër të ekranit për t’i thënë se ajo nuk e ka gjykuar kurrë, madje ka kuptuar arsyet e Sadetes.

    Luli: Unë këtu jam për të të dhënë një mesazh të cilin unë mendoj se ti e ke mbajtur për shumë vite. Të pyeti pak më përpara Arditi çfarë meraku të ka ngelur dhe ti i the atë që normalisht ka sjellë edhe pasojën më mbrapa. I the që doje një komunikim me bashkëshortin, dashuri, të kaloje jetën. E kuptoj sepse atë nuk e kishe dhe aty të vajti menjëherë mendimi yt i parë.Kur ti ke ikur, unë kam qenë e vogël dhe unë e kuptoj shumë mirë që ti e ke pasur merak këtë gjë që ike por kokën e le mbrapa sepse këto janë nënat, kështu janë nënat. Ma, unë dua të të them, jo unë, sepse kur unë vij këtu unë jam dhe përfaqësoj motrat edhe vëllezërit dhe flas në emër të tyre gjithashtu, dua të them që mos ta kesh merak që ke ikur dhe na ke lënë me babain që ti e di shumë mirë që ai u kujdes shumë mirë për ne.

    Të qenit nënë më bën që të të kuptoj më mirë nga ana shpirtërore. Ti i ke plotësuar të gjitha ato që ne kishim nevojë, me dashurinë tënde të madhe ma, me fjalët e tua të ëmbla, me këshillat e tua, me edukatën që na ke dhënë dhe dua të të them që për ne, je, ke qenë dhe do të ngelesh ikonë në sytë tanë, ashtu siç ngelet babai për ne heroi jonë.

    Ti ma, je një nga shembujt që unë do të thosha që duhet të të ndjekin se si duhet të ketë një komunikim të mirë edhe kur një çift divorcohet. Ma, unë asnjëherë nuk të kam ndierë larg, ti ke qenë gjithmonë me mua siç ka qenë edhe Zoti me mua sepse ti gjithmonë na thoshe që nëse ndiheni vetëm, thjesht bëni një lutje dhe do ta gjeni mënyrën sepse është një Zot lart që kujdeset për ju si prind.

    Ma, kur njerëzit më komplimentojnë për vajzën, për femrën që jam, për gruan, për nënën që jam, unë menjëherë në mendje të vë ty dhe them faleminderit ma për ato që na ke dhënë, për gjithçka na ke mësuar.

    Ky ishte mesazhi im për ty ma sepse e ndiej që ti brenda teje e ke dhe unë dua të ta nxjerr, thjesht dua të ta nxjerr atë merak. Dua të shikoj sytë e tu që të ndriçojnë gjithmonë por pa patur atë pikën në qendrën e syve apo në shpirtin tënd. Të dua kaq shumë, të duam kaq shumë dhe mezi pres që të të takoj.

    Sadete: Mamaja juaj vdekjen e priste, por që të vinte në studion “E Diela Shqiptare’, ju paçi fat, jetë, shëndet. Më rinove, më shërove dhe unë jam prind, jam nënë si gjithë nënat dhe nëna e ka për detyrë. Gjatë jetës se si i ndodh nënës, fjala që the “ike por e le kokën mbrapa”. Unë vërtet ika, mora këmbët, shpirtin e zemrën i kisha aty. Vinte java, mamaja do shkonte te fëmijët.

    Ju kërkonte shpirti, gjaku i zemrës që keni pirë në barkun e nënës dhe u rritët e sa munda, ju edukova si nënë, si përgjegjësi familjare, prindërore. Hallall jua bën mamaja në këtë jetë e në atë, të më rroni sa malet!

  • Publikohen pamjet, momenti kur adoleshentët thyejnë xhamin dhe grabisin dyqanin me pajisje elektronike (VIDEO)

    Publikohen pamjet, momenti kur adoleshentët thyejnë xhamin dhe grabisin dyqanin me pajisje elektronike (VIDEO)

    Policia ka publikuar pamjet e një vjedhjeje të kryer në Tiranë nga tre 16-vjeçarë.

    Siç shihet ata thyejnë xhamin e një binezni me pajisje elektronike dhe vjedhin pajisje.

    Policia, pas informacioneve se autorët e dyshuar po qarkullonin të armatosur, me një automjet, në aksin rrugor Shkozë-TEG, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

    Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë, nga dritarja e automjetit. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafikndarësen.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë.

  • Vështirësohet qarkullimi në “Rrugën e Arbrit”, gurë dhe përmbytje

    Vështirësohet qarkullimi në “Rrugën e Arbrit”, gurë dhe përmbytje

    Reshjet e shumta të shiut të nisura që ditën e djeshme kanë krijuar probleme në rrugën e Arbrit, kryesisht në by-passin e Murrizit, segmentin e Xibrit dhe Bulqizë- Maqellarë.

    Në këto zona ka pasur rënie të vazhdueshme gurësh të cilët janë kthyer në rrezik për aksidente.

    Si pasojë e reshjeve intensive të shiut në afërsi të urës së Çerenecit ka pasur herë pas here gurë të mëdhenj në rrugë, ndërsa vetë ura është e mbushur me ujë.

    Shkak mësohet se është bërë bllokimi i kanaleve anësore të rrugës dhe shkarkuesve mbi urë.

    Po ashtu, rënie gurësh dhe vështirësi qarkullimi ka pasur edhe në aksin tjetër nacional Burrel-Skuraj, kryesisht në segmentin e Shkopetit.

  • ALMA KAÇI “ZBULON” NJË TJETËR SKANDAL TË SAFET GJICIT: SEKRETARJA DILTE NGA ZYRA E TIJ…

    ALMA KAÇI “ZBULON” NJË TJETËR SKANDAL TË SAFET GJICIT: SEKRETARJA DILTE NGA ZYRA E TIJ…

    E përfshirë në skandalin erotik brenda zyrës së Safet Gjicit, Alma Kaçi ka treguar se ka mbi 11 vite që merret me punë investigative.

    Gjatë një interviste Kaçi tha se është për të ardhur keq që e gjitha u keqinterpretua, abuzuesi doli viktimë dhe viktima doli abuzues.

    “U bëra e njohur për shkak të një videoje, tani të gjithë e dinë, por më vjen keq sepse e gjitha u keqinterpretua, abuzuesi doli viktimë dhe viktima doli abuzues.

    Unë jam marrë me punë investigative për prej 11 vitesh. Sic u përfol në media, është e vërtetë jam një aktiviste për të drejtat e kafshëve, pasi i dua shumë kafshët. Kam 3 vite që i mbrojë, por nuk kam shoqatë.
    Shkova të zyra e ish–kryebashkiakut pasi kisha dëgjuar që nëse një femër t’i pëlqente, direkt do bënte ato veprime që u demostruan në publik,” tha Alma Kaçi.

    Në dëshminë e saj, gruaja që u shfaq në video-skandalin në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit tha me siguri se nuk është hera e parë dhe e vetme që një situatë e tillë ka ndodhur në zyrat e shtetit. Ajo tha me bindje se Gjici ishte abuzues dhe femrat e tjera e kanë frikë prandaj heshtin dhe nuk reagojnë.

    Ajo foli pa dorashka, teksa nuk nguroi të përmend edhe sekretaren e Safet Gjicit, për të cilën tha se “hynte e trukuar në zyrë dhe dilte e patrukuar.”

    “Unë nuk jam e para, çdo femër atje… sepse këtu kanë frikë të denoncojnë dhe stepen. Unë e mora guximin dhe e demaskova një njeri të tillë. Më vjen keq edhe për sekretaren e atij, pasi hynte e trukuar dhe dilte e patrukuar. Pse ajo heshti: Pse ajo duhet ta suportonte dhe kapercente këtë fenomen? Ne jetojmë me frikë…” tha Kaçi.

    Ndërsa përsa i përket publikimit të videos, ajo tha se gjëja e parë që bëri ishte të shkëpuste internetin dhe t’i merrte telefonin djalit, nga frika se i biri mund të shikonte pamjet e papërshtshme bruto.

  • Osmani: Në nderim të vrasjes së policit, Kosova shpall ditë zie shtetërore datën 25 shtator

    Osmani: Në nderim të vrasjes së policit, Kosova shpall ditë zie shtetërore datën 25 shtator

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim bazuar në Kushtetutën e Kosovës, që data 25 shtator do të shpallet si ditë zie shtetërore, në nderim të policit Afrim Bunjaku, që u vra në orët e para të së enjtes në veri.

    Protokolli gjithashtu do të ndërmarrë të gjitha veprimet për këtë vendim.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

  • Dhëndri ikën me ‘pishman’ për të marrë nusen, shkrimi në targën e makinës do ju shkrijë së qeshuri(Foto)

    Dhëndri ikën me ‘pishman’ për të marrë nusen, shkrimi në targën e makinës do ju shkrijë së qeshuri(Foto)

    Dasmat në vendin tonë vijojnë të përcjellin mesazhe të veçanta, ndërsa vite më parë mund të ndodhte rrallë që të mos shoqërohej me diçka për të cilën të ftuarit nuk do ta harronin shpejt.

    Disa nga ritet që përdoren në evente të tilla kthehen në ‘mite’ dhe rrëfenja midis njerëzve, ndërsa ndodh që siç thotë një fjalë e urtë “dasëm pa dh imbje e vd ekje pa të qeshura nuk ka”.

    Pak a shumë një mesazh të tillë ka dashur mbase të përcjellë një djalë që ka vendosur t’i japë fund me ‘shumë dhim bje’ beqarisë.

    Mjeti i dekoruar me të cilin ka shkuar për të marrë nusen, mban një targë mjaft të çuditshme. Në të është shkruar,

    “Gruja është bela”, ndërsa nuk dihet nëse dhëndri nuk e ka për herë të parë martesën që ia din hallet kësaj pune apo dikush tjetër ia ka këshilluar.

    Por diçka është e sigurt, dhëndri në fjalë nga Fushë-Kruja ka nevojë për kurajo

  • Antitank dhe armë të rënda, policia tregon cfarë sekuestroi në veri, 25 shtatori, ditë zie

    Antitank dhe armë të rënda, policia tregon cfarë sekuestroi në veri, 25 shtatori, ditë zie

    Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani shpalli dite zie daten 25 shtator ne nderim te deshmorit te policise, efektivit , Afrim Bunjaku i cili u qellua me arme nga grupet e armatosura ne veri.

    Alban Rashiti është polici i plagosur në veri të vendit, pasi grupe kriminale sulmuan pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Kjo e fundit tha se grupet e organizuara ne veri kishin mjete dhe armatime te renda deri edhe antitank.

    Deklarata e Policise:

    Si rezultat i përkushtimit dhe angazhimit të njësiteve relevante policore, në kuadër të perimetrit të caktuar të sigurisë është arrestuar edhe sulmuesi i dytë, i cili gjithashtu ka qenë në uniformë ushtarake dhe i armatosur me armë të gjata dhe municion.

    Deri më tani sipas informacioneve nga terreni tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë.

    Në orët e vona intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë, por situata e sigurisë ende vazhdon të jetë e tensionuar, përderisa njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokacione, objekte banimi dhe në disa automjete që janë përdorur nga grupi terrorist për bllokim të rrugëve, përfshirë automjetet që kanë qenë përreth manastirit në Banjskë, janë gjetur të mbushura përplot me arsenal armësh.

    Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj. etj.

    Policia e Kosovës nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkë koordinim edhe me EULEX-in dhe KFOR-in, kanë hyrë në objektet përcjellëse të manastirit të Banjskës, për realizim të detyrave zyrtare.

  • Ç’po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Ç’po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 25 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.5 lekë dhe shitet me 100.4 lekë.

    Monedha evropiane Euro blihet me 106 lekë dhe shitet 106.6 lekë.

    Paundi britanik blihet me 121.2 lekë dhe shitet me 122.2 lekë.

    Monedha evropiane Euro blihet me 106 lekë dhe shitet 106.6 lekë.

    Paundi britanik blihet me 121.2 lekë dhe shitet me 122.2 lekë.

  • Sot ditë zie në Kosovë në nder të policit Afrim Bunjaku

    Sot ditë zie në Kosovë në nder të policit Afrim Bunjaku

    E hëna e 25 shtatorit është shpallur ditë zie shtetërore në Kosovë, nga presidentja Vjosa Osmani.

    Kjo është bërë për të nderuar policin e Kosovës që u vra dje në krye të detyrës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e djeshëm të Presidencës.

  • Nga armët antitank te granatat dhe kallashnikovët, ja çfarë u gjet në Banjskë nga policia e Kosovës

    Nga armët antitank te granatat dhe kallashnikovët, ja çfarë u gjet në Banjskë nga policia e Kosovës

    Policia e Kosovës, ka bërë publike disa lloje nga arsenali i armëve që kanë gjetur gjatë kontrollit në disa vendndodhje e objekte banimi në Banjskë të Zveçanit.

    Sipas tyre, bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj, transmeton klankosova.tv.

    Pamjet më poshtë: